Remzi Hoxha, familjarët në protestë: Të veprojë drejtësia
Familjarë e të afërm të Remzi Hoxhës, zhdukur 14 vite më parë janë mbledhur sot në një protestë paqësore para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ata i bëjnë apel drejtësisë të veprojë, ndërkohë që akuzojnë qeverinë për zvarritjet e procesit. I biri, Ardian Hoxha ka shprehur në një prononcim televiziv pakënaqësinë e madhe për vonesën e drejtësisë lidhur me këtë çështje.
“Nëser bëhen 14 vite nga zhdukja e tim ati në Tiranë dhe ne si familje jemi shumë të zhgënjyer për stërzgjatjen e çështjes dhe nuk kemi parë drejtësi. Ne presim të gjejmë trupin”- thotë ai. Sipas tij ka qëllime për mbulimin ose zvarritjen e çështjes. “Vetë fakti se për 8 vite ka qenë në errësirë si rast dhe fakti që gjithnjë edhe kur janë akuzuar personat, qeveria mundohet me mënyra të ndryshme (si shembull i Sefgjinit, që e emëron në poste shtetërore), ndërkohë që ai është i dyshuari kryesor për zhdukjen e babait tim”- thotë ai.
Më tej, ai deklaron se pret drejtësi nga Shqipëria, por nëse nuk gjejnë zgjidhje do të shkojnë edhe në Strasburg. “Ne presin drejtësi këtu, pasi nuk duam të turpërojmë shtetin shqiptar para botës, por nëse kjo nuk ndodh nuk na mbetet tjetër”- shton ai.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24396. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24396