Rinasi, monopoli gjerman i fluturimeve drejt fundit

Rinasi, monopoli gjerman i fluturimeve drejt fundit

E kishin menduar me kohë, madje edhe kur ishin në opozitë, por tashmë me pushtetin në duar dhe me synime të qarta, qeveria “Berisha” po përgatitet seriozisht të prishë marrëveshjen me koncesionarin e aeroportit “Nënë Tereza”. Shenjat e para janë nga Kryeministri Berisha dhe më tej nga ministri i Transporteve, të cilët kanë ftuar disa herë investitorët e huaj për të ndërtuar aeroport të ri në Sarandë dhe operimin e stacionit në Kukës. Sikurse e parashikon marrëveshja aktuale me koncesionarin gjerman, deri në vitin 2025, në Shqipëri nuk duhet të funksionojë asnjë aeroport tjetër, veçse ai i “Nënë Terezës”, në afërsi të Tiranës. Por qeveria shqiptare ka në planet e saj zgjerimin e transportit ajror, nga veriu në jug, duke ndërtuar pikën e Sarandës dhe rehabilitimin e Kukësit. Madje janë bërë edhe projekte si dhe janë përllogaritur vlerat e investimit. Pra, pala shqiptare i ka të gjitha gati për të nisur dy projektet, por më parë i duhet gjetur zgjidhje për rishikimin e kontratës, vlera e së cilës i kapërcen disa miliona dollarë. Edhe në këtë pikë, duket se qeveria i ka marrë masat, pasi ka studiuar terrenin ligjor, kontratën, duke marrë parasysh se tregu i transportit ajror nuk është më ai i vitit 2005, kur u firmos marrëveshja. Pavarësisht kësaj, nuk do të mungojë kujdesi i madh, për të mos përsëritur rastin e “General Electric”, për të cilën paguam 20 milionë dollarë gjobë për prishje të kontratës.</p>


Strategjia</p>


Vullneti për të ndërtuar aeroport në Sarandë dhe futjen në punë të linjës në Kukës është paraqitur në strategjinë e Kryeministrit për mandatin e dytë qeverisës. Prishja e kontratës, sa i takon së drejtës ekskluzive, do të argumentohet nga qeveria me zhvillimin ekonomik të vendit. Burime pranë grupit të punës thonë për “Shqip” se strategjia që do të ndiqet është plotësisht e qartë. Në fillim, palës gjermane i është kërkuar mendim rreth lejimit për të ndërtuar aeroport në Sarandë, duke i dhënë edhe të drejtën e investimit. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga koncesionari, i cili prej rreth 4 vitesh drejton aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe të vetmin në vend. Megjithatë, për palën tonë nuk ka shumë rëndësi qëndrimi i koncesionarit përpara projektit të madh të Sarandës dhe aeroportit të Kukësit. Gazeta mëson faktin se është ideuar grupi negociator që do të diskutojë mbi termat e reja të kontratës. Është marrë mendimi i ministrive të linjës, drejtorive përkatëse, ekspertëve të fushës, dhe mbi të gjitha i Kryeministrit Berisha. Edhe në rast se koncesionari TIA nuk reagon ndaj thirrjes për të negociuar, skenari për zgjidhje është i gatshëm: hedhja në gjyq. Palës shqiptare i lind e drejta të hedhë në gjyq firmën private të aeroportit, për aq kohë sa marrëveshja koncesionare ia lejon një veprim të tillë. Deri tani TIA i është përmbushur kontratës sa i takon investimeve të planifikuara, madje i ka kryer para afatit, duke marrë vlerësime dhe nga vet kreu i qeverisë. </p>


Palës shqiptare i lind e drejta të hedhë në gjyq firmën private, për aq kohë sa marrëveshja ia lejon një veprim të tillë(Shqip)</p>
lUITt_w4NoY

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26205. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26205
 
Top