Megg
Carpe Diem

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka rikonfirmuar dëshirën e tij për të sjellë në Shqipëri një nga yjet e muzikës botërore.
“Duhet që të kontraktohet një superstar i muzikës. Cili ose cila është do ta zgjidhni vetë, por natyrisht duhet të jetë ai ose ajo që e duan shqiptarët”, ka deklaruar Berisha, i cili ka shprehur edhe preferencat e tij.
“Rihana, Lady Gaga, Shakira. Superstarët duhet të sillen, duhet të bëhet një aktivitet i fuqishëm. Mund të zgjidhet një qytet, si Durrësi apo Vlora, por duhet një eveniment i tillë”, ka shtuar Berisha. /top channel
Lady Gaga apo Shakira koncert në Shqipëri
Gjatë sezonit turistik, qeveria do të kontraktojë edhe një nga superstarët e muzikës botërore. Për emrin e këngëtarit apo këngëtares, Kryeministri Berisha tha se duhet të jenë të rinjtë shqiptarë ata që do ta përzgjedhin. “Mund të jetë Amy Winehouse, Lady Gaga, Shakira apo ndonjë superstar tjetër, këtë do ta përcaktoni. Por duhet të bëhet një aktivitet i fuqishëm dhe për këtë aktivitet mund të përzgjidhet një qytet, që mund të jetë Durrësi, Vlora, apo ku do ta përcaktoni.
Tre vjet më parë, u soll një Dj në Himarë dhe aty vërshuan të rinjtë nga i gjithë Bregu, nga Tirana dhe qytete të tjera, ishte një vërshim i paparë. Për arritjen e kësaj mund të bashkëpunohet me sektorin privat. Zonja Bregu duhet të krijoni një juri me të rinjtë që të votojnë se kë superstar duan të sjellim. Po ashtu, mund të ndihmojë edhe opera direkt ose në bashkëpunim me trupa të tjerë. Ajo që duhet të spikasë në këtë sezon turistik është një angazhim i plotë i yni për veprimtarinë artistike, të organizuara në zonat turistike”, tha ndër të tjera shefi i ekzekutivit.