Reklamat made in albania ....

Erind

Forumium maestatis
Reklamat made in albania ....

Kur isha ne shqiperi pata rastin te shikoja, reklamen e "vodafonit" dhe te "amc" qe ishin si pas meje, e nje cilesie shume te larte dhe doja te dija nese ishin prodhime shqiptare apo te huaja, se kur shikoja reklamat e tjera me duken si prodhime vetjake. Pra nese dikush di te me thote nese eshte ndonje studio shqiptare apo huaj???

ps. kete teme e hapa ketu se mendoj qe edhe reklama eshte nje art grafik.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Reklamat made in albania ....

Fillimisht postuar nga ErSI:
[qb] ...se kur shikoja reklamat e tjera me duken si prodhime vetjake.... [/qb]
Ato te tjerat jane me te vertete per ibret. Duket sikur ndonje pijanec i pire tape po xhiron me telekamer.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Reklamat made in albania ....

Reklamat me cilesore ne Shqiperi jane bere nga VGA, qe duhet te kene si adrese rrjeti www.vgastudio.com , por qe nuk funksionon per momentin, nuk di pse :shrug:
Kane bere reklama si ato te Lori Caffe apo te AMC.
Kini parasysh se sa me cilesore aq me te shtrenjta jane reklamat, dhe ne Shqiperi shumica e kompanive nuk kane nje buxhet aq te majme, sa te investojne aq shume ne reklame.
Plus qe kam pershtypjen se ne Shqiperi, reklamat behen se duhen bere, se jo se shikohen vertet si te nevojshme (flas per reklamat "mysybet" )...
Edhe eksperienca televizive po ndertohet kohet e fundit ne Shqiperi, keshtu qe me eksperiencen do vije dhe cilesia :thumbsup:
 

Blendi

Primus registratum
Re: Reklamat made in albania ....

Nje studio qe nisi suksesshem ishte FASADA
FASADA STUDIO
ne kete faqe jane ekspozuar disa reklama filmike dhe grafike, prtodhim i Fasades.
 

mostro

Putraku
Re: Reklamat made in albania ....

CFARE PO THOJEEEEEEEEEEEEEEEEEE??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Reklamat made in albania ....

Putro ke te drejte lal.Me reklame skandal se ajo e Lorit s'kam pare.
Reklamat e shoqerive telefonike ishin shume te kendshme dhe s'dukeshin si kusuri i reklamave tipike:burri,gruja dhe femija ne nje shtepi si ai i sallamit Top-Hat.E mbani mend e? :idea:

Gjithsesi,ishallah ja marrin doren me prodhu gjera cilesore.Tani per tani shumica eshte cop-cope!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Reklamat made in albania ....

Pra ato te telefonise jane te "VGA"-se, jane shume cilesore. Alinos sipas meje reklamen, o beje ose mos e bej fare, se me nje reklam te bere keq ti humbet pike si ndermarje prish imazhin tend dhe imazhi ne fushen e tregetise eshte shume i rendesishem, gje qe besoj e dine te gjithe. Pra mendoj se nje ndermarje nuk do te bente mire ta anashkalonte ate.

ps. thnx per infon.
 

DriniS

Ecejak
Re: Reklamat made in albania ....

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Mi ami? Ma come mi ami? [/qb]
Dopo venti lezioni in inglese? Si scrive Miami, si legge Majemi, MAJEMI /pf/images/graemlins/tongue.gif

P.S. Ju kujtohet reklama Kamakroun? :devil: HAHAHAHAH Iku me vrap Met Bega te vinte ne gjume kalamojt se i tremte reklama hahahah.
 

tirana

Primus registratum
Re: Reklamat made in albania ....

Mua me shkrijne reklamat e firmave kur ne fund japin adresen... "Rruga Kanan Tafili perball me shkollen "Filan Fisotku" mbas semaforit te dyt ne te majte te lekurkepuces ngjitur me tregun e mishit sapo kthehesh nga rajoni i policise... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Reklamat made in albania ....

e mban mend kush ate te firmes "deka","Deka ne te gjithe Shqiperine",me llahtar sepse deka per veriun eshte Vdekja,dhe per ne kuptohej "Vdekja ne te gjithe Shqiperine"
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Reklamat made in albania ....

Di gjo njeri kush jane firmat me te medha te marketingut/reklamimit ne shqiperi tani per tani? Ka nanji nga kto firma faqe ne internet??
 

shine*

Primus registratum
Re: Reklamat made in albania ....

ÇQUOTE]Fillimisht postuar nga Danae:
[qb] e mban mend kush ate te firmes "deka","Deka ne te gjithe Shqiperine",me llahtar sepse deka per veriun eshte Vdekja,dhe per ne kuptohej "Vdekja ne te gjithe Shqiperine" [/qb][/QUOTE]
Hahahaha e forte kjo.
Çme kujtuat ate top-hat aman, reklam me idjote ska ku te vej, nnjera ishte qe del nje burr ne maune edhe ha nje sallam te tere si kafsh, kur e shikoja ate i thoja mamit mos me bli top-hat ndonjehere. Ajo me ate ishin Pipin e radio televizjonit shqiptar ka qene akoma me keq, ketu i bejne reklamat si tip idjote qe te qeshesh nga budalliku i reklames, ndersa ne shqiperi i benin pa vetedije reklamat ashtu, O ma dua prap tophat, ose e vetquajtura pipi, i bie ziles se shtepis dhe e hap deren vet.....pika pika /pf/images/graemlins/laugh.gif :wink:
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Reklamat made in albania ....

Edhe vete aktoret shqiptare, pranojne qe cilesia e reklamamve ne shqiperi eshte shume e dobet.
artikulli me poshte i marre nga revista "klan"

Paguaje qe ta Kesh

Disa thone se nuk do ta riperterijne me kurre nje eksperience te tille. Disa jane te zhgenjyer. Ndersa te tjere i kane kthyer reklamat televizive ne nje biznes te vertete. Cmendojne aktoret e spoteve publicitare dhe sa fitojne ata.

nga Zefina Hasani



Rikard Ljarja, aktori i njohur ne nje sport publicitar

Ndoshta Kastriot Caushi tani e quan nje gabim. Ndoshta eshte zhgenjyer. Por njehere e nje kohe ai ndihej krenar qe kish qene nje nga te paret aktore qe kishte startuar ne tregun e publicitetit. Disa vjet me pare, ai dha zerin e tij per nje reklame te "Wester Union" kundrejt nje shume shume te vogel parash. Nuk ka sot shqiptar, qe para se ta identifikoje Rektorin e Akademise se Arteve me personazhin e Qemal Stafes apo Vasil Lacit te mos i kujtohet nje ze i embel dhe i thelle qe i fton:

"...nese deshironi te dergoni para ne shtepine tuaj, ato do te mberrijne vete atje..." Tani pas kaq e kaq vitesh ai do tu lutej kontraktuesve te tij te pare t'ia hiqnin ate ze. E per t'ia arritur kesaj, ishte i gatshem te paguante shume me shume se c'kishte marre atehere kur vendosi te behej nje nga te paret aktore qe do te hidhej ne tregun e pamate, por te panjohur te publicitetit. Por asgje nuk ndryshoi, reklama e "Wester Union" vazhdon te jepet ne cdo bllok publicitar, gjithnje me zerin e Caushit, i cili s'fiton me asnje para prej saj. Kjo eshte e para dhe e fundit reklame qe ka bere, pa menduar kurre me per nje te dyte. Sepse kohet kane ndryshuar ndjeshem. Edhe rregullat. Tashme vertet ka aktore qe mbajne rradhen perpara kompanive te medha shqiptare, por ka edhe te tille qe kane ditur te thone mjaft. Arsyet: natyrisht jo vetem teka artistesh. Por ne rradhe te pare ceshtje pagesash e pse jo edhe nje frike: ajo e konsumimit nga ekrani.

Te njejtin problem ka pasur edhe Rikard Ljarja. Ishte nder te paret qe e provoi kete marifet. AMC-ja ishte shteterore atehere kur i beri nje propozim te leverdisshem per ate kohe. I kerkuan qe te behej edhe nje here fillerojtes, te vishte kostumin e Dedes se Rrugeve te bardha, por kete here me celular. Ky mund te quhet i pari rast i shfrytezimit te nje personazhi filmi per nje reklame biznesi, dhe rezultoi te ishte me sukses nje gershetim i tille, edhe pse vete Ljarja nuk mbeti shume i kenaqur-"Ta thuash sot shumen e parave qe une mora atehere, do ju duket shume qesharake sepse ishte fillimi dhe me pas gjerat ndryshuan. Qe pas asaj reklame une nuk u mora me me reklama. Do te pranoj vetem nese do te respektohen rregullat. Per mua si nje specialist filmi, edhe reklama duhet te konsederohet si nje film me metrazh te shkurter. Eshte e vertete qe ne gjithe boten biznesi perdor figurat artistike per te reklamuar dicka, por gjithnje duke respektuar deri me nje elementet artistike. Ndersa ketu biznesmenet tane as qe duan t'ia dijne per keto rregulla madje i mbysin ato me pasionin e rrembyer te tyre. Por kjo e demton shume figuren e artistit i cili pranon te shfaqet ne nje reklame, fundja per te marre ca para, per te cilat nje artist ka shume nevoje". Ljarja e mbyll kete rrefim te tijin me bindjen se asnje artist nuk merr ate qe meriton, ndersa le ne duart e biznesmeneve, imazhin e tij te ndertuar me aq shume kujdes ne gjithe keto vite. Por si i thone nje fjale, paraja leviz dynjane.

Ajo para genjeu dhe Violeta Manushin, te cilen ca djem te rinj biznesmene, e binden fare lehte, qe ajo te bente nje reklame per kondicioniere perkundrejt 50 mije lekeve (te vjetra). Teto Ollga u kenaq me aq, por me pas kur pa imazhin e saj ne ekranin e televizionit, ishte penduar pse kishte pranuar. Reklama nuk ishte realizuar ashtu si duhej dhe ashtu si ia kishin parashtruar, ndaj Manushi u frikesua se mos teto Ollges do i humbiste vlera. Vendosi te mos pranonte me asnje oferte pas kesaj, por shume shpejt do genjehej perseri. Kete here jo me per para por per nje bateri "PoWer sWid" qe biznesmenet ia dhuruan, si shperblim per imazhin qe ajo iu dha biznesit te tyre. Violeta Manushi nuk do mbetej me pa drita, dhe kaq i mjaftonte per te harruar merzitjen qe kishte ndjere me reklamen e pare. Kur e pa edhe ate te dyte reklame ne ekrane te ndryshme televizive vendosi perfundimisht qe te mos ia hapte me deren reklamave, derisa te bindet se gjithcka do jete profesionale, ne punen qe i kerkojne te beje. Ndersa per parate e shperblimit, nuk ka pasur dhe nuk do kete shume pretendime. Manushi eshte mesuar te kenaqet me pak, mjaft qe te mos ia cenojne figuren artistike.
 
Top