Rekord divorcesh në Lushnje, 100 kërkesa në muaj
Çdo ditë në rrethin e Lushnjes ndodh një zgjidhje martese. Kërkesat për ndarje mes bashkëshorteve arrijnë në 100 në muaj, 30 prej të cilave marrin vendimin e gjykatës. Pas 12 vjetësh martesë, Gjinovefa Gjini nga rrethi i Lushnjes ka marrë në dorë divorcin e dhënë nga Gjykata. Mungesa e gjatë e bashkëshortit në emigracion, por edhe problemet në çift sa herë ai kthehej pranë familjes, ishin arsyet që detyruan 32-vjeçaren të kërkojë ndarjen prej tij. Por rasti i 32-vjeçares nuk është i vetmi. Çdo ditë në rrethin e Lushnjes ndodh një zgjidhje martese. Kërkesat për ndarje mes bashkëshorteve arrijnë në 100 në muaj, 30 prej të cilave marrin vendimin e gjykatës. Kozma Jano, kryetari i Dhomës së Avokatëve tregon: Shkak kryesor është emigracioni, i cili sjell më pas fenomenet që çojnë edhe në kërkesat për divorc. Kurse Anila Sinani, psikologe pranë Gjykatës arsyeton keshtu per situaten: Pikërisht mungesa e babait në familje, shtyn bashkëshortet të kërkojnë divorcin.
Përveç zgjidhjes së martesave, rritja e kërkesave për divorc ka shtuar ndjeshëm edhe numrin e fëmijëve të braktisur. Ky fenomen vihet re edhe tek çiftet e reja veren avokati -, një numër i madh i të cilëve braktisin fëmijët. Lushnja është një prej rretheve me numrin më të lartë të popullsisë në emigracion, çka ka bërë që fenomeni i divorceve të bëhet shqetësues vitet e fundit./klan/</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26271. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26271