Re: REZOLUTA PER CAMERINE DHE POLITIKANET SHQIPTARE
Fatos Nano dhe Igli Toska përgjakin çamët
Me urdhër të kryeministrit Nano dhe të ministrit të Rendit, Igli Toska, forca të shumta policore dhe të Gardës që kishin rrethuar Kuvendin ushtruan dhunë barbare mbi qindra anëtarë dhe simpatizantët e Shoqatës Politiko-Atdhetare "Çamëria", të cilët ishin mbledhur në një tubim paqësor për të sensibilizuar legjislativin shqiptar rreth çështjes së pronave të tyre. Gjatë gjithë paradites së djeshme ata kanë protestuar para Parlamentit, duke kërkuar që Kuvendi të miratonte Projektrezolutën për çështjen e tyre. Për këtë ata madje edhe kanë besuar e shpresuar, po këtë herë janë zhgënjyer. Rrëzimi në mesditë nga mazhoranca socialiste me forcën e kartonave i Projektrezolutës për çështjen çame shkaktoi reagimin e menjëhershëm të protestuesve, të cilët hodhën parrulla kundër qeverisë dhe kryeministrit Nano, por ky reagim ka ndeshur në dhunën shtazarake të policëve, të cilët të urdhëruar nga kreu i tyre Igli Toska, përgjakën protestën. Protestuesit hodhën parrulla si "Parlamenti i turpit", "Parlament grek" si dhe parulla të tjera kundër kryeministrit Nano. Ndaj pjesëmarrësve në këtë tubim paqësor u përdorën forca policore, shkopinjtë e gomës dhe qytat e armëve të policëve e gardistëve, ndërkohë që dhjetra protestues u rrëmbyen forcërisht nëpër furgonët e specialeve. Pak metra larg Parlamentit kur ndodhi përplasja e parë me policinë protesuesit filluan të shpërndaheshin, ndërkohë që furgonët e policisë kanë shoqëruar dhjetra protestues në komisariate. Mes të ndaluarve nga policia ishte edhe kryetari i kësaj shoqate, Servet Mehmeti, i cili është mbajtur për disa orë në Komisariatin Nr.1 të kryeqytetit. Sipas burimeve policore janë shoqëruar rreth 15 persona për në ambjentet e izolimit të Komisariatit Nr. 1 të Tiranës.
Forca të shumta të policisë së kryeqytetit kanë ndërhyrë brutalisht mes protestuesve për të mos lejuar më grumbullimin e tyre. Pas masakrës policore në qendër të kryeqytetit protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë protestat në gjithë Shqipërinë. Zyrtarisht në vendin tonë llogariten të jenë 205 mijë çamë. Krerët e Shoqatës Politike-Atdhetare "Çamëria" deklaruan se ata që u përgjakën dje nga policia shqiptare para Parlamentit nuk kërkojnë as tjetërsim kufijsh dhe as shqiptarizim të Greqisë së veriut, por ata kërkojnë një të drejtë universale që u është mohuar prej dekadash. Deputetët socialistë që me abstenimin e tyre bënë që të rrëzohej Projekrezoluta për çështjen çame dhe ata të PBDNJ që votuan kundër saj dëshmuan mungesë të qartë vullneti për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ndoshta dhe për këtë arsye krerët e Shoqatës "Çamëria" kanë akuzuar deputetët e PS për tradhëti kombëtare, ndërsa janë konfrontuar me forcat e rendit.