Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Kush ka deshire per te folur, se i pelqen qe te degjoj veten si flet, eshte i lire per kete.

Kush do qe te diskutoj me fakte, le te hidhet pak ne internet dhe te marr informacion per ministrite e brendshme te botes perendimore.

Une e bera kete dhe pashe per shembull,se ne Gjermani MINISTRIA E BRENDSHME ka nen varsi
23 (njezete e tre) institucione.

http://de.wikipedia.org/wiki/Bundesministerium_des_Innern#Zust.C3.A4ndigkeit

Sherbimi Informativ Kombetar

eshte ne kete ministri nje nga keto (ashtu si dhe policia)


-----------------------------------

Sot ne Shqiperi

Nje organizate kriminale ka vendosur te bej nje krim 3 dite me vone.
1-Nje spiun i SHIK-ut, qe ka penetruar ne kete organizate, shkon informon shefin e grupit.
2-Shefi grupit shkon tek drejtori i tij dhe informon ate.
3-Drejtori shkon informon Shefin e SHIK-ut.
4-Shefi shikut shkon te informoj Kryeministrin.
5-Kryeministri therret ministrin e Rendit <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .
6-Ministri rendit lajmeron drejtorin e pergjithshem te policise.
7-Ky lajmeron grupin e gatshem, te forcave speciale.


Grupi i gatshem kthen pergjigje:

Ky eshte informacioni qe duhet te na vinte para 4 ditesh, per te penguar vrasjen e atyre cunave tek lokali "Xyxyxyx".
He mo te atyre, qe kur shkuam ne ne vend ngjarje, mblodhem vetem gezhojat e "Kallashit" dhe mesuam se autoret jane larguar ne drejtim te panjohur. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

ados

Primus registratum
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Dhe kush eshte skema jote nqs SHIK, eshte nen varesi te ministrise se brendshem ?
Por me duket se te pelqen te luash "kinezin" ne te shumten e rasteve . SHIK eshte sherbim informativ shteteror, dhe si i tille lihet jashte cdo strukture apo ministrie.Merr shembullin e Gjermanise, apo Italise ku institucione.Atehere une marr shembullin e USA ku CIA nuk eshte nen varesine e ndonje ministrie.S'kemi pse merremi me shembulla.Preteksi eshte i njejte me ate te 92-97.
 

MLK

Primus registratum
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Eshte mese e vertete qe kur dikush si Berisha ben nje manover te tille, te gjitheve u shkon mendja te ajo qe ndodhi ne 92-97 ku gazetare, intelektuale, politikane te opozites u rrahen e u futen edhe burgjeve dhe arsyja e vetme ishte mosqenia dakort me Berishen!
Pra eshte mese normale qe njerezit i ze frika nga vendime te tilla pasi e kaluara ka qen e hidhur.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Po ju i dogjet te gjalle rezervistet ne Cerrik dhe Vlore,dhe perseri na rikujtoni 97-en.
Pas 1 muaji e gjysem u bete 'burra' dhe shpallet rrezultatin e zgjedhjeve ndersa lart e poshte na kujtoni historine e 'malokut,kalit dhe pushtetit' !

Rrace e poshter.
 

Nobis

Primus registratum
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb] Po ju i dogjet te gjalle rezervistet ne Cerrik dhe Vlore,dhe perseri na rikujtoni 97-en.
Pas 1 muaji e gjysem u bete 'burra' dhe shpallet rrezultatin e zgjedhjeve ndersa lart e poshte na kujtoni historine e 'malokut,kalit dhe pushtetit' !

Rrace e poshter. [/qb]
o ti shoku, Cerriku vendosi mitrolozet ne tarraca se do sulmohej nga FNSH-ja, dhe normale kishin te drejten e tyre te mbroheshin,
Persa i perket Vlores, pushtetin e mori PD-ja, le ti gjeje shkaktaret.
po a gjehet gjilpera ne kashte?
Populli nuk ndalohet dot po mori pushken ne dore...
 

Nobis

Primus registratum
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

o shoku se spo merremi vesh, ke perfaqeson ti, te majten te djathten apo qendren ? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Koha jone

E Shtune, 17 Shtator 2005


BERISHA: SHISH NE QEVERI, HAP POLITIK

Kryeministri mposht qe javen e pare presidentin e Republikes. "U kam premtuar shqiptareve luften kunder krimit, keshtu qe ky nuk eshte propozim, por eshte tashme nje vendim programor"

Zoti Berisha, ju e filluat mandatin tuaj si kryeminister me viziten ne OKB, ku keni pasur rastin gjate ketyre diteve te takoheni me nje sere udheheqesish. Cfare ndjenjash perjetoni ju sot, kur pas nje periudhe 8-vjecare po riktheheni ne arenen nderkombetare si udheheqes i Shqiperise?

Une mendoj se ne kete mbledhje te OKB-se, ne te gjitha takimet qe kam pasur, kam gjetur nje mireseardhje te madhe, jam ftuar nga homologet e mi per te vizituar vendet e tyre dhe kam gjetur gatishmeri te plote per te ndihmuar Shqiperine. Nga keto takime ndiej se punet e filluara vite me pare do te perfundojne me sukses.

Zoti Berisha, nje nga ceshtjet e debatuara per OKB-ne gjate koheve te fundit ka qene ajo e reformimit te organizates. Ndaj Shqiperise ka pasur kerkesa per mbeshtetje nga Gjermania dhe Italia. Ministri i jashtem italian ka thene se i ka kerkuar edhe qeverise tuaj, mbeshtetje per variantin e propozuar prej tyre. Kjo ceshtje u ngrit edhe ne takimin qe patet ju me kryeministrin Berluskoni. Cili eshte qendrimi juaj?

Kjo ceshtje nuk u ngrit nga kryeministri Berluskoni ne takimin e tij ne asnje nga pikat e axhendes qe diskutuam. Kryeministri Berluskoni me uroi per fitoren dhe me ftoi te vizitoja Italine. Diskutuam vecanerisht per shtimin e bizneseve dhe te investimeve italiane ne Shqiperi, forcimin e bashkepunimit kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve dhe ne menyre te vecante i kerkova qe qeveria italiane te mund te lehtesoje te gjithe investitoret italiane dhe investitoret me origjine shqiptare ne Itali qe te rikthehen te investojne ne Shqiperi, pra te kete nje kuader lehtesues per to. Keto ceshtje u diskutuan ne takim. Nuk eshte diskutuar ne asnje moment per reformen e Keshillit te Sigurimit.

Zoti Berisha, nje nga debatet qe ka mbizoteruar keto dite shtypin ne Shqiperi, ka qene propozimi juaj per kalimin e SHISH-it ne Ministrine e Brendshme. Presidenti Moisiu e priti me rezerva nje propozim te tille. Shqetesimi kryesor qe eshte ngritur, qofte edhe nga ata qe e kane perkrahur kete ide, eshte politizimi i ketij institucioni qe ne kohen e Gazidedes. Argumenti qe keni dhene ju per kete ndryshim eshte nevoja per luften kunder krimit te organizuar dhe kapjes se shtetit. Ne kete konktekst, perse e shikoni te domosdoshem kete ndryshem?

Se pari, dua te theksoj se krijimi i Ministrise se Brendshme perben nje risi ne ndertimin e qeverise. Nese i hidhet nje veshtrim te gjitha ministrive te brendshme te republikave parlamentare dhe monarkive konstitucionale te Evropes, anetare te Bashkimit Evropian, tek te gjiha ato pa perjashtim, sherbimi informativ i brendshem i vendit varet nga Ministria e Brendshme dhe ne te gjitha keto, krimi i organizuar perben nje objektiv madhor. Se dyti, me statusin aktual te Sherbimit Informativ Shqiptar dhe policise shqiptare, ndonese ligji i ngarkon te dy keto institucione per luften kunder krimit te organizuar, ky i fundit ka marre ne Shqiperi permasa te lemeritshme, eshte bere i frikshem per vendin dhe Evropen. Se treti, une u kam premtuar shqiptareve luften kunder ketij krimi dhe te gjitha reformat e nevojshme, keshtu qe ky nuk eshte propozim, por eshte tashme nje vendim programor, i cili do te vihet ne jete. Per sa i perket depolitizimit, eshte absurde te mendohet se nje sherbim qe varet direkt nga kryeministri dhe qe eshte teresisht nen pushtetin e tij te jete me i depolitizuar sesa nje sherbim qe eshte nen Ministrine e Brendshme ku eshte e vendosur qeverisja vendore dhe policia. Atehere, sipas kesaj logjike, edhe policia e shtetit qenka organ i politizuar, sepse varet nga Ministria e Brendshme. Asnje nga argumentet nuk qendron. Ne republikat parlamentare dhe monarkite konstitucionale, sherbimi informativ i brendshem varet nga Ministria e Brendshme. Ne republikat presidenciale mund te kete forma te tjera varesie dhe organizimi, por edhe ne republikat presidenciale si, per shembull, ne SHBA, FBI-ja eshte pjese e ekzekutivit.

Zoti Berisha, keto dite qeveria juaj vendosi pezullimin e vendimit te qeverise se meparshme per universitetet e Beratit dhe Fierit. Per kete ju po kritikoheni nga opozita per nje premtim te pambajtur. Si e shikoni ju zgjidhjen e problemit te arsimit?

Ne nuk kemi bere asnje premtim se do te hapim universitete te reja ne kete vit shkollor. Perkundrazi, jemi zotuar se gjate njeqind diteve te para do te marrim vendimet per hapjen gjate vitit te ardhshem te universitetit te Durresit. Ne mendojme se vendimi qe mori qeveria e meparshme ishte nje vendim i papergjegjshem, nje perqeshje dhe cinizem ekstrem ndaj arsimit dhe botes universitare, i cili u kundershtua nga vete bota akademike universitare. Ky vendim u be vetem me qellim qe, sipas nje vendimi te brendshem te tyre, te tallin dhe te denigrojne sa me shume programin e atyre qe vijne pas nesh. Universitetet, e kam thene dhe e theksoj edhe nje here, nuk jane as salla bingoje dhe as kotece, por jane qendra shume serioze te edukimit te rinise shqiptare dhe formimit te tyre. Ne, gjate gjithe ketij viti, do te bejme perpjekjet me serioze qe vitin e ardhshem te hapet universiteti i Durresit. Une garantoj bashkine e Beratit dhe te Fierit se do te studioj me seriozitetin me te madh hapjen e mundshme te filialeve, por kjo do te behet duke negociuar, duke bashkepunuar dhe ndihmuar universitetet perkatese, qofte universitetin e Vlores, ate Bujqesor, te Tiranes etj. Pra, ne qofte se ne mendojme se mund te emerojme nje rektor dhe te zbrazim nje gjimnaz per te hapur nje universitet, kjo eshte jashte cdo lloj sensi dhe koncepti per universitetin.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Gazeta shqiptare

Shtator 17, 2005


Ish-deputeti i PD: Kuvendi e kontrollon shërbimin sekret

Memia-Israja, arsyet pro e kundër planit për SHISH
Deputeti i PS: Shkelet haptas Kushtetuta


--------------------------------------------------------------------------------



Shaban Memia, ish-nënkryetar i komisionit parlamentar për SHISH është i mendimit se kalimi i SHISH në vartësinë e ministrit të Brendëshëm nuk cënon Kushtetutën. Sipas tij edhe kështu mund të realizohet një kontroll parlamentar i plotë mbi SHISH. Mendim tërësisht të kundërt ka deputeti i PS Arben Isaraj. Në rolin e njohësit të mirë të legjislacionit për SHISH, Isaraj ka dalë dje në selinë e PS dhe ka shpjeguar arsyet se pse është kundër kalimit të SHISH në ministrinë e Brendëshme.

Shaban Memia
Gjatë një prononcimi për Gazetën Memia u shpreh se për një institiucion është e rëndësishëm ligji me të cilin ai operon dhe jo vendi se ku i transferohet godina. "Ndryshimi që parashikohet të bëhet për SHISH nuk cënon statusin kushtetues dhe ligjor të këtij institucioni", tha Memia. Sipas tij një tjetër element i rëndësishëm për të çiar para funksionimin e një institucioni është vullneti politik i forcës që drejton qeverinë dhe ky vullnet sipas tij është i një shkallë ekstreme për të zbatuar ligjin dhe për të bërë një shtet funksional. "Sot për vendim tonë problemet më të mëdha janë krimi i organizuar, trafiqet dhe korrupsionit dhe në funksion të situatës kriminale që ka vendi krahas vullnetit politik për ta luftuar ne do të bëjmë edhe ristrukturimit dhe refomimin e institicioneve duke i kaluiar ato në funksion të problematikës. Edhe ky vendim është për krijimin e një strukture eficente", tha Memia. Fakti që kryetari i SHISH propozohet nga kryeministri dhe emërohet nga presidenti nuk përbën asnjë lloj problemi se është nën varësi të Ministrit të Brendëshëm. "Duhet të theksoj se kryetari i SHISH-it nuk vihet nën urdhërat e Ministrit pasi statusi i tij është informues dhe nga objekti i punës nuk ndryshon asgjë", tha Memia. Sipas tij puna e SHISH mund të kryhet shumë kolla edhe nga parlamenti jo vetëm nëpërmjet komisionit parlamentar por edhe duke marrë iniciativa të tjera parlamentare për të hetuar çështje të ndryshme.

Arben Isaraj
Deputeti i PS në emër të partisë shpjegoi dje arsyet se pse kalimi i SHISH në ministrinë e Brendëshmë është shkelje ligji. "PS mendon se ky veprim është i gabuar politikisht", thotë ai duke shpjeguar se nuk merren parasysh nivelet e zhvillimeve demokratike. "Vendim tipik i papritur dhe jo transparent i mazhorancës qeverisëse", thotë ai. "Kjo gjë nuk u gjend e shkruar në asnjë rrjesht të programit qeverisës, gjë e cila u kritikua nga ne gjatë senacës parlamentare", shton ai. Sipas tij neni i kushtetutës është jo vetëm detyrues por është edhe i nevojshëm të zbatohet në të gjithë veprimtarinë dhe objektin e këtij institucioni tashmë të pavarur. Istaraj shpjegon edhe arsyen e tretë duke thënë se "nuk ka qënë asnjëherë shqetësim i partnerëve tanë ndërkombëtarë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, në lidhje me pozicionin dhe veprimtarinë e këtij institucioni". Arsyeja e katërt është se duket qartë se nuk ka paritet ministror në Këshillim e Mninistrave, por përveç atij primus interpares shohim se ka edhe një sekundus interpares. Në gjuhën më të thjeshtë, gjithë ministrat e tjerë përpara këtij ministri që do ketë edhe SHISH nën të do jenë të varur për shumë shumë gjëra, takime etj etj.

Shtator 17, 2005


INTERVISTE/ Kryeministri i përgjigjet Presidentit: S'ka shkelje

Berisha: Pse SHISH i kalon Ministrisë së Brendëshme
"Kundër krimit me përmasa të lemerisshme"


--------------------------------------------------------------------------------



Kryeministri, Sali Berisha, shprehet i vendosur për të realizuar skemën e kalimit të SHISH nga varësia e tij si Kryeministër, në varësi të Ministrit të Brendshëm. Berisha, në një intervistë për VOA, e arsyeton këtë kalim me argumentin se ndonëse ligji ngarkon SHISH dhe Policinë për luftën kundër krimit të organizuar, krimi i organizuar në Shqipëri ka marrë përmasa të lemeritshme, është bërë i frikshëm për vendin dhe Europën. "Unë u kam premtuar shqiptarëve luftën kundër këtij krimi dhe të gjitha reformat e nevojshme. Kështu që, ky nuk është një propozim, por është tashmë një vendim programor, i cili do të vihet në jetë.
Një nga çështjet e debatuara në OKB gjatë ditëve të fundit, ka qenë ajo e reformimit të Organizatës. Kjo çështje është ngritur edhe në takimin me kryeministrin Berluskoni.

Cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare?
Kjo çështje nuk u ngrit nga kryeministri Berluskoni në takimin e tij, në asnjë nga pikat e axhendës që ne diskutuam. Nuk u diskutua. Kryeministri Berluskoni më uroi për fitoren dhe më ftoi të vizitoja italinë. Diskutuam veçanërisht për shtimin, intensifikimin e bizneseve dhe investimeve italiane në Shqipëri, forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Në mënyrë të veçantë kërkova që qeveria italiane të mund të lehtësojë të gjithë investitorët italian, por edhe ata me origjinë shqiptare në Itali që të investojnë në Shqipëri.

Një nga debatet që ka mbizotëruar këto ditë në shtyp ka qenë propozimi Juaj për kalimin e SHISH në Ministrinë e Brendëshme. Presidenti Moisiu e priti me rezerva..është përmendur emri i Gazidedes. Argumenti që keni dhënë Ju është nevoja për luftën kundër krimit të organizuar dhe "kapjes së shtetit". Në këtë kontekst, përse e shikoni të domosdoshëm këtë ndryshim?
Shumë e drejtë. Së pari dua të theksoj se krijimi i ministrisë së Brendëshme përbën një risi në ndërtimin e qeverisë. Në rast se u hidhet një vështrim të gjitha ministrive të Brendëshme të republikave parlamentare dhe monarkive konstitucionale të Europës, anëtare të BE, pa përjashtim, në të gjitha këto, shërbimi informativ i brendshëm i vendit varet nga ministria e Brendëshme. Në të gjitha këto krimi i organizuar përbën një objektiv madhor. Së dyti, me statusin aktual të SHISH dhe Policisë shqiptare, ndonëse ligji i ngarkon të dy këto institucione për luftën kundër krimit të organizuar, krimi i organizuar në Shqipëri ka marrë përmasa të lemeritshme, është bërë i frikshëm për vendin dhe Europën. Së treti, unë u kam premtuar shqiptarëve luftën kundër këtij krimi dhe të gjitha reformat e nevojshme. Kështu që, ky nuk është një propozim, por është tashmë një vendim programor, i cili do të vihet në jetë. Përsa i përket depolitizimit, është absurde të mendohet se një shërbim që u varka direkt nga Kryeministri dhe që është tërësisht nën pushtetin e tij, qenka më i depolitizuar se sa një shërbim që shkon në ministrinë e Brendëshme, ku është vendosur qeverisja vendore, ku është edhe Policia. Atëhere, sipas kësaj logjike, edhe Policia e Shtetit qenka një organ i politizuar, sepse qenka i varur në ministrinë e Brendëshme. Asnjë nga argumentat nuk qëndrojnë. Në republikat parlamentare dhe monarkitë konstitucionale, shërbimi informative varet nga ministria e Brendëshme. Në republikat presidenciale mund të ketë forma të tjera vartësie dhe organizimi. Por edhe në republika presidenciale p.sh. FBI është pjesë egzekutivit.

Gjatë fushatës Suaj e përqëndruat vëmendjen kryesisht tek lufta kundër korrupsionit. Një prej problemeve kryesore që kanë ngritur vëzhgues të ndryshëm për Shqipërinë ka qenë financimi i partive politike. Çfarë keni parashikuar Ju gjatë mandatit Tuaj? A pritet të miratohen ligje më të forta dhe të zbatueshme për transparencvën e financimit të partive, sidomos gjatë fushatës elektorale?
Jam plotësisht i vendosur që ligjet më transparente të miratohen dhe të përcaktohet një kuadër i tërë ligjor, i cili të bëj transparencën e plotë të financimeve si atyre publike ashtu dhe donacioneve. E konsideroj të domosdoshme.

Ku i shikoni vështërsit kryesore në këtë përpjekje?
Më duhet të theksoj se sot Shqipëria ka treguesin e rryshfetit katër herë më të lartë se vendi që e ka më të lartin në Europë, që është Rusia. Ka evazionin më të mdh fiskal. Kështu që në këto dy drejtime vështësit janë të mëdha. Për këtë po bashkëpunojmë ngushtë. Këtu edhe me Drejtorin e USAID, diskutova gjerësisht mbi ndihmën që ky institucion ka dhënë dhe do të na japë në luftën kudndër korrupsionit dhe evazionit fiskal.
Marrë nga VOA
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Shekulli

Ish-shefi i SHIK-ut, Bujar Rama, shprehet kundër kalimit të të gjithë shërbimit nën varësinë e Ministrisë së Brendshme

Zgjidhja, gjysma e SHISH-it nën Ministrinë e Brendshme


A.R

TIRANË – Nën varësinë e Ministrisë së Brendshme mund të kalojë vetëm gjysma e Shërbimit Informativ Shtetëror. Por ajo më e rëndësishmja; Shërbimi Informativ i Brendshëm. Ideja që qarkullon në qeveri dhe që mund të kthehet në një nismë ligjore në ditët në vijim, ka marrë shtysë pas debateve të shumta që ka shkaktuar projekti i PD-së për përfshirjen e SHISH-it në Ministrinë e Brendshme. Të gjendur para një trysnie jo të vogël, duket se demokratët do të heqin dorë nga një bashkim total për të realizuar vetëm kalimin e Drejtorisë së Bredshme nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Projketi parashikon që Drejtotria e Shërbimit të Jashtëm të ngelet si strukturë më vete për vetë profilin që ka. Edhe dje në intervistën për “Zërin e Amerikës”, Berisha, duke argumetuar përfshirjen e SHISH-it nën Ministrinë e Brendshme, ka theksuar tërë kohën Shërbimi Informativ i Brendshëm dhe jo SHISH. Ndërkaq një ide e tillë është përkrahur edhe nga Bujar Rama. Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Bujar Rama, në fillim të viteve ’90 është shprehur dje kundër kalimit të gjithë strukturës së shërbimeve sekrete në varësi të Ministrisë së Brendshme. Rama, si njohës i shërbimeve sekrete, vlerësoi se ishte vetëm për kalim të pjesshëm të Drejtorisë së Brendshme të SHISH-it në Ministrinë e Brendshme të krijuar nga struktura e re e qeverisë. Ai shtoi se Drejtoria për Çështjet e Jashtme duhet të mbetet si strukturë më vete. “Drejtoria e Brendshme merret me kërcënimet që i vijnë vendit nga brenda, kurse e Jashtmja me ato që i vijnë nga jashtë. Të dyja këto drejtori formojnë Shërbimin Informativ Shtetëror, ose SHIK-un siç quhej më parë. Unë jam kundër kalimit të gjithë shërbimit në vartësinë e Ministrisë se Brendshme dhe pro kalimit te Drejtorisë së Brendshme. Kalimi është i domosdoshëm për një luftë më efikase kundër krimit të organizuar, parave te pista etj. që kërcënojnë sigurinë kombëtare. Drejtoria e Brendshme është më e rëndësishme tani për tani për vetë problemet që ka Shqipëria, e cila është futur në një ngërç të formuar nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekonomia informale. Shërbimet sekrete ashtu siç janë tani nuk kanë bërë një luftë efikase kundër tyre. Ndoshta këto shërbime kanë dërguar informacionin e duhur, por politika nuk ka vepruar”, - tha Rama. Ai shtoi më tej se këtë ndarje e kishte propozuar që në kohën kur ishte në krye të shërbimeve sekrete vite më parë. Kalimi i SHISH-it në varësi të Ministrisë së Brendshme është tema kryesore e debatit politik në vend, pas miratimit të qeverisë në Parlament. Opozita e majtë e ka kundërshtuar këtë projekt të qeverisë së re, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe të rrezikshëm. Po kështu edhe presidenti Alfred Moisiu është shprehur pas ikjes për pjesëmarrjen në samitit e Kombeve të Bashkuara, se kryeministri Sali Berisha duhet të tregojë kujdes me çështjen e SHISH-it. Nga qëndrimet e këtyre ditëve të përfaqësuesve të opozitës së re është vënë theksi se kalimi i shërbimeve sekrete në varësi të Ministrisë së Brendshme, është politizim i këtij institucioni dhe rrezikon që ai të rikthehet në shërbim të kryeministrit Berisha ashtu si në vitet 1992-1997.


17/09/2005
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Panorama

Kapja e shtetit dhe SHISH




Fatos Çoçoli
Futja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në xhep të një dikasteri të veçantë qeveritar, sikurse është Ministria e Brendshme, paraqet më shumë rreziqe, sesa përfitime për qytetarët. Eshtë më se e vërtetë që informacionet e ­SHISH në duar të një ministri apo qoftë edhe kryeministri janë një kapital mirëfilli i çmuar, në rast se duam të luftohet si duhet krimi i organizuar. Mirëpo ato mund të shkojnë ekskluzivisht tek këto dy personalitete, edhe pa përfunduar vetë SHISH dhe strukturat e tij që të komandohen nga një ministër i caktuar. Eshtë jetësore për informacione jo të devijuara apo sipas oreksit të ndonjë pushtetari, që SHISH të ketë varësi të drejtpërdrejtë vetëm nga Parlamenti. Me fjalë të tjera, që emërimet në të të miratohen nga një komision i caktuar parlamentar. Madje edhe varësia e fortë vetëm nga kryeministri e ka dëmtuar atë deri tani të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Këto janë arsye madhore për të kërkuar që SHISH të ketë edhe më shumë pavarësi nga sa ka e jo për ta kufizuar e coptuar më tej pavarësinë e tij. Ndërsa argumenti se SHISH në duar të një ministrie lufton më fort kapjen e shtetit dhe konfliktet e interesave nuk qëndron. Vetëm kur informacionet e tij që lajmërojnë për dukuri të kapjes së shtetit bëhen publike, atëherë ato ndihmojnë vërtet. Ndërsa në dispozicion të një ministri apo qoftë edhe kryeministrit, ato mund të shndërrohen shumë lehtë në kapital për presion politik. Por ç’është kjo kapja e shtetit, që po serviret sot si alibi për të futur SHISH nën sqetullën e ministrit të Brendshëm? Për shembull, miratimi nga ana e Parlamentit i ngritjes së tarifës së një malli importi në 20 për qind tre vjet më parë ishte mirëfilli një “kapje shteti” (në gjuhën angleze “state capture”).
Ky togfjalësh nënkupton marrjen e vendimeve në nivel qeveritar dhe nxjerrjen e ligjeve parlamentare sipas interesave të grupeve të veçanta të fuqishme, në mospërfillje të plotë të interesave të shtetasve. Interesat e shqiptarëve e donin që malli përkatës që prodhohej edhe në vend, të vijonte të ulte çmimin e tij, për të qenë sa më konkurrues me simotrat e importit. Por simotrave iu rrit taksa doganore dhe malli vendas ngeli po aq i shtrenjtë sa më parë, për të kënaqur orekset fitimmarrëse të prodhuesve vendas të këtij malli. Ndërkohë, taksa doganore u ngrit në kundërshtim të hapur dhe me zotimet e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, të cilat nuk lejojnë ngritje të tarifave ekzistuese doganore. Madje, në të kundërt, kërkojnë uljen graduale të tyre. Një sjellje e tillë rrezikon seriozisht imazhin e vendit si mbajtës premtimesh kontraktuale. E përse duhet që Bashkimi Evropian të lidhë një kontratë asociimi dhe stabilizimi me ne, kur po tregojmë se jemi një vend që nuk di të mbajë premtime? Ndërkohë, konsumatorët shqiptarë humbën ndoshta me qindra mijëra (në mos miliona) euro në blerjen e mallit me çmim të jo të ulur, për pasojë të deformimit të konkurrencës nga tarifa më e ngritur. Kapja, robërimi i shtetit në rastin e tarifës së rritur doganore është vetëm një rast flagrant dhe shumë i dukshëm. Një politikë e tërë tatimore dhe doganore ka favorizuar deri tani disa segmente të biznesit, të lidhura ngushtë me shumë interesa ekonomike xhepash të ish-dinjitarëve të lartë socialistë në parti dhe qeveri.
Politika e derisotme e dhënies së rimbursimit (kthimit të parave) për pagesën në dogana të tatimit mbi vlerën e shtuar gjithashtu e kishte kapur shtetin “për brirësh”. Pagesa është dhënë në kohë vetëm për bizneset e lidhura politikisht me partinë në fuqi ose të lidhura drejt për së drejti me pagesat në para e në natyrë ndaj “hazërxhevapit”, bojarit shtetëror. Bizneset e tjera kanë pritur në pafundësi ose nuk kanë marrë fare rimbursim. Të gjitha këto raste duken mirëfilli të padobishme që të zhbirohen nga SHISH vetëm për llogari të ministrit të Brendshëm. E gjithë qeveria, në mos i tërë Parlamenti duhet të kenë dijeni për to. Në radhë të parë, ministrat e Ekonomisë dhe Financave, të cilët janë përgjegjës të politikave ekonomike e fiskale të shtetit. “Pronësia” e informacionit për kapjen e shtetit vetëm tek Ministria e Brendshme rrezikon ta shndërrojë këtë institucion në një lloj Sigurimi të ri të Shtetit, me fuqi të padukshme e gati të frikshme mbi ministritë dhe institucionet e tjera. Një qeveri që kërkon të jetë e hapur përpara Parlamentit dhe qytetarëve, nuk ka përse t’i fusë në xhepin e Brendshëm të saj të dhënat e Shërbimit Informativ të Shtetit
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Ballkan

Rusmajli: Qëndrimi për SHISH, si në gjithë vendet e Europës


Autori i Lajmit: Red.
Zëvendëskryeministri Ilir Rusmali mbron qëndrimin se përfshirja e SHISH në strukturën e ministrisë së Brendshme realizohet në kuadër të reformave të thellë që nevojiten, sipas pikëpamjes së Qeverisë, për t’i dhënë përgjigjen e merituar krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit. Këto fenomene, sipas tij, në statukuonë aktuale kanë marrë përmasa të rrezikshme dhe kërcënuese jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të Europës. “Ky vendim nuk bie ndesh, siç pretendohet, me asnjë lloj statusi ‘pavarësie kushtetuese’ të institucionit sepse, në të gjitha vendet e Europës shërbimet informative janë pjesë e ministrisë së Brendshme”, theksoi numri dy i Ekzekutivit. I tillë do të jetë, sipas Rusmalit, edhe Shërbimi Informativ edhe në Shqipëri, tani që struktura e re qeverisëse ka ministrinë e Brendshme.


Data e Publikimit: 17/09/2005
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Zeri i popullit

Rama:Berisha,puç kushtetues dhe institucional

TIRANE- Edi Rama I ka bërë thirrje Presidentit të Republikës Alfred Moisiu që të marë në dorë situatën tejet të rrezikshme që kërkon të imponojë Berisha nëpërmjet kalimit të SHISH në varësi të ministrisë së Brendshme. Anëtari I kryesisë së PS dhe kryebashkiaku I Tiranës Edi Ramë në një deklarim për mediat në selinë e PS ka përshëndetur presidetin Moisiu për qëndrimin e tij korekt konform Kushtetutës dhe njëkohësisht e ka vënë në alarm për tentativën e Berishës për një puc kushteues dhe një puc institucional, në shkelje të Kushteutës. Edi Rama e ka cilësuar një gafë të rrezikshme përpjekjen e Berishës për të kthyer shërbimin secret nën kontrollin e drejtëpërdrejtë të Berishës, vendim I bërë publik nëpërmjet zv.kryeministrit, një gjë pa peshë për këtë lëvizje të madhe politike me pasoja të dukshme negative. Një vendim pa asnjë transparencë dhe me pretekstin qesharak të luftës kundër krimit dhe kapjes së shtetit. Sipas Ramës ëhstë I njëjti pretekst që përdori Berisha në pesë vitet e qeverisjes së tij, ku nëpërmjet shërbimit secret goditi gazetarët, opozitën, intelektualët, qytetarët. Berisha në këto pesë vite burgosi nëpërmjet shërbimit secret qytetarë deri në zhdukje, sic ishte rasti I Remzi Hoxhës, burgosi dhe rrahu gazetarë, dy prej të cilëve janë në gjendje të mjerueshme mendorë këtu e nëntë vite më parë, si dhe burgosi gazetarë për nxjerrje gjoja të nxjerrjes së sekretit shteëror. Pikërisht sot Berisha shfaqet në mënyrë më antikushteuese për të shtënë në dorë shërbimin secret këtë instrument të frikshëm të mendësisë së tij por aq të frikshme lidhur me të drejta e njeriut. Dhe Berisha fillon pastaj e bën krahasime me vende të zhvilluara si Gjermani e Franca, të cilat gjithsesi janë ndarë vite e vite të shkuara nga udhëheqës të llojittë Berishës që përdorin shërbimin secret kundër qytearëve. /S.V
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Rama:Berisha,puç kushtetues dhe institucional

TIRANE- Edi Rama I ka bërë thirrje Presidentit të Republikës Alfred Moisiu që të marë në dorë situatën tejet të rrezikshme që kërkon të imponojë Berisha nëpërmjet kalimit të SHISH në varësi të ministrisë së Brendshme. Anëtari I kryesisë së PS dhe kryebashkiaku I Tiranës Edi Ramë në një deklarim për mediat në selinë e PS ka përshëndetur presidetin Moisiu për qëndrimin e tij korekt konform Kushtetutës dhe njëkohësisht e ka vënë në alarm për tentativën e Berishës për një puc kushteues dhe një puc institucional, në shkelje të Kushteutës. Edi Rama e ka cilësuar një gafë të rrezikshme përpjekjen e Berishës për të kthyer shërbimin secret nën kontrollin e drejtëpërdrejtë të Berishës, vendim I bërë publik nëpërmjet zv.kryeministrit, një gjë pa peshë për këtë lëvizje të madhe politike me pasoja të dukshme negative. Një vendim pa asnjë transparencë dhe me pretekstin qesharak të luftës kundër krimit dhe kapjes së shtetit. Sipas Ramës ëhstë I njëjti pretekst që përdori Berisha në pesë vitet e qeverisjes së tij, ku nëpërmjet shërbimit secret goditi gazetarët, opozitën, intelektualët, qytetarët. Berisha në këto pesë vite burgosi nëpërmjet shërbimit secret qytetarë deri në zhdukje, sic ishte rasti I Remzi Hoxhës, burgosi dhe rrahu gazetarë, dy prej të cilëve janë në gjendje të mjerueshme mendorë këtu e nëntë vite më parë, si dhe burgosi gazetarë për nxjerrje gjoja të nxjerrjes së sekretit shteëror. Pikërisht sot Berisha shfaqet në mënyrë më antikushteuese për të shtënë në dorë shërbimin secret këtë instrument të frikshëm të mendësisë së tij por aq të frikshme lidhur me të drejta e njeriut. Dhe Berisha fillon pastaj e bën krahasime me vende të zhvilluara si Gjermani e Franca, të cilat gjithsesi janë ndarë vite e vite të shkuara nga udhëheqës të llojittë Berishës që përdorin shërbimin secret kundër qytearëve. /S.V
 

MLK

Primus registratum
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Ky forumi mos eshte kthyer gje ne propogande partish, se njeri thote race e poshter, tjetri sjell artikuj te tere gazretash thu si me qen me krediblet ne bote..
rolleyes.gif

Po derra ngelem ne shqiptaret, si nuk gjyko njeri ne baze te analizave te veta po kallup i morin te gjitha!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Qe ne titull fillo gabimi/i paqellimshem <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .
Gogoli Gazidede nuk i dihet akoma vendqendrimi(me duket Iran,sipas thana e thashave).
Gazidede nuk ishte ne vartesi te Min.Brendeshme,e megjithate e dhjeu krejt!
8 vitet e fundit shish nuk ishte gjithashtu nen vartesine e M.B por kjo nuk i ndaloi ata qe te bejne eliminime mbi patriotet/nacionalistet me ne ze shqiptar!
ShiSh ishte (nen Klosin dhe Nanon) nje vegel qorre ne duart e sigurimeve Serbe dhe Greke!

Populli shqiptar me se pakti ka nevoje per deklarata/intervista/mendime nga ish-et e SHISH apo edhe nga Socialistet anti-shqiptar!
Lerini paragjykimet...puna e vete SHISH do na tregoje ne te ardhmen se a ishte mire apo keq qe shish kaloi nen vartesine e M:B!

Respekte!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

me vjen keq mlk... une vetem po sjell interpretimet e njerit apo tjetrit personazh te politikes shqiptare per ceshtjen ne fjale...per vete ende nuk e kam filluar diskutimin mbi temen <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

Normalisht SHISH është një agjenci informacioni dhe jo egzekutive. Pra, roli i vetëm i SHISH është grumbullimi i informacionit dhe veprimi në lidhje me informacionin e grumbulluar kryhet nga agjenci të veçanta nga apo të inkuadruara në SHISH (seksioni operativ i SHISH). Pra në këtë aspekt përfshirja e SHISH në strukturat e MB rrit efikasitetin e përpunimit të informacionit dhe të kohës së reaksionit.

Shqetësimi mbi kontrollin e SHISH nga Berisha nuk lind faktikisht me përfshirjen e këtij të fundit në MB por me vetë ardhjen e Berishës në pushtet. Pra, SHISH qoftë i përfshirë në MB qoftë i kontrolluar nga Kryeministri mbetet një armë në shërbim te pushtetit nëse përdoret keq ose një armë në shërbim të popullit nëse kryen funksionin fillestar të tij.
Megjithatë, SHISH nuk duhet kurrsesi të jetë në varësi të Kuvendit Popullor pasi kjo do sllte shumë pengesa në punën e mbarëvajtjen e tij.

Së fundi, në Shqipëri egzistojnë organe të tilla të cilat mund ta kryejnë më së miri funksionin e Sigurimit të Shtetit të para 90 apo të SHIK pas 90. Pra edhe njëherë, problemi nuk qëndron tek dikasteri nga i cili mvaret SHISH por nga vullneti politik i udhëheqjes e cila është votuar tashmë nga populli.

I tërheq edhe njëherë vëmendjen shqiptarëve që të lejojnë qeverinë të punojë para se të dënojnë punët e saj.

Për S6:

Kjo temë nuk është pasqyrim i medjave të vendit dhe mjafton të futësh lidhjet e artikujve për të mos e rënduar dhe për të mos e bërë të bezdisshme temën. Për më tepër, mundohu të mos sjellësh 2 herë të njëjtin artikull si dhe sa më pak artikuj të gazetave partiake.
 

Guest
Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes

97 ten eprune klysht kriminele te komunistave dhe jo shiku i berishes- kush i dogji shikasit te gjalle me benzine
kush i vrau policet e shkrete dhe me urdher te kujt u vrane.
c deshi ramiz Alia ne athine para trazirave te 97 tes? nga erdhen kriminelet si zani caushi me shoke, kush i armatosi ata se deri atehere nuk ishin hapur depot.
kush i organizoi sulmet.
berisha ka vec nje faj: te kich ngritur nja 5 avione MIG e tja u kish lujt zotin qelbanikeve te kucit, ta kish djeg gjithe vloren.....
 
Top