Relikat antike shiten jasht shqiperise
Marre nga shekulli:
Për shkak të mungesës së fondeve, qindra objekte etnografike, ikonografike që zotërohen prej koleksionistëve, rrezikojnë të shiten jashtë kufijve. Fondi i MHK për blerje vjen duke u ulur nga viti në vit. Aktualisht ky fond është vetëm 1 milion lekë, kur një objekt mund të kushtojë dhjetëfish më shumë
Muzeu, krizë fondesh për blerjen e relikeve
Alma Mile
Ato janë faqe historie, të shkruara e të pashkruara, shekuj traditë, ritesh fetare… Janë qindra objekte, relike që i përkasin shumë shekujve më parë, prona koleksionistësh, që rrezikojnë të shiten kush e di se ku, jashtë kufijve, duke marrë me vete edhe një copëz identiteti kombëtar. Megjithatë faji nuk është i koleksionistëve. Megjithë dëshirën e tyre të mirë që këto objekte të qëndrojnë në Shqipëri, asnjë institucion shtetëror nuk ofrohet t’i blejë. Në zyrën e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Moikom Zeqo, mund të gjesh gjithmonë objekte të këtij lloji, të ofruara nga koleksionistë të ndryshëm, por që për pamundësi financiare nuk mund të bëhen pronë e arkivit të MHK-së. Një enë pagëzimi e lyer në ar, unikale në llojin e vet, e ofruar për shitje me një shumë prej 5 mijë eurosh, prej muajsh qëndron në ambientet e muzeut. “Këto materiale, kanë rëndësi shumë të madhe për studiuesit, por ekziston një problem me të vërtetë shqetësues. Prej vitesh MHK i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës, që fondi i akorduar për blerjen e objekteve, të vijë duke u rritur. Ky fond është vetëm 1 milion lekë (të reja), ndërkohë që për shkak të dendurisë së objekteve që ofrohen, kemi kërkuar që të jetë 10 milionë lekë. Në rast se nuk paguhen, koleksionistët do të kërkojnë të tjerë blerës, edhe jashtë kufijve shqiptarë”,- thotë Moikom Zeqo, duke shtuar se Muzeu Kombëtar, duhet të jetë institucioni që duhet të ketë fondin më të madh të blerjeve në Shqipëri. “Blerja e objekteve është forma e ndërmjetësimit të shtetit dhe koleksionistëve. Në qoftë se kjo formë nuk ekziston, nuk mund të parandalojmë dot rrjedhjen, apo trafikimin e këtyre vlerave jashtë kufijve. Fondi që kemi është diskriminues dhe i pakuptimtë”, - shton ai. Sipas Zeqos, është e nevojshme që ligji ekzistues “Mbi muzetë” të rishikohet dhe të shtohen në të disa klauzola, që të ndihmojnë MHK-në për të qenë qendra e thithjes së objekteve me vlera historike e kulturore. Sipas tij, edhe komisioni, i cili bën vlerësimin e objekteve, duhet të ketë një tjetër status, i cili t’i japë mundësinë, që në raste objektesh me vlera unikale, të kenë mundësinë të kërkojnë akordimin e fondeve të veçanta nga Ministria e Kulturës, atribut i cili momentalisht nuk parashikohet në ligj. “Eshtë papërgjegjshmëri shumë e madhe të lejosh që këto vepra të dalin jashtë kufijve, pasi ato janë dëshmi e identitetit tonë kombëtar kulturor e historik”,- vazhdon Zeqo. Disa muaj më parë, muzeu arriti të blinte një kostum popullor gati 150- vjeçar i fshatrave të Tiranës, me një shumë prej 300 mijë lekë, kur në të vërtetë vlera e tij ishte shumë herë më e madhe. Ndërkohë ekzistojnë shumë objekte të tjera etnografike, ikonografike e fetare që diku presin për t’u blerë.
Duke pritur blerësin
Një prej objekteve të ofruara për blerje, është një enë pagëzimi prej bronzi e lyer në ar, me mbishkrime bizantine e relieve të gdhendura, e vitit 1729, gjetur në një nga kishat e fshatrave të Korçës. Në anët e saj ka një gdhendje dekorative në formë gjethesh dhe një mbishkrim bizantin, i cili duhet të jetë citim nga bibla. Në pjesën e brendshme të këtij monumenti ka dy mbishkrime të tjera rrethore, një në latinisht dhe një me gërma më të mëdha bizantine. Në mes të objektit është një skenë e njohur në ikonografi, ku paraqitet Kryeëngjëlli Gabriel duke i kumtuar virgjëreshës Mari, se do të bjerë shtatzënë. Mbi të është një pëllumb, i cili ka një aureolë mbi kokë dhe ka disa rreze në drejtim të Marisë, për të simbolizuar Frymën e Shenjtë. “Stili i këtij relievi në bronx i është larguar tërësisht nga skema bizantine. Eshtë një skemë që të kujton artin gotik të rilindjes gjermane. Kjo tregon që prejardhja e kësaj ene është prej vendeve gjermanike dhe më konkretisht nga Vjena, me të cilën voskopojarët, në kohën e lulëzimit të Voskopojës, kanë pasur lidhje tregtare”,- thotë Zeqo, duke shtuar se ekziston mundësia që të jetë një objekt i porositur prej ndonjë qytetari të pasur.
Një kuti për mbajtjen e relikeve prej bronxi, mbi të cilën është gdhendur një shqiponjë dykrenore, simboli kishtar i kishave lindore. Shqiponja ndodhet mes një peizazhi me rrush që simbolizon Krishtin, sipas thënies në Bibël “Unë jam hardhia”, apo lidhjen mes verës dhe gjakut të Krishtit.
Dy objekte të tjera janë në trajtën e medalionit, prej bronxi. Në njërin prej tyre paraqitet figura e Shën Kristoforit, tepër e rrallë në ikonografinë shqiptare që sipas legjendës ka mbajtur në supe Krishtin fëmijë, për të kaluar një lumë. Ndërsa tjetri, paraqet një skenë të njohur bizantine, Krishtin dhe në dy anët e tij ndodhet Shën Mëria dhe Gjon Pagëzori.
“Blerja e objekteve është forma e ndërmjetësimit të shtetit dhe koleksionistëve. Në qoftë se kjo formë nuk ekziston, nuk mund të parandalojmë dot rrjedhjen, apo trafikimin e këtyre vlerave jashtë kufijve. Fondi që kemi është diskriminues dhe i pakuptimtë”
__________________
Ja dhe i shitem keto relike,...hengrem fasule nje vite rrjesht me ato leke qe do marrim nga shitja e asaj cope te historise dhe te identitetit te shqiprise,... po pastaj <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
Po ce pyet , ne kemi shitur motrat dhe kushurirat tona per nje cimcakiz e jo me nje cope hekur pa ndjenja .Turp