Risotto me Fruta Deti dhe Kerpudha
(sipas tradites italiane) -nga mad
Perberesit:
~1 tas orizi
~2-3 luge vaj ulliri e.v.
~4-6 filxhane leng mishi pule
~15gr kerpudha te thara
~2 gota uje te valuar (per te pergatitur kerpudhat)
~1/2 gote vere te bardhe si psh chardonnay ose pinot grigio
~1 kile karkaleca deti (ose gjys-per gjys me Skallope, ose vetem skallope)
~3 thelpinj hudhre, te prere holle
~1/2 gote me qepe, te prera holle
~1 luge fara maraqi te bute, te grira
~2 luge majdanoz te fresket
~1/4 deri 1/2 gote parmiggiano te grire
~kripe dhe piper te zi te grire
~1/2 gote Romano te grire
~2 luge gjalp
Pergatitja
Hidhni uje te valuar ne nje tas te vogel, dhe fusni kerpudhat te zbuten. Per kete nevojiten 20-30min, keshtu qe planifikoni me pare. Kerpudhat duhet te jene te buta dhe te fryra.
Vini lengun e pules ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, ose tenxhere supe
Ne nje tigan tjeter, ngrohni veren ne zjarr te mesem dhe shtoni hudher pas 1 minute
Hidhni mbi te karkalecat dhe lini ne zjarr te ulet deri sa te marrin ngjyre roze, dhe/ose skallopet te fillojne te shndrisin. Hiqini nga zjarri, dhe lerini te rrine ne vere.
(Me fjale te tjera, pergatitini frutat e detit pergjysem, perderisa do te vazhdojne te gatuhen ne vere dhe kur te shtohen ne risotto.)
Pasi te jene gati kerpudhat, i marrim, dhe ia shtrydhim lengun ne tas. Do kete marre tashme ngjyre te kuqe-kafe te erret dhe nje arome te theksuar.
Hidhini lengun e kerpudhave dhe vete kerpudhat ne lengun e mishit te pules (ne zjarr te ulet, akoma)
Tani, skuqni ne zjarr te mesem vajin e ullirit, ne nje tigan te madh.
Hidhni qepet. dhe me pas orizin.
Perzjeni orizin me qepet, ne menyre qe te perfshihen nga vaji i ullirit. Kjo ndihmon orizin te thithe lengjet e gatimit ngadale. Gjithashtu ndihmon ne dhenien e asaj ngjyre te vecante orizit, nga e cila dallohet edhe profesionaliteti.
Tani, shtoni 2-3 garuzhde nga lengu i mishit, perzjeni pak, sigurohuni qe risotto te jete komplet i mbuluar nga lengjet dhe lini temperaturen e zjarrit ne te ulet.
Lerini ne ket gjendje per pak, deri sa lengu te thithet, dhe niveli i tij, te jete pak nen nivelin e orizit.
Shtoni me shume leng mishi. Nuk eshte nevoja ta perzjeni kete here, por sigurohuni qe orizi te jete i mbuluar nga lengu. Perserisni kete gje edhe per rreth 15 min.
Pothuajse kemi mbaruar, hidhni frutat e detit, me gjithe lengun ne tiganin e madh.
Prisni sa niveli i lengut te orizit te pergjysmohet.
Eshte koha per te provuar per butesine e orizit. Nese eshte i pershtatshem per shijen tuaj, shtoni djathe dhe gjalp, perzjejini mire dhe lereni ne zjarr deri sa lengu te jete pothuaj shteruar.
Hiqni nga zjarri. Ju lutem, lereni pjaten edhe per 5-7 minuta, qe shija dhe aroma te shkrihen me teper me njera-tjetren. Servireni ne tasat e Pastes*
Qofte Peshku
Nga Milaniste
Per te pergatitur qofte peshku mund te merret cdo lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.
Perberesit
Per 4-5 veta: pesht te zier vetem tul 500g, veze 3 kokrra, miell 3 luge, pak hudhra, majdanoz 1 tufe, vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.
Pergatitja
Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.
*Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper.
Midhje me pilaf
(nga Milaniste)
Perberesit
Per 4-5 veta: midhje 2 kavanoza, vaj 1/2 gote, oriz 3 filxhane caji, qepe mesatare 2 kokrra, hudhra 2-3 thelpinj, salce domate 1 luge kafeje, vere te bardhe 1 gote, leng limoni 1/2 kokerr, kripe e piper.
Pergatitja
Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
Nderkohe nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te marre nje skuqje te lehte. Pstaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji), shtohet kripa e piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht orizi.
Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper pilafit vihen midhjet
Torte me banane
Solli per komunitetin e Albasoul - mbreta
Perberesit:
Petet e brumit:
6 veze
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao
Kremi per lyerje
1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje
Pergatitja:
Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.
Pashta ne akull
Perberesit - Per 4-5 persona:
Per pandispanjen:
veze 3 kokrra dhe 1 te bardhe, sheqer 4-5 luge gjelle , miell 4-5 luge gjelle
Per kremin:
Miell 3 luge gjelle , sheqer 6 luge gjelle, veze 1 e plote dhe 1 e verdhe, qumesht dy gota uji, bajame te grira 2 luge gjelle, ajke ose gjalpe 1 luge gjelle, kakao 1 luge gjelle, recel per zbukurim disa kokrra , pak vanilje e liker.
Pergatitja
Pergatiten me pare pandispanja. Per kete ne ene porcelani rrihen vezet vezet me sheqer derisa te behet nje mase e fryre dhe e qendrueshme ne tel. Hidhet mielli , perzihet lehte qe te mos ulet brumi, hidhet ne tave te lyer me yndyre dhe piqet ne furre me temperaturen 150-170 grade. Ne nje ene tjeter jo alumini rrihen vezet me sheqerin, hidhet mielli , qumeshti i valuar dhe i ftohur pak. Vihet sa te marre vale dhe hiqet nga zjarri, si te ftohet pak pak hidhi vanilje , bajame te pjekura e te grira, ajke ose gjalpe dhe perzihet mire. Merret pandispanja e pergatitur , ndahet ne tre shtresa dhe shtrohet nje pjese ne tave ose forme.Hidhet nje pjese e kremit , hapet ne te gjithe peten. Siper vihet nje pete tjeter me pandespanje , qe laget me konjak ose liker, hidhet perseri krem. Vendoset peta tjeter, lyhet me krem te perzier me kakao duke bere persiper dhe zbukurime. Vendosen kokrra rreceli dhe vihet ne frigorifer ne ngrirje. Gjate servirjes pritet ne copa, vihet ne pjate ose mblidhet me leter celefoni. Pastaj gjithnje mbahet ne ngrirje qe te ruaje formen.
Sallatë me patëllxhan dhe qepë
________________________________________
Përbërës për 4 persona:
* 2 qepë të bardha për porcion
* patëllxhanë të mëdha
* 2 thelpinj hudhre
* 20 ml verë e bardhë
* 30 ml uthull
* 4 lugë vaj ulliri
* gjysmë speci i gjelbër
* gjethe mente
* kripë, piper
Përgatitja:
Qëroni qepët dhe pritini në formë unaze gjysmë cm e trashë. Futi qepët për 15 min në një enë me ujë të ftohtë që të humbasin disi shijen e fortë, pastaj kulloji dhe fshiji me letër kuzhine. Qëroni patëllxhanët. Copëto specin e gjelbër dhe hudhrën prite në feta.
Pjekja: Vendosni kubikët e patëllxhanit në 1 tenxhere. Lagi me verën, uthullën dhe më shumë ujë derisa të lagen komplet. Kriposi dhe shtoni hudhrën. Lërini të vlojnë për 15 min. Më pas kullojini mirë. Elimino hudhrën dhe lërini të ftohen. Në një enë sallate bashkoni qepën e patëllxhanët. Shtoi kripën, piperin e gjethet e mentës. Spërkati me vaj e serviri
Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër
________________________________________
Materialet për 4 person:
* 1/2 kg kallamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje.
* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3 -4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufe majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
Përgatitja
Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe ruajeni në frigorifer. Lyeni me miell rrathët e prera të kalamanit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet. Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bie temperatura dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën. Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse. Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron
Filetë viçi me kërpudha
________________________________________
Perberesit për 2 persona
* 2 fileta mish viçi (rreth 180-200 gr.)
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 lugë gjelle gjalpë
* 1 filxhan kërpudha të prera
* 1 filxhan lëng mishi
* 2 lugë gjelle brandi
* hudhër
* kripë dhe piper i kuq dhe i zi.
Përgatitja
1. I lyeni filetat nga të dy anët me kripë dhe piper e hudhër.
2. Në vazhdim ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tenxhere të thellë dhe shtoni në të filetat e mishit. I skuqni nga të dy anët, dy minuta për çdonjërën anë dhe menjëherë më pas i shuani me brandi. I vendosni filetat në një pjatancë dhe kujdesuni që të ruhen të ngrohta.
3. I hidhni kërpudhat e prera si dhe piperin e kuq në salcën që ka mbetur në tenxhere.
4. Në vazhdim, shtoni lëngun e mishit dhe në fund, i spërkatni filetat me gjysmën e salcës.
I servirni menjëherë duke i shoqëruar me pure patatesh ose pilaf.
Ëmbëlsira nga çokollata dhe bajamet
________________________________________
Nevojiten:
* 2 lugë bajame të bluara
* 100 gr çokollatë për zierje
* 3 lugë kafe turke të fortë
* 2 lugë miell
* 70 gr sheqer i kafenjtë
* 3 vezë
* gjalpë
Për lyerje: 70 gr çokollatë për zierje, 1 dl ajkë të ëmbël, 2 lugë kafe turke të fortë, 4 toptha akullore vanilje.
Përgatitja:
Katër këllëf ëmbëlsirash lyhen me gjalpë ndërsa fundin dhe anët lyeni me bajame të bluara. Çokollatën e copëtoni, e përvëloni me kafe dhe e lini të shkrihet ngadalë. Pastaj i shtoni miellin, gjysmën e sheqerit dhe të kuqtë e vezëve. Të bardhtë i tundni mirë bashkë me sasinë tjetër të sheqerit, derisa të formohet një shkumë e fortë.
Shkumën ia shtoni masës me çokollatë e miell, duke e përzier ngadalë nga fundi deri në sipërfaqe. E tërë masa ndahet në katër këllëfët e përgatitur (me gjalpë e bajame), mbulohen me foli dhe lihen në temperaturë të dhomës të qëndrojnë rreth 1 orë. Futen në furrën e nxehur dhe piqen rreth 20 minuta, derisa masa të mbushë këllëfin dhe të forcohet.
Në ndërkohë përgatitet yçi (masa për lyerje). Ajka nxehet deri në vlim, hiqet nga zjarri, shtohet çokollata e thërrmuar dhe përzihen derisa të fitohet një masë e lëmuar. Shtohet kafeja dhe përzihet përsëri. Pasi të jenë pjekur dhe nxjerrë nga furra, ëmbëlsirat lihen të ftohen, rrotullohen në pjatat ku do të shërbehen dhe sipër ju qitet yçi (masa për lyerje). Anash shtohet nga një topth akullore nga vanilja dhe ndonjë kokërr bajame.
Omëletë me domate
________________________________________
Nevojiten:
* 4 vezë
* 4 domate
* 1 qepë
* vaj
* kripë dhe pak sheqer
Përgatitja:
Omëleta me domate përgatitet sikur omëleta e zakonshme, por më pare përgatiten domatet. Domatet qërohen me një thikë të mprehtë, priten rriska-rriska të holla dhe qiten në fultere ku është fërguar qepa e grirë shumë hollë me gjalpë. U shtohet kripa, piperi dhe pak sheqer dhe lihen në zjarr të ngadalshëm derisa ta pinë tërë lëngun e të bëhen si një salcë e trashë, duke i trazuar nga një herë që të mos ngjiten. Pas kësaj përgatisim omëletën: rrihen vezët, u shtohet pak kripë dhe qiten në fulteren e gjerë me yndyrë që të piqen rreth 5 minuta në zjarr mesatar. Omëleta e përgatitur qitet në një pjatë të gjerë, sipër saj qitet pureja e përgatitur e domates dhe paloset dyfish. Mund ta dekoroni me majdanoz e erëza që ju pëlqejnë.
Tortë me lajthi
________________________________________
Nevojiten (për 6 veta):
* 150 gr gjalpë në copa
* 150 g sheqer
* 4 vezë
* 100 g miell
* 1 qese tharm pluhur
* 100 g lajthi të pjekura
* 200 g çokollatë për gatim
* pak kripë
Për mbushje: 100 ml ajkë
Për shtresën e sipërme:
* 150 gr çokollatë për gatim
* disa pika esencë vanilje
* 60 ml ajkë e lëngshme
Përgatitja:
Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur si shi) dhe në fund tharmin.
Ngjizni lajthitë dhe çokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.
Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.
Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.
Makarona me fasule dhe mish
________________________________________
Nevojitet:
* 450 gram mish lope
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 qepë e mesme, e prerë hollë
* 4 thelpinj të grirë hudhrash
* 4 kërcej selinoje, të prerë hollë
* 500 gr domate të prera
* gjysmë luge çaji piper i kuq
* 1 kuti fasule të kuqe
* 1 kuti fasule të bardha
* 2 l lëng mishi
* 450 gr salcë domate
* 2 lugë majdanoz i tharë
* kripë dhe piper për shije
* 150 gr makarona, sipas preferencave
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe, në zjarr mesatar, skuq mishin duke e përzier gjatë gatimit. Kur të skuqet, hiqe nga tenxherja me një lugë si kullesë dhe pastro grimcat që mbeten në tenxhere. Shto 2 lugë gjelle vaj ulliri po aty dhe shto qepën, hudhrën, selinon e salcën në nxehtësi mesatare, sa perimet të zbuten. Shto mishin në tenxhere, hidh përmbajtjen e domateve të pakulluara dhe piperin e kuq. Zieji për 10- 15 minuta. Shto fasulet, lëngun e mishit, salcën e domateve dhe erëzat e tjera. Përzieje mirë. Rrite nxehtësinë dhe çoje për të zier. Më vonë ul nxehtësinë, mbuloje dhe zieje për 30 minuta. Shto makaronat dhe lëre në zjarr në temperaturë të ulët për 30 minuta të tjera.
Shërbeje të ngrohtë.
Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë
________________________________________
Nevojiten (për 24 copë):
* 400 a margarinë
* 400 g çokollatë për gatim
* 8 vezë
* lëkura e renduar e 1 limoni
* 2 lugë lëng limoni
* sheqer vanilje
* 2 lugë kafe të bluar
* 2 lugë niseshte misri
* 275 g miell
* 100-150 g çokollatë të bardhë të thyer në copëza
* 100-150 g çokollatë qumështi e thyer në copëza
* 3 lugë sheqer pluhur
Përgatitja:
Margarina dhe çokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.
Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe çokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.
Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.
Mbi masën qiten copëzat e çokollatës së bardhë dhe të çokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t'u ftohur
Sufle me çokollatë
________________________________________
Materialet:
* 250 gr. çokollatë (e fortë, pa qumësht)
* 250 gr. gjalpë
* 4 vezë
* 4 të kuq vezësh
* 120 gr. sheqer
* 40 gr. miell
Përgatitja
1. Në fillim shkrijmë çokollatën duke përdorur vaskën me ujë të ngrohtë. Për këtë në kushtet e shtëpisë mund të përdorni dy enë me madhësi të ndryshme: njëra duhet të jetë më e madhe, aq sa mund të zërë enën tjetrën brenda. Enën e parë e mbushni me ujë (jo plotësisht) dhe e vini në zjarr. Brenda saj vendosni enën e dytë, e cila ka madhësi më të vogël, ku keni hedhur masën e çokollatës. Në këtë mënyrë çokollata shkrin nga ngrohtësia e ujit dhe jo e zjarrit. Sapo të fillojë të shkrijë, në çokollatë shtojmë gjalpin dhe e përziejmë për disa minuta derisa të marrë formë të njëtrajtshme.
2. Ndërkaq në një mikse rrahim vezët, të kuqet dhe sheqerin derisa masa të shkumëzohet, të zbardhet dhe të mpikset. Shtojmë në të masën prej çokollate dhe hedhin pak nga pak sasinë e miellit.
3. Lyejmë me gjalpë dhe miell fundin e 8-10 formave ose taseve dhe i mbushim me masën e mësipërme, jo plotësisht por gati një gisht më poshtë buzëve. Më pas i pjekim ato në furrë në temperaturë 230 gradë celsius për rreth 8 minuta. I lëmë të ftohen për 2 minuta; i heqim nga forma dhe me kujdes i shërbejmë menjëherë
Oriz me perime
________________________________________
Përbërësit (për 4 persona):
* 1 qepë mesatare,
* 1 karotë mesatare,
* bizele të ziera,
* 1 domate mesatare (ose pakë salce),
* 3 filxhanë çaji (mesatarë) oriz,
* 11ugë supe gjalpë i freskët,
* 3-4 lugë supe vaj çfarëdo,
* 6 filxhanë çaji (mesatarë) me ujë të nxehtë.
Përpara se të fillojë përgatitja e gjellës përfundimtare, karotat dhe bizelet duhet të ziejnë përreth 30 min secila.
Mënyra e gatimit:
Hedhim në një tenxhere me fund të gjerë (apo në një tigan të madh me kapak) 1 lugë supe të mbushur me gjalpë. Pa u skuqur gjalpi shtojmë qepët e prera kubik. I trazojmë ato me një lugë druri pasi lënë të skuqen e aq më tepër të nxihen.
Ky është momenti që përcakton shijen e gjellës që do të përgatisim, prandaj njerëz kini kujdes mos e lini kurrë qepën në zjarr e të bëhet vetë. Kur të bjerë zilja e derës apo e telefonit largoni tenxheren nga zjarri pasi ta keni shuar atë.
Pasi janë zverdhur e zbutur pak qepët, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepët). Në fund shtojmë domatet, te cilat i kemi prerë përsëri kubik (pasi t'i kemi hequr lëkurën dhe farat).
Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmë bizelet e ziera, kripën dhe pak piper
të zi. Në masën e perimeve hedhim sasinë e orizit dhe ujë të përvëluar sa dyfishi i orizit. E përhapim masën në ujë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtojmë sasinë e vajit dhe
e mbulojmë me kapak.
Nëse uji ndërkohë ka filluar të vlojë e ulim gradacionin e nxehtësisë, të cilin më vonë e kalojmë në minimum. Nuk duhet ta trazojmë masën e gatuar derisa të vaket. Me vonë, nëpërmjet një luge të sheshtë tavash e kthejmë pjesë-pjesë në mënyrë që yndyra të përhapet njëtrajtësisht.
Mish tul me patate dhe vezë
________________________________________
Përbërësit për 6 persona:
* 1 kg patate
* 150 g mish tul
* 4 qepë
* 6 vezë
* majdanoz
* salcë
* vaj
* kripë
* piper i zi
Përgatitja:
1. Pastrojini qepët, lajini dhe grijini. Lajini edhe patatet, qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.
2. Në një tenxhere hidhni vajin dhe vendoseni në zjarr, shtoni qepën dhe kaurdiseni sa të zverdhet bashkë me mishin e grirë. Më pas hidhni salcën, kripën, piperin e zi pluhur, majdanozin e grirë hollë, lëngun e mishit (ose ujë) dhe lërini që të marrin valë në zjarr të ngadaltë.
3. Në një tigan skuqini kubikët e patate ve me pak vaj dhe hidhini në tenxheren, ku keni kaurdisur mishin me qepën.
4. Pasi të marrin një valë, hidhini në një tavë, vendosini sipër vezët me radhë dhe lërini në furrë të nxehtë derisa të mpiksen vezët. Kima me vezë i serviret e ngrohtë çdo personi
Sallatë me spinaq dhe me mollë
________________________________________
Materialet për 6 persona:
* 2 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
* 2 lugë gjelle lëng i freskët limoni
* 2 lugë çaji mustardë
* 2 lugë çaji mjaltë
* 1/4 lugë çaji kripë
* 1/8 lugë çaji piper
* 1/2 filxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa fletë spinaq i freskët dhe i larë mirë
* 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla
* 1/4 filxhan djathë i grirë hollë
Përgatitja:
1. Përzieni 6 përbërësit e parë duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh. 2. Hidhni në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grirë.
Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër
________________________________________
Materialet për 4 persona
* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufë majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
* 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje
Përgatitja
Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe rruajeni në frigorifer.Lyeni me miell rrathët e prera të kallamarit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet.Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bije temper*atura , dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron
Kraharor pule të mbushura me spinaq dhe djathë :
Materialet për 6 veta:
* 1 filxhan me djathë të grirë imtësisht
* 1 filxhan me djathë Parmesan
* 1/4 lugë çaji kripë
* 1/4 lugë çaji pudër hudhre
* 1/4 lugë çaji piper i zi
* spinaq i prerë
* 1 vezë
* 6 copa kraharor pule
* 1/2 filxhan verë të bardhë
Përgatitja:
Për të përgatitur mbushjen përzieni 7 përbërësit e parë. Ngrohini në temperaturën 350 gradë.Ndajini copat e mishit të pulës në dy pjesë dhe hidhni në mes të masën e përgatitur. Mbështillini, spërkatini me verë dhe mbështillini me letër kuzhine.Vërini të piqen në temperaturën 350 gradë për 30 min duke i spërkatur herë pas here copat e mishit me verë. Këshillohet që të spërkatet dhe pjata ku do të serviret mishi me pak verë (për 6 persona)