Rezart Taçi: Nuk e godita Bazen, e ndava nga sherri
Biznesmeni Rezart Taçi mohon në mënyrë kategorike të ketë goditur gazetarin Mero Baze. Gjatë dëshmisë së fundit për hetuesit e çështjes, Taçi ka këmbëngulur se nuk ka goditur asnjë person, por kanë qenë dy punonjësit e tij ata që kanë qëlluar ndaj botuesit të gazetës “Tema”. Dëshmia është shënuar në procesverbalin e organit të akuzës dhe do të verifikohet me pretendimet e gazetarit Mero Baze. Thëniet do të krahasohen me njëra-tjetrën. Ndërkohë organi i prokurorisë ka evidentuar se dy personat e tjerë që shoqëronin biznesmenin nuk kanë qenë badiguardë. Njëri prej të arrestuarve është shef i departamentit të shitjeve në kompaninë “Taçi Oil”, ndërsa personi tjetër është shofer në këtë departament. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë për gazetën se hetimet janë drejt fundit dhe brenda dy javëve dosja mund të shkojë në gjykatë. Në të janë shënuar dëshmitë e gazetarëve që shoqëronin Bazen dhe personave që ishin në shoqërinë e biznesmenit. Sipas të dhënave, Taçi ka deklaruar se “nuk kam qenë në një tavolinë me dy personat që kanë sulmuar gazetarin”. “Kam qenë në një tavolinë tjetër dhe kur i kam parë që po përlesheshin me Bazen jam ngritur dhe i kam ndarë. Në një moment kam arritur ti ndaj, por njëri prej tyre u kthye prapë dhe e goditi dhe situata më doli jashtë kontrollit”, ka shtuar Taçi. Ndërkohë, në prokurori ka mbërritur akt-ekspertimi mjekoligjor, në të cilin thuhet shprehimisht se Mero Baze “ka dëmtime të tjera me dashje, me raport 9 ditë”. Sipas akuzës, ekspertiza ka përcaktuar se dëmtimet në trupin e Bazes nuk mund të quhen plagosje, pasi plagosja konsiderohet me raport mbi nëntë ditë. Disa ditë më parë, biznesmeni Rezart Taçi, nëpërmjet dy avokatëve Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, ka depozituar një kallëzim penal ndaj gazetarit Mero Baze, nën akuzën e fyerjes dhe goditjes. Si provë që faktojnë se Baze ka fyer dhe goditur biznesmenin, avokatët kanë paraqitur deklaratat e personave që gjendeshin në lokalin ku ndodhi sherri. “Personat që ndodheshin në lokal kanë dëshmuar se gazetari Baze ka fyer dhe goditur biznesmenin Rezart Taçi”, deklaroi avokati Maks Haxhia. Sipas tij, deklarimet i janë servirur prokurorisë, ndërsa vendimin e Gjykatës së Tiranës për masën “burg pa afat” për Taçin e ka ankimuar.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26201. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26201