Re: Rikthehet SHIK-u i Gazidedes
Zeri i Popullit
Te gjithe kunder gestapos se Kolonel Olldashit
TIRANE- Presidenti I Republikës, Alfred Moisiu ka përzgjedhur SHBA-në dhe posacërisht Zërin e Amerikës për të bërë përplasjen e parë me kryeministrin Berisha për cështjen e kompetencave kushtetuese dhe respektimit të Kushtetutës. Presidenti Mosiu që nga SHBA ku është në krye të delegacionit të lartë shqiptar që merr pjesë në punimet e OKB për ristrukturimin e saj, I ka dhënë një mesazh të qartë dhe të pakontestueshëm kryeministrit Berisha në lidhje me vendimin e këtij të fundit që Shërbimin Informativ Shtetëror ta kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme për të krjiuar kështu një superministri dhe për të mveshur Shërbimin secret, këtë institucion të pavarur dhe apolitik me petkun politik. Presidenti Moisiu me shumë finesë dhe në mënyrë shumë të drejtëpërdrejtë I ka kujtuar kryeministrit Berisha se nga koha e qeverisjes së PD ka një përvojë shumë të hidhur përsa I përket SHIK-ut të Gazidedes, I cili ka qënë një shërbim secret tërësisht I depolitizuar. Për më tepër që kohët e fundit SHISH është depolitixuar tërësisht dhe vënë në shërbim të interesave të vendit dhe kërkesave që parashikon ligji dhe Kushtetuta. Presidenti Moisiu ka nënvizuar se debatin për SHISH-in për ta vënë në varësi të Ministrisë së Brendshme sipas kërkesës së kryeministrit Berisha, e ka ndjekur edhe unë nëpërmjet shtypit. Moisiu ka deklaruar në intervistën për VOA-n se me Kryeministrin akoma nuk ka diskutuar ndonjë gjë konkrete, por sipas tij këto hapa duhet të jenë të menduara mirë dhe të peshuara mirë, të gjykuara bashkërisht, duke parë të gjithë legjislacionin dhe duke parë dhe përvojën e hidhur të së kaluarës. Më pas duhet parë se si do të arrijmë në konkluzione të përshtatshme. Presidenti Moisiu I ka kujtuar kryeministrit Berisha kohën kur ishte ai President I republikës në periudhën 1992-1997, që të mos harrohet se Shërbimi Informativ shqiptar ka një përvojë shumë të hidhur që në kohën e Gazidedes e më vonë kur ka pasur përvojë të hidhur në politizimin e këtij shërbimi. Moisiu ëhstë shprehur se se kohët e fundit është arritur ta depolitizimi I këtij shërbimi që t'i shërbejë interesave të vendit dhe atyre kërkesave që parashikon ligji dhe Kushtetuta. "Njëkohësisht ky shërbim ka edhe detyrime dhe marrëdhënie shumë të ngushta me aleatët tanë, veçanërisht përsa i përket luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe fenomeneve të tjera negative për të cilat rajoni i Ballkanit është i njohur dhe në drejtim të vendit tonë ka pasur herë pas here akuza përsa i përket këtyre problemeve. Pra unë gjykoj se mbase ky problem do të shikohet me kujdes sepse janë hapa që duhen hedhur në mënyrë shumë të menduar. Përsa i përket detyrimit kushtetues që Drejtori i Shërbimit dekretohet nga Presidenti i Republikës, ajo është taksative, e as që diskutohet se mund të ndryshojë, sepse një gjë e tillë kërkon ndryshim të Kushtetutës dhe ndryshimi i Kushtetutës bëhet vetëm kur gjykohet i nevojshëm", ka deklaruar Presidenti Moisiu që nga SHBA, duke zgjehdur pikërisht vendim më demokratik në botë për të bërë këtë përplasje të parë të tij me kryeministrin Berisha, I cili për hir të së vërtetës e ka në gen përvetësimin e të gjtiha kompetencave, dhe këtë herë kërkon që të marrë edhe kompetencën e Presidentit mbi SHISH, duke kërkuar që në vend që ky institucion të ketë varësi nga dy institucione të përafërta nga fuqia sic janë Presidenti dhe Kryeministri, të degjenerojë në mënyrë antikushteuese dhe të jetë në një ballancë Ministria e Brendshme me Presidencën, peshë e rëndë kjo për supet e njoma e Olldashit të mbingarkuar deri në plasje tashmë. Moisiu I ka kujtuar Berishës se Drejtori I Shërbimit Sekret dekretohet nga Presidenti dhe kjo është taksative, nuk mund të ndryshojë dhe për më tepër ndryshon vetëm kur ndryshon kushtetuta, ndryshim I cili bëhet vetëm kur shikohet e nevojshme.
S.Vuciterna
Moisiu:Berisha, mos na kthe në përvojën e hidhur të SHIK të Gazidedes
Z. President, ju vini në Nju Jork
në një kohë që në Shqipëri sa po është kryer rotacioni politik. Ajo që për shumë vende të tjera demokratike konsiderohet si një zhvillim normal, për Shqipërinë u cilësua si një arritje. Ndonëse është ende herët dhe qeveria ka vetëm tre ditë në detyrë, cilat mendoni se do të jenë sfidat kryesore që ajo ka përpara vetes?
Në radhë të parë dua të them se është vërtet një arritje shumë e madhe e popullit shqiptar që më në fund, pas kaq vitesh problematike, Shqipëria arriti të kryejë një kalim të pushtetit në mënyrë paqësore.
Kjo është meritë e elektoratit shqiptar dhe e politikës shqiptare. Unë mendoj se qeveria që doli nga këto zgjedhje, e angazhuar për të mbajtur premtimet që ka dhënë, me kalimin e kohës, kur gjërat të jenë më të dukshme dhe më të qarta, do të tregojë se sa do të jetë në gjendje t'i përmbahet premtimeve të përmendura. Por unë shpresoj se ato do të realizohen sepse është dëshira dhe vullneti i elektoratit shqiptar.
Z. President, Ju jeni shprehur se vendi sot ka nevojë për një bashkëpunim, pozitë-opozitë për proceset e integrimit euro-atlantik dhe për problemet e tjera madhore që duhen zgjidhur. Në kushtet e Shqipërisë, me pakënaqësitë që po shprehin socialistët për humbjen, a jeni optimist se një bashkëpunim i tillë është i mundshëm?
Unë edhe në mesazhin që dhashë në parlamentin shqiptar, kërkova nga të gjitha forcat politike shqiptare një bashkëpunim të mëtejshëm për të zgjidhur problemet madhore që qëndrojnë përpara Shqipërisë, si në fushën ndërkombëtare dhe atë të brendshme.
Por dua të them një gjë. Ky qe rotacion pushteti dhe jo rotacion shteti. Domethënë, shteti dhe institucionet e tij qëndrojnë. Sigurisht, si në çdo vend demokratik edhe te ne u realizua rotacioni i pushtetit nga njëra parti në tjetrën, nga njëri koalicion në tjetrin. Kjo është shumë e dobishme dhe shumë e pritshme. Sigurisht që është hera e parë që ky rotacion bëhet në mënyrë paqësore në vendit tonë. Ky rotacion është shumë pozitiv dhe duhet të kuptohet drejt nga të gjitha forcat politike shqiptare. Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa një bashkëpunim të të gjitha forcave politike.
Sigurisht që pozita dhe opozita kanë detyra të veçanta, por bashkëpunimi mes tyre është më se i nevojëshëm. Unë mendoj se kjo do të funksionojë sepse është në të mirën e Shqipërisë dhe ky është vullneti i elektoratit shqiptar. Këto janë norma të një shteti të vërtetë demokratik.
Z. President, do të ndalemi për pak komente për një çështje që është debatuar gjatë në shtypin shqiptar. Ajo ka të bëjë me strukturën e re të qeverisë. Siç dihet, mes shumë ndryshimesh të tjetra, Kryeministri i ri ka propozuar që institucioni i Shërbimit Informativ të kalojë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Duke qenë se, sipas Kushtetutës, është Presidenti që e emëron drejtuesin e këtij insitutcioni, cili është komenti juaj për këtë ndryshim strukturor të qeverisë?
Këtë e kam ndjekur edhe unë nëpërmjet shtypit, por me Kryeministrin akoma nuk kemi diskutuar ndonjë gjë konkrete dhe unë mendoj që këto hapa duhet të jenë të menduara mirë dhe të peshuara mirë, të gjykuara bashkërisht, duke parë të gjithë legjislacionin dhe duke parë dhe përvojën e hidhur të së kaluarës. Më pas duhet parë se si do të arrijmë në konkluzione të përshtatshme.
Të mos harrojmë se Shërbimi Informativ shqiptar ka një përvojë shumë të hidhur që në kohën e Gazidedes e më vonë kur kemi pasur përvojë të hidhur në politizimin e këtij shërbimi dhe unë mendoj se kohët e fundit kemi arritur ta depolitizojmë këtë shërbim që t'i shërbejë interesave të vendit dhe atyre kërkesave që parashikon ligji dhe Kushtetuta. Njëkohësisht ky shërbim ka edhe detyrime dhe marrëdhënie shumë të ngushta me aleatët tanë, veçanërisht përsa i përket luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe fenomeneve të tjera negative për të cilat rajoni i Ballkanit është i njohur dhe në drejtim të vendit tonë ka pasur herë pas here akuza përsa i përket këtyre problemeve.
Pra unë gjykoj se mbase ky problem do të shikohet me kujdes sepse janë hapa që duhen hedhur në mënyrë shumë të menduar.
Përsa i përket detyrimit kushtetues që Drejtori i Shërbimit dekretohet nga Presidenti i Republikës, ajo është taksative, e as që diskutohet se mund të ndryshojë, sepse një gjë e tillë kërkon ndryshim të Kushtetutës dhe ndryshimi i Kushtetutës bëhet vetëm kur gjykohet i nevojshëm.
Z. Moisiu, Ju jeni Presidenti i parë në Shqipëri i zgjedhur me konsensus nga dy forcat kryesore politike, por më pas ju jeni kritikuar jo pak nga opozita e atëhershme që sot ka ardhur në pushtet. Ju sa po bëtë fjalë për bashkëpunimin e dy partive kryesore në Shqipëri. Për Ju vetë a mund të quhen të kapërcyera marrëdhëniet tuaja të sotme me Kryeministrin Sali Berisha?
Sikurse thatë ju, unë jam zgjedhur me konsensus dhe pëlqimin e të gjitha forcave politike të vendit tonë. Kjo qe një përvojë e parë që u aplikua në vendin tonë, sepse dihet që paraardhësit e mi kanë qenë të përcaktuar përsa i përket forcës politike të cilës ata i përkisnin. Unë mendoj që të paktën nga kontaktet që kam pasur me personalitete të ndryshme të jashtme dhe të vendit, kjo përvojë nuk ka qenë e keqe dhe ka ndihmuar në zhvillimin e suksesshëm të aktivitetit politik në tërësi dhe zgjedhjeve në vendin tonë.
Përsa i përket marrëdhënieve dhe kritikave që janë bërë, unë i kam pasur nga të dy krahët. Në një moment të caktuar dikush i kishte më të forta e tjetri më të pakëta, por fakti është se kritika ka pasur nga të dy krahët. Kjo tregon se pozicioni i Presidentit, i cili sipas Kushtetutës përfaqëson unitetin e kombit, është i tillë që duhet patjetër të gjejë atë zgjidhje që është më shumë në favor të pjesës më të madhe të forcave politike dhe të kombit.
Unë mendoj se këtu nuk ka asgjë për tu kaluar, sepse janë gjëra që kanë vlerë për kohën e caktuar, dhe jeta pastaj tregon se sa të vërteta, sa të drejta dhe sa të qëndrueshme kanë qenë ato kritika që janë bërë.
Z. President, Kosova sot ndodhet përpara një momenti të rëndësishëm të historisë së saj. Deri më sot Shqipëria është shprehur se ndihma e saj ka qenë roli stabilizues në rajon. Po tani që zgjidhja e statusit po hyn në një fazë konkrete, a ka Shqipëria një strategji për procesin?
Shqipëria ka qenë, mbetet dhe është, ka edhe një vendim të parlamentit shqiptar, në favor të pavarësisë së Kosovës. Sigurisht që rruga për të arritur në këtë konkluzion është në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, sepse vetëm kjo mënyrë zgjidhjeve, kjo mënyrë trajtimi mund të na çojë në një zgjidhje më të përshtatshme dhe më të pranueshme nga të gjitha palët.
Unë mendoj se ka ardhur koha që problemi i Kosovës të shtrohet në tryezë për t'i dhënë një zgjidhje konkrete dhe praktike. E kaluara, veçanërisht këto vitet e fundit, tregon se sa më shumë të zgjatet aq më keq është për të gjitha palët.
Unë kam bindjen, edhe nga kontaktet e ndryshme që kam pasur, se të gjithë janë pak a shumë të mendimit se ky problem nuk mund të zgjatet më tej. Vetkuptohet se ka reagime nga të dyja krahët. Secila palë kërkon të përfitojë sa më shumë. Por një gjë është e qartë. Ky problem duhet zgjidhur, sepse është në interes të stabilitetit të gjithë rajonit tonë. Për këtë çështje nuk janë të interesuar vetëm shqiptarët dhe serbët, por janë edhe maqedonasit, malazezët, bullgarët e i gjithë rajoni i Ballkanit. Çështja e Kosovës përmban një potencial rreziku që nuk është i pranueshëm jo vetëm për Ballkanin, por në tërësi për Evropën dhe shtetet kryesore të politikës botërore.
Pergatiti: S.Vuciterna
Lajthiti dhe Rusmajli: SHISH në varësi të Olldashit, decentralizim
TIRANE- Kryeministri Berisha nëpërmjet Zv.kryeministrit Ilir Rusmajli ka treguar edhe njëherë se ëhstë më se I vendosur për të realizuar përplasjen e madhe me Presidentin e Republikës për sa I përket cështjes së kalimit të SHISH në vazrësi të Ministrit të Brendshëm, në vend që të jetë në varësinë e dyfishtë të Presidentit dhe të Kryeministrit sic e parashikon dhe Kushteuta e vendit dhe sic e ka të përcaktuare dhe vetë ligji për Shërbimin Informativ Kombëtar që e përcakton atë me këtë varësi dhe si një organ të depolitizuar dhe ët departizuar. Vetëm një ditë pas kundërshtimit të vendosur të Presidentit Moisiu që nga SHBA, me urdhër të kryeministrit Berisha ka reaguar menjëherë dhe zv.kryeministri I Berishës, vetë Ilir Rusmajli, I cili ka treguar se Berisha është I vendosur për kalimin e SHISH në varësi të Ministrisë së rendit. Ai ka nënvizuar se nuk kemi të bëjmë me kurrfarë shkelje kompetencash, që ky shërbim të kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Madje ai ka këmbëngulur se gjithë kjo reformë bëhet në funksion të sigurisë kombëtare. Madje Rusmajli në kulmin e delirit të tij, delir që me të vërtetë ka bërë të ngjallë shumë krupë në radhët e shqiptarëve për shkak të fryrjes tej shtatit të tij të shkurtër, ka deklaruar se ky kalim varësie nuk është centralizim por decentralizim. Një ironi e vërtetë, pasi PD dhe Berisha po tregojnë se shkelja e kompetencave, shkelja e ligjeve dhe shkelja e Kushtetutës do të jenë edhe objektivi dhe qëllimi kryesor në këtë qeverisje të shkurtër dy vjecare të tyre. Madje me këto gafa rrezikohet që qeverisja të jetë më e shkurtër. Për të qënë korektë me veten, me publikun, dhe për të dhënë një shembull edhe për vetë PD dhe gazetën e saj, por citojnë në ligjeratë të drejtë tërë deklaratën e Rusmajlit, të gjetur me mjete rrethanore për shkak të idesë fikse të PD, se ZP dhe gazetarët e saj janë të padëshirueshëm për të ndjekur aktivitetet, prononcimet dhe gjithshka të saj. "Në kuadër të reformave të thella që nevojiten për t'I dhënë përgjigjen e merituar krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, duke fenomene që me status quonë aktuale janë bërë tejet të rrezikshëm dhe kërcënuese jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vende të tjera të Evropës, në këtë kuadër pra është përcaktuar që SHISH të kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ky vendim nuk bie ndesh, sic është pretenduar në media, me asnjë lloj pozicioni të pavarësisë kushtetuese të Institucionit. Sepse në Shqipëri, si në të gjitha vendet e tjera të botës qofshin këto Republika Parlamentare, Presidenciale apo Monarki Kushtetuese, shërbimet informative janë pjesë e ekzekutivit. Në të gjitha vendet e Evropës që ka Ministri të Brendshme, SHISH është pjesë e strukturës së Ministrisë së Brendshme. I tillë do të jetë SHISH edhe në Shqipëri tani që struktura e re e qeverisë parashikon krijimin e ministrisë së brendshme. Interpretimi që kjo formon përqëndrim të pushtetit është I gabuar sepse kalimi I këtij institucioni nga varësia direkte eksluzive e Kryeministrit në varësi të Ministrit të Brendshëm nuk është centralizim, është decentralizim", ka deklaruar për mediat zv.kryeministri Ilir Rusmajli. Pra për të, kalimi I SHISH në varësi të Ministrisë së Brendshme është decentralizim. Rusmajli ka përmendur se shërbimi secret është në varësi të Ministrisë së Brendshme në ato vende ku ka Ministri ët Brendshme. Po atje ku nuk ka ministry të Brendshme, po në SHBA në varësi të kujt është shërbimi secret. Po në vende të tjera. Rusmajli nuk ka parasysh fare dhe nuk do t'ia dijë se cfarë mund të bëjë Berisha me SHISH në dorë. Ndërkohë që ai varet nga Ministri I Brendshëm. Pasi nuk mund të varet dyfish mes Presidentit Moisiu dhe Ministrit të Brendshëm Olldashi drejtori I SHISH. /S.Vuciterna
Çaka: Berisha, struktura antiligjore për ngritjen e një qeveri të gjithëpushtetshme
TIRANE- "Zgjedhjet e pergjithshme parlamentare per shkaqet dhe kontestimet tashme te bera publike nga PS dhe grupi i saj parlamentar, per te cilat do te kerkohet edhe hetim parlamentar, ne thelb deshmojne ilegjimitetin e qeverise Berisha. Deklarimet e bujeshme publike te Berishes gjoja per nje qeverisje dhe shtet ligjor, qe ne fillimet e para deshmojne se kane qene vetem propagande dhe per vote elektorale. Veprimet e para flasin qarte se Berisha nuk ka ndryshuar ne raport me ligjin, se ai vazhdon te mos ta njohe ligjin e per pasoje se ka per gje ta shkel me lehtesi. I prirur per te shkateruar e ndryshuar gjithshka nga qeverisja socialiste, pamvaresisht faktit se ne keto 8 vjet ne socialistet realizuam edhe reformat e nisura nga qeverisja e PD , duke konsoliduar e persosur institucionet e shtetit ligjor, kujtoj ketu se struktura e institucioneve te sotme eshte ajo qe ideoi dhe konfiguroi qeverisja e PD ne periudhen e viteve 92-97, Berisha afron struktura dhe zgjidhje antishtet dhe antiligjore, ndertimin e nje qeverie te gjithepushtetshme dhe perqendrimin e shume pushteteve dhe kopetencave ne nje dore te vetme. Filozofia e reformave nepermjet reduktimit dhe bashkimit mekanik ne formimin e kabinetit qeveritar pervec se motiveve politike eshte edhe antiligjore. Vendimet politike nuk qendrojne mbi Kushtetuten dhe nuk jane tabu qe justifikojne shkeljen e ligjeve.Duke ju referuar programit dhe struktures se qeverise dukshem bie ne sy se ajo eshte konfiguruar dhe ndertuar ne kundershtim me Ligjin organik nr.9000, dt,30.1.2003 "Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave" duke suprimuar Ministrin e Shtetit. Ne nenet "3" dhe "4" te ketij ligji eshte percaktuar se: "Kryeministria eshte person juridik publik qe mbeshtet veprimtarine e Keshillit te Ministrave, te Kryeministrit te Zevendeskryeministrit dhe te Ministrit te Shtetit" dhe "Kryeministria perfshim aparatin e Keshillit te Ministrave kabinetin e Kryeministrit, kabinetin e Zevendeskryeministrit dhe kabinetin e Ministrit te Shtetit", ka qënë reagimi i ish-kryetares së Komisionit të Ligjeve dhe ish-këshilltares juridike të Kryeministrit, Zamira Çaka. /S.V
Zamira Çaka: Përfshirja e SHISH në Ministrinë e Brendshme, antikushtetuese
TIRANE- Ka reaguar ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve Zamira Çaka në lidhje me vendimin e Berishës për të kaluar SHISH në varësi të Ministrisë së Brendshme. "Vendimi politik per perfshirjene e SHISH ne M.Brendeshme cenon Kushtetute.
Koncepti i shtetit demokratit te se drejtes eshte fryma qe pershkon teresine dhe nene te vecanta te Kushtetutes.
Ne kete kuader per te shmangur perseritjen e pervojes negative te Sigurimit te Shtetit, te SHIK-ut te viteve 95-97 etj., bazuar ne eksperiencen e shume shteteve europiane dhe USA, mbeshtetur ne rekomandimet e KE, per mos ndertimin e nje sherbimi gjithepushteteshem ekzekutiv qe mund te cenojë lirite dhe te drejtat e njeriut, per te evituar perqendrimin e tepert te pushtetit vetem tek Kryeministri "i forte", ne Kushtetute eshte sanksionuar qe emerimi dhe shkarkimi i Drejtorit te Sherbimit Informativ eshte kompetence e Presidentit te Republikes.
Ne kete fryme sherbimi eshte konceptuar dhe perceptuar si institucion qendror, i depolitizuar, unitar ne llojin e vet.
Pamvaresisht se ky pozicion i SHISH nuk eshte shprehur drejtepersedrejti ne Kushtetute rrjeshtimi dhe pozicionimi ne nenin 92 te saj (kopetencat e Presidentit), ndalon cdo nderhyrje qe cenon kompetencat kushtetuese te Presidentit,
Perfshirja e SHISH ne strukturen e Ministrise se Brendshme perveces cenon Kushtetuten, ul nivelin e sherbimit si institucion qendror, i jep karakter dhe mbulese policore ekzekutive.
Nga permbajtja e nenit 92, germa"f" te Kushtetutes ku percaktohet se "Drejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit emerohet nga Presidenti I Republikes me propozim te Kryeministrit" rezulton:
Shteti Shqiptar ka nje sherbim te vetem informativ shteteror, Misioni i tij eshte vetem informativ, per rrjedhoje perfshirja ne struktura ekzekutive policore i jep domosdo edhe kopetenca ekzekutive qe cenojne misionin informative te tij.
Sherbimi informative ka nje drejtor i cili eshte emertese i Presidentit te Republikes, cenimi i kesaj kompetence cenon Kushtetuten.
Eshte e vertete se disa shtete sherbimin e kane Brenda Ministrise se Brendeshme, por ato kane disa sherbime qe i kane te ndara sipas lloit dhe misionit, ne disa ministri dhe jo te perqendruara ne nje te vetme. SHISH ne dallim nga keto modele eshte unitar, permbledhe sherbimin e brendeshem ne disa lloje dhe ate te jashtem dhe nuk mund te transplantohet ne nje ministri te vetme, cka do te kerkoje domosdoshmerisht ristrukturime, ndarje, etj,. Cdo lloj coptimi apo kalimi i ketij sherbimi ne struktura te tjera ekzekutive per sa permenda me larte cenon dhe shkel Kushtetuten", ka deklaruar dje ish-kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, Zamira Çaka, e cila ka qënë në këtë pozicion edhe në momentin e diskutimit dhe miratimit të Kushtetutës edhe në momentin e miratimit të ligjit për SHIK, me asistencën ndërkombëtare të dyja këto.
S.Vuciterna