Ribery: Milan gaboi me shitjen e Gourcuff, po aq sa me Kakà

Albforumi

Primus registratum
Ribery: Milan gaboi me shitjen e Gourcuff, po aq sa me Kakà

gourcuff.jpg

Futbollisti francez, Ribery mendon se një tjetër veprim i gabuar i kuqezinjve ka qenë edhe shitja e Gpurcuff te Bordeaux </p>


Gjatë kësaj vere shumëkush e ka vlerësuar të gabuar shitjen e Kakasë nga ana e Milanit dhe pikërisht mungesën e brazilianit e shohin si pasojë të rezultateve të dobëta të klubit kuqezi në fillim të edicionit.  </p>


Ndërkohë, futbollisti francez, Frank Riberi, i cili është pjesë e Bajernit të Munihut, mendon se një tjetër veprim i gabuar i kuqezinjve ka qenë edhe shitja e Gorkufit. “Kaka është një futbollist i shkëlqyer, në të cilin bazohet loja e klubit dhe kombëtares së tij. Por, askush nuk e përmend veprimin po aq të gabuar të Milanit, kur e shitën Joan Gorkufin”, ka thënë Riberi.  </p>


Mesfushori 23-vjeçar francez, Gorkuf erdhi në Milan në vitin 2006, por nuk arriti të ambientohet në Milan. Ai në edicionin e kaluar luajti si i huazuar te Bordo, kurse gjatë kësaj vere klubi francez e bleu kartonin e tij nga Milani. “Duke luajtur me Grokufin së bashku në kombëtare, e kam ndjerë shpirtin e Zidanit në fushën e gjelbër. Loja e tij është e shkëlqyer. Ai mund të shkëlqejë po aq sa Zidani”, ka thënë Riberi.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=902. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=902
 
Top