Rehn: Qeveri zgjidh krizën. Opozitë kthehu në Kuvend
“Tango kërcehet dyshe, ndaj shqetësimi i ngrihet dhe opozitës”

Ylli Pata

Komisioneri europian për zgjerimin, Olli Rehn, ka përsëritur dje në Bruksel pas takimit me zv.kryeministrin shqiptar, Ilir Meta, qëndrimin e BE-së se duhet të nisë sa më shpejt një dialog politik mes mazhorancës dhe opozitës për të zhbllokuar krizën politike në vend, sepse përndryshe Shqipëria nuk do të mund të bëjë hapa para në integrimin e vendit. Dje pasdite, numri dy i qeverisë shqiptare, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me komisionerin Rehn, ku është folur për të gjitha zhvillimet politike të fundit në vend, madje edhe për sulmin ndaj gazetarëve.

Rehn

Pas takimit është zhvilluar një konferencë shtypi ku komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olli Rehn, ripërsëriti edhe njëherë disa nga konkluzionet e progres-raportit të Komisionit Europian dhe theksoi nevojën e konsensusit politik në përparimin e Shqipërisë drejt Unionit Europian.

“Shqipëria ka bërë përparime në disa reforma siç e kemi thënë edhe në raport. Zgjedhjet i përmbushën disa nga kriteret, por ka ende disa probleme të identifikuara. Dua të them diçka për maturimin demokratik, kryesisht për atë çfarë kërkon KE. Kërkojmë reforma dhe konsensus politik që janë thelbësore për të pasur përparim për integrimin në BE”, u shpreh Rehn. Ndërsa e konsideroi bojkotin e opozitës si jashtë standardeve europiane duke thyer stabilitetin demokratik të vendit, Rehn iu drejtua socialistëve të kthehen në Kuvend, sepse sipas tij, debati politik duhet të zhvillohet brenda dyerve të legjislativit.

“Debati duhet të zhvillohet në Kuvend. Stabiliteti demokratik është thelbi kryesor dhe bojkoti i opozitës nuk bën pjesë në këto parime”, tha Rehn. Komisioneri i BE-së për zgjerimin, deklaroi se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret verën e ardhshme dhe theksoi se lajmet e mira do të vijnë nëse do të jenë plotësuar kushtet. Gjithashtu, Rehn deklaroi se një ndër sugjerimet dhe inkurajimet që i përcolli numrit dy të qeverisë shqiptare ka të bëjë me përmirësimin dhe mbrojtjen e medias dhe fjalës së lirë, kjo duke iu referuar ngjarjes së ditëve të fundit me gazetarin Mero Baze.

Meta

Zv.kryeministri shqiptar dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta, u shpreh dje se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se ka ende punë për të bërë, sipas tij, do të thellohet më tej procesi i reformave në vend. Shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh i bindur se vitin tjetër Shqipëria do të jetë gati të përmbushë të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. “Qeveria shqiptare do të thellojë procesin e reformave në vend, ne jemi të vetëdijshëm që ky proces duhet të përmbushë të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Qeveria shqiptare do të angazhohet që deri vitin tjetër të gjitha pikat të jenë përmbushur”, theksoi Meta.

Ministri i Jashtëm foli edhe për progres-raportin, duke theksuar se qeveria e tij i ka marrë seriozisht të gjitha rekomandimet.

“Dua të informoj z. Rehn se, lidhur me progres-raportin, qeveria shqiptare i ka marrë shumë seriozisht të gjitha rekomandimet. Kemi hartuar një plan veprimi dhe jemi të përgatitur për tiu përgjigjur në kohën e duhur pyetësorit”, tha Meta. Duke u ndalur te rasti i gazetarit të dhunuar, Mero Baze, Meta u shpreh: “Personat ndaj sulmit të Bazes janë të arrestuar. Institucionet janë distancuar jo vetëm nga ky incident, por edhe nga çdo incident që cenon lirinë e medias”.
(shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26377. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26377