Replikë me Znj. Kokona

Replikë me Znj. Kokona

Përgjigje e dy autorëve të Fjalor shprehjesh Frëngjisht – Shqip, ndaj artikullit «Plagjiatura e dytë» e Mirvjen Kokonës.

Bija e leksikografit Vedat Kokona, botuesja e tij, shkruan se është cënuar vepra e të atit nga këta dy autorë, pedagogë të frëngjishtes, Nonda Varfi dhe Viktor Bakillari

Përgjigje për mirësjellje Znj. Kokona
Nëse do të pyetej zonja Kokona se ç’kuptim ka shprehja «fourrer son nez partout» dhe nëse ajo nuk do ta dinte, çka është krejt normale, ajo do të vraponte te fjalorët e prof. Vedat Kokonës (leksikograf i nderuar në lëmin e frëngjishtes), do të hapte fjalorin frëngjisht – shqip (Shtëpia botuese 8 Nëntori, Tiranë 1989, f. 696 kolona majtas, rreshti i parafundit) dhe do të lexonte: fut hundët kudo.

Por ja që tani, znj. Kokona ka edhe një fjalor tjetër, Fjalor shprehjesh Frëngjisht – Shqip (1000 më të përdorshmet në frëngjishten e sotme), botim i Shtëpisë botuese Albatros 2008, me autorë Nonda Varfin dhe Viktor Z. Bakillarin, fjalor, të cilin zonja Kokona na e maska me trashësi. (Se ç’hyn trashësia këtu në këtë rast, kur objekti i fjalorit cilësohet qysh në ballinë, janë vetëm 1000 shprehje, ajo e di më mirë.

Nejse.) Nëse do ta shfletojë këtë fjalor, ajo do të lexojë: f 107. «Fourrer son nez partout = Fus hundët kudo, zgjat hundën, fut turinjtë, fut duart, fut gishtin, futet (hyn) si pykë, futet si qimja në qull, nuk lë vrimë pa u futur, futet (hyn) pesë para në grosh, hedh kripë në gjellë të botës, në çdo gjellë hedh majdanoz iron., hyn (futet) si luga në pilaf, s’ka pula e bën “ish”, s’ka pula e hahet me dhelprat, futet (hyn) si xhol, përzihet si bolla me ngjalën:

Elle furre son nez partout pour alimenter son bavardage = Ajo fut hundët kudo për të pasur material për të broçkullitur.

I nderuar lexues,

Fjalia e mësipërme është shembull i marrë nga fjalori ynë. Po kujt do t’ia merrte mendja se përemri vetor femëror “elle” do të kishte për referent znj. Kokona?
Shembujt nëpër fjalorë, zakonisht, merren në vetën e tretë njëjës, jo me emra apo njerëz konkretë, por te ky shembull “elle” i shkon shumë për shtat znj.

Mirvjen Kokona.
Krahasoni edhe një herë barasvlerësin e shprehjes frënge në gjuhën shqipe të të ndjerit Kokona dhe barasvlerësit që kanë dhënë autorët Varfi/Bakillari.
Dhe zonja Kokona këtë na e quaka plagjiaturë!

E njëjta praktikë është ndjekur edhe për nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë shprehjet e tjera.
Prof. V. Kokona jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e tij leksikografike dhe përkthimore shekullin e kaluar (*1913 – 1998).

Është krejt e natyrshme që ish-studentë të tij, por edhe të tjerë që nuk u ka dhënë mësim për të mësuar frëngjishten kanë pasur nevojë për fjalorë. Dhe kur mësohen fjalët apo shprehjet në një gjuhë të huaj është alogjike të mos mendosh për shqipërimin, përkthimin a barasvlerësin e tyre në shqipe.

Kjo ka ndodhur dikur edhe me autorët e fjalorit në fjalë. Gjuha frënge, sipas zonjës M. K na qenka përfshirë te fjalori i babait të saj (na ndjeni, i nderuar lexues, nuk kemi asgjë kundër prof. Kokonës, përveçse respekt, të cilin e shprehim pa e shpërdoruar.

Sa për dijeni, në shenjë respekti, njërës prej sallave në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja i është vënë emri “Salla Vedat Kokona”, kur dekan ka qenë njëri nga autorët e fjalorit) dhe përveç tij nuk i lejohet askujt që të shkelë në atë terren.

Zonja Kokona,
në shkrimin tuaj ju shkruanit: “…në njërën anë të tryezës sime të punës (pikërisht ajo mbi të cilin punoi me vite im atë), vura fjalorët frëngjisht-shqip e anasjelltas të tim eti (një pirg i vërtetë), kurse në anën tjetër vura fjalorin (1,2 cm të trashë) të zotërinjve N. Varfi e V. Z. Bakillari.”

Zonja Kokona, ç’do të thotë ky krahasim se nuk e kuptuam dot?
E para, ne nuk kemi vënë bast apo të jemi futur në garë me babain tuaj se kush e bëka fjalorin më të trashë.

E dyta, fjalori ynë është i një tipi tjetër dhe ka një kornizë të saktësuar të materialit që përfshihet në të. Janë plot njëmijë shprehje të frëngjishtes bashkëkohore dhe nuk mëtohet aspak për një fjalor më të madh.

E treta ka të bëjë me statistikat. Ne merremi me punë dhe nuk e vrasim kohën duke numëruar mizat. Kush ka interes le ta shikojë me kujdes fjalorin tonë dhe të babait tuaj dhe do të vërë re se aty ka me qindra shprehje që nuk figurojnë te fjalori i babait tuaj. Ç’mund të na thoni për këtë ju apo ndonjë sejmeni juaj?

E katërta, ne punojmë në grup, larg së qeni unist (egoist).
Zonja Kokona, për të mbushur mendjen e jofrëngjishtfolësve, ju na renditkeni disa shprehje, me numër faqeje gjoja sikur këto shprehje qenkan vjedhur nga fjalorët e babait tuaj.

Ajo që na shtyu më tepër, duke denjuar që t’ju përfillim, është fakti se ndjejmë respekt ndaj lexuesit, të cilin ju e keni keqinformuar.
Leksikografët në fjalë kanë mbi 25 vjet që merren përditë dhe seriozisht me frëngjishten ashtu si Prof.

Kokona në kohën e tij dhe i njohin shumë mirë rregullat e lojës. (Kësaj radhe po e kursejmë fjalinë, që nuk e kemi marrë dhe as nuk e kemi përdorur fare fjalorin e Prof. Kokonës, për të cilin znj. Kokona mëton se ne e paskemi vjedhur).
Sikur të pranojmë të mirëqenë dhe të qëndrueshëm këtë mëtim tuajin sipas kritereve të fjalorit tonë, puna e prof. Kokonës do të ishte gjysmake. Këtë e sqarojmë tek parathënia.

“E veçanta e këtij fjalori është se krahas përkthimit ose barasvlerësit të shprehjes në shqipe, çka do të përbënte gjysmën e punës, shprehja është futur në një shembull të qenësishëm, të cilin e kemi parë të udhës që ta shqipërojmë.

Kjo, sipas mendimit tonë, do të ndihmonte së tepërmi dhe do të shërbente si një mënyrë shumë e efektshme për mbajtjen mend të shprehjeve si dhe si shembull për fushën ose fushat e përafërta të përdorimit të shprehjes.

Të gjithëve na ka rastisur që gjatë një përkthimi (shqipërimi) të ndeshim vargje apo togje fjalësh të cilat i kuptojmë të marra veç e veç, por kur i bashkojmë na del diçka e pakuptueshme fare ose tjetër për tjetër nga ajo çka është në të vërtetë. Këtu qëndron dhe vështirësia e punës.

Për shembull, le të marrim shprehjen: Et avec cela Monsieur? (ou Madame). Kushdo që ka njohuritë bazë të frëngjishtes do t’i kuptonte këto fjalë, por jemi të sigurt se nuk do ta përkthente (shqipëronte): Dëshironi gjë tjetër Zotëri? (ose Zonjë ).

Një lojë të tillë e kemi bërë me studentët tanë të viteve të fundit. ” (Sa për kërshëri të lexuesit kjo shprehje nuk është te fjalori i Prof. Kokonës. Si puna e kësaj, siç theksuam më lart, ka me qindra.
Te fjalorët e Prof. Kokonës nuk ka ilustrime me shembuj.

Le t’i marrim tani sa për ilustrim disa nga shprehjet që ka shkruar znj. M. K. (në dt. 25 tetor në gazetën “Shekulli”) dhe le t’i krahasojmë me ato që janë shqipëruar nga autorët në fjalë.

(citimi në gazetë i zonjës) Faqe 7: ADVENIR – advienne que pourra Le të dalë ku të dalë;

(Te fjalori i prof. Kokonës) f. 33: advienne que pourra Le të dalë ku të dalë;
(Në fjalorin tonë) Le të dalë ku të dalë, le të bëhet ç’të bëhet, tafti-bafti, sikur nami të bëhet.

(citimi në gazetë i zonjës) Faqe 57: DOS – en avoir plein le dos Më ka ardhur në majë të hundës, nuk duroj dot më;

(Te fjalori i prof. Kokonës) f.317: en avoir plein le dos : më ka ardhur në majë të hundës (një njeri, diçka) s’e duroj dot më, më ka plasur shpirtin.
(Në fjalorin tonë): avoir plein le dos de… (familjare). = Më ka ardhur në majë të hundës, nuk duroj dot më.

(citimi në gazetë i zonjës) Faqe 89: LANTERNE – prendre des vessies pour des lanternes E marr (e ha) sapunin për djathë;
(Te fjalori i prof. Kokonës (f.589): e marr sapunin për djathë.
(Në fjalorin tonë): E marr (e ha) sapunin për djathë, i marr krundet për miell, e ha kilen për okë, gabohem rëndë:

(citimi në gazetë i zonjës)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24981. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24981

P

perparim osamni

Guest

Top