Rehn shprehet: Zgjedhjet, me te mirat

Rehn shprehet: Zgjedhjet, me te mirat

imagebutton.gif

rehn.jpg
Komisioneri europian Olli Rehn ka dhene vleresimin e pare zyrtar per zgjedhjet ne Shqiperi, para publikimit te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR.

“Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi ishin me te mira se ne vitet e kaluara, megjithese pati serish parregullsi. Ne jemi ne pritje te vleresimit perfundimtar te OSBE/ODIHR per zhvillimin e zgjedhjeve dhe le te shohim se c’do te ndodhe. Komisioni eshte i gatshem te pergatise opinionin mbi aplikimin e Shqiperise per Kandidaturen, sapo keshilli te kerkoje nje gje te tille”, u shpreh Rehn.

Ne lidhje me liberalizimin e vizave, komisioneri Rehn ka deklaruar per here te pare se nese Shqiperia dhe Bosnja plotesojne reformat dhe kushtet e duhura, atehere Komisioni Europian mund te beje nje propozim te ri per keto dy vende ne mesin e vitit e 2010.

Shpejtesia e progresit te ketyre vendeve drejt heqjes se regjimit te vizave eshte ne duart e lidereve te tyre, theksoi Rehn.

Me nje skenar te tille, nese ne mesin e vitit te ardhshem Komisioni vlereson se jane plotesuar kushtet, shqiptaret e pajisur me pasaporta biometrike do te mund te levizin lirshem ne vendet e Shengenit ne fillim te vitit 2011.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4414. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4414

Top