Rektori Shaskaj, konfliktohet me pedagogët

Rektori Shaskaj, konfliktohet me pedagogët

Urdhëroi heqjen nga puna, “të ndërshkuarit” peticion Berishës dhe ministrit të Arsimit</p>


Një grup pedagogësh të Universitetit të Vlorës denoncojnë veprimet arbitrare të rektorit Tanush Shaskaj. Në një peticion drejtuar Kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe për dijeni të ministrit të sapoemëruar të Arsimit, Myqerem Tafaj, ata kanë kërkuar ndërhyrjen për “neutralizimin” e rektorit. Një vendim i fundit i lëshuar prej Shaskës ka larguar nga puna tetë pedagogë të matematikës, pa i lajmëruar më parë. Sipas “të ndërshkuarve” largimi i tyre nga puna është vetëm një nga veprimet arbitrare të tij. Mes të tjerash ata kanë renditur vendimet për largimet pa të drejtë nga puna të zëvendësrektores së universitetit, vendimet pa u konsultuar më parë me senatin në emër të universitetit, si dhe një sërë abuzimesh të tjera.</p>


Ditët e fundit, rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaskaj, është vendosur shpesh në qendër të debateve publike. Ndonëse dy ditë më parë ministri i sapoemëruar Myqerem Tafaj, me anë të një shkrese zyrtare, në adresë së rektoratit të Universitetit të Vlorës udhëzoi nisjen e regjistrimeve të të gjithë fituesve të listave sipas APRIAL, Shaskaj ka udhëzuar që nga Amerika të mos bëhet asnjë regjistrim për të gjithë ata kandidatë për studentë që nuk plotësojnë kriterin e vendosur prej tij. Nota mesatare mbi 6 duket se ka “përmbysur” listat e fituesve të shpallura nga APRIAL-i. Pavarësisht protestave disaditore, me anë të një emaili, ai ka urdhëruar mbylljen e sporteleve të sekretarive për të gjithë ata nxënës që nuk plotësojnë kriterin e mesatares. “Numrat përfundimtarë të regjistrimeve janë 1605 studentë të rinj të regjistruar paraprakisht në UV. Në krahasim me vitin 2008, kjo do të thotë 137 studentë më shumë. Natyrisht të gjithë këta studentë të sivjetshëm kanë mesataren mbi 6 në ndryshim me vitin e vjetshëm. Është një sukses i madh i UV-së që arriti të rrisë numrin e studentëve të rinj, duke vendosur gjithashtu edhe kushtin e mesatares. Dua të përgëzoj gjithë stafin e UV-së dhe sidomos zyrën e regjistrimit për një punë të shkëlqyer. Ju uroj të kaloni mirë fundjavën pasi meritoni vërtet të çlodheni. Shihemi të hënën në mëngjes. Përshëndetje, Rektori”, ka qenë pak a shumë e-maili që është nisur prej tij, që ka vënë veton, pavarësisht urdhrit të mbërritur nga Tirana. Kjo nuk është hera e parë që rektori Shaskaj përdor veton e tij, në vendimmarrjen e Universitetit të Vlorës. Një vit më parë, emri i tij u përfshi në një debat publik. Rektori Shaskaj i kërkoi senatit heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga emërtesa e Universitetit të Vlorës. Sipas tij themeluesi i shtetit shqiptar nuk ka qenë ndonjë figurë akademike dhe emri i tij nuk ishte i përshtatshëm për të merituar titullimin e një universiteti. Vendimi i rektoratit ndezi debatet publike dhe Shaskaj nisi “përplasjet” me MASH. Vendimi i senatit nuk u pranua dhe shkaktoi replika të ndërsjella mes institucioneve arsimore.(Shqip)</p>
BirRVok5kYk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22708. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22708
 
Top