Revista Spekter boton artikullin nga Shendetiplus.com

shendetiplus

Primus registratum
Revista Spekter boton artikullin nga Shendetiplus.com

Ne numrin 191 te Revistes Spektri u botua nje artikull me teme 10 Hapa per nje Trup me te Bukur. Artikulli u botua si origjinal nga Spektri por ne fakt ky artikull u botua per here te pare nga une tek parajsa.com e pastaj tek agimi.com dhe me se fundi ne websitin tone shendetiplus.com
Une e shkrova kete artikull ne vitin 2001 per parajsen per te perhapur fitnesin dhe stervitjen.
Nuk me ngeli hatri nga Spektri sepse me vjen mire qe e konsiderojne artikull te mire dhe e botojne, thjesht me vjen keq qe ato e shiten pa kompensuar autorin apo pa i bere reklame faqes tone ne web. Gjithashtu dhe gjithe emailat e mi per tu lidhur me Spektrin nuk u pergjigjen. Kjo verteton dhe me teper autenticitetin e artikullit dhe menyrat jo te ndershme te marrjes se artikujve pa leje nga nje revister si Spektri.
Artikullin origjinal mund ta gjeni tek shendetiplus.com por ja ku eshte versioni i edituar i Revistes Spekter:
Ja 10 hapa të thjeshtë për të ndihmuar tranformonin e trupit të vjetër, në një të ri me të shëndetshëm.

Hapi 1.
Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për uje është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shplan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe brylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për ç'do 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

Hapi 2.
Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, bile karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe japin me shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë amino acide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është mëse e mjaftueshme. Me pak fjalë, një porcion ushqimi duhet të ketë një njësi proteinë dhe një njësi karbohidratesh. Një mënyrë tjetër për të peshuar është me masën e dorës. Kjo është më e thjeshtë dhe e arsyeshme. Për shembull: masa e dorës grusht është një njësi karbohidrate, ajo është zakonisht një patate apo një portokall (ngaqë kemi shumë këtu në Florida), ndërsa masa e një proteine është sa dora a hapur pa matur gishtat. Kjo është zakonisht masa e një berxolle.

Hapi 3.
Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegjen e proteinave për energji.

Hapi 4.
Suplemente ushqimore. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim.

Hapi 5.
Suplemente vitaminash dhe mineralesh. Një tabletë Multivitamine/Multimineral zakonisht mjafton për t'ju dhënë sasinë e caktuar të vitaminave. Ato zakonisht janë të parrezikshme për trupin.

Hapi 6.
Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Eshtë vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palester. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë!

Hapi 7.
Stërvitje Kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Pulsi duhet të jetë diçka si 120-150 rrahje për minut, megjithatë ka një formulë të caktuar për këtë.

Hapi 8.
Stërvitje force. Këtu bëhet fjalë për stërvitjen me pesha. Si për meshkuj dhe për femra stërvitja me pesha nuk ka zëvendësim. Eshtë mënyrë më e mirë, për të shtuar masë muskulore, që ndihmon në djegjen më të shpejtë të kalorive dhe ndihmon në zbukurimin e formave të trupit. Tre deri në katër herë në javë, 30 minuta deri në një orë është e mjaftueshme për të arritur këtë synim.

Hapi 9.
Shplodhuni. Nuk mund të theksohet në mënyrë të mjaftueshme. Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje organizmi futet në një faze stresi fizik dhe vetëm shplodhja e ndihmon për t'u rekuperuar. Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë, dhe gjysëm ore gjumë pasdite është mjaftueshëm për të çlodhur organizmin, megjithse ka shumë faktorë që e ndikojnë gjumin, si psh: cilësia e gjumit, volumi i stresit mbi trupin, dhe ndryshime gjenetike. Shumë njerëz çlodhen me 5 apo 6 orë gjumë, shumë të tjerë kanë nevojë 8 apo 9. Shikoni me kujdes dhe studioni trupin tuaj. Nuk ka tregues më të saktë sesa vetë trupi.

Hapi 10.
Stërvituni me një shok. Kjo mund të jetë këshilla më e rëndësishme që ju jepet. Ndjehemi gjithmonë më rehatshëm kur kemi dikë me vete. Ndaloni dhe mendoni për një minutë! Kur niseni për të blerë diçka në dyqan, gjithmonë merrni një shok me vete apo jo, për të ndihmuar dhe për të kaluar atë fazën e parehatshme të zgjedhjes së rrobave. Një arsye, për të pasur gjithmonë një shok, është se sa herë që ndjeheni të lodhur apo to stresuar, dhe s'e keni mendjen për stërvitje e dini se shoku juaj po ju pret në palestër apo në park për tu stervitur. Një shok gjithashtu është i rëndësishëm për t'ju shtyrë sa më tepër për të vrapuar atë kilometrin e fundit apo për të ngritur ato dy përsëritjet e fundit të peshave. Ashtu si në jetë, çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e jetës. Ashtu dhe çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e muskujve.

@SPEKTRI

Si ju duket origjinal apo i kopjuar ?????
 

moonlight

Primus registratum
Re: Revista Spekter boton artikullin nga Shendetiplus.com

E mbaj mend si shkrim tek faqja juaj. Me vinka keq qe nuk ju kane pyetur me pare. Faqja juaj eshte shume informuese dhe e kendshme; per me teper mesa dij nuk ka qellim perfitimi.
Nuk kam shume njohuri me kete, por mbase mund te perdoresh sistem ne faqen tende qe nuk lejon copy&paste te materialeve tuaja. :shrug:

Sidoqofte, meqe jemi tek Trupi e Shendeti, do jete mire nese kete teme e kapim nga ana shendetsore (mbase te diskutojme pikat e ngritura ne shkrimin tuaj). /pf/images/graemlins/smile.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Revista Spekter boton artikullin nga Shendetiplus.com

ata paskan qene jo te mencem sepse dhe ato qe ke shkruar ti nuk jane te padegjuara ndonjehere. ato mund te kishin marre te njejtat te dhena nga plot te tjere - per kete teme jane shkruar dhe do shkruhen volume- dhe te shkruanin nje artikull pa iu dashur te kopjonin nga ty.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Revista Spekter boton artikullin nga Shendetiplus.com

..te mencur, te pamencur, Spektri ben para me artikullin. E keqja eshte se kjo lloj vjedhje materiali po detyron webmasterat shqiptar te mbyllin faqet e tyre ne shenj proteste (www.dallavere.com).

Per mendimin tim, tani qe me shume njerez ne shqiperi perdorin internetin, webmasterat e faqeve kryesore shqiptare duhet te mblidhen dhe sa here vjedhje te tilla nga mediat te ndodhin, ti denojn publikisht neper faqet e tyre.
 

shendetiplus

Primus registratum
Re: Revista Spekter boton artikullin nga Shendetiplus.com

S'e kisha vene re protesten nga dallavere.com.
Duhet bere dicka padyshim. Si mund te mblidhen te gjithe webmasterat shqiptare kundra medias shqiptare.
 

shendetiplus

Primus registratum
Re: Revista Spekter boton artikullin nga Shendetiplus.com

Kuptohet pa tjeter qe ato mund ti mblishnin keto informacione nga cdo liber. Puna eshte se ato e kopjuan fjale per fjale. Une pata nje diskutim me nje shok qe eshte dhe ai trajner. Ai me tha se dhe une e kisha vjedhur artikullin. Pa e lexuar artikullin e pyeta te me tregonte 10 hapa. Pa ju dridhur qerpiku me dha 7, pastaj filloi te mendohej. Pra per nje njeri qe merret me stervitje dhe eshte profesionist si trajner keto jane hapa shume te thjeshte dhe te kuptueshme. Ky ishte qellimi i artikullit te ishte i lehte dhe i kuptueshem.
Pas artikullit te pare vijne dhe te tjere me ne detaje dhe me te veshtira.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Revista Spekter boton artikullin nga Shendetiplus.com

ShendetiPlus urime per punen tuaj. Me pelqyen cto cka ishin publikuar ne faqe dhe me kersheri pres te lexoj gjera te tjera po aq informuese. Mendoj se eshte nje faqe mjaft interesante per lexuesin shqipetar.

Ndersa lexoja dje desha tju beja pyetje aty-ketu ne lidhje me atoc ka lexoja, jo ne cdo artikull funksiononte opsioni "diskuto" apo dergo pyetje ... :shrug: Si i behet ?
 

shendetiplus

Primus registratum
Re: Revista Spekter boton artikullin nga Shendetiplus.com

Isabelle, faleminderit per urimet e juaja. Me vjen shume mire qe ju pelqeu. Web design eshte dobesia ime, mu desh te mesoja si ta ndertoja faqen ne ndertim e siper. Jam akoma duke mesuar. Sic e shikon websiti eshte shume i thjeshte ne ndertim por i mbushur me informacion. U mundova ta bej sa me te lehte per te levizur nga njera faqe ne tjetren. Do ulem vete ti rregulloj nje nga nje te gjitha artikujt derisa ti rregulloj te gjitha.
 
Top