Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Ne driten e ngjarjeve aktuale dhe atyre gjate 10 viteve te fundit - gjithmone e me shume po duket roli, fuqia dhe pretendimet e nje shteti - USA! Ndersa 45 viteve te ekzitence se bllokut te kuq komunist - SHBA perbente heroin dhe te miren e ketij planeti, tani cdo dite e me shume po del se vendin e kucedres se kuqe po e ze shqiponja "stars & strips". Per te qene me te qarte - me shume po duket dhe po del ne drite nje elite drejtuese e nje vendi qe nuk interesohet aspak per interesat e kombit te vet, por per interesat e xhepave te vet. USA dhe Europa apo thene me qarte elita drejtuese e tyre eshte dakord dhe lejon demokracine, institucionin e votes se lire ne teritorin e vet dhe toleron - mbeshtet regjimet gjakatare kudo qe i intereson, pastaj nisin luftra kur keto regjime nuk perbejne me pika mbeshtetese per perfitimet e tyre. Ne kete menyre kemi nje tabllo gati te ngjashme me imperializim europian te shek. XVII-XIX. Gjithcka leviz dhe behet si rezultat i interesave ekonimike dhe po duken qarte genjeshtrat per eksportim dhe nxitje te demokracive ne vendet e tjera, qe rendom quhen bote e trete. Nje shembull eshte pikerisht vendi yne; ku nje qeverisje e korruptuar ne palce dhe antidemokratike, e ardhur ne fuqi me zgjedhje te dyshimta mbeshtetet vetem per hir te interesave te bosave te botes se "pare". Politika qe po ndjek qeveria e USA ndaj Irakut e tregon plotesisht kete. Ndersa nje shtet tjeter ka ne dore tashme arme berthamore te cilat lehtesisht mund t'i perdore ndaj territorit amerikan - pra Korea veriore - lejohet dhe ndaj nje tjetri i cili po duket hapur qe nuk ka te tilla edhe nqs i ka nuk perbejne nje rrezik per vete territorin amerikan - po i niset lufte. Kjo politike tregon se elita drejtuese amerikane nuk ka aspak prioritet sigurine e qytetareve te saj, por vetem sigurine e xhepave te saj. Sadami me te vertete eshte nje kriminel, po ishte pikerisht ky kriminel qe para disa viteve perbente aleatin per USA-n dhe sot apo perben armikun me te madh. PO e njejta gje mund te thuhet per Bin ladenenin. Eshte kjo politike Neoimperialiste qe nuk ka permiresuar aspak gjendjen e pjeses tjeter te botes, per te mos thene qe e ka keqsuar. Te gjithe e dime kriminelin Sadam dhe shtetin diktatorial Irakian dhe cdo dite lexojme e degjojme per kete diktature, por ama gati asgjekundi nuk thuhet gje per shtetin tjeter qe po ashtu mund te quhet po aq diktatorial dhe kriminel - pra ai i Arabise Saudite. Te tille jane dhe gati tere shtetet e tjera te rajonit aleate te USA dhe perendimit ne pergjithesi. Nje politike e tille eshte ndjekur dhe ndaj shteteve te Amerikes jugore, por prej bllokur te kuq nuk ishte vene re aq sa duhet. Sot pas 12 viteve duket qarte se cfare eshte dhe vazhdon te behet ne ato vende dhe ne vendet e tjera te Azise dhe Afrikes. Imperializmi nuk eshte zhdukur aspak fatkeqsisht, vetem se ka marre forma te reja me te kamufluara, por rezultatet e tij jane gjithmone te njejta - Katastrofike!
 

RediRock

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

bota politike, jo sot por qe ne diten e krijimit te saj ka qene e levizur nga vetem nje fuqi perbindeshe, interesi financiar. mendoj qe analiza jote eshte e drejte dhe jashte mase e kuptueshme. megjithate ishin disa gjera qe nuk i kuptova qarte ose qe nuk jam dakort. e para ishte koncepti i aleateve te kthyer ne armik (permende sadamin). eshte normale qe marrdheniet midis shteteve nuk do te qendrojne statike, ato lekunden dhe ndryshojne duke u varur ne evenimentet e ndryshme historike qe ndodhin ne periudhen perkatese. megjithese personalisht nuk e mbaj mend usa te kete qene aleate me irakun (fajesoj memorjen time) nuk jam i cuditur per faktin qe sadamit po i vjen fundi. le te mos harrojme se rezoluta per carmatim apsolut i eshte dhene ne 1991 (shpresoj te jem korrekt) nga UN. cfare ka bere ky sadam pervecse tallje bythe me kusurin e botes. Sa per korene kam pershtypjen qe shume shpejt do ti dale tymi dhe asaj ceshtjeje. por situata financiare nuk i leverdis usa te hape lufte njekohesisht kundrejt irakut, korese, dhe te vazhdoje te mbaje nen kontroll afganistanin. sa per arabine saudite, financa ka qene dhe do te jete gjithmone kontrolli kryesor i relatave arabe-amerikane. amerika perben tregun me te madh te naftes per arabine ndaj arabeve nuk ja vlen nje konflikt me USA. ne te njejten kohe, arabia eshte furnitori nr.1 me nafte i amerikes dhe te gjithe e dime qe pa nafte amerika vdes. prandaj amerikes nuk ja vlen te luftoje kunder arabise. gjithashtu arabia eshte memedheu i MEKES dhe kuptohet fare qarte cfare permasash do te merrte nje sulm i amerikes kundrejt ketij vendi te shenjte per pothuajse 1 miliarde njerez ne glob. nqs, ti do te ishe ne vendin e bushit, cfare do te beje... eshte fakt qe iraku ste sheh dot me sy e mezi pret te ta gjeje shtegun, po keshtu dhe koreja, po keshtu dhe kina, po keshtu dhe rusia, po keshtu dhe japonia (old anger), po keshtu dhe e gjithe lindja e mesme, po keshtu dhe kurva plake Franca, pra ti cfare do te beje po te ishe president i SHBA. nuk eshte e thjeshte sac duket. duke i rene irakut, USA stabilizon nje pozicion te forte per veten ne lindjen e mesme, ate qe se mbaroi dot bush sr. gjithashtu proneson pothuajse 1/6 e burimeve te naftes ne bote, gje qe ul nevojen e amerikes per nafte nga arabia. duke i rene irakut, i tregon korese qe mos e kruaj shume se mund te bej te njejten gje me ty. koreja ka arme berthamore, po ky eshte fakt, prandaj dhe situata me korene do trajtuar 100 here me me delikatese sesa me irakun. fatkeqesisht, cdo vend qe ka nukes, fiton respekt dhe vemendje ne arenen nderkombetare. pra jam shume kurioz te dija si do te veproje ti (jo vetem ti por kushdo qe tregon interes dhe shkruan ne kete teme) ne kete situate.

flmn per kohen
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Cap. Al. Nuk kam mjaft njohuri për Rendin e Ri... por disa gjëra nuk përputhen me opinionin Tënd.
SHBA kanë dhënë kontribut që komunizmi të shkatrrohet edhe nga brënda, megjithëse ende gjallon si edhe tek ne.
Amerika ka hy në luftë për mua nga principet humane me një shtet të krishterë Serbinë, që shkon më shumë pas dreqit se pas Zotit, për të mbrojtur myslimanët, kanë ndërhy në Avganistan pse talibanët kanë mbështetur terroristët, por i kanë bër nderë edhe popullit të atjeshëm duke i çliruar nga talibanët. Sot Amerika lufton edhe për paqë, demokraci e liri edhe të popujve e vendeve tjera. Ata japin edhe shumë para për të ndihmuar të varfërit. Natyrisht (ka qenë gjithmon) ai që e ka forcën, zakonisht edhe e keqpërdorë. Ka edhe mbrojtje të interesave Amerikane, por jo aqë sa thoni ju. Sikur të mos ishin Amerika, Bota kishte qenë nën robërinë komuniste etj. Amerika gabon që nuk e zgjidhë drejt çështjen e palestinezëve, duke i ndihmuar të fitojn lirinë dhe të krijojn shtetin e tyre, ku do të jetonin në paqë e bashkëjetesë me Izraelin. Poashtu gabon me kurdët, duke mos u ndihmuar të krijojn shtetin e tyre, dhe që nuk i ndihmon çeçenët që të çlirohen nga zgjedha ruse.
Nuk di sa ke mirënjohje Ti, por unë kam shumë për Amerikën, sepse njëherë e shpëtoi Vilsoni këtë Shqipëri të cunguar, pastaj na shpëtoi nga kriminelët serbë, me rastin e Kosovës.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Jo çdo gjë që nuk të pëlqen është katastrofale, e nuk është nevoja ti shtosh mërisë krahasime që nuk qëndrojnë apo gjysëm të vërteta.
Në dhjetë vjetët e fundit elita amerikane është ndryshuar, kanë qënë Klinton e kompani e janë Bush e kompani, dhe nuk janë aspak në një mendje. Pak nga elita e sotme, mbas atyre që njihen mësë shumti. I biri Powellit është bos i entit që komandon telekomunikacionet në amerikë. Po e quajnë gjeni më së fundi se po përgatitet të nxjerrë gjithë këtë industri nga fundi ku ra. Çlidhje ka ky biznes me Irakun dhe Korenë, që Powelli i madh të bëjë namin për luftë edhe në Davos, asnjë. Condolesa Rajs, këshilltarja e Bushit është 47-48 vjeçare, nuk e pranon të jetë gjeni, por që në moshën 40 vjeçare një transoqeanik nafte mban emrin e saj, kuptohet e ka të sajin. Nafta si me 16 dollarë barrelën si me 30 po me ato tankera do transportohet, bile nën rreziqet e luftës Bushi dhe Condi kërkonin çpim në Alaskë e ndërtimin e naftësjellësit që për atë të fundit është kundër interesit të saj personal.
Nuk e di si e quan apo kë quan mbështetje amerikane për të korruptuarit e Shqipërisë. Mos ka pritur Bushi Nanon e kompani, apo ju ka shtruar ndonjë drekë. Përkundrazi, edhe raportet e Europës për të rritur besueshmërinë thonë shikoni raportet amerikane ku Shqipërisë i numurohen pa rezerva plagët. Për paralelizëm me Shqipërinë nëse mbështetje konsideron hyrjen në kryeministri dhe takimin me Eminin a Dritanin më duhet të kujtoj se ligjin e bën Nano.
E nuk ke pse hallakatesh me Korenë, një prej raketave të të cilit kapërcen Tokion për tu provuar në Oqean. Koreani është tifoz i NBA-së, dhe rroftë sebepi do të marrë ndonjë koskë.
Rreziku i Neoimperializmit Amerikan për botën, klishe e harxhuar shumë në mendjet e shqiptarëve kjo, me çduket dhe nga postimet më sipër je nxituar.
 

ADONSINIEGC/AUGEN/fractio

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Ndersa 45 viteve te ekzitence se bllokut te kuq komunist - SHBA perbente heroin dhe te miren e ketij planeti, tani cdo dite e me shume po del se vendin e kucedres se kuqe po e ze shqiponja "stars & strips". (CITAT)

Citat i paharrueshem ky!
Je i madh!
Nje zbulim identik me kete beri dhe ai rednecku qe hodhi ne ere ate binane gjate lojrave olimpike ne Atlanta. Vetem kujdes mos na besh ndonje budallallek vllajo se e kemi punen pisk edhe keshtu si jemi...
 

olti

Neo
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Se pari do te thoja se nuk e kam aspak klishe kete qe them mbi Neoimperializmin. Ky eshte nje fakt qe cdo dite e me shume po duket. Ndersa me pare kishim dy blloqe qe ishin ne konkurence per jete a vdekje me njeri tjetrin, sot kemi vetem nje supershtet, i cili nuk ka pse te humbe shansin per te qene nje perandori mijevjecare, ashtu si ka ndodhur me pare me te tjeret. E keqa e kesaj eshte se po behet ne menyre shume te piset dhe aspak njerezore dhe ceshte me e keqja, jo per interesat e kombit, por vetem per ato personale. Rraketat Koreane vertet nuk mund te arrijne ende 'west coast', por ama nuk e kane aspak te veshtire te bien mbi Alaske, apo mos ndoshta Alaska dhe banoret e saj jane me pak te rendesishme se Kalifornia? Ndersa Bushi merret dilemen ka apo jo arme te shkaterrimit ne mase Sadami, Korese veriore i jepet kohe te zhvilloje programin e saj berthamor, ndoshta shume shpejt ata do te arrijne te kene dhe rraketa me rreze te gjate veprimi dhe i bejne nje vizite Kalifornise apo dhe vete bregut lindor, pa per mendur me pas aleatet e USA qe jane prane komunisteve te Korese, pra Koreja jugore dhe Japonia. Keta nuk jane aspak te shqetesuar per vendin e tyre dhe te aleateve te tyre, por vetem per veten dhe organizmave financiare qe perfaqsojne. Elita amerikane vertet ka ndryshuar shume keto dhjete viteve te fundit, por ky ndryshim radikal ka filluar ne permasa me te medha, qe gjate dhe pas luftes se II boterore. Atehere kur nen terrorin nazist elita hebreje e pasur intelektualisht dhe financiarisht, kaloi oqeanin dhe nga kontinenti plak doli ne boten e re. Qe duket filluarn nga keto vite nje ndryshim radikal ndodhi ne kete elite. Qe ne kete kohe filloi jete gjithmone me shume ne krye nje elite qe ishte krijuar gjate shekujve pa nje lidhje me ndonje vend, por vetem me parane. Dhe si rezultat ja ku kemi sot kete elite qe ne radhe te pare i krijon rreziqe dhe armiq te ardhmes se kombit amerikan dhe se dyti gati tere planetit toke dhe njerezimit ne pergjithesi. Si e thashe ne postimin e pare: Eshte vetem demagogji ajo qe thuhet per lirine dhe demokracine qe amerika eksporton, sepse nuk eshte aspak e vertete. Si e thashe, faktet e tregojne se demokraci ka pasur dhe ka jasht botes perendimore vetem aty ku i intereson dhe ka diktatura aty ku nuk i intereson. Mqs pyeti dikush ketu mbi aleancen USA-Irak. Po ajo ka qene dhe shume e forte madje. Kjo ka ndodhur gjate marredhenieve te tendosura Iran-USA, pas ardhjes se islamisteve ne pushtet. Ndihma me e madhe ka qene gjate luftes Iran-Irak. Pasataj mqs permenden kaq shume sot armet kimike te Irakut. Pse u tha asnje fjale per masakren e mijerave civileve qe beri Sadami menjehere pas luftes se gjirit, kur pati kryengritje te kurdeve ne veri te Irakut. Jane shkaterruar me mijera fshtra kurde dhe vrare cdo qenie e gjalle me arme kimike te ndaluara nga traktatet nderkombetare. Per keto te tera gati nuk kemi degjuar asgje me pare; ndersa sot si pa pritur na thuhen masakrat e medha te Sadamit, ndersa atehere kur njerezit masakroheshin heshtej. Kjo eshte nje politike e poshter dhe kriminele qe ka ne baze vetem parane dhe kjo jo vetem e bazuar ne naften por dhe ne shume faktore te tjere.
 

Guest
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

wow hera e pare qe e degjoj kete koncept ne jeten time :eek:
 

olti

Neo
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

waw! Pse dinke ti ca eshte nje "koncept" /pf/images/graemlins/laugh.gif

Apo mos e ke ngaterruar me fjalen 'koncert' /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Guest
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Fillimisht postuar nga Captain Albania:
[qb] waw! Pse dinke ti ca eshte nje "koncept" /pf/images/graemlins/laugh.gif

Apo mos e ke ngaterruar me fjalen 'koncert' /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
neo koncept eshte nje mendim menyra si e sheh dicka /pf/images/graemlins/wink.gif

po qe per fjale te kojuara nga revistat je vete ti /pf/images/graemlins/wink.gif i fut nje te perkthyer edhe ciao :tipsy:
nejse se skam ngelur une tme mesosh ti mos e thuj se po bej i search vete
 

marko

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

O Captin, natyrisht sikur ta dija sapo mbarova se lexuari ate postimin tend qe do ishe ne Evrope.
Ti zgjedh Ameriken, dhe nxjerr ne pah te metat e saj, qe pak a shume qendrojne.
Cfare ti harron te permendesh(me qellim ose jo) jane te mirat e USA, dhe ne raport me vendet e tjera te botes.
Me thuaj ti mua nje shtet te vetem qe ka bere me shume per demokracite ne bote.
Me trego nje shtet qe nuk udhehiqet nga paraja por nga "shpirti.
Edhe Vatikani qe eshte gjoja shtet shpirteror prpa se prap kur vjen puna ke interesat ekonomike rrudhet.
Kjo eshte natyre njerezore Captain, sejcili do sa me shume per veten e tij, dhe nje jete sa me te mire per vete.
C'ka bere me shume Franca, Gjermania, Rusia, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Kina, Japonia, Shqiperia, Jugosllavia, Turqia, Mongolia, Koreja etj?
Kush ka bere me shume se Amerika?
Kush coi ushtare ne Evrope, a ishin Amerikane ata qe u vrane ne brigjet e Normandise per Francen, qe u vrane ne fushat e Gjermanise, per Gjermanet dhe gjiteh boten?
A ishin forcat Amerikane qe e rindertuan Evropen dhe ruanin "the Fulda gap" gati per tu perlweshur e dhene jeten kundra Paktit te Varshaves?
Kush do e merrte goditjen e pare ne rast koflikti?
Ushtaret Amerikane, natyrisht.
Cilin shtet do te zgjidhje ti te drejtonte rendin e ri boteror?
Captain, sic eshte dhe aksioma ne diplomaci, nuk ka miq permanente, por qellime permanente.
E ndihmoi Sadamin do thuash ti, natyrisht, dhe ajo ishte nje pjese e politikes dhe strategjise qe rrezoi CCCP, qe dhe ty e mua na dha lirine nga diktatura.
Plani i mbrojtjes kunder rraketave i Bushit, do instaloje sisteme mbrojtese si ne Evrope per te ruajtur "aleatet" ashtu dhe ne Azi, per te mbrojtur aleatet, mos harro se kush e garanton pavaresine e Korese se Jugut, garanci qe i ksuhton USA, pra mua dhe taksapaguesve te tjere 100milion dollare ne vit, ksuhe e garanton pavarsine e Tajvanit, kush e cliroi Kosoven, kush e rrezoi Paktin e Varshaves, kush jep ndihma per te mbajtur me buke gjithe boten, kush jep ilace e ushqime neper vendet e botes se trete, kush e rindertoi Evropen, Japonine etj?
Para se te hedhim poshte Ameriken, le te gjejme nje alternative.
Ke do vije ti ne krye te rendit te ri boteror te te pyes une?
Mos i shihni vetem anet e keqia, se asgje nuk eshte perfekte, por vendosini ne nje peshore, dhe shif anon nga e keqja apo nga e mira.
Nuk kam asgje personale me ty Captain, thjesht dua te tregojnje kend tjeter veshtrimi, me shprese se do ti shohesh gjerat me qarte dhe do vendosesh vete, dhe jo nen ndikimine medias Evropiane, qe niset nga nje urrejtje patologjike per Evropen, qe sipas tyre u ka zene vendin qe Evropianeve u takon qe ur kane lindur.
Me beso kjo eshte zanafilla, BE do qe te jete ajo sunduesja e botes, po ja qe nuk ka per tendodhur kurre, se sa here e kane patur boten ne dore, e kane humbur,te ishte per Evroen do fliste bota gjermanisht ose rusisht sot.
Perhsnetje, marko!
 

past

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Si kam lexu te gjitha mesazhet por me sa me duket mua i keni ngaterru gjerat. Rendi i Ri Boteror(New World Order) dhe Neoimperializmi nuk jane sinonime.
 

Guest
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

marko :thumbsup: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Tupac

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

club_of_rome_10_kingdoms.gif


The world divided into ten kingdoms as envisioned by the Club of Rome in 1973 in their report, Regionalized and Adaptive Model of the Global World System. The idea is now coming to life in the United Nations as regions begin to form economic blocks loosely modeled after the European Union.
 

Tupac

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Te krijosh nje emer, te perbere nga nje emer dhe mbiemer dhe te mundohesh t’ja veshesh ate nje kombi ose shteti eshte nje ndermarje me pegjegjesi. Taktika e perdorur eshte e thjeshte po pasojat jane te demeshme.

Anetar/e # 138, mori kapitalin ekonomik nderkombetar, e veshi me flamurin e SH.B.A, e vuri ne mes te ngjarjeve te tanishme te unifikimit global ekonomik ( te cilat jane teper delikate dhe te veshtira per tu trajtuar) dhe ja u gatua ajo corbe e subversionit dhe diversionit me emrin Neoimperializem.

E thjeshte ishte taktika me ate grup te vogel radikalesh fanatike, qe sekuestruan disa aeroplane me 15 ton karburant seicili, dhe i perplasen ne dy kullat ne New York dhe Pentagon. Ata bene shume buje dhe pluhur por vrane edhe rreth 3000 civile te pafajshem , dhe jo te gjitha viktimat ishin amerikane, midis tyre kishte dhe qytetare te nacionaliteteve te tjera.

Cdo akuze , qe te qendroje, duhet te mbeshtetet ne fakte. Sa me serjoze te jete akuza aq me te forta dhe te pakundershtueshme duhet te jene faktet. Ajo qe une mendoj se i ka shpetuar albforumit eshte se antar /e # 138 nuk fakton por spekullon. Ky eshte dhe mbetet opinioni im personal.
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Miqte e mi.
Kur nuk e keni nje pergjigje ne koke beni ate qe Presidenti Wilson bente tre here ne dite. Gjunjezohuni te perhumbur para zotit the thoni nje lutje per Ameriken. Shtoni edhe Shqiperine. Mos harroni te gjithe ju qe sot e shani Ameriken se ishte Amerika ajo qe e beri Shqiperine shtet dhe ishte Europa ajo qe e ndau. Me thoni cfare interesash kishte Amerika atehere??
Ishte Amerika ajo qe u dha fund vuajtjeve te popullit Kosovar. Jo sepse kishte interesa por sepse kishte ZEMER.
Cdo here qe Amerika eshte futur ne lufte ajo ka ndihmuar dhe rindertuar. Kujtoni planin marshall per Evropen.
Nuk ka nevoje Amerika per Boten. Ajo prodhon 60% te te gjithe productit Boteror. Ka nevoje kjo bote per ameriken. Neqoftese Amerika nuk do te luftonte te gjithe evropianet e sotem dot te nderonin HAIL ose do te ishin Sapun ose Mbulesa abazhuri.
Te lutem Perendi ndihmoje dhe mbroje Shqiperine dhe AMERIKEN. Te lutem mbaji ne pellembe te dores te gjithe ushtaret AMERIKANE dhe SHQIPTARE qe sot ose neser do te luftojne me Kriminelet dhe nazistet e kohes sone.
Dhe ne fund nje keshille per francezet, Gjermanet dhe kelyshet e tyre "Paqesore". Mos kerkoni ndihmen e Amerikes neser kur ju te jeni ne frontin e luftes.
Vdekje komunistave dhe teroristeve.
Zoti e bekofte Ameriken dhe Shqiperine.
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Dy vjet me pare bota u be deshmimtare e nje lloji te ri trasmetimi televiziv. Vrasjen kolektive te mijera veteve ne television direkt. Nje mesim i ri natyres barbare njerezore. 11 Shtatori ishte atje bashke me malin e kafkave te Pol Potit, ishte bashke me kufomat skeletore te rradhitura si turra drush ne kampet e cfarosjes gjermane. Nje veprim i patreguarshem me fjale, i pameshirshem dhe sa barbar qe cdonjeri ne bote eshte dakort qe askush nuk duhet te vdese ne kete menyre.
Sigurisht qe cdonjeri qe e lexon kete do te pranoje me mua qe viktimat ishin te pafajshme dhe sulmuesit ishim barbare dhe sherbetore te djallit.
E pabesueshme por antiamerikanizmi vetem eshte shtuar qe atehere.
Gjithmone ka te thuash per amerikanet, ata jane gjithmone plot zhurme, plot para, gjithmone te kenaqur me vetveten dhe shume me te lumtur se te gjithe popujt e tjere. Vitet e fundit kjo ndjenje per ta eshte e shtuar.
Lexoj reshtat qe sapo shkruajta dhe stomaku me kthehet permbys.
Gjysen shekulli perpara gjysem milioni amerikane vdiqen ne lufte per lirine qe gezojne sot europinet afrikanet dhe aziatiket. Gjysem shekulli me pare europianet ngarkoheshin ne trena per tu kthyer ne sapun ose mbulesa abazhuri.
Ajo qe me prek zemren time eshte se ne njohim te gjithe ata qe vdiqen ne kullat e New York. Ata ishin nena dhe baballare, djali ose vajza e dikujt. Disa ishin femije dhe disa ishin pa lindur akoma. Ata ishin te njejte me njerezit qe hynin ne “dushet” e Hitlerit. Te njejte me njerezit qe Pol Poti ekzekutonte me shkakun sepse kishin mbaruar shkollen e mesme.
Dhe keta njerez sipas ideologjise se sotme barbare e kane fajin vete per cfare u ndodhi. Dhe pse jane fajtore duhet te vdesin ne nje vdekje kolektive mijera dhe pse jo neqoftese kemi armet e zhdukjes ne mase edhe me miliona……
Kjo eshte cfare antiamerikanizmi te meson sot ty djale ose vajze nene ose baba, femije i vogel ose i palindur akoma. Ja cfare liberalet, xhelozet, fundamentalistet dhe gjithe funderinat e kesaj bote duan te thuhet ne te gjitha gazetat dhe televizionet.
Por e verteta eshte ndryshe. E verteta eshte qe Amerika eshte permbajtur dhe eshte permbajtur shume qe nga shtatori i dy viteve perpara.
Kujtoni burrat dhe grate qe u thoshin te dua te dashurve te tyre perpara se te hidheshin mes flakeve nga kati i tetedhjete.
Kujtoni qindra zjarrefikes qe u dogjen te gjalle duke kerkuar te shpetonin te tjeret. Kujtoni ate vajzen e vogel qe buzeqeshte bashke me nenen e saj perpara se te hipte ne nje nga aeroplanet e mallkuar. Kujtoni dhe kuptoni qe Amerika kurre nuk u pergjigj ashtu si po te donte edhe si mundte.
Ca turiste te Al-Qaeda u burgosen ne kamp ne Kuba.
Ca dasmore te pafajshem Afgane vdiqen sepse shkrepen automatiket ne qiellin e mbushur me aeroplane Amerikane. Ishte tragjike por mbase here tjeter ata duhet te praktikojne lulet perpara plumbave ne nje ceremoni dasme. Amerika mund te kthente nje pjese te mire te botes ne fushe futbolli. Te gjithe Islamiket jane kunder sulmit ne Irak. Pse te gjithe Islamiket nuk mbajten nje minute heshtje per deshmoret e shtatorit. Sa kryetare islamike do te vazhdojne te predikojne qe vrasjet e Shtatorit ishin te justifikuara?
Kujtoni paqesoret Palestineze ne Gaza dhe ne West bank qe kercenin me gezim neper rruge kur amerikanet vdisnin me mijera. Amerikanet i pane te gjitha dhe nuk e shtypen butonin. Ne duhet te falenderojme Perendine qe Amerika eshte shteti me i fuqishem ne bote. Une akoma nuk e besoj se si 11 shtatori nuk nisi luften e pergjitheshme. Jo luften kunder terrorit por ate tjetren….
Te gjithe Islamiket betohen qe do te hapin portat e djallit neqoftese Amerika sulmon. Amerika mund te hapte portat e Djallit ashtu si askush nuk mund te besoje.
Sa vende demokratike ka ne lindjen e mesme? Mund ti numerosh me gishtat e dores neqoftese vazhdon ti kesh gjishtat e paprere nga SHARIA
Kush jane sot vendet me te pasura te botes? A ju kujtohet ketyre vendeve qe megjithese ata lyen duart me gjakun e djemve me te mire amerikane ne luften e fundit Amerika I ushqeu me lugen Marshall.
Une dua Ameriken Kete vend te urryer per mbase gjysmen e botes. Mbase kjo mua me ben kelyshin e George Bush. Por me mire nje kelysh ne New York sesa nje princ ne Irak ose ne Arabine Saudite.
Ne fund te fundit Amerika eshte e urryar per gjysmen e botes sepse ka ate qe cdo vend tjeter i botes deshiron. Pasurine, Forcen, Njerezit e mrekullueshem, Shkencen dhe zhvillimin pa kufi.
Amerika eshte miku me i mire i Shqiperise dhe une dua qe te gjithe njerezit ta kujtojne kete.
Me te vertete kujtoni qe Amerika eshte burimi i te keqiave te kesaj bote. Thuaja kete te aferme te deshmoreve te shtatorit. Thuaja grave te zjarrefikesave te NewYork
Per turpin tone po na del qe George Bush eshte me keq se Sadam Huseini.
Se per pak e harrova. A ju kujtohen femijet burrat dhe grate kurde qe vdiqen me gas helmues nga Sadami. Pse askush nuk i kujton ata. Mbase ata jane me pak te vlefshem se kriminelat qe Amerika kerkon te luftoje sot.
Kujtone dhe perseri kujtoni 11 Shtatorin. Ose mbase me mirre:
“Kurre mos e harroni”
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Rendi i ri boteror - Neoimperializmi!

Nje Nderim per Ameriken

Pse jane Amerikanet te gjithe te bashkuar si nje grusht? Anketa e fundit thote qe 75% jane me qeverine e tyre. E pra ata nuk i ngjajne njeri tjetrit edhe sikur te mundohesh ti lyhesh me boje. Ata flasin gjithe gjuhet e botes dhe kane mare zakone nga gjithe kulturat e botes. Disa prej tyre jane pothuajse te zhdukur te tjeret jane komplet ndryshe nga njeri tjetri. Qindra besime fetare sa as zoti vete nuk mund ti numeroje. Megjithate kur tragjedia e 11 Shtatorit ndodhi treqindmilione njerez vune doren e djathte prane zemres dhe kenduan hymnin kombetar. Askush nuk vrapoi ne shtepine e bardhe te presidentit per te kerkuar gjak, askush nuk akuzoi qeverine si te paafte, askush nuk u tha sherbimeve sekrete FBI dhe CIA qe ata jane ca njerez te paafte. Askush nuk vrapoi ne banke te merrte parate. Askush nuk demonstroi ne rruge te digjte flamurin e Afganistanit apo kopje te Kuranit. Amerikanet vrapuan te jepnin gjak per viktimat. Pas momentit te pare ata ngriten flamurin mbi germadhat e tymosura, ne cdo moment ata kenduan “Zoti e bekofte Ameriken”
I heshtur si guri pashe koncertin qe artistet amerikane kenduan ne ndihme te viktimave Atje ishin Clint Eastwood, Willie Nelson, Robert de Niro, Julia Roberts, Cassius Clay, Jack Nicholson, Bruce Springsteen, Silvester Stalone, James Wood, dhe shume te tjere qe vetem regjizori me emer Amerike mundti ti mblidhte bashke. Atje ishte altileria e rende e shpirtit Amerike. Dhe te me besoni atje nisi disfata e kriminelave te 11 Shtatorit.

Cfare ne kete bote I bashkon Amerikanet? Mos valle toka?, Historia e zjarrte?, Fuqia e tyre ekonomike?, Parate?

U mundova per disa ore ti kuptoj ata qe ne vend te thirjeve per hakmarrje thirren per bekimin e vendit te tyre. U mendova dhe u mendova dhe si perfundim vetem fjalet e meposhteme me vijne ne koke

Vetem LIRIA mund te beje mrekulli te tilla.


Zoti e bekofte Ameriken.
 
Top