Al-Punk
Still here

Opinionisti si profesion
Kryesisht mbas 1997-s ,ne Shqiperi ka lindur nje kategori e re biznesi qe ka te beje me shprehjen e mendimit. Dikur opinionet ishin shoqeruese te lajmeve ndersa vitet e fundit jane kthyer ne pjaten e pare, ndersa ai i opinionistit ka fituar statusin e profesionit. Kemi pare plot “mendje te ndritura” te kalojne nga nje gazete ne nje tjeter, nga nje televizion ne tjetrin duke trajtuar tema nga me te ndryshmet mbi te cilat flasin me nje ton prej profesionisti te fushes perkatese. Per çfaredo t’i pyesesh keta kane diçka per te thene: pak rendesi ka se nuk njohin thelle çeshtjen, e rendesishme eshte t’i paguash honoraret.
Ne debatin e lindur ne Rrjet, me te drejte, ishin te shumte ata qe theksonin se te mbash nje faqe online nuk ka kosto te jashtezakoneshme. Por problemi ne rastin e ResPublica nuk eshte kostoja, por fitimi. Mustafa Nano, ne nje interviste per “Shekulli”, e ka shprehur qarte qe pretendon nje rroge te mire nga ky aktivitet. Ndaj pyetja e Blendi Salaj te Peshku (“Sa kushton fjala e lire?”) eshte e gabuar: qellimi i vertete i kujt ka krijuar dhe kush shkruan te ResPublica eshte te fitoje parà permes shprehjes se opinioneve (e drejte e pamohueshme, kjo) por ndersa fjala e lire ekonomikisht nuk kushton asgje, nuk te ben as te pasur!
Kultura (e dobet) e Internetit
Fenomeni i dyte qe del qarte ne pah – dhe qe Mustafa Nano e kristalizon ne intervisten per “Shekulli” – eshte njohja e dobet e kultures se Internetit ne shoqerine shqiptare. Nano thote se ResPublica.al nuk eshte blog por gazete online, ndonese materiali me i bollshem nuk eshte lajmi por opinioni:
“Po të ish blog, do të ish ashtu si thotë ai dikush, d.m.th., nuk do të kish nevojë për financime. Blogu bëhet kollaj. Blogu është një ditar personal i dikujt. Ose blogjet më pretencioze, ato interaktive, duan thjesht një student që të shërbejë si moderator diskutimesh, si miratues komentesh, apo si personi që merr shkrime ku të mundë e i hedh si t’ia dojë qejfi në faqen e vet. Po edhe ky studenti i do nja 200-300 euro/muaj. Apo jo?”
Ne perpjekjet per te krijuar nje gazete online z. Nano ende nuk ka kuptuar se i tere komunikimi ne Internet eshte interaktiv, nga ditari personal i nje 13-vjeçari deri ne faqet e New York Times: ku ka komente ka nderveprim. Dhe te komentosh e te japesh opinione sot ne web eshte nje praktikat me te perhapura: e bejme ne blogjet tona personale, ne faqet e gazetave, ne Facebook, ne Twitter, etj. Ndryshe nga çndodh ne gazeta e televizione, ne biznesin e tyre te shprehjes se opinioneve ne Internet z.Nano dhe miqte e tij hasin ne nje konkurence te pameshireshme.Perveç kesaj, financimet nuk jane e vetmja menyre fitimi online. Nje prej tyre po ja keshilloj une zotit Nano: thuhet se ResPublica eshte nje prej faqeve shqiptare me te vizituara dhe te fitosh ndonje lek nga reklamat e Google nuk duhet te jete shume e veshtire. Por, duke pare kulturen qe ka ai mbi Internetin, ndoshta do te ishte e kote t’i shpjegoja se si funksionon.

Nuk ka artikuj te ngjashem!
Artikulli i plote...