Remzi Hoxha, Loshaj do dëshmojë me letër- porosi nga Hollanda

Remzi Hoxha, Loshaj do dëshmojë me letër- porosi nga Hollanda

Dëshmia e Avdyl Loshajt do të merret me letër-porosi dhe jo me videokonferencë. Këtë vendim e mori sot trupa gjyqësore që po gjykon çështjen e Remzi Hoxhës. Loshaj ka qenë një ndër personat e rrëmbyer nga punonjësit e SHIK së bashku me shqiptaro-maqedonasin, Remzi Hoxha.</p>


Gjatë seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda u bë e ditur se teknikisht është e pamundur të realizohet lidhja me videokonferencë nga Holanda ku ndodhet Avdyl Loshaj, për të marrë dëshminë e tij. Sipas trupit gjykues dëshmia do të merret përmes letër- porosisë që autoritetet tona të drejtësisë do të formulojnë me te gjitha pyetjet për ta dërguar ne Holande, ku jeton Loshaj.</p>


Sipas dosjes së përpiluar nga Prokuroria, Avdyl Loshaj është hedhur nga kati i 3-te i godinës se SHIK-ut në Tiranë, ndërsa është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ka mundur të largohet.</p>


Gjatë seancës së sotme është dëgjuar edhe dëshmitarja Ruzho Kërcnini, punonjëse e punishtes se duraluminit ‘Albatros’ në pronësi të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ajo ka rrëfyer se ka pare momentin e rrëmbimit. “Kam qenë duke hyre ne magazinën e punishtes kur kam parë se një makinë është afruar aty. Fillimisht kam menduar se ishte ndonjë klient, por pashë se dy persona që zbriten prej saj kane kapur prej krahësh Remziun dhe e futën në makinë. Bashkë me një kolege kemi denoncuar në komisariat”, u shpreh dëshmitarja.(Shekulli)</p>
L0KPapG8YLw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23989. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23989
 
Top