recetat e doktorr Adhamudhit

komino

Valoris scriptorum
recetat e doktorr Adhamudhit

E mbani mend doktorrin (Adhamudhim) dhe recetat e tij mjekesore
"te dhemb njeri sy?! krehe, te shpetoje tjatri"
"te dhemb nje dore?! krehe, te shpetoje tjatra"
"te dhemb koka?! ... /pf/images/graemlins/smile.gif "

Beni tani nje analogji me recetat e doktorrit tjeter qe kemi zgjedhur kryeminister
"Nuk e kontrollojme dot kontrabanden?! I sekuestojme te gjitha mjetet lundruese qe mund te perdoren nga kontrabandistet apo edhe qe largesisht u afrohen"

ku te con kjo lloj kure???????????????

te heqim makinat se ka shume aksidente rrugore dhe nuk kontrollojme dot rregullsine e patentave?
Ti presim energjne te gjitheve se nuk kontrollojme dot lidhjet abuzive
...

/pf/images/graemlins/smash.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

E bazon në ndonjë ligj të ri që ke lexuar Gene apo thjesht llafe rrugësh? Nëse mundesh mund të sjellësh burimet e tua?
Po të jetë si thua ti Gene, çdo qytetar shqiptar që ka një mjet lundrimi në pronësinë e tij mund të hedhi në gjygj qeverinë për shkelje të ligjit themeltar (kushtetutës) mbi rrespektimin e të drejtave të njeriut!

Me sa kam kuptuar unë, nuk i shpallet luftë pronarëve të mjeteve lundruese por atyre që i përdorin këto mjete lundrimi për kontrabandë njerëzish apo mallrash! /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

jo mo jo

e ke gabim

do i bllokoje te gjitha ato qe konsiderohen skafe pervec atyre te turisteve te huaj (diskriminim)

nuk e di a e ka bere ligjin po di qe nuk ka nevoje ta beje.
E KA DEKLARUAR dhe kjo mjafton per te.
e degjove si tha ne parlament kur e akuzuan se po i kthente shtepine lekes ne menyre krejtesisht arbitrare e pa asnje baze ligjore
E KISHA PREMTUAR, E BERA, DO TA PERSERIS - NESE DUHEN FORMALITETE LE TE BEHEN EDHE ATO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

deklaroi prishjen e ndertimenve ME leje apo pa leje dhe e beri pa e vrare mendjen as per vendimet e gjykatave.

Me beso, mos me detyro te kerkoj deklarat, beje ne mirebesim.

shpresoj se je dakort me mua qe eshte per te vene duart ne koke e per te qare me lot shtetin ligjor.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

Shumë dakort që është për të vënë duart në kokë por nuk e di a mund të quhet kthim i diçkaje pa përpiluar dokumentat ligjore përkatëse.

Sa për objektet me apo pa leje ato janë jashtë ligjit dhe nuk i çon shteti para gjykatës por duhet të jetë privati që nëse beson se ka një çështje të fortë të hedhë shtetin në gjyq. Në të kundërt shteti nuk do të arrinte të ngulte një gozhdë pa lejen e gjykatave.
Pra nëse është vepruar gabim në lidhje me ligjin (këtu pranoj injorancën time pasi nuk e di në egziston një ligj që ndalon ndërtimin e ndërtesave në ambjentet shkollore, sigurisht përveç atyre që shërbejnë për mësim) cilido subjekt privat mund të hedhë shtetin në gjyq për shkelje ligji e të kërkojë dëmshpërblim.

Shteti mendon, vepron dhe më pas lan gjynahet /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

per kthimin ke te drejte
Une do ta quaja abuzim koke e kembe me nje prone shteterore qe po e trajton si ta kete te veten personale.
(mbase do te ishte me mire ta quanim kthim pasi ndryshe eshte teper ulese per te gjithe ne qe e lejojme)

lexo nje koment mu duk interesant sot tek "korrieri"
--------------------------------------------
Kurthi i dy standardeve
E Merkure, 16 Nentor 2005
Nga Alfred PEZA

Procedura qe duket se po ndiqet me rastin e rikthimit te pallatit te familjes se ish- Mbretit Zog, nga ana e qeverise "Berisha" dhe disa veprime te tjera te saj ne lidhje me disa projekte publike ne Tirane e shembjes se disa prej ndertimeve ne ambjentet shkollore, tregojne se ajo po vepron me dy standarde. Ne rastin e fillimit te procesit te kthimit te pronave te pretendentit per fronin mbreteror Leka Zogu, duket se po veprohet pa zbatuar te gjitha procedurat formale ligjore. Ndersa ne rastin e dyte, punimet jane bllokuar apo shembjet jane kryer, duke pretenduar se i mungonte pikerisht kjo gje. Nje situate qe duket se i ngjan pas kesaj, asaj lojes popullore: A i ke dhene uje gomarit?!

Gjate debatit te dy diteve me pare ne Kuvend per ceshtjen e korrupsionit, Kryeministri Berisha pranoi se ne rastin e kthimit te pronave te familjes mbreterore, "le te behen formalitetet. Nuk kam asnje kundershtim qe te kryhen te gjitha formalitetet". Duke pranuar indirekt ne kete rast, se deri ne ate moment nuk ishin zbatuar te gjitha procedurat e nevojshme qe ndiqen ne te tilla raste, si edhe per cdo qytetar shqiptar qe perfiton nga ligji per kthimin e pronave. Askush nuk mund ta mohoje se familjes mbreterore i ka takuar dhe i takon kjo e drejte, madje akti i Berishes megjithese shume i vonuar duhet pershendetur, si nje nderim qe shteti shqiptar i ben mbi te gjitha historise se vet, perfshi edhe anen sentimentale per shkak te fatkeqesive qe kane ndjekur kete familje. Por, edhe ne nje rast specifik si ky, procedurat ligjore duhen zbatuar me perpikmeri, duke u realizuar, qofte edhe nepermjet procedurave te pershpejtuara.

Sepse ndryshe, kjo nisme do te kompromentonte qellimin e deklaruar ne rastin e aksioneve per bllokimin e punimeve ne mbikalimin tek "Zogu i Zi" ne Tirane, Bulevardin "Deshmoret e Kombit", Rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit" ne Bllok, per te cilat qeveria dhe institucionet qe varen prej saj, jane shprehur se per keto projekte ka mangesi dokumentare dhe proceduriale. Perse per rastin e pronave te Zogut, Berisha tregoi vullnetin e tij te mire politik duke u shprehur "le te behen formalitetet", e per projektet e publike nuk e tregoi kete? Pa folur me pas per aksionet e prishjes se lokaleve tek Akademia e Arteve dhe pallatit 8- katesh prane Fakultetit te Mjekesise ne Tirane, pronaret e te cileve kane demonstruar publikisht se posedojne lejet e rregullta. Nese edhe ne kete rast do te veprohej me standardin e nje shteti ligjor, perpara se ato te prisheshin, duheshin hetuar ndoshta procedurat e dhenies se ketyre lejeve, e nese do konstatoheshin shkeljet, godinat te shembeshin, pronaret te kompensoheshin dhe pergjegjesit te shkonin per ndjekje penale.

Kjo sigurisht do ishte nje rruge e gjate dhe aksionet e para te qeverise, do te humbnin shkelqimin e te qenit spektakolare, por sigurisht qe efektet do te ishin shume me te medha se ato te marra prej tyre tani. Ndoshta vetem keshtu qytetaret shqiptare do te kutonin se vota e tyre me 3 korrik shkoi ne drejtimin e duhur dhe se ajo nuk do te shperdorohet me, jo vetem nga korrupsioni i te majtes, por as nga standardet e dyfishta te qeverisjes se djathte.
-----------------------------------------------


shpresoj ta kem kuptuar gabim (si rendom ndodh) idene tende mbi rolin e shtetit ne lidhje me pronen private.

Ne rast te shkaterrimit te nje ndertese me te gjithe dokumentat ne rregull kemi te bejme me nje shpronesim te mirefillte dhe mentyra me te cilen vepruan (procedura ishte nisur nga qeveria e meparshme ne fakt) duket nje shkelje e madhe.
Pronaret e ligjshem te nje ndertese te ligjshme ishin lajmeruar se ndertesa do te prishej pasi pa leje te rregullt. Pronaret i drejtohen gjykates dhe kjo e fundit u jep te drejte. Policia ndertimore, pas urdherit te kryeministrit vepron pa e vrare mendjen fare.

Ne fakt, pronaret do i drejtohen perseri gjykates per demshperblimin po kjo eshte histori tjeter.
Ne po diskutojne veprimet arbitrare e absurde te bera me urdher direkt te doktorr adhamudhit. "TE PRISHEN NDERTIMET PA LEJE DHE ATO ME LEJE NE OBORRET E SHKOLLAVE BRENDA ... (mendohet pak) 3 DITESH" dhe ndertimet u prishen. (nuk kam harruar qe germat e medha dmth bertitje).

e mban mend cdo te thote shtet ligjor? Mendon se berisha e mban mend?
 

ujku81

Primus registratum
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

Doktori i ben gjerat me pasion kam pershtypjen se nuk e vret fort trurin.

Prishja e ndertimeve qe jane me leje (pavaresisht se jane ne oborrin e shkollave) do ti kushtoje shtetit se do te detyrohet ti demshperbleje pronaret e ndertimit.

Vendimi i qeverise per prishjen e ndertimeve ne oborret e shkollave (edhe ayre me leje)eshte njesoj sikur te thote do prishet ky pallati se do kaloje rruga ketu. Pallatin do ta prishe ai se eshte ne interesin publik, po ty duhet te te demshperbleje. Keshtu eshte dhe puna e ndertimeve me leje brenda oborreve te fakulteteve. Aq me teper rasti i TID tek Fakulteti i Mjekesise ku ishte rene dakort me dekanatin per rikonstruksionin e godines dhe dhurimin e dy kateve. Leja eshte dhene nga shteti, dhe firma ka te drejte te hedhe ne gjyq shtetin.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

nuk eshte vetem ceshtje demshperblimi (sigurisht qe ai eshte interesi i pare per pronarin) por eshte edhe (e ca me teper per ne) ceshtje vizioni politik.

do te kish qene krejtesisht normale te ndiqeshin procedurat qe ligji shqipetar parashikon ne keto raste dhe pastaj ndertimet te shkaterroheshin.

ceshja ketu vazhdon te jete KY ESHTE SHTETI LIGJOR I PREMTUAR???????????!!!!!!!!!!!!!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Bllokohen mjetet lundruese

Nje artikull gati integral nga www.zeripopullit.com
Kerkoj ndjese per burimin po merrni vetem informacionin


TIRANE- Më në fund kryeministri Berisha ka bërë realitet atë që kishte deklaruar kohë më parë. Kur ishte zotuar për të bllokuar daljen në det të të gjitha skafeve, jahteve, varkave të vogla njëmotorëshe apo sic quhen ndryshe sandalle që përdoren për turizëm familjar dhe për peshkim afër bregut. Me vendimin e djeshëm të qeverisë, Berisha, në kuadër të deklarimeve të tij për të luftuar trafiqet, dhe në pamundësi për t'I luftuar ka nxjerë një vendim me afat tre vjecar për të ndaluar daljen e këetyre mjeteve lundruese në det. Duke përdorur tashmë taktikën alamudhiane që hiqte kokën për të shpëtuar trupin.(kopjace) Duke shembur përfundimisht turizmin në tërë vijën bregdetare dhe kryesisht në Vlorë, Himarë, Durës, Sarandë. Duke I hequr shtetit miliona dollarë, pasi tashmë janën ngritur qndra të mëdha të jahteve të licensuara, madje dhe të kompanive italiane. Si dhe skafeve për qëllime turizmi. Por ashtu ata të vobektë që mbajnë familjen me një varkë të vogël që e përdorin për gjueti peshku që nga dje janë automatikisht të papunë, familjet e tyre janë pa të ardhura, vetëm se Berishës I është tiposur se kështu e lufton krimin. Pavarësisht se Berisha vërtetë ka bllokuar skafet, jahtet dhe Varkat, por "skafistët" e mëdhenj të drogës, armëve dhe prostitutave kanë qënë në stafin electoral të ministrit të Brendshëm të Berishës, dhe janë kapur një pjesë vetëm falë ndërhyrjes së antimafias italiane në bashkëounim me prokurorinë shqiptare të krimeve të rënda. Kështu Berisha ka deklaruar dje se asnjë skaf nuk do të qarkullojë tre vitet e ardhshme në brigjet shqiptare. Qeveria ka miratuar moradiumin që pretendon të luftojë trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe trafikun e qenjeve njerëzore, fenomen që sipas kryeministrit e ka shndërruar vendin në një "SkafoRepublikë". "Merr fund një nga faktorët që I ka krijuar kombit drama të mëdha dhe serioze. Sanksione të mëdha ligjore sanksionohen për shkelësit e këtyre dispozitave", ka deklaruar Berisha duke mbyllur përfundimisht dyert e turizmit në Shqipëri për tre vjet. Mbeten të qarkullojnë vetëm disa peshkarexha dhe anije të tonazhit të rëndë. Mos e dhëntë zoti të vijnë për turizëm transit, fjala vjen Xhorxh Bush I Vjetri me jahtin e tij sic ka ardhur kohë më parë, pasi Berisha do e ndalojë. Ose do t'I lejojë të gjithë, pasi ligji është I barabartë për të gjithë.


---------------------------------------------

me poshte artikulli vazhdon me nje ipoteze te implikimit te olldashit me mafian italiane qe nuk ia vlen te lexohet
 

komino

Valoris scriptorum
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E bazon në ndonjë ligj të ri që ke lexuar Gene apo thjesht llafe rrugësh? Nëse mundesh mund të sjellësh burimet e tua?
Po të jetë si thua ti Gene, çdo qytetar shqiptar që ka një mjet lundrimi në pronësinë e tij mund të hedhi në gjygj qeverinë për shkelje të ligjit themeltar (kushtetutës) mbi rrespektimin e të drejtave të njeriut!

Me sa kam kuptuar unë, nuk i shpallet luftë pronarëve të mjeteve lundruese por atyre që i përdorin këto mjete lundrimi për kontrabandë njerëzish apo mallrash! /pf/images/graemlins/shrug.gif

[/ QUOTE ]

tani mbetet per tu verifikuar zeri i popullit po nderkohe

PO SIKUR TE KETE TE DREJTE?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

JA KU U VERIFIKUA LAJMI


Republika e Shqiperise
Keshilli i Ministrave
Departamenti i Informacionit

Njoftim per shtypin


--------------------------------------------------------------------------------

Bulevardi "Deshmoret e Kombit", Tirane. Tel &amp; Fax : ++355 4 257560


--------------------------------------------------------------------------------


Këshilli i Ministrave miraton projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë”.

14/12/2005

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë”.

Kryeministri Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së qeverisë se skafet përbëjnë mjete të një potenciali të lartë për krimin e organizuar dhe me këtë akt merr fund njëri nga faktorët që i ka krijuar kombit drama të mëdha dhe serioze, që i ka nxirë imazhin më shumë ndoshta se çdo gjë tjetër.

“Ne nuk mund të lejojmë dhe nuk do të lejojmë që të eksportohet kriminalitet, drogë ndaj vendeve perëndimore me të cilat ne kërkojmë të integrohemi me shpejtësi”, deklaroi Kryeministri Berisha.


VENDIM

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR MJETET MOTORIKE LUNDRUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Propozimin e projektligjit “Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



KRYEMINISTRI

SALI BERISHA




PROJEKTLIGJ

PËR

SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR MJETET MOTORIKE LUNDRUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

Neni 1

Të gjitha lëvizjet e mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujërat, territoriale dhe të brendshme, të Republikës së Shqipërisë, si dhe transporti i mjeteve lundruese, në rrugë tokësore, pezullohen.
Neni 2

Afati i zbatimit të këtij ligji është 3 vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Neni 3

Shkeljet e nenit 1, të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale përbëjnë kundërvajtje administrative dhe kundërvajtësi dënohet me gjobë, në masën 800 000 – 1 000 000 lekë, dhe me konfiskim të mjetit.


Vendimi për masën administrative merret nga shefi i komisariatit të juridiksionit të konstatimit të shkeljes.

Kundër këtij vendimi, brenda 5 ditëve, bëhet ankim te drejtori i policisë së qarkut.

Neni 4

Përjashtohen nga ky moratorium:

a) Mjetet motorike lundruese, në përdorim të organeve shtetërore dhe të shërbimeve protuale.
b) Mjetet e destinuara vetëm për peshkim, sipas ligjit nr.7908, datë 5.4.1995, “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar.
c) Mjetet e transportit detar që shërbejnë për transportin e mallrave.
ç) Mjetet e transportit detar, të licencuara për transport pasagjerësh dhe të klasifikuara nga Regjistri Detar Shqiptar si mjete lundruese për transport udhëtarësh.

Neni 5

Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe ministri i Mbrojtjes, që brenda 1 muaji, të nxjerrin aktet nënligjore, në zbatim të këtij ligji.

Neni 6

Ngarkohen Policia e Shtetit dhe Roja Bregdetare për zbatimin e këtij ligji.

Neni 7

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

JOZEFINA TOPALLI



--------------------------------------------------------------------------------

Copyright (c) Keshilli i Ministrave - Departamenti i Informacionit
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Duke përdorur tashmë taktikën alamudhiane që hiqte kokën për të shpëtuar trupin.(kopjace)

[/ QUOTE ]

o Gene a te kan kopju ata apo punon te "Zani e popullit"

ka mundsi kjo e dyta ma shume
/pf/images/graemlins/lol.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

kaq te interesoi ty nga kjo teme tush?!

a punoj une tek "zani e popullit"?!


Jo tush jo, nuk punoj atje (jo der m'tash heu tush)

Per te tjerat i vene menjes fre o tush?!

hej tush e tush u prish dynjaja fare!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Bllokohen mjetet lundruese

sa apokaliptike gjendja gene? Edhe ti s'erdhe e s'erdhe ta na ndihesh nga pak!!!
nc nc nc
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

Mbase duhet ta kisha hapur temen tek teologjia!

Une erdha te ndih ne fakt

Ja ku jemi

Diskutojme vizionin qeverises te perfaqesuesve tane.

(fatkeqesisht, per dike, ky vendimi i mesiperm nuk eshte thjesht ceshjte vizioni sepse po i shkaterrohet biznesi)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Bllokohen mjetet lundruese

ZP-se po i shkatrohet biznesi?!
S'e di ti qe pothuaj asnje nga media ne shqiperi nuk nxjerr fitimin, por sherben per qellime te tjera, aq me pak gazetat partizane /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

kam dy dite qe e lexoj kete mesazhin e fundit por nuk arrij ta kuptoj
c'hyn ZP-ja ketu?????????!!!!!!!!!!!!!

Nese nuk ke lexuar shkrimet me lart, behet fjale per bizneset turistike dhe disa te tjera qe shkaterrohen nga vendimi i doktorr adhamudhit per te bllokuar varkat me motorr (lexo me lart per sqarime). Dhe, per me teper, behet fjale per vizionin politik qe solli kete vendim idiot.

ps. ZP-ne e solli ne teme tushi per te bere nje hipoteze mbi lidhjen time me kete gazete. Eshte nje strategji e bukur kjo e devijimit por Tushi e luan shume trashe.
 

receli

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

nuk njoh ndonje shqiptar te ndershem qe ka fuqi financiare te shkoje ne hotelet e arben malos dhe orik shytit e gramoz Rucit neper bregdet e te haj e pije atje e pastaj te beje dhe qejf me motorskafe neper det.
Prandaj ju qe hani m se gjoja ju vjen keq per turizmin shqiptar jeni ca kopila te mafies socialiste e qe ju djeg ky vendim sepse ju ulen fitimet nga trafiqet vdekje prurese.
shume mire ka bere "adhamudhi" i Pd-s qe i ka ndaluar peshkaqenet e vdekjes qe mbajne me para mafien tuaj te mamuthave qe tall ko-qet kaq vjet me kte popull.

thieni qafen qelbesira!

I ka dhene populli Voten Berishes e jo edi me shoke kshuqe ska pse degjon Berisha hungerimat tuaja.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

O Guri o trim me flete qe je dhe ekonomist dhe sipas studimeve te tua te kahershme s'ka shqiptar qe te perdori skafet per turizem, s'e ke kuptuar qe je jashte loje fare. O te q**** voten qe ka marre Berisha. Po me shpjego pak nje gje: Mire Berisha eshte nje bo-le ne forme sferike te paster, po edhe juve ju ka bere si veten, saqe po te thote Beri qe "populli nuk duhet te dhj-esi ne banjo po ne korridor" ju do ta duartrokisni???!!
Po dakort mor Robinson, po hajt te mos hame edhe buke pastaj, se dhe buka behet nga mielli qe vjen nga jashte dhe qe e fusin kontrabande keta "baronet e krimit", keshtu qe e leme dhe buken per ca kohe....Se kete thote Dr.Adhamudhi....

O tenente Gurabardhi, leji tifozlliqet dhe thirri mendjes rrote......
 

padyshim

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

hahahaha
tenente Gurabardhi!!! ku te ka shku' men'ja mer shejton!!! me kenoqe.
...nje oficer i vogel i perandorise se madhe....
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

Guri leri klyshte e kuq te thurin himne per rracen e tyre postkomuniste.....fajin e kane demokratet qe nuk e terhoqen me zinxhire rrugeve rracen tuaj te qelbur Envero-nanoiste more qelbanike.
Te isha une ne vendin e atij qe ju e quani Adhamudhi do kisha hapur kampet e perqendrimit per kermat si ju.
 
Top