REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

nik nika

Primus registratum
REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

NUK JAM DUKE BERE SHUME KOMENTE PER REFUZIMIN REZOLUTES NGA ANA SOCIALISTEVE SEPSE NUK ESHTE SURPRIZE PER MUA POLITIKA E TYRE DHE NE PERGJITHESI AJO SHQIPTARE NDAJ CESHTJES CAME PO A KA ME TURP NE BOTE ME C'FARE NDODH NE SHQIPERI?
PO BEHEN 60 VJET DHE SHTETI SHQIPTAR AKOMA PRET?
 

nik nika

Primus registratum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

REZOLUTA PER CAMERINE NDRYSHOHET DHE ZVARRITET.POLITIKANET QE JANE NE PUSHTET NUK BEJNE ASNJE VEPRIM PA MARRE MIRATIM NGA GREKU.
NJE TELLEFONATE MERR GRAMOZ RUCI NGA GREQIA DHE BLLOKON PARLAMENTIN SHQIPTAR.
TURP PER SHQIPTARET DHE SHQIPERINE.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

explorer shkruaj me shkronja te vogla. e ben leximin ndaj teje me te kollajte. faleminderit.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

Ti thu per rezoluten ndaj çamerise po ktu po del se Geixh&Nano don per pak kohe edhe ne Sarande me na ba me shku me vize.Urime atij ish agjentit qe i ka nxjerre planet e fshehta te takimit me minoritaret
 

nik nika

Primus registratum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

dhe se fundi turpi hahet me kuke, tradhti kombetare ,gjunjezim kundrejt greqise.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

Eksplorer nuk mendoj se konfliktualiteti ne kete rast mund te na zgjidhi pune.Eshte e vertete se ne Kosove e Maqedoni dha rezultate shume te mira. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> Po Greqia esht vend ne Nato e EU kur ne nuk jemi ne asnjeren.Ka ardh koha te msojme te jemi atdhetare dhe dinake ne te njejten kohe. Greket tmerrohen nga forcimi dhe bashkimi i Shqiperise prandaj edhe investuan ne te gjitha menyrat duke filluar nga futja e Zane Causheve dhe depertimit ne te gjitha fushat e ekonomis.Pushtim i gjithanshem.Pra Grekun e ke brenda s'ka logjike te hysh ne konflikt me te jashtmin pa eliminuar te brendshmin.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

Fatos Nano dhe Igli Toska përgjakin çamët


Me urdhër të kryeministrit Nano dhe të ministrit të Rendit, Igli Toska, forca të shumta policore dhe të Gardës që kishin rrethuar Kuvendin ushtruan dhunë barbare mbi qindra anëtarë dhe simpatizantët e Shoqatës Politiko-Atdhetare "Çamëria", të cilët ishin mbledhur në një tubim paqësor për të sensibilizuar legjislativin shqiptar rreth çështjes së pronave të tyre. Gjatë gjithë paradites së djeshme ata kanë protestuar para Parlamentit, duke kërkuar që Kuvendi të miratonte Projektrezolutën për çështjen e tyre. Për këtë ata madje edhe kanë besuar e shpresuar, po këtë herë janë zhgënjyer. Rrëzimi në mesditë nga mazhoranca socialiste me forcën e kartonave i Projektrezolutës për çështjen çame shkaktoi reagimin e menjëhershëm të protestuesve, të cilët hodhën parrulla kundër qeverisë dhe kryeministrit Nano, por ky reagim ka ndeshur në dhunën shtazarake të policëve, të cilët të urdhëruar nga kreu i tyre Igli Toska, përgjakën protestën. Protestuesit hodhën parrulla si "Parlamenti i turpit", "Parlament grek" si dhe parulla të tjera kundër kryeministrit Nano. Ndaj pjesëmarrësve në këtë tubim paqësor u përdorën forca policore, shkopinjtë e gomës dhe qytat e armëve të policëve e gardistëve, ndërkohë që dhjetra protestues u rrëmbyen forcërisht nëpër furgonët e specialeve. Pak metra larg Parlamentit kur ndodhi përplasja e parë me policinë protesuesit filluan të shpërndaheshin, ndërkohë që furgonët e policisë kanë shoqëruar dhjetra protestues në komisariate. Mes të ndaluarve nga policia ishte edhe kryetari i kësaj shoqate, Servet Mehmeti, i cili është mbajtur për disa orë në Komisariatin Nr.1 të kryeqytetit. Sipas burimeve policore janë shoqëruar rreth 15 persona për në ambjentet e izolimit të Komisariatit Nr. 1 të Tiranës.

Forca të shumta të policisë së kryeqytetit kanë ndërhyrë brutalisht mes protestuesve për të mos lejuar më grumbullimin e tyre. Pas masakrës policore në qendër të kryeqytetit protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë protestat në gjithë Shqipërinë. Zyrtarisht në vendin tonë llogariten të jenë 205 mijë çamë. Krerët e Shoqatës Politike-Atdhetare "Çamëria" deklaruan se ata që u përgjakën dje nga policia shqiptare para Parlamentit nuk kërkojnë as tjetërsim kufijsh dhe as shqiptarizim të Greqisë së veriut, por ata kërkojnë një të drejtë universale që u është mohuar prej dekadash. Deputetët socialistë që me abstenimin e tyre bënë që të rrëzohej Projekrezoluta për çështjen çame dhe ata të PBDNJ që votuan kundër saj dëshmuan mungesë të qartë vullneti për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ndoshta dhe për këtë arsye krerët e Shoqatës "Çamëria" kanë akuzuar deputetët e PS për tradhëti kombëtare, ndërsa janë konfrontuar me forcat e rendit.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

Socialistët rrëzojnë projektrezolutën për çështjen çame


Projektrezoluta për çështjen çame u rrëzua dje në Parlament, pas qëndrimit abstenues që mbajti shumica e deputetëve të Partisë Socialiste. Në Kuvend kanë qenë 55 abstenime të deputetëve socialistë, tre vota kundër të Grupit parlamentar të PBDNJ dhe një votë kundër e deputetit socialist Vangjel Tavo që rrëzuan Projektrezolutën, ndërkohë që 53 deputetë të PD dhe të partive të tjera opozitare votuan pro saj. Grupet parlamentare të opozitës votuan në bllok për miratimin e kësaj rezolute, ndërkohë që për miratimin e saj votuan edhe disa deputetë socialistë. Para votimit kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, kërkoi nga socialistët të sqaronin arsyet e ndryshimit të qëndrimit të PS-së ndaj Rezolutës, por kreu i Parlamentit, Servet Pëllumbi, nuk e lejoi këtë duke u shprehur se qëndrimin e tyre do ta përcaktonte votimi. Nënkryetari i PD-së u ka bërë thirrje deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit për miratimin e Rezolutës me konsensus, ndërkohë që socialistët nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë lloj komenti. Gjithësesi burime pranë PS-së pohojnë, se krerët socialistë përpiqen ta justifikojnë këtë qëndrim si mbrojtje që u bëhet emigrantëve shqiptarë në Greqi, pasi një rezolutë e tillë sipas tyre mund të shkaktonte reaksione në Athinë. Disa kohë më parë deputetët socialistë janë shprehur në mbështetje të Projektrezolutës, por pozicioni i tyre ndryshoi para tre ditësh pas një kërkese ultimative të kryeministrit Nano. Shefi i ekzekutivit shfrytëzoi mbledhjen e radhës të parlamentarëve socialistë për ta cilësuar Projektrezolutën për çështjen çame si mjaft provokuese. Sipas kreut të mazhorancës socialiste mënyra e hartimit të Projektrezolutës është një eksplozion që cënon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Parlamenti një javë më parë kishte konsensusin e deklaruar të të gjitha grupeve parlamentare për miratimin e kësaj Projektrezolute. Sipas iniciuesve dhe firmëtarëve të saj, Rezoluta edhe pse në dukje krejt formale do të ishte i pari dokument politik i legjislativit shqiptar, i cili do të shprehte zyrtarisht interesimin e shtetit për këtë pjesë të popullsisë, e cila në vitet '44-'45 u dëbua me dhunë nga tokat e saj në Çamëri. Rezoluta u propozua nga Grupi parlamentar i Ballit Kombëtar dhe për të mbërritur deri tek debati në Kuvend pësoi një sërë retushimesh. Dhe megjithatë edhe dje nuk mundi të grumbullojë shumicën e votave të deputetëve.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

Çamëria: Rrëzimi i projektrezolutës, tradhëti kombëtare


Drejtuesit e Shoqatës Politike-Atdhetare Çamëria rrëzimin e Projektrezolutës e kanë cilësuar një turp dhe tradhëti kombëtare të mazhorancës. Ata theksuan se protestat nuk do të ndalen deri në njohjen e të drejtave të tyre.

Deputetët e mazhorancës dëshmuan sot se janë në shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë së tyre. Ky është një veprim antishqiptar, antikombëtar dhe në veçanti në kurriz të popullit çam. Kjo do të thotë që edhe pas 60 vjetësh populli i krahinës së Çamërisë dhe komuniteti çam në Shqipëri pësuan një goditje të dytë, deklaroi për mediat Servet Mehmeti, kryetar i Shoqatës Çamëria. Sipas tij, askush nuk mund të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij siç ka ndodhur me popullsinë çame. Kreu i Shoqatës Çamëria theksoi gjithashtu se Rezoluta ishte një vlerësim i Kuvendit të Shqipërisë dhe se zgjidhja e këtij problemi do të ndihmonte pozitivisht në zhvillimin e sigurisë dhe bashkëpunimin paqësor rajonal.

Në të njëjtën linjë edhe nënkryetari i kësaj shoqate, Sulejmani, konkludon se rrëzimi i Rezolutës nuk është gjë tjetër veçse një turp i madh i Parlamentit dhe i parlamentarëve shqiptarë që kanë marrë edhe votat e çamëve. Në këtë kuptim, ai thekson se çamët nuk do ta ndalin luftën asnjëherë për të kërkuar të drejtën. Nënkryetari i Shoqatës Politike- Atdhetare Çamëria, Sulejmani ka dënuar gjithashtu përdorimin e dhunës policore ndaj protestuesve dhe arrestimet e paligjshme pas protestës së djeshme. Sipas tij, çamët do vazhdojnë luftën në vazhdimësi brenda normave të sanksionuara në Kartat Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

Votimi ne seancen e djeshme per projekt-rezoluten came u duk hapur nje ndikim i qarqeve greke ne politiken shqiptare. Madje nje gje te tille e ka pranuar vete kryeministri, Fatos Nano ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se, kur u shpreh qarte se nese miratohet kjo rezolute, "dilni pritni emigrantet ne kufi". Edhe pse ambasada greke e ka mohuar ndikimin e saj tek PS, para pak kohesh ka qene pikerisht kjo ambasade qe ne emer te qeverise greke ka hartuar nje note proteste, e cila u eshte dorezuar socialisteve per ta vene ne zbatim ate. Burime te selise roze theksojne se kjo proteste eshte ne formen e nje urdhri, ose me sakte presioni per te mos miratuar ne parlament ligjin per popullsine came. Kjo ceshtje eshte ngritur ne parlament qe ne qershorin e vitit te kaluar por akoma nuk ka marre pergjigje nga vete socialistet. Ceshtja e popullsise came eshte diskutuar shume here nga ana e deputeteve dhe eshte kerkuar qe ajo te zgjidhet nga qeveria shqiptare, e cila duhet te percaktoje para pales greke qendrimin e saj lidhur me kete ceshtje. Gjate muajit qershor te vitit te kaluar nga ana e Kuvendit eshte marre ne shqyrtim ceshtja e marrdhenieve mes dy vendeve si pasoje e hapjes se problemit te ngritjes se zones ushtarake ne zonen e Bisht-Palles me ane te financimeve te qeverise greke. Per te lejuar realizimin e nje investimi te tille, deputetet kerkuan qe te hiqet ligji ekzistues mes Shqiperise dhe Greqise per luften, i cili nuk eshte hequr qe nga fundi i Luftes se dyte Boterore.
 

the hitman

Primus registratum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

nga postimi i mesiperm duket se nje rreze drite arsyeje po hyn ne trurin e mykur te simpatizanteve te malokut.sic tha edhe fatos nano,nese miratohet nje rezolute e tille,te dalim te presim emigrantet ne kufi.si do tjua justifikonim atyre kthimin ne shqiperi? ne jemi te pafuqishem perbale presioneve greke.mund te ushtrojne shantazh kur te duan duke perdorur karten e emigranteve.me vone mund te piqen kushtet per nje perfshirje te drejperdrejte zyrtare te shtetit shqiptar ne kete problem.
 

altinzaka

Primus registratum
Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE

shqipetare bojkotoni prodhimet greke qe shiten ne shqiperi
thumbsup.gif
e vetmja menyre per te ndalur espansionin greke ne shqiperi..
wave.gif
 
Top