Riberi rrëfehet për problemin në Bajern

Riberi rrëfehet për problemin në Bajern

franck_ribery_-150x150.jpg
Pasi kishte lënë të kuptohej mjaft herë se ishte i gatshëm të transferohej nga Bajern i Mynihut te Real i Madridit, Frank Riberi ka treguar shkakun e vërtetë. Francezi ka thënë në revistën Frons futboll se për herë të parë nuk merret vesh me një trainer të ri, duke iu referuar holandezit Luis Van Gal. Riberi ka treguar se raportet e tij me trainerin janë ekskluzivisht profesionale, dhe se ndërmjet tyre nuk ka asnjë afeksion. Riberi ka lavdëruar ish-trainerin Otmar Hitcfild, të cilin e ka quajtur një xhentëllmen të vërtetë. </p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21973. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21973
 
Top