ValmirM
Webmaster
Kumtesë e lexuar me 26 Maj 2011, në përvjetorin e tridhjetë të demonstratave të vitit 1981 në Therandë. (1 / 2)
Duhet ta dinë të gjithë, se historia është ajo që ka ndodhur dhe jo ajo që kemi dëshirë të ketë ndodhur.
Demonstratat e vitit 1981 nuk do të merrnin përmasa kaq të mëdha dhe të trajtohen si revolucion, sikur të mos kishin vepruar gjeneratat para shpërthimit të tyre. Si në gjithë hapësirën kombëtare nën okupimin e ish-Federatës Jugosllave, po ashtu edhe në Komunën e Therandës ishte grumbulluar mllefi i shqiptarëve dhe kjo u pa me vazhdimësinë e saj deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rrethanat politike që i paraprinë demonstratave të vitit 1981
Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Komuna e Therandës do të përballet me pushtetin e instaluar kundërkombëtar, sepse në rrethinën e saj nuk kishte pasur kurrë pushtet të mirëfilltë, që do të mbështetej nga masa, sepse fshatarësia e saj e siguronte bukën e gojës me punën e vet dhe nuk kishte nevojë të mbështetej në pushtet. Kjo u ndie edhe gjatë e pas lufte.
Goditjen e parë therandasit do ta marrin me mobilizimin e qytetarëve për në frontet e Sremit e Dubrovnikut, ku në plojën e Tivarit do të pësojnë më së shumti, sepse pjesa dërmuese e përbërjes së Eshalonit të Dytë, i cili u masakrua, ishin nga kjo komunë.
Goditja e dytë i bëhet në aksionin e grumbullimit të të gjitha të mirave materiale, që pushteti i atëhershëm e arsyetonte me pjellshmërinë e tokës dhe kushtet e përshtatshme për majmërinë kafshëve e shpezëve.
Goditja e tretë do të bëhet në torturat që do të pësojnë therandasit në “aksionin grumbullimit të armëve”, ku gjeti vdekjen edhe Jetë Kuçi – Mushtishti.
Duke u përballur me pushtetin e ri të krijuar, fshatarët pranuan që të gjenin mbështetje te nacionalistët, të cilët haptas ishin ngritur dhe do të krijohej terren i përshtatshëm për veprimtari atdhetare. Aktivitetin e vet do ta zhvillojnë dy personalitete të mëdha të kohës, siç ishin Kapedan Shefqeti dhe Ibrahim Lutfiu, madje i dyti do të veprojë gjer në flijim, në vitin 1950.
Bërthamën e parë të veprimtarisë ilegale do ta përbënin Shaban Mazreku dhe Zenun Kepa, si dëshmor i pari, i cili para familjes e bashkëfshatarëve do të torturohet mizorisht deri në vdekje dhe me qëndresën e tyre yshtën edhe të tjerët të bëheshin parzmore e çështjes kombëtare. Shumë shpejtë do të themelohet Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, që në radhët e saj, përveç Shabanit me vëllezër, do të hyjnë Zekë Bajraktari gjithashtu me vëllezër e kushërinj dhe qytetarë tjerë nga fshatrat tjera të kësaj Komune. Kjo lëvizje veprimtarinë e vet do ta ndërpres me burgosjen e Destan dhe Jashar Bajraktarit në vitin 1957 dhe do të pasojë periudha tjetër.
Informbyroja, si gjithkund në Shqipërinë e robëruar, edhe në Therandë do të ndikojë dhe do të burgosen Zenun Gashi, Xhemajli Gashi dhe Nez(ir) Grejqevcin.
Në rrethana ende të pa sqaruar mirë do të vritet edhe Jakup Shaban Jakupi nga Mushtishti në vitin 1952. Po në këtë vit do të burgoset Nezir Gashi, Rifat Kuçi.
Veprimtaria e këtyre të apostrofuarve gjeti mbështetje në masë dhe ata që ishin gjallë, kudo që shkonin kishin respektin e merituar, sepse pushteti vepronte haptas kundër tyre edhe pas kryerjes së dënimeve. Me një fjalë, ishte krijuar mentaliteti i kundërshtimit të guximshëm dhe kudo nëpër çarqe fshatarësh merreshin si shembull i veprimit, guximit dhe qëndrueshmërisë.
Po në këto anë do të gjejë mbështetje për veprimtari ilegale edhe Kadri Halimi e Ali Aliu – Preshevë në vitin 1962, e cila do të ndikojë edhe më tepër në syçelëti dhe forcimin e qëndresës për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Kjo veprimtari ilegale nga intelektualët e kohës do të mbështetet më vonë edhe nga rinia shkollore dhe në vitin 1964 kemi burgosjen e nxënësve të Shkollës Normale në Prizren, që bartës të kësaj veprimtarie kombëtare nga kjo Komunë do të jenë: Haxhi Zyba, Hysen Bukoshi dhe Shefki Muqaj.
Të gjithë këta veprimtar që kishin zhvilluar aktivitet ilegal për çështje kombëtare, do të lindin vitin 1968, si vit i kushtrimit mobilizues për kauzën kombëtare. Me 8 Nëntor 1968 do të shpërthejë demonstrata e fuqishme, ku për herë të parë do të valëvitet flamuri kombëtar kuqezi, krahas parullave të brohoritura: “Universitet dhe Republikë”. Organizator i kësaj demonstrate do të jetë Haxhi Bajraktari, ndërsa në mesin e nxënësve të shkollave të mesme do të jenë Muharrem Elshani, Nexhat Kuçi dhe Afrim Morina dhe këta të dy të fundit, do të përjashtohen nga lidhja e rinisë (lexo: nga procesi mësimor), por pas bojkotit të mësimit për tre ditë, nga nxënësit e gjimnazit dhe normales- paralele të ndara, do të rikthehen në bankat shkollore. Kjo demonstratë, e bërë publike, për herë të parë do nxjerrë në shesh edhe aktivistët e UDB-së: Ramadan Fondën, Remzi Kolgecin dhe Gani Bllacën. I pari e heq flamurin nga shtylla ku ishte vendosur dhe dy të tjerët do të merren me diferencimin dhe përjashtimin e nxënësve nga shkolla, njëri në cilësinë e Kryetarit të Rinisë dhe tjetri në cilësinë e përgjegjësit të paraleleve të ndara të gjimnazit. Ndërsa për demonstratën e zhvilluar në Prishtinë do të përndiqen Izet Baraliun, Mazllum Baraliun, Haxhi Papajn – Shala dhe Osman Zajmin.
Në vitin 1970 do të dënohen për kundërvajtje një grup studentësh therandasë: Gafur Kabashi, Musli Kuçi, Ali Kuçi etj., sepse kishin festuar 28 Nëntorin, ditën e mëvetësisë së Shqipërisë.
Në këtë vëllim të aktivitetit gjysmë ilegal do të arrestohet Afrim Morina, në vitin 1974, por në mungesë faktesh do të lirohet nga ndjekja penale.
Në vitin 1975 do të burgoset për herë të dytë Nezir Gashi me Nuhi Kuçin, Gafur Kabashin dhe Muharrem Elshanin dhe në mungesë të fakteve këta tre të fundit nuk do të ndiqen penalisht.
Rinia studenteske e therandasve do të lidhen me Nezir Gashin e Destan Bajraktarin në Prishtinë, nga të cilët do të marrin edhe orientime për të shtrirë rrethin e vet të organizimit.
Qarkullimi i literaturës ilegale
Viti 1968 do të jetë vit i kthesave të mëdha, qoftë në orientimin e rinisë në rrugën vetëmohuese për çështjen kombëtare, në pasurimin e saj me letërsi ilegale kombëtare dhe organizimin e formave të ndryshme të aktiviteteve kulturore kombëtare. Do të shkëmbehet letërsi ilegale nga Afrim Morina e Nexhat Kuçi në mes profesorëve: Avdullah Thaçit, Hysni Shehut, Bajram Kurtit, Habib Ahmetit e Xhevat Krasniqit, si dhe me Beqir Elshanin e Haxhi Papaj – Shala, e ndonjë tjetër. Në shkollën fillore “Vëllazërim-bashkim” do të funksionojë grupi letrar “Naim Frashri” nën udhëheqjen e Profesor Ramadan Shalës. Të gjitha këto veprimtari që zhvilloheshin, zgjeronin rrethin e ndikimit të artikulimit të çështjes kombëtare.
Manifestimi i 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut dhe liberalizimi pak a shumë i revistave shqiptare, ku brenda ballinave mund të lexohej për histori kombëtare, do të ngjallë kureshtjen për të hulumtuar edhe më tepër për dëshmorët e kombit dhe bëmat e tyre.
Që nga viti 1970 letërsia dhe revistat letrare do të vinin nga një ushtarak i Tiranës (3) , që përcillte kontingjentet e pemëve, perimeve, rrushit etj. dhe kjo literaturë, tash më me sasi, jo vetëm lexohej e shpërndahej, sipas motos, por kishte mundësi edhe të jetë pronë e atyre që merreshin me analiza. Bujë të madhe do të bëjë edhe romani i Adem Demaçit, që ishte dënuar politikisht për herë të dytë, “Gjarpijt gjakut” dhe disa revista letrare, të cilat lexuesit ilegal mund t’i këmbenin ndër vete përmes bibliotekarit të Bibliotekës së Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, Beqir Elshani. Letërsi ilegale vinte edhe nga Hysen Gega, punëtor në Gjermani dhe përmes Ali Ahmetit nga Botusha, mësues në Maqitevë, do të përhapej te nxënësit nga Halil Krasniqi e Mejdi Gega. Ramadan Shala tregon se Gjimnazi i Tharandës është institucion i parë shkollor që bibliotekën e ka furnizuar me revista letrare nga Tirana, falë ndihmës së Beqir Elshanit. Ishte një fitore e madhe që nxënësit shqiptarë për herë të parë në vitin 1973 mund të lexonin revistat shqiptare: “Nëntori”, “Shkenca dhe jeta”, Studime filologjike” dhe “Studime historike”.
Ndikim të madh do të bëjë edhe Radio Kukësi me këngë folklorike dhe me ngjarje të historisë kombëtare, Televizioni Shqiptar me: Fjala artistike në ekran, drama, etj., që për fat mbulonte këtë regjion.
Me 1978 do të vihen kontaktet me sekretarin e ambasadës së Shqipërisë në Beograd- Tomën, përmes të cilit, jo vetëm se sigurohet literaturë, por do të informohen edhe për rrjedhat politike në Shqipëri në Jugosllavi e Kosovë, por edhe për aktivitetin politikë të mërgatës. Po këtë vit do të bëjë bujë edhe manifestimi i njëqind vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Po në vitin 1970 do të themelohet shoqëria kulturore artistike “Sythi i ri” me nismën e Gafur Kabashit, që më vonë do të njihet me emrin “Jehona”
Viti 1975 do të bëjë edhe një hap përpara në kalitjen e rinisë, jo vetëm shkollore, por edhe studenteske. Me nismën e Afrimit dhe mbështetjen e Sherif Gashit e Ramadan Shalës do të themelohet shoqata letrare “Elena Gjika”, e cila do të ketë sektorin letrar dhe dramatik, e, ku do të angazhohen: Bislim Elshani, Ibrahim Shala, Fadil Vata, Halil Krasniqi, Ymer Bala, Rexhep Morina, Halil Morina, Ferat Morina, Ramadan Ramadanaj, Drita Lumi, Milajete Bektashi, Fadilete Shala, Islam Spahiu, Ragip Syla, Beqir Bekteshi e shumë të tjerë, që bashkë me “Afërditën” e Mushtishtit dhe “Përparimin” e Studnçanit do të zgjerojnë ndikimin e vet atdhetar edhe jashtë Komune. Do të këndohen këngë, do të përgatitën shfaqje dramatike, do të përgatiten recitale e lexohen punime letrare shumë të fuqishme e të frytshme kombëtare. Ramadan Reshitaj, gazetar, me rastin e vdekjes së Titos, në një analizë për “Rilindjen” shkruante, po e parafrazojë, se gjatë jetës së vetë kjo shoqatë ka shfaqur shumë drama dhe në orën e fundit letrare nga dyzetë poezi nuk është lexuar asnjë për Titon, madje nuk është mbajtur as një minutë heshtje, por të gjitha kanë qenë me karakter nacionalist, përveç një poezie për dashurinë.
Në viti 1979, do të Burgoset Ibrahim Shala, Besim Baraliu, Rrahman Llugaxhiu, Sadik Halitjaha, e do të merren në biseda informative Sadik Halitjaha, punëtor në “Ballkan”, Fadil Vata, Halil Krasniqi, Fadilete Shala, Drita Lumi e ndonjë tjetër nxënës të shkollës së mesme – Gjimnazit. Në vitin 1980 burgoset Ali Ahmeti, ndërsa nga organet e UDB-së do të merren në bisedë informative edhe Fadil Ndreca e Medi Gega. Po në këtë vit burgosen Hysen Gega, një veprimtar i ngushtë i Jusuf Gërvallës dhe Riza Vataj, kryetar i shoqatës “Vatra” të studentëve shqiptar në Zagreb. Këto tri ngjarje bënë jehonë të madhe te shqiptarët e kësaj treve.
Viti 1981 kishin të përgatitur tabanin kombëtar te therandasit (4)
Të gjitha këto sa u thanë më lart, kanë krijuar tabanin kombëtar dhe demonstratat e vitit 1981 morën karakterin e revolucionit në gjithë hapësirën kombëtare në ish-Jugosllavi.
Demonstratat e 11 Marsit 1981 edhe pse kishin karakter social, e alarmuan kreun e shtetit Jugosllav, sepse kishte informacione për pakënaqësinë e shqiptarëve, të cilat ishin të theksuara me vizitën e Titos në vitin 1979, sidomos në Prizren, e cila pa vullnetin e Tij, u ndërpre në Kosovë.
Ishin të angazhuar në ilegale edhe Ruzhdi Gashi si student në Prishtinë, Basri Zuka, punëtor kontabiliteti në Ferizaj dhe Alush Shala, bujk nga Hoqa e Rahovecit, e ndonjë tjetër.
Ndërhyrja brutale me 25 e 26 Mars në Prizren dhe Prishtinë shtoi revoltën, sepse në këto demonstrime u kërkua edhe Republika, që tashmë ishte artikuluar bukur mirë në masë. Në Prishtinë do të marrin pjesë Ruzhdi Gashi e ndonjë tjetër, ndërsa në Prizren do të janë të angazhuar Mejdi Gega, Ymer Balaj, Nexhmije Demiri dhe Fatmir Zekolli. Të gjitha këto ngjarje përcilleshin nga aktivistët e ilegales, duke analizuar se si të veprohet në këtë situatë të krijuar, sepse bartnin dy përgjegjësiedhe të
1. heshtjes edhe të
2. orientimit të gabuar të politikës.
Tre prilli do të gdhij me qytet-rrethime në gjithë Kosovën, por edhe me izolantët e parë, e, në mesin e tyre do të jenë Nezir Gashi e Haxhi Zyba. Po me atë datë do të vendoset një lajmërim nga ana e drejtorit të gjimnazit – Rahman Zeqirajt, me të cilin i ndalohej Afrimit të hynte në këtë objekt shkollor. Po në këtë datë do të bisedojnë Afrimi dhe Hazir Morina për të ndërmarrë veprime konformë situatës së krijuar dhe pas dy apo tri ditësh mendimit të tyre do t’i bashkëngjitet edhe Halil Morina. Në një bisedë që zhvillon Afrimi me Sajdi Gegën, ky i dyti paraqet gatishmërinë për të vepruar. Do të angazhohen edhe nxënësit si Mejdi Gega, Zyrafete Morina, Emerllah Krasniqi, Ismail Morina, (ky do të torturohet fizikisht, në polici, nga pasditja deri në orët e vona të natës, duke i bërë presion të tregojë për veprimtarinë e Afrimit). Me bashkëngjitjen e Bislim Elshanit këtij grupi, do të vihen kontakte edhe me motrën e Tij – Shemsijen, e cila ishte aktive në të gjitha demonstratat që ishin zhvilluar në atë kohë dhe rrethi i studentëve therandas do të zgjerohet. Hazirit propozon për aktivizimin e Hazir Balajt dhe Asllan Beqirajt në kryesi, me pak dilema do të pranohen. Afrimi propozon Halit Demiri t’iu bashkëngjitet dhe kjo pranohet nga të tjerët.