Regjistrim të plotë pronave publike

Regjistrim të plotë pronave publike

Qeveria vendos të regjistrojë nga e para të gjitha pronat publike. Ky proces mësohet se do të bëhet në mënyrë elektronike për të shmangur abuzimet me dokumentacionin që krijojnë pronarë të paligjshëm në toka publike. Për këtë arsye, në mbledhjen e djeshme, qeveria miratoi projektligjin për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore dhe atyre jobujqësore. Këshilli i Ministrave miratoi njëkohësisht vendimin për regjistrimin elektronik të të gjithë pronave në vend. Si një nga çështjet më problematike në vend, që përbëjnë gjithashtu një kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, pronat rezultojnë me handikapin më të madh, mungesën e një harte të plotë të tyre dhe vendimi në fjalë synon pikërisht rregullimin e kësaj çështjeje. “Shqipëria do të ndërmarrë vitin që vjen dhe në vazhdim regjistrimin më të gjerë të qytetarëve, të pronave të tyre kudo që ata ndodhen dhe kjo do të krijojë fondin përfundimtar dixhital të pronësisë”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha. Duke e vlerësuar këtë ndërmarrje, si një arritje të madhe, Kryeministri tha se në këtë mënyrë do të krijohet fondi përfundimtar dixhital i pronësisë. Kryeministri theksoi se do tu jepet fund abuzimeve me dokumentacionet, të cilat krijojnë pronarë të paligjshëm në toka publike. Regjistrimi i të gjitha trojeve publike në mënyrë dixhitale do të shmangë abuzimet dhe përplasjet si ai i fundit që ka ndodhur në qendër të Tiranës mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Kryeministri konstatoi se qeveria nuk do të mbledhë për buxhetin e vet as edhe një qindarkë të vetme, por të gjitha do ti vendosë në mënyrën më transparente dhe më të ndershme në funksion të fondit të kompensimit të pronarëve. “Ne do ti shesim ato me 2000 euro metrin katror, në përputhje me planin e qytetit që ndërtohet, por i gjithë ky fond gradualisht me kalimin e tij do të kalojë i tëri për kompensimin e pronarëve.</p>


Kryeministri tha se do të bëhen të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në ligje apo vendime të caktuara, për mbarëvajtjen e procesit të kompensimit. “Ka një problem, ka një ligj të vitit 1994, ku qeveria nuk lejohet të shesë tokën publike përveçse me vendim të Këshillit të Ministrave, për qëllime të caktuara”, tha Berisha. Sipas tij, ai vendim është shumë i dobishëm, sepse ka pasur si qëllim që të mbrojë dhe të mos e lejojë shitjen e pronave pa u kompensuar pronari. Shefi i qeverisë theksoi se “aty ne mund të ndërhyjmë dhe të fusim kompensimin e pronarëve dhe krijimin e fondeve për ta, sepse aty është e përcaktuar se kur Këshilli i Ministrave mund të marrë vendim për të shitur tokën publike”. Ndaj, vijoi ai, dhe do të bashkërendoni të gjithë veprimtarinë. “Do të përdoren në mënyrën më transparente, më të ndershme dhe çdo gjë në funksion të fondit të kompensimit të pronarëve”, u shpreh Berisha. Në kuadër të çështjes së pronave, qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të shqyrtuar të gjitha ato dosje që janë dorëzuar përpara datës 30 qershor 2009. Pas shqyrtimit të 8 mijë dosjeve të fundit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shkojë drejt shkrirjes.(Shqip)</p>
s9KhpXSBzIE

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25726. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25726
 
Top