Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

London_GirL

Primus registratum

Vendosa te sjell prane nje histori dashurie sa misterioze po dhe aq te pa besueshme.

Nuk kishin kaluar as 10 dite nga fejesa e tyre ,dhe ja lajmi i zi i vdekjes se papritur te vajzez,kishte mbushur me hidherim dhe cudi te madh e te vogel.
Arkivoli i saj lekundej tashme mbi supet e burrrave i rende ,teper i rende nga pesha e madhe e hidherimit.Mbasditjadukej e ngrire,e zbehte e verdhe,ashtu si fytyra e se porsa ikures.Po vesonte.
I dashuri i saj ndjente nje boshetire dhe vec psheretinte.I dukej sikur nje doree padukshme,i kishte shkulur gjene me te shtrenjte ne thellesi te shpirtit dhe ndjente dhimbje.Qe pikerisht ajo dhimbje qe i shkakton njeriuthidherimi.Nuk kish vene gjume ne sy dhe dukej i lodhur ,por lodhjen e quante lehtesim brenge.
Mori nje grusht dhe e hodhi mbi arkivol bashke me lamtumiren e fundit.

Dita po largohej kaq ngadale sa te dukej se nata kishte harruarr te vinte.Dhe dy hajdutet prisnin me padurim erresirren.Erresirra i fhshihte me besnikeri mekatet e tyre qe zbulonin varret dhe grabisnin te vdekurit.
-U beme si lakuriqet e nates-tha i pari
Po cte bejme duhet edhe ne te gjejme nje menyre per te jetuar -u pergjigj tjetri.
Goxha pune ,grabisim te vdekurit,-tha dhe psheretiu.
Shiu kishte pushuarEdhe era gjithashtu.Majat e maleve dukeshinsi thika te zhveshura,qe sapo ishin ngulur ne trupin e ftohte dhe te zi te erresirres.Mora lopatat dhe u drejtuan per ne vorreza.Varrin qe kerkonin e njohen menjehere nga dheu i shkrifet dhe kurorat e luleve te fresketa.I pari qendroi tek portat e varrezave per te bere roje ,ndersa tjetri filloi te largonte dheun e varrit me nxitim.Kishte kaluar shume kohe kur tingulli i cjerre i lopates preku arkivolin.Huri brenda ne grope.Kishte arritur casti me i veshtire.Hoqi me nxitim kapakun.Per pak ngriu.Kishte zbuluar plot vajza te tjera,po asnjehere nje engjell.U drodh.Filloi te hiqte rrembimthi oren ,unazat byzylyket e florinjte,me pas rrobat ,kepucet.Se fundi u mundua te hiqte zinxhirin e bukur pereth qafes,por qe e pamundur se ishte i shkurter.E kishte humbur toruan.Vendosi njerin gju mbi gjoksin e saj,njeren dore mbi balle dhe me tjetren terhoqi zinxhirin gjithe force.Papritur e vdekura levizi.Levizja e saj u shoqerua me nje renkim te thelle.Ai u zmbaps i llahtarisur.Vertet levizi e vdekura apo ju be atij?Mos valle ishte zhurma e eres qe ju duk si renkim?Spo mbushej dot me fryme.U mundua te dilte nga gropa po ju duk sikur drejt tij po vinin skelete njerzish me dhurata neper duar.Ju shteren forcat dhe ra ne fund te arkivolit.e kishin zene pasmat.Pas dy minutash vdiq nga pushimi i zemres.
Ajo largoi trupin e te vdekurit dhe u mbush me frume thelle,dukej sikur kish ardhur nga nje gjume i perjetshem .

Dy vjet pas ringjalljes se pabesueshme te saj ,dhe ja ata te dy me te dashuruar se kurre me jeten ishin rreshtur perkrah studenteve per ringjalljen e popullit,qe kishte vdekur shpirterish per 45 vjet me radhe.
Busti i diktatorit sapo kishte rene ,dhe jehona e shembjes se tij ishte frikshme ashtu si e kaluara.Turma po shperndahej.Kudo degjoheshin parrullat <liri -demokraci>dhe <e duam Shqiperine si gjithe Evropa>
Te kapur dore per dore ishin futur neper ca rrugica.Kur ja papritur u degjuan tre krismaAjo nxorri nje klithme therese.Tre plage si tre trendafila te kuq filluan te rridhnin gjak.Fytyra e saj e berdhe dukej si nje vegim debore qe po tretej prej ngrohtesise se gjakut.Djalin e zurri tmerri kur pa te fejuaren e tij nga nje vegim engjellor te shendrohej ne globe te medhaja gjaku dhe lotesh.

Ai nuk largohej asnje cast nga krevati i spitalit ,prane saj.Sa tragjike pas nje muaji do martoheshin ,gjithcka ishte gati.Ajo enderronte ate dite ,enderronte diten qe do behej edhe nene ta mbushte kete bote te trishtuar me cicerimavogelushesh.Mbi dritaren e saj qendronte nje lule fikusi me kater gjethe .Njera prej tyre ishte zverdhur plotesisht dhe ra.
Ja tha ajo te dashurit te saj ,ndoshta do jetoj sa te bjere dhe gjethja e fundit e kesaj lule pa jete.
Ai e perqafoi dhe u mundua ta qetesonte.Dy ditet ne vazhdim pati kolle,temperature dhe volli disa here gjak.Sa mizore ishte jeta .Shpirtrat e tyre do bashkoheshin marrezisht pas nje muaji ,ne diten e marteses se tyre ,por fati qe shkruar ndryshe.Njeri prej shpirtrave ai i saj po tundej ne djepine dhembjes,e po mundohej ti mbyllte porten vdekjes se zeze,pa ditur se shpeshhere ajo ogurzeza hapte porta tona pa trokitur.
Ditet kalonin asnje permirsim.
Reth ores 11 te nates u hodh perpjete dhe filloi te bertase.
<o zemra ime -ju drejtua te dashurit te saj-Mos me lere te iki ,duan te me martojne me vdekjen por ti ishe dashuria ime me e madhe ,vetem ti,ja dhe gjethja e fundit e fikusit sapo ra .
Ndaloi pak te mbushej me fryme.
Djali hodhi syte nga fikusi dhe u trondit.Lulja kishte ngelur si shkop pa gjethe.
Lotet ne syte e tij i ngjanin nje shiu te rrembyeshem.E mori ne kraharor,dhe mbeshteti koken e saj prane zemres se tij.Ajo degjoi per here te fundit tik-taket e zemres qe adhuroi kaq shume dhe ....................
Vdiq rreth ores 12.
Krejt i humbur ne horizonte mjegulle doli ne ballkon.Ajri i mesnates ju perplas ne fytyre.Per here te pare kuptoi sasa e lehte eshte per njeriun te kaloje klonin e per tu hedhur tutje ne greminen e pafundme te pluhurit ,te hicit.....
Kjo ishte dashuria qe u ringjall por nuk i shpetoi dot kthetrave te vdekjes.

Berat 1989-Tirane 1991
 
armir hallaci

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

Tregim i prekshem porse duhet me jete lumturi dhe ne mendimet e populli shqiptare.DUHET OPTIMIZEM NE JETE SE NDRYSHE E HUMBET FARE.
 
Belinea

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

une se lexoj fare kete cupen se kjo dreq flet ca si shume <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> lol
Po menimi im eshte: ca vdiq nuk ngjallet ma <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> kapischni ju mua? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
EDIS

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

PRANDAJ NUK BEHET SHQIPERIA,,,,,,,,SE SHIKON MBRAPA.DUHET ME I LON T'KALUMET.SHIKO TE ECESH PERPARA,SE NDRUSHE E HONGRE.
 
bebivogel

Forumium maestatis
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

me duket si fairy tale ... Kordele me qe je moderatore jepi nje lexim shpejt e shpejt <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 
Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

Hej c'me ka gjet <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 
Trista

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

As Stephen King s'do shkruante kaq 'bukur' .Kaq mister <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> , kaq pasion per jeten dhe vdekjen ne te njejten kohe... :tipsy: Po sa me thelle , me rude i thone ... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
London_GirL

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

me sa shof shum prej jush nuk e keni kuptuar
njeriu me te kaluaren vlersohet se pa te nuk eshte as gje, prandaj nuk arrin ta harroj se cfare ka ndodh me par por i rikujton.

Ne shtepine e saj askush nuk flinte.Vetem era qe frunte jashte leshonte nje tingull te cjerre per te prishur qetesine qe kish pushtuar dhomen.Shtepia ishte plot me njerzit e aferm,miq e shoke.Ne krye te shtepise qendronte babai,i fejuari i saj dhe prifti.
Prifti here pas here prishte heshtjen duke treguar histori fetare mbi vdekjen.

Qielli qe vrenjtur perseri,dhe nje vese e holle sperkati varrin e porsahapur.Ajo filloi te levizte duart,pastaj syte u mundua ti hapte.Beri te ngrihej por e ndjente trupin te derrmuar.Si kujtohej asgje.Cuditej sesi ndodhej e vetmuar ne kete vend te frikshem.Bente perpjekje mbinjerezore te hapte syte dhe te rikujtonte veten.Pas disa minutash belbezoi UJE.............!
Belbezimi sikur e riperteriu,ndoshta kishte nevoje te degjonte,qofte dhe zerin e saj.Renkoi disa here dhe pastaj bertiti sapo dalloi se prane saj ndodhej i shtrire nje kufome tjeter.U rengjeth ,mblodhi fuqite dhe doli rrembithi nga varri.Kemisha e nates i qe ngjitur pas trupit.Ju duk sikur kishte fjetur ne endrra te keqija.E mori me mend skenat e tmerrshme qe kishte kaluar.
E donte jeten te dashurin e saj.Ndoshta kjo dashri e nxorri nga varri.
Duke ecur kembet i merrnin sa majtas djathtas,te pafuqishme sikur isahin te huaja.Gjate rruges perpiqej te te mendonte dicka per ate qe i kishte ndodhur.
Arriti prane shtepise.Babaaaaaaaaaaaaa hape deren jam une.Jam e gjalle perse me varroset bertiti me gjithe fuqine e shpirtit qe i kishte mbetur.Te gjithe renden per tek xhami.Floket e saj te zhumbravitur dhe fytura e verdhe dhe gjithe balte i kishin dhene nje pamje te frikshme.
Mos e hapni deren-foli priti Ka rrezik e nxorren xhindet dhe eshte bere vampire-shtoi ai.
Te gjithe u shtangen,dhe filluan te pyesnin veten.Po si u ngjall?Si largoi tere ate dhe?
Babai i saj kafshoi buzen derisa ndjeu dhembje.Cte bente?
Ajo vazhdonte ti binte deres.Baba,Nene hapeni deren kur po shkruaja me ra te fiket ,pastaj u gjenda ne nje varr dhe pran meje nje kufome burri,me ca zinxhire te verdhe ne duar.
Ajo eshte xhindosur ths -prifti sa doli nga varri dhe paska mbytyr nje njeri.
Te dashurit te saj nuk ju durua por vrapoi pa pyetur pleqte e vjeter dhe hapi deren.Ajo peshperiti disa fjale te pakuptueshme dhe ra ne kraharorin e tij.

Mbas disa oresh burrat e shtepise shkuan tek varri dhe njohen kufomen e hajdutit.Te gjithe peshperiten se duhej te vdiste qe te vdiste edhe turpi bashke me te.

Belinea lexo te thash se tkapa ndore te rrafa per qef e di ti <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
armir hallaci

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

Me duket se s'te shqitet nga menndja historia e Jezusit,nje dicka qe vdes eshte e vdekur,ndersa po ndodhi ne dashuri ndarja qe ti e metaforizon si vdekja pas ndarjes ne dashuri s'ka me kthim mbrapa sepse se gjen kurre ashtu sic e do ti pas shume kohe largimi.Aman dhe ju shqiptaret behuni pak optimist se nuk ecet me tregime te trishtuara,flisni per ngjarje te lumtura sepse keshtu shijohet jeta jo me lote porse I want to put a big smile in your faces.Tiger love you
 
London_GirL

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

Tigroooooooooooooooooooooooooooooooooooo ouuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu jepja nje sy dhe nje her se e dhash dhe vitin kur ka ndodhur ne berak
mua sme ka ndodh por eshte nje histori e vertet qe ka nodh ne shqiperi, mos i hap syte shum se gjona qe nodhin jon ene pse sot nuk nodh. por po shkove me vjedh si ai burri edhe noshta ku i dihet.
 
ilirjan

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

Eshte nje ngjarje e VERTETE
dhe natyrisht ju nuk do ta besoni kurre
"Lumturia e njerit qendron mbi fatkesine e tjetrit"
 
London_GirL

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

LIR111 te pershendes dhe te falemderoj per shkrimin
 
bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

nuk e di ne eshte ngjarje e vertet....por permua eshte e degjuar....
shum rengjethse....dhe te pergezoj qe e ke sjelle si teme ketu...
dhe percka jane shprehur disa me siper...qe duhet lene e kaluara...nuk jam dakort....se ne vete vime nga e kaluara...dhe pa te kaluar nuk ka te tashme e te ardhme....!!!!!!!
 
miyuki

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

Fillimisht postuar nga tiger:
[qb] Me duket se s'te shqitet nga menndja historia e Jezusit,nje dicka qe vdes eshte e vdekur,ndersa po ndodhi ne dashuri ndarja qe ti e metaforizon si vdekja pas ndarjes ne dashuri s'ka me kthim mbrapa sepse se gjen kurre ashtu sic e do ti pas shume kohe largimi.Aman dhe ju shqiptaret behuni pak optimist se nuk ecet me tregime te trishtuara,flisni per ngjarje te lumtura sepse keshtu shijohet jeta jo me lote porse I want to put a big smile in your faces.Tiger love you [/qb]
e kush tha se ajo kishte vdekur ne te vertete?
Ndoshta ka nje shpjegim mjeksor per kete gje...
ndoshta zinxhiri qe ishte shume i ngushte kishte shtrenguar venat e saj te gjakut, duke bere nje ndalim te zemres vetem aparente,
ne mos gabohem, ka dhe histori te tjera keshtu me duket, ku e varrosin njeriun duke menduar se ai ka vdekur...

ne te keputuren e zinxhirit nga hajduti, çdio gje u kthye ne normalitet...
çdo gje ben vaki... :tipsy:
 
bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

Fillimisht postuar nga Miyuki:
[qb]

çdo gje ben vaki... :tipsy: [/qb]
po ka shum histori te tilla....
po ju me sa pashe un nuk dhate ndonje mendim per kete!!!
 
FLORIRI

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

Fillimisht postuar nga Rremujxhieeee:
[qb] Vendosa te sjell prane nje histori dashurie sa misterioze po dhe aq te pa besueshme.

Nuk kishin kaluar as 10 dite nga fejesa e tyre ,dhe ja lajmi i zi i vdekjes se papritur te vajzez,kishte mbushur me hidherim dhe cudi te madh e te vogel.
Arkivoli i saj lekundej tashme mbi supet e burrrave i rende ,teper i rende nga pesha e madhe e hidherimit.Mbasditjadukej e ngrire,e zbehte e verdhe,ashtu si fytyra e se porsa ikures.Po vesonte.
I dashuri i saj ndjente nje boshetire dhe vec psheretinte.I dukej sikur nje doree padukshme,i kishte shkulur gjene me te shtrenjte ne thellesi te shpirtit dhe ndjente dhimbje.Qe pikerisht ajo dhimbje qe i shkakton njeriuthidherimi.Nuk kish vene gjume ne sy dhe dukej i lodhur ,por lodhjen e quante lehtesim brenge.
Mori nje grusht dhe e hodhi mbi arkivol bashke me lamtumiren e fundit.

Dita po largohej kaq ngadale sa te dukej se nata kishte harruarr te vinte.Dhe dy hajdutet prisnin me padurim erresirren.Erresirra i fhshihte me besnikeri mekatet e tyre qe zbulonin varret dhe grabisnin te vdekurit.
-U beme si lakuriqet e nates-tha i pari
Po cte bejme duhet edhe ne te gjejme nje menyre per te jetuar -u pergjigj tjetri.
Goxha pune ,grabisim te vdekurit,-tha dhe psheretiu.
Shiu kishte pushuarEdhe era gjithashtu.Majat e maleve dukeshinsi thika te zhveshura,qe sapo ishin ngulur ne trupin e ftohte dhe te zi te erresirres.Mora lopatat dhe u drejtuan per ne vorreza.Varrin qe kerkonin e njohen menjehere nga dheu i shkrifet dhe kurorat e luleve te fresketa.I pari qendroi tek portat e varrezave per te bere roje ,ndersa tjetri filloi te largonte dheun e varrit me nxitim.Kishte kaluar shume kohe kur tingulli i cjerre i lopates preku arkivolin.Huri brenda ne grope.Kishte arritur casti me i veshtire.Hoqi me nxitim kapakun.Per pak ngriu.Kishte zbuluar plot vajza te tjera,po asnjehere nje engjell.U drodh.Filloi te hiqte rrembimthi oren ,unazat byzylyket e florinjte,me pas rrobat ,kepucet.Se fundi u mundua te hiqte zinxhirin e bukur pereth qafes,por qe e pamundur se ishte i shkurter.E kishte humbur toruan.Vendosi njerin gju mbi gjoksin e saj,njeren dore mbi balle dhe me tjetren terhoqi zinxhirin gjithe force.Papritur e vdekura levizi.Levizja e saj u shoqerua me nje renkim te thelle.Ai u zmbaps i llahtarisur.Vertet levizi e vdekura apo ju be atij?Mos valle ishte zhurma e eres qe ju duk si renkim?Spo mbushej dot me fryme.U mundua te dilte nga gropa po ju duk sikur drejt tij po vinin skelete njerzish me dhurata neper duar.Ju shteren forcat dhe ra ne fund te arkivolit.e kishin zene pasmat.Pas dy minutash vdiq nga pushimi i zemres.
Ajo largoi trupin e te vdekurit dhe u mbush me frume thelle,dukej sikur kish ardhur nga nje gjume i perjetshem .

Dy vjet pas ringjalljes se pabesueshme te saj ,dhe ja ata te dy me te dashuruar se kurre me jeten ishin rreshtur perkrah studenteve per ringjalljen e popullit,qe kishte vdekur shpirterish per 45 vjet me radhe.
Busti i diktatorit sapo kishte rene ,dhe jehona e shembjes se tij ishte frikshme ashtu si e kaluara.Turma po shperndahej.Kudo degjoheshin parrullat <liri -demokraci>dhe <e duam Shqiperine si gjithe Evropa>
Te kapur dore per dore ishin futur neper ca rrugica.Kur ja papritur u degjuan tre krismaAjo nxorri nje klithme therese.Tre plage si tre trendafila te kuq filluan te rridhnin gjak.Fytyra e saj e berdhe dukej si nje vegim debore qe po tretej prej ngrohtesise se gjakut.Djalin e zurri tmerri kur pa te fejuaren e tij nga nje vegim engjellor te shendrohej ne globe te medhaja gjaku dhe lotesh.

Ai nuk largohej asnje cast nga krevati i spitalit ,prane saj.Sa tragjike pas nje muaji do martoheshin ,gjithcka ishte gati.Ajo enderronte ate dite ,enderronte diten qe do behej edhe nene ta mbushte kete bote te trishtuar me cicerimavogelushesh.Mbi dritaren e saj qendronte nje lule fikusi me kater gjethe .Njera prej tyre ishte zverdhur plotesisht dhe ra.
Ja tha ajo te dashurit te saj ,ndoshta do jetoj sa te bjere dhe gjethja e fundit e kesaj lule pa jete.
Ai e perqafoi dhe u mundua ta qetesonte.Dy ditet ne vazhdim pati kolle,temperature dhe volli disa here gjak.Sa mizore ishte jeta .Shpirtrat e tyre do bashkoheshin marrezisht pas nje muaji ,ne diten e marteses se tyre ,por fati qe shkruar ndryshe.Njeri prej shpirtrave ai i saj po tundej ne djepine dhembjes,e po mundohej ti mbyllte porten vdekjes se zeze,pa ditur se shpeshhere ajo ogurzeza hapte porta tona pa trokitur.
Ditet kalonin asnje permirsim.
Reth ores 11 te nates u hodh perpjete dhe filloi te bertase.
<o zemra ime -ju drejtua te dashurit te saj-Mos me lere te iki ,duan te me martojne me vdekjen por ti ishe dashuria ime me e madhe ,vetem ti,ja dhe gjethja e fundit e fikusit sapo ra .
Ndaloi pak te mbushej me fryme.
Djali hodhi syte nga fikusi dhe u trondit.Lulja kishte ngelur si shkop pa gjethe.
Lotet ne syte e tij i ngjanin nje shiu te rrembyeshem.E mori ne kraharor,dhe mbeshteti koken e saj prane zemres se tij.Ajo degjoi per here te fundit tik-taket e zemres qe adhuroi kaq shume dhe ....................
Vdiq rreth ores 12.
Krejt i humbur ne horizonte mjegulle doli ne ballkon.Ajri i mesnates ju perplas ne fytyre.Per here te pare kuptoi sasa e lehte eshte per njeriun te kaloje klonin e per tu hedhur tutje ne greminen e pafundme te pluhurit ,te hicit.....
Kjo ishte dashuria qe u ringjall por nuk i shpetoi dot kthetrave te vdekjes.

Berat 1989-Tirane 1991 [/qb]
me te vertete shume prekese kjo historia por sikur e kam lexuar edhe atje tek albasouli une kete historine apo jo.......
 
Darien

Primus registratum
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

kush e ka shkruar këtë?
(edhe historitë e vërteta e kanë një autor që i përshkruan ngjarjet me fjalë)
 
S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

Sikur lexova dhiaten e re mu duk... nejse nese eshte e vertete... ne rastin e mesiperm dashuria fatkeqsisht ishte e destinuar te vdiste.
 
alinos

Forumium maestatis
Re: Ringjallja e nje dashurie te madhe,e destinuar te vdese

ca histori te hapin barkun, por tregojne nje te vertete: mazokizmin tone!

Amani re, pse ishte destinuar te vdiste, sepse heren e pare ishte ne gjendje ne pamje te pare te vdekur, nderkohe qe gomar doktorri kishte cuar ne varr nje te gjalle? Sa per rastin e dyte, shume e stisur si histori!

Such a big joke!!!
shrug.gif
 
Top