Rihanna: Chris, njeri i pashpirt

Rihanna: Chris, njeri i pashpirt

Rihanna sot ndihet e turperuar qe ra ne dashuri me nje tip si Chris Brown, i cili nuk do te ndalte kurre se rrahuri partneren e tij, sepse eshte nje njeri i dhunshem.
Ne nje interviste emocionuese ne ‘Good Morning America’, kengetarja hapi zemren per ate nate shkurti, ku ajo mbeti viktime e nje dhune te ashper.

Fillimisht ajo pranoi se shkak per grindjen ishte nje mesazh mberritur ne celular.

“Sherri perfundoi ne dhune ndaj meje dhe kjo ishte gje shume e shemtuar. E gjithe cfare mendoja ne ato momente ishte: ‘kur do te ndaloje, kur do te ndaloje? Ai nuk kishte shpirt ne sy, vetem zbrazeti”, rrefeu Rihanna, ndersa shtoi se ndjente qe goja t’i mbushej me gjak.

“Nuk kishte asnje menyre qe mund te kthehesha ne shtepi. Nisa te endesha rrugeve me fytyre te pergjakur. Nuk dija cfare te beja”, tha Rihanna.

Duke folur per ribashkimin me Chris vetem pak pas ngjarjes, Rihanna u shpreh se ishte ne nje moment vertete te veshtire.

“Ndihesha e turperuar sepse nuk doja qe njerezit me mendonin se sa poshte kisha rene duke dashuruar nje njeri te tille. Me pas logjikova dhe hodha hapin tjeter”, tha Rihanna. (T.CH)

3r6z1oIC6t4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25954. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25954

Top