Reformim ne gjuhen letrare!

Kordelja

Valoris scriptorum
Reformim ne gjuhen letrare!

:confused: :confused:

E pse u ndjekan keq folesit e gegerishtes nuk e kuptoj, gjuha letrare eshte lehtesisht e kuptushme dhe kush tha qe ajo ngjaka kaq shume me toskerishten :confused:

Boh, eshte nje debat shumevjecar ky Neo, Kongresi nuk qullosi gje.

P.s.Titulli i temes dhe konkretisht fjala reformacion me vret syte.Ku e ke gjet ate fjale :confused:
 

olti

Neo
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Ne disa sende qe quhen libra /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Me gjithe fazat e deritanishme qe ka kaluar gjuha shqipe, nuk besoj se ndonje ndryshim rrenjesor eshte shume domethenes. Nuk e shoh se si mund luaje ndonje vendimtar. Gjuha letrare per mendimin tim eshte goxha e plote, dhe e pasur. Mund ti shtohen sinonime te ndryshme nga dialektet, por besoj se bazat jane teper te peraferta dhe te perbashketa. Dialektet e ndryshme te shqipes, mund te fliten por jo te konkurrojne ne menyre te shkruar shqipen letrare. Edhe nese do te hiqej ky version letrar i shqipes, e te vendosej nje tjeter, e njejta gje do te perseritej. Gjithsesi, specialistet e dine me mire kete pune.

P.S Neo. Fjala 'Reformim' do te ishte me e sakte ne kete kontekst.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Ndoshta jam i gabuar por di se ne Kosove, mediat e shkruara/elektronike, gazetaret, shkrimtaret dhe akademiket e tjere e kane perqafuar pa rezerva gjuhen standarte te RSH per hir te bashkimit te plote kombetar.
Gjuha Standarte Shqipe na ka ndihmuar jashtezakonisht ne rang kombetar per te ndare njeri me tjetrin vlerat kulturore, letrare, artistike.
Jam dakort me mendimin se qofte toskerishtja qofte gegerishtja kane akoma forma gjuhesore me vlere qe mund ti bashkangjiten gjuhes standarte per ta bere me te pasur.
 

olti

Neo
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Sigurisht qe e kane pranuar, madje do te ishte me e sakte te thuhej se kane punuar ne berjen e saj. Ne kongresin e '73 ka pasur dhe shume akademike dhe gjuhetare nga Kosova. Nuk e kisha ketu une, madje jam dhe kunder ndryshimit te gjuhes letrare, sepse ajo tashme ka zene vend dhe si e tha Blendi ka ndikuar shume ne konsolidimin e bashkimit kombetar, porse nevojiten disa rregullime dhe plotesime si dhe lejimi i disa standarteve dyfishe, te cilat do e benin me te gjere gjitheperfshirese standartin. Ketu qendron idea ime! /pf/images/graemlins/smile.gif

PS: Reformacioni eshte nje proces i gjate dhe vazhdues, prandaj dhe kam perdorur kete fjale. Per shuarjen e kurizitetit te Kordeles me duhet te shpjegoj se jam frymzuar per te perdorur kete fjale, nga histria e kishes, me saktesisht nga reformacioni i shek. XVI :)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

P.s.Titulli i temes dhe konkretisht fjala reformacion me vret syte.

Edhe mu! Thua te jete gegnisht /pf/images/graemlins/wink.gif
 

lysien shardon

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Te gjithe e dime se si lindi italishtja.
Toskanishtja e dante Aligerit "mbertheu" gjithe Italine me pas.Perpjekjet per te futur dialektin romane ne 1870(me duket se qene te tilla debate dhe per gjuhen italiane ne ate kohe),edhe pse pati nje fare perkrahje,nuk munden te "trondisnin" themelet e Fiorentinishtes standarte.
Te debatosh per nje riregullim te shqipes,do te thote ta kthesh ate edhe njehere ne foshnjerine e saj,gje qe nuk i sherben shumices se shqiptareve ,aq me shume te ardhmes.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Po gjuha e njesuar letrare[standardi]u vendos ne Prishtine me 1968 e jo ne Tirane.Keshtu mendon te pakten njeriu i para i gjuhesise shqiptare Shaban Demiraj dha ka mendim te mbeshtetur.
 

uni20077

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

E bâne Kisc "gjuhene njesuar toskerisht"!
Tesc doin me e "reformuar".Cu iee ,Martin 1!

Truni asht gjâ e madhe! :wub:


-Antequam Abraham erat,Ego Sum-Io, VIII/LVIII
 

Sineri

Forumium praecox
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Edhe unë e dua gjuhën e njësuar letrare shqipe. Ndoshta ka nevojë për pak reforma siç mendon ndokush por jo ndryshime ekstreme siç kërkohet nga partizanët e gegërishtes.
 

Milazim

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Vertet eshte nje teme mjaft interesante dhe aktuale. Ju pershendes i nderuar autor i hapjes sekesaj teme.Pasi lexova me vemendje mendimet Tuaja mjaft te vyera , te logjikshme dhe shpesh te mbeshtetura nelogjiken e argumentit me lejoni qe ne analizen time duhet te sqaroj se vete gjuha eshte nje shkence ne sistem qe e pranon zhvillimin. Si e tille te gjitha gjuhet e botes te pakten ato me te rendesieshmet jane te njesuara ose te perfaqesuara me normen e tyre letrare. Pa e zgjatur edhe shqipja fatmiresisht arriti ne Kongresin e Drejtshkrimit 1972 te njesoje gjuhen shqipe te ngritur ne normen letrare tesaj. Qe dua te them se kishte gjithpjesmarrje qe nga veriu e deri ne jug. Mbi kete norme u shkrua historia, letersia, vete jeta e popullit shqiptare per tua transmetuar brezave. Nese ata qe mendojne se duhet ndryshuar norma letrare e gjuhes shqipe duhet te varrosin, letersine e rilindjes, Naimin, De Raden, Migjenin e deri tek Kadareja dhe Agolli pa permendur te tjere. Madje duhet te rishkruajme vete jeten e popullit tone nder brezat qe kemi lene pas nga historia. Vertet fjala eshte mjeti praktik i gjuhes por mos harroni se ajo eshte e lidhur ngushte me mendimin. Le te plotesoj ate qe thashe ne fillim. Gjuha shqipe eshte shkence qe pranon zhvillimin. Prandaj nuk ka vene apo do te veje mure apo dogane per fjalet me perdorim te gjere te toskerishtes apo gegerishtes. Keshtu qe ju keni vene re shume qarte se shume autore te rinj me botimet e tyre i kane dhene larmishmeri gjuhes. Faleminderit nese pranoni mendimet e mija . Un jam nga veriu por me duhet te jem avokat i gjuhes letrare shqipe pasi jam diplomuar per kete pune, ha ha ha. Ju respektoj te gjitheve
 

lupi

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

mos ! mos ! mos e luani me kete karten e ndryshimit se me duket nje loje e rrezikshme!E vetmja gje qe nuk na ka ndare e percare eshte gjuha ship!E KENI TUAJEN APO E KENI TE BLERE KETE MENDIM?Pse nuk e diskutojme temen:GJUHA SHQIPE-GJUHE MBARE BALLKANIKE ?
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Fillimisht postuar nga Halili:
[qb] Vertet eshte nje teme mjaft interesante dhe aktuale. Ju pershendes i nderuar autor i hapjes sekesaj teme.Pasi lexova me vemendje mendimet Tuaja mjaft te vyera , te logjikshme dhe shpesh te mbeshtetura nelogjiken e argumentit me lejoni qe ne analizen time duhet te sqaroj se vete gjuha eshte nje shkence ne sistem qe e pranon zhvillimin. Si e tille te gjitha gjuhet e botes te pakten ato me te rendesieshmet jane te njesuara ose te perfaqesuara me normen e tyre letrare. Pa e zgjatur edhe shqipja fatmiresisht arriti ne Kongresin e Drejtshkrimit 1972 te njesoje gjuhen shqipe te ngritur ne normen letrare tesaj. Qe dua te them se kishte gjithpjesmarrje qe nga veriu e deri ne jug. Mbi kete norme u shkrua historia, letersia, vete jeta e popullit shqiptare per tua transmetuar brezave. Nese ata qe mendojne se duhet ndryshuar norma letrare e gjuhes shqipe duhet te varrosin, letersine e rilindjes, Naimin, De Raden, Migjenin e deri tek Kadareja dhe Agolli pa permendur te tjere. Madje duhet te rishkruajme vete jeten e popullit tone nder brezat qe kemi lene pas nga historia. Vertet fjala eshte mjeti praktik i gjuhes por mos harroni se ajo eshte e lidhur ngushte me mendimin. Le te plotesoj ate qe thashe ne fillim. Gjuha shqipe eshte shkence qe pranon zhvillimin. Prandaj nuk ka vene apo do te veje mure apo dogane per fjalet me perdorim te gjere te toskerishtes apo gegerishtes. Keshtu qe ju keni vene re shume qarte se shume autore te rinj me botimet e tyre i kane dhene larmishmeri gjuhes. Faleminderit nese pranoni mendimet e mija . Un jam nga veriu por me duhet te jem avokat i gjuhes letrare shqipe pasi jam diplomuar per kete pune, ha ha ha. Ju respektoj te gjitheve [/qb]
Meqe je i diplomuar per gjuhe,pse nuk shkrove-Ju respektoj te gjithe-,po the-Ju respektoj te gjitheve-?
 

thAci

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Pse i bien rreth e rrotull, gjuha letrare shqipe duhet ndryshuar me çdo kusht ose do jet nje gjuhe pjes'shme(dmth e perdorur ne nje pjese te trojeve shqiptare). Pse se thoni qe keto rregulla u vendosen nga diktatura dhe kelusht e saj, pse se thoni qe gegerishtja s'eshte perfshire fare ne gjuhen letrare shqipe. Bile gjerat jane deri aty sa ne shqip nuk egziston menura paskajore ( me punu, me shku etj)e kjo vetem sepse ne toskerisht kjo menyre nuk egziston. Gjuhetaret tane kane shpikur çdo gje vetem e vetem qe gjuha letrare shqipe te jet sa me larg gegerishtes. Pra reformat duhen me çdo kusht por jo te fusim diçka duke xjerre diçka tjeter (keshtu do varferojme gjuhen tone) por te fusim diçka duke i pranuar si sinonime me keto qe kemi. Gjuha letrare shqipe duhet ti perfije te dy dialektet duke i pranuar si sinonime çdo ndryshim midis tyre.
 

thAci

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

ops perfije= perfshije te me falni, nga shpejtesija :wave:
 

Alba Palushi

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Profesor Pipa thote:".... deliti i kongresit drejt-shkrimit,1972,kje ndalimi i plote i gegnishtes letrare,nji skomunikimi tille kje jo vetem i gabuem, por anti-kombetare.Kjo gjuhekostallariane kje nji fabrikim perbindsh i nje klike gjoja shkollare,katandisun ne nji agjentureshkardhe te nji pushteti terrorist.Nji gjuhe vegel e nji pushteti terrorist nuk mund te quhet kombetare..."

Albanica-1992-Numer 3-4,faqe126
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Re: Reformim ne gjuhen letrare!

Arshi Pipa ka dhan shum debate profesionale mbi /pf/images/graemlins/tongue.gifenetrimin e Toskerishtes ne gjuhen "e njesuar" shqipe!!
Prandaj,si rrjedhoje e kesaj Jugoret nuk kuptojne Verioret.
Nuk po flet askush per nje :ndryshim rrenjesor ne gjuhe,por per nje permirsim qe te perfshihen ne menyre te barabarte edhe Verioret ne kete gjuhe.
Shkaqet se /pf/images/graemlins/tongue.gifse Kosovaret jane partizane te flakte te Kongresit te '72 e dime te gjithe!!Por kur vje puna te gjithe Jugoret ankohen qe nuk kuptojne Kosovaret.
Nqs baza e Italishtes ashte Fiorentina(apo dialekti Fiorentin)atehere baza e Shqipes duhet te jete Shkodranishtja(sic ka ken me shekuj)
Ne po kerkojme thjeshte barazi ne gjuhe,dhe jo superioritet.Gegnishtja asht e mbushun me shume vlera gjuhesore te pa muhueshme nga asnji gjuhetar Jugor.Atehere:ku qendron problemi??

Asnji gjuhe nuk asht ndiku kaq shum nga ideoligjia komuniste-Labo-Vllehe sa gjuha Shqipe.
Ktheni pak veshtrimin nga Kongresi i Manastirit,dhe do te arrini ne konkluzionin qe:ju e keni PERDHUNUAR gjuhen shqipe!!!!
 
Top