Shkodër, rilidhi energjinë për të mbajtur me oksigjen djalin e sëmurë, arrestohet
22 Shkurt 2015 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip
gruNjë 39-vjeçar nga fshati Guri i Zi i Shkodrës është arrestuar pasi ka rilidhur energjinë e ndërprerë nga OSHEE në banesën e tij. I biri i tij 7-vjeçar është i sëmurë dhe mbahet në jetë përmes pompës së oksigjenit. Naim Dyli është vënë në pranga mbrëmjen e 20 shkurtit për lidhje të paligjshme të energjisë. Djali i tij 7-vjeçar, Eglisoni, vuan nga astma dhe sëmundje të tjera dhe sipas nënës së tij, Eduartës, mbrëmjen e 20 shkurtit ka pësuar një krizë, çka e ka detyruar të atin që të rilidhë energjinë elektrike në mënyrë që fëmija të marrë oksigjen përmes pompës, por menjëherë pas kësaj është vënë në pranga nga policia.
Apeli i bashkëshortes së Naim Dylit është që kryefamiljari të lirohet pasi fëmija i saj rrezikon jetën për shkak të krizave të përsëritura. Ajo rrëfen se nuk kanë mundur të lidhin kontratë me OSHEE, pasi për ta bërë këtë duhet të jetë i pranishëm kryefamiljari, që është vjehrra e saj (vjehrri ka vdekur), e cila ndodhet jashtë vendit.