Ren: Maqedonia ka gjasa reale për fillimin e negociatave me BE-në

Ren: Maqedonia ka gjasa reale për fillimin e negociatave me BE-në

ren-150x150.jpg

Maqedonia bën progres të mirë në përmbushjen e tetë kritereve, dhe nëse arrin ta plotësojë atë që mbetet, do të mund të propozohet datë për fillimin e negociatave këtë vit, deklaroi eurokomesari për zgjerim Oli Ren.

Vetëm disa javë para raportit të Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit, Ren para eurodeputetëve nga Komisioni për punë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, i prezantoi linjat kryesore të asaj që do të publikohet më 14 tetor.

Eurokomesari për zgjerim, siç njofton Radio Dojçe Vele, vlerësoi se Maqedonia ka gjasa reale të marrë rekomandim për fillimin e negociatave me BE-në.

Në vërejtjen e eurodeputetëve se vlerësimi në Maqedoni është se me ligjet të cilat u miratuan së fundi janë plotësuar kërkesat e Brukselit, ai porositi se nuk duhet asnjëherë të mbretërojë kënaqësia para se të realizohet gjithçka. Qeveria dhe Parlamenti përfunduan një punë solide dhe të mirë muajve të fundit, sidomos në sferën e gjyqësisë dhe rreth administratës, theksoi Ren.

“Mendoj se ekzistojnë gjasa reale që të plotësohen kushtet për fillimin e negociatave të këtij viti”, theksoi eurokomesari për zgjerim.

Ren edhe një herë e përsëriti se kontesti rreth emrit nuk është kusht, por nëse zgjidhet, do të mundësohet klimë për eurointegrimet e Maqedonisë. Eurokomesari nuk u përgjigj në pyetjen e një deputeti grek, i cili kërkoi prej tij ta dënojë, siç theksoi, “propagandën nacionaliste të qeverisë së Shkupit”.

Eurodeputetët e pyesnin Renin pse Komisioni ka rekomanduar ndërprerjen e vizave vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa janë lënë anash Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina, gjë që do të mund të shkaktojë jostabilitet rajonal.

Ren theksoi se ndarja e regjimit pa viza nuk është vendim politik, pasi që kjo nënkupton plotësimin e kushteve, duke insistuar se edhe KE-ja si dhe të gjitha vendet e rajonit të lirohen nga vizat, por pasi paraprakisht do t’i plotësojnë kushtet. Ai theksoi se Maqedonia më me efikasitet e ka shfrytëzuar ndihmën e BE-së rreth plotësimit të kushteve për liberalizimin e vizave.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22047. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22047

Top