ana karenina
Primus registratum
Rimisherimi
Kur psikologët, kah fundi i shekullit XIX filluan ta hulumtojnë,(studiojne) dukurinë e mediumëve, disa prej tyre i njohën mediumet të cilët në trans qenë të "xhindosur" prej shpirtave të personave prej së kaluarës.
Ndonjëherë ishin ata persona të njohur të periudhës së njohur. Psikologu zviceran Theodore Flournoy, në mënyrë kritike por edhe me kuptueshmëri, vëzhgoi një femër-mediume dhe konstatoi se në rastin e saj jetat i kishte kryesisht iluziore; mirëpo, ajo me vetëdije nuk i trilloi personalitetet nga e kaluara. Ishte me të vërtetë e "xhindosur".
Që atëherë u paraqitën disa raste të cilat dukshëm tregonin në reinkarnimin. Psikiatri dr Arthur Guirdham në disa botime të veta detalisht përshkroi rastin. Sipas tij, një grup prej tetë njerëzve, të gjithë në jetën e kaluar, në shekullin e trembëdhjetë, jetuan si katarë(anetare) (sektë askete e besimit të krishterë) në Provansë, ndërsa në shekullin e njëzet në rrethinën e Bristolit në Angli. Të dhënat mbi jetat e tyre të kaluara u gjetën në dokumentet e inkuizicionit, dhe çdonjëri prej tyre ka qenë personalitet i njohur. Në këtë lidhshmëri të pazakonshme mes të kaluarës dhe të tashmes na tregon edhe ndikimi i jetave të tyre të shekullit të XIII, të cilat nxitën ankthet dhe sëmundjet trupore në jetën e tashme të tyre.
Në çfarë mënyre jetat e kaluara ndikojnë në jetën e tashme
"Hapi i parë që na pret si njerez është njohja sa më e mirë e ndikimeve të psikës të robëruar në materie", thekson dr Guirdhami në librin e vet "We are one another" (Ne jemi një). Kujtimet në përjetimet e jetave të kaluara janë të lidhura ngusht me simptomet e jetës së tashme". Pavarësisht prej gjurmimeve të Guirdhamit, në Shtetet e Bashkuara u shfaq një terapi e cila themelohet në hipotezën se simptomet, në të cilat nuk veprojnë metodat e mjekimit të mjekësisë, mund të jenë pasojë e ndikimit të jetës së kaluar në të tashmen. Metoda e tillë filloi të përhapet edhe tej Atlantikut.
Principet e terapisë së tillë i përshkruan psikologu Morris Netherton nga L. A., themelues i "Institutit për vetëdijësimin mbi jetat e kaluara" edhe Nancy Schiffrin në librin Past lives therapies (Terapia e përjetimeve të jetave të kaluara). Nethertoni, natyrisht, është i vetëdijshëm për faktin se shumë njerëz nuk do të besojnë se njeriu pa dijen e vet mund t'i thërrasë ngjarjet prej jetave të kaluara, dhe ç'është më tepër, se ato ngjarje të kaluara mund të nxisin sëmundje serioze. Reinkarnimi tek ne duhet të dëshmohet si fakt, i thonë shpesh të sëmurët skeptikë. Nethertoni nuk i hudh poshtë dyshimet e pacientëve; përkundrazi, ai vet dyshon se reinkarnimi mund të dëshmohet. Fjala është vetëm për një hipotezë të përshtatshme, shpjegon ai, në mënyrë që të shpjegohet se pse disa njerëz në transe bëhen personalitete të tjera, flasin sikur që kanë jetuar në ndonjë shekull tjetër duke sjellë mjaft fakte në llogari të reinkarnimit. Nuk është e nevojshme as të dëshmohet vërtetësia e përjetimeve të jetave të kaluara, sepse në të vërtetë është i rëndësishëm vetëm fakti se a vepron mirësisht terapia e këtillë, do të thotë a i zgjedh problemet e individit në sjelljen e tij.
Shiritat e Bloxhamit
Rasti i regresionit nën hipnozë, që e përshkruan Arnall Bloxhami, hipnoterapeuti prej Cardiffit, ndoshta është shembulli më i mirë i përjetimeve të jetës së kaluar. Jane Evansi, në gjendjen hipnotike u bë Rebeka, hebreje e cila kishte jetuar në York në shekullin e dymbëdhjetë dhe ishte njëra prej viktimave të persekutimit më 1189.
Rasti ishte i pazakonshëm sepse njëra prej pamjeve të cilën Jane Evansi "përsëri e përjetoi" ndodhi në kriptën kishtare për ekzistencën e së cilës u muar vesh tek pas një emisioni televiziv, kështu që Jane Evansi nuk ka mundur të dijë për atë. Bloxhami inçizoi përjetimet e saj, ndërsa shiritat qenë të lëshuara në një emision të BBC-së. Mirëpo, terapeutët të cilët përdorin metodën e përjetimeve të jetave të kaluara shpesh theksojnë se nga aspekti i tyre është sporadike se a është frika që e tregoi Jane Evansi nën hipnozë rezultat i kthimit në jetën e kaluar apo jo. Kjo ka mundur të jetë edhe pjellë e imagjinatës, ose ankth që mbeti në nëndijen e saj. Terapeutët psikologe pohojnë se ajo përmbajtje e "groposur", pa marë parasysh prejardhjen e saj, mund ta shkatërrojë jetën nëse nuk "çgroposet", nëse nuk nxjerret në sipërfaqe.
Morris Nethertoni citon rastet (siç bëri edhe Guirdhami) kur pacientëve iu paraqitën djegiet ose vendet e nxira në trup si reaksion i "kujtimeve" prej jetave të kaluara. Ndonjëherë mund të ndërlidhet edhe lidhja reale me historinë, sikur te katarët Guirdhamit që pësuan nga inkvizicioni. Simptomet janë shpesh në lidhje me përjetimet specifike (disa pacientë, për shembull, përjetojnë se janë munduar si robër) të cilat zakonisht nuk janë të shënuara në dokumentet e shkruara. Mirëpo e gjitha kjo nuk është e rëndësishme për terapinë dhe psikologjine; qëllimi kryesor është sjellja e kujtesës në nivelin e vetëdijes dhe atëherë të kalohet në mjekim-sherim. Rastet e këtilla mund t'i krahasojmë me ankthet, të cilat nxisin frikë momentale, por që kalojnë kur jemi krejtësisht të zgjuar.