Re: Receta Gatimi Italiane
Oriz me patllixhana dhe salçiçe:
per 4 vete:
2 patllixhana nga ato te gjatet shqiptare, ose nji te madh nga ata rrumullaket e jashtem. pak a shum si peshe duhet te shkoje tek 250 - 300 gram.
1 salçiçe mishi si puna ktyre, ose dy po qene te vogla, duhet te shkoje tek 150 gram:
1 qepe mesatare
3 luge gjelle vaj ulliri safi
2 luge gjelle salce (ajo qe quhet passata ne italisht)
1 filxhan kafeje oriz per koke
2 thelpinj hudher
piper i kuq
veprim paraprake:
i qeron lekuren patllixhaneve ne menyre qe te duket si uniforma tirones, nji rrip i bardhe nji rrip me ngjyre (bojkaf ne ket rast), dhe i pret ne formen dhe trashesine e dy gishtave pak a shume. ne kete menyre do skuqen me lehte.
pret qepen normaisht, jo holle.
salçiçes i heq lekuren dhe e ben copa copa, pak a shume sa nje kokerr ulliri madhesia (po munde me te vogel akoma me mire)
ve te nxefet vaji ullirit, dhe pastaj i hedh patllixhanin. jo me flake te forte veç. sapo fillon e skuqet pak patllixhani i hedh qepen e grire (mos skuq te paren qepen se bo vaki te digjet, patllixhani do pak te skuqet siç duhet). i le te skuqen duke i perzjere here pas here, dhe pasi tu ka mush men'ja qe kane arritur skuqjen e duhur i hedh salçiçen e bere copa copa. i fut nji te perzime dhe i hedh edhe 2 thelpinjte e hudhres, ket ta fundit te ndare ne 4-sh secila cop. pak a shume duhen nja 5-6 minuta qe salçiçja te skuqet. ne fund i hidhen dy luget e salces dhe i fut nji te perzime e e le nja 2 minuta. piperin e kuq siper sa per lezet.
nderkohe ke zjere orizin ne nje tenxhere me uje, dhe pasi e ke kulluar (ska nevoje ta kullosh komplet, pak i ujshem duhet orizi) e hedh ne tigan dhe i fut nje te perzjere me mishmashin qe ke bere. perzjeje nja dy minuta mbi flake e besoj se duhet te ket dal naigjo e hongshme.
kripen simas midese.
shoqerohet mire me ndonje cop mish, edhe me shishqebap, dhe per te pire nje gote vere e kuqe.
ne dore te zotit! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif