REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

ALTIN

Primus registratum
REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

Pilotja më re në Botë

Shtatembëdhjetëvjeqarja Nicola Richardson nga qzteti Esek i Anglisë është ferma më e re në Botë e cila fitoi licencën për pilote, me të cilën mund të fluturojë anembanë Evropës me aeroplanë të vegjël. Ajo filloi leksionet e para në pilotim qysh në moshën 14-të vjeqare, dhe tani është duke punuar për t’a fituar licencën për të pilotuar edhe aeroplanë komercial civil, në linja të rregullta ajrore. I ati i saj posedon një aeroplanë të vogël të tipit “Piper Cherokee”, me të cilin Richardson ka fluturuar shumë herë.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

Xhakarta fundoset vazhdimisht

Të dhënat më të reja gjeologjike të vitit 2002 treguan se Xhakarta është duke u fundosur gjithnjë e më shpejtë në det. Është treguar se gjashtë vitet e fundit kryeqyteti i përmendur i Indonezisë është fundosur për 91 cm nën ujë. Si shkaktarë për një rreshqitje të tillë të tokës mirret rritja rapide e ndërtimeve si dhe shfrytëzimi i tepruar i ujërave nëntokësore.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

Skulptura më e shtrenjtë

“Koka e Bronztë e Danaidës”, vepër e skulptorit rumun Konstandin Brankuzi, është skulprura më e shtrenjtë në Botë. Kjo është blerë për 19.9 milionë euro në shtëpinë e ankandeve “Christie`s” në New York, nga një person milionerë anonim. Deri atëherë skulptura më e shtrenjtë në Botë ka qenë kompozicioni i shtatë figurave të femrave po ashtu nga bronzi, e njohur si “La Foret”, e cila ishte shitur 9 milionë euro.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

Kamioni më i shpejtë

Kamioni i vjetër i zjarrfikësve amerikanë, i prodhuar në vitin 1940 nga kompania “Ford”, vihet në lëvizje nga dy motorë aeroplanësh të llojit “Rolls Royce 601 Viper” dhe kjo e bënë atë kamionin më të shpejtë të zjarrfikësve në Botë. Ky avio-kamion ka thyer të gjitha rekordet e mundshme të shpejtësisë. Ai u shënua në Librin e Rekordeve të Ginisit me shpejtësinë e shënuar prej 655 km/h, dhe me motorin e fuqishëm 12.000 kualfuqi.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

Topi më i shpejtë

Topi i quajtur “Fevernova” nga prodhuesi i njohur Adidas, është topi me preciz dhe më i shpejtë në Botë. Ky top është prezentuar për herë të parë për Kampionatin Botërorë të Futbollit në Kore dhe Japoni më 31 Maj 2002.
Testet e bëra me këtë top treguan se në distancën prej 20 e 25 metrash, topi mund të arrijë shpejtësinë rekorde prej 130 km/h dhe ai mund të godasë me të madhe edhe caqet më diameter prej 20 cm Mundësi të tilla të topit të futbollit janë pasojë e kombinimit të materialeve speciale të cilat përmirsojnë transmetimin më të mirë të forcës nga këmba e futbollistit dhe ruanë për një kohë të gjatë formën e njejtë.
Topi “Fevernova” në mes tjerash përmbanë edhe shtresë të shkumës që edhe e ndihmon në elasticitetin e tij.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

Zbulimi i njeriut të Neandertalit

Në vitin 1856 në Neandertal, pranë qytetit Dyseldorf të Gjermanisë, u zbuluan eshtra njerzish që kishin jetuar 100 mijë vjet më parë. Sipas shkencëtarëve, njerëzit e kësaj kohe kishin përballuar ndryshimet e mëdha të klimës dhe kishin mundur tu përshtateshin atyre.
Truri i njeriut të Neandertalit ishte 1.600 gram, gati sa truri ynë.
Njerëzit e kësaj kohe jetonin në grupe pranë lumenjve dhe ushqeheshin me mishin e ariut e të panterës, që i gjuanin me dy shkopinjë të kalitur në zjarr. Ata ishin të parët që zbuluan rregullin e varrosjës së njerëzve të tyre. Njeriu i Neandertalit u zhduk rreth 50 mijë vjet më parë.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

Zbulimi i njeriut të Kro-Manjonit

Në vitin 1868 në shpellën e Kro-Manjonit në Dordonjë të Francës, u zbuluan eshtrat e tre burrave, të një gruaje dhe të një femije. Rreth tyre gjendeshin mbeturina eshtrash të kafshëve të egra dhe vegla të ndryshme pune. Këto elemente u shërbyen shkencëtarëve të hedhin dritë mbi jetën e këtyre njerëzve.
Njerëzit e Kro-Manjanit jetuan 40 mijë vjet më parë. Ata ishin të organizuar në grupe dhe endeshin nga njeri vend në tjetrin. Për t`u mbrojtur nga të ftohtët ata kërkonin strehë nëpër shpella, të cilat i rregullonin dhe i zbukuronin. Më pas ata filluan t`i ndërtonin vet vendet e mbrojtura, të futura gjysmë në tokë dhe aty ngrenin çadra me lëkurë kafshësh. Këta njerëz vazhdonin ta punonin drurin për të prodhuar vegla pune. Ata bënin dhe armë me kockë, me dru dhe me brirë. Ndonëse jo të shumtë në numër, ata ushqeheshin me mish kuajsh të egër dhe me disa kafshë të tjera.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

Më së shumti qëndroi ulur

Antonio Gomeshi nga Portugalia, duke qenë pa punë , iu kujtua të konkurojë në rekortet e Ginisit me një mënyrë origjinale të veprimit-duke qëndruar ulur. Ai këtë rekord e arriti pa lëvizur nga vendi plot pesëmbëdhjetë orë e dy minuta. Kështu, Antonio vazhdon të fitojë edhe të ardhura. Kudo që shkon, si njeri i rekordeve të Ginisit, ai rri ulur sa më gjatë të jetë e mundur dhe, në bazë të kësaj, merr edhe shpërblime.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: REKORDE BOTERORE NE LIBRIN GUINESS

Një 19 vjeçar skocez është shtruar në një spital psikiatrik , identifikuar si një rast i veçantë varësie nga e-mail dhe sms.
Djali i ri ne një vit harxhoi 16.000 euro duke derguar mesazhe me celular . Djali , ku shtypi i ka vënë emrin ‘Steven’ kishte lënë vëndin e punës mbasi shefi i tij zbuloi që kishte dërguar në një muaj 8000 e-mail.
Djali deklaroi që pjesa më e madhe e e-mail ishin mes tij dhe të dashurës së tij. Steven dergonte mesatarisht 1000 sms në javë.’Kur shikon celularin dhe shikon se ke marrë një mesazh mendon se kush mund të jetë . Është si një loj ping-pongu, dërgon një dhe menjëherë të vjen një tjetër’, ka thënë i riu në BBC.Psikologët ku djali po kurohet , thonë se kanë 25 vjet që merren me çështje që kanë të bëjnë me raste varësie nga diçka por kur nuk janë ndeshur me një rast të tillë.
 
Top