Realiteti i Kondoves

Realiteti i Kondoves

MAQEDONI, Rebeli" i Kondoves kerkon amnisti, Krasniqi: Gati per t'u perballur me maqedonasit

KONDOVE (23 Korrik)--

Ai eshte "rebeli" i Kondoves. Nuk mund ta takosh ndokund tjeter pervecse ne ndonje zone te fshehte te fshatit, ne oret e vona te darkes. Agim Krasniqi nuk duket i habitur qe Kondova eshte qendra e konfliktit te ri ne Maqedoni. Ashtu si bashkeluftetaret e tij te ish-UCK-se, tashme "grupet e armatosura" qe po mbajne peng Kondoven, ai kerkon vetem vetem aministine per te zhbllokuar situaten. I qete, me ze te ulet dhe shikim te vendosur pohon se nuk do te heqe dore nga kerkesat e grupeve qe mban nen kontroll e se ne rast nderhyrjeje nuk do te hezitoje te perballet me trupat maqedonase. Ne nje interviste ekskluzive per "Gazeten Shqiptare", kreu i grupeve te armatosura ne komunen e konfliktit "rrefen" te gjitha arsyet e konfliktit dhe kushtet per t'i dhene fund atij.

Cilat jane kerkesat tuaja drejtuar qeverise se Maqedonise?

Kerkesat tona jane ato te perhershmet. Ne nuk duam gje tjeter vecse te respektohet amnistia, ligji i Marreveshjes se Ohrit. Ne duam vetem te kemi te drejte jete, te jetojme si te gjithe te tjeret. S'kerkojme asgje tjeter.

Ka pasur raste ne te cilat eshte shkelur Marreveshja apo Ligji i Amnistise mes ish-ushtareve te UCK-se apo bashkeluftetaret tuaj?

Ka pasur raste ne te cilat eshte shkelur e gjithe Marreveshja e Ohrit, e jo vetem Ligji per Amnistine. Ka pasur ligje qe ata jane munduar t'i miratojne dhe t'i zbatojne, sic ishte Ligji per Flamurin, por amnistia jo. Eshte shkelur, eshte thyer, si me thene do t'u marrim jeten. Na eshte kerkuar te terheqim ushtaret tane, qe kerkohen nga ana e policise, na eshte thene qe kemi bere krime. Marreveshja eshte zbatuar per ata qe jane perfshire ne parti, ata qe nuk jane perfshire ne parti, ne BDI per shembull; per te gjithe ka flete arreste.

Ku e shihni zgjidhjen e ketij problemi, pasi qeveria maqedonase ka deklaruar se do te jete e detyruar te kryeje operacione, pra te hyjne me force ne Kondove...?

Ne e kemi bere te ditur se, nese ata do te bejne ate qe kane deklaruar, sic eshte shprehur dhe presidenti Cervenkovski, ne do te ballafaqohemi, do te kunderpergjigjemi. Ne jemi per bisedimet. Kur kishim konfliktin e fundit, e kemi bere kete kur u takuam me Ali Ahmetin dhe Arben Xhaferrin. Ata na thane na jepni nje shans, qe politiken tone ta cojme aty ku duhet, na keshilluan te leshojme armet dhe ne e beme kete. Por, nese maqedonasit mendojne se do te hyjne me force, ne do te kunderpergjigjemi.

Per cfare akuzohet Agim Krasniqi?

Ministria e Puneve te Brendshme ka deklaruar se ka nje dosje kriminale per ju...
Nuk e di.

Disa here u kemi kerkuar faktoreve nderkombetare te nderhyjne per te sqaruar se per cfare akuzohemi, cfare dosjesh ekzistojne per ne. Policia thote se kemi kryer krime, se jemi kriminele, se ka dosje. Une vete jam arrestuar tri here pas luftes, dhe jam lene i lire, pasi nuk kishin per cfare te me akuzonin.

Sa forca keni per t'u perballur me forcat maqedonase?

Kemi forca te mjaftueshme per t'u ballafaquar me kete shtet.

Ka qarqe politike te cilat thone se ju jeni i lidhur me sherbimet sekrete serbe apo greke. A eshte e vertete?

Nuk eshte aspak e vertete. Ne kemi pasur shoke qe forcat serbe na i kane vrare. Po, ata (maqedonasit) e dine se ku na prekin dhe se ku na dhemb. E dine se c'bejne kur thone se procesi eshte ne dem te statusit te Kosoves, ne dem te Marreveshjes.

Strukturat shteterore thone se ne Kondove po lulezon biznesi i paligjshem. Eshte e vertete?

Nuk eshte aspak e vertete. Ketu ka papunesi shume te madhe, sidomos ne kete zone papunesia eshte shume e madhe, nuk ka biznes te paligjshem. Ne po mundohemi te bindim faktorin nderkombetar per kete.

Keni kontaktet me nderkombetaret?

Po, kemi kontakte me ta.

Cili eshte qendrimi i tyre?

Cfare kerkojne ata prej jush?

Ata jane per zgjidhje pa arme, per nje zgjidhje politike, paqesore. Ne kemi perkrahjen e tyre per shume gjera, por jo per te zgjidhur situaten me arme.

Por edhe ata e dine se ne jemi te pafajshem.

Cila eshte kerkesa juaj drejtuar strukturave politike shqiptare ne Maqedoni?

Te na lene te qete, pasi jemi ne ata qe beme luften, jemi ne ata qe kane flete arreste. Ne jemi ata qe i sollen ne pushtet dhe qe mund t'i rrezojme prape nga pushteti. Por sot s'ka me lufte per pushtet, situata eshte e tensionuar. Edhe strukturat ne pushtet, edhe Ali Ahmeti, e dine se sa mund ta destabilizojme ne situaten.

Strukturat shteterore kane deklaruar se njerezit e Agim Krasniqit kane sulmuar rajonet policore ne Maqedoni...

S'eshte e vertete. Jane vete forcat e policise qe i organizojne ato. Ne Tetove dhe Shkup pati sulme kunder rajoneve te policise, por ato nuk shkaktuan viktima. Kjo do te thote se ato jane te kurdisura nga vete policia maqedonase.

Cili eshte mesazhi qe ju i drejtoni presidentit Cervenkovski dhe kryeministrit Buckovski, te cilet nuk ka dite qe nuk ju drejtohen juve?

Ata na drejtohen neve, sepse e dine se ata shqiptare qe e bene luften jane ne pushtet tani dhe ata i kane ne dore. Por nuk jane ata qe e bene luften, ka ende djem te tjere shqiptare qe mund te luftojne serish.

A jeni te kenaqur nga Marreveshja e Ohrit? Aspak. em/em (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb
 

prespari

Primus registratum
Re: Realiteti i Kondoves

PRITJA E MADHE E LUFTËS SE VOGEL

Për pak ditë, nga një fshat i varfër Kondova u shndërrua në fshat të rrezikshëm. Atë e kontrollojnë grupe guerilësh të
paamnistuar nga lufta. Qeveria thotë se është problem i vogël.


EXPRESS ( Kondovë)

Kondovë, Shkup, korrik — Një Opel Omega ndalet para kafeterisë FaFa në fshatin Kondovë, 8 kilometra larg qendrës së kryeqytetit maqedonas, Shkupit. Një djalosh, rreth të tridhjetave, i bëshëm dhe i shkurtë zbret nga vetura dhe përshëndet të huajt që kishin hyrë në fshatin e tij. Me autoritet fillon të flet për ngjarjet e fundit në fshatin Kondovë, fshat ky i cili ka qenë në qendër të vëmendjes si gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001, ashtu edhe dy javët e fundit. "Këtu nuk ka kurfarë grupi të armatosur, siç pretendon Branko Crvenkovski (kryetari i Maqedonisë)", thotë Afrim Ferati, banor i fshatit Kondovë. Presidenti maqedonas, Crvenkovski, kohë më parë në mbledhjen e Këshillit të sigurimit maqedonas, të mbajtur më 15 korrik të këtij viti kishte thënë se "në mbledhje është vënë theks i veçantë në grupet e armatosura që operojnë në Kondovë". "Këto grupacione kanë motivime kriminale dhe janë entitete të caktuara politike të cilat i përdorin ata për qëllime politike", kishte konstatuar. Cërvenkovski kishte kërkuar nga Ministria e Brendshme që këta persona t’i sjellë para drejtësisë sa më shpejtë.

Por, kondovasit e uniformuar, pjesa më e madhe e të cilëve janë edhe ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare thonë se kanë qëndrim unik. Ata nuk janë vënë në listën e personave të amnistuar nga ana e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit dhe nuk e kanë ndërmend që të dorëzohen. Ahmeti nga ana tjetër, pas mbajtjes së mbledhjes së këshillit të sigurimit maqedonas, ka dhënë një deklaratë, e cila nga disa qarqe shqiptare ishte konsideruar shokuese. "Ata duhet të lajmërohen në gjykata dhe të përgjigjen për akuzat të cilat u ngarkohen", ka thënë ai. "Ali Ahmeti është duke e përkrahur aksionin e policisë në Kondovë.

Të gjitha këto veprime është duke i bërë së bashku me qeverinë", akuzojnë fshatarët. Amnistia duket të jetë problemi i vetëm që i preokupon fshatarët kondovas.
Ata nuk e fshehin gatishmërinë që ti kundërvihen forcave policore në rast të ndodnjë aksioni të mundshëm të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.

"I tërë fshati është bashkë...Vetë fshatarët do t’i mbrojnë familjet nga keqtrajtimi dhe maltretimi", thotë Fadil Torçi, po ashtu banor i Kondovës. Ai nuk shprehet edhe aq i brengosur për deklaratat e kreut shtetëror. "Për mua, ai është një qytetar i thjeshtë. Këtu në Kondovë gjithçka është qetë dhe nuk ka kurfarë grupi të armatosur", rrëfen ai. Fadil Torçi akuzonte Crvenkovskin për eskalimin e mundshëm të situatës. "Ai vetë është duke inskenuar gjër dhe na e hedh neve fajin. Ky është ai Crvenkovski i Gostivarit, Tetovës, Bit-Pazarit", vazhdon ai, duke iu referuar aksioneve të policisë në vitin 1996–1997, kur në Gostivar, Tetovë dhe Bit Pazar ishin vrarë disa civilë shqiptarë, ndërsa prefekti i Gostivarit, Rufi Osmani ishte burgosur dhe dënuar me burg.

Afrim Ferati, hyn në Opel Omegan e bardhë. Do që ekipin e Expressit ta dërgojë në disa vende ku Kondova shihet më qartë. Në ndonjë pikë më të lartë. Afër këmbëve mbante kallashnikovin. Prodhim shqiptar është, thotë. Ndërsa, për çdo eventualitet, në bagazhin mbante edhe një minahedhës dhe disa karikatorë të armës së njohur gjatë luftës në Kosovë, ‘gulinov’- in e popullarizuar. Ngadalë ngjitet rrugës përpjetë kodrës. "Natën dalim nganjëherë nga frika se mos po ndërmerr ndonjë aksion policia, njësitet speciale... Janë të stacionuar në Kuçkishtë, menjëherë prapa kësaj kodre...", tregon me gisht. "Krejt e kemi kuptuar se politika e Crvenkovskit është politikë antishqiptare... Nuk dëshiron ta respektojë marrëveshjen e Ohrit... sidomos sa i përket amnistisë së ishluftëtarëve të UÇK", komenton Ferati.

Me fytyrë të ngrysur, por të vendosur, ai nuk e ka ndërmend të shkojë askund. Ka mbetur i izoluar për katër vite në këtë fshat, edhe pse gjendet vetëm disa kilometra larg qendrës së Shkupit. "Mikun do ta presin si mik, ndërsa armikun do ta presim si armik... me plumba... Jemi në gjendje të bëjmë këtë". Ndryshe nga Ferati, Fadil Torçi dhe Imer Guta, fajin më të madh ia hedhin vet presidentit maqedonas, Branko Crvenkovskit. "Për neve, është një qytetar, e jo president". Për kondovasit, qeveria përpiqet që korrupsionin ekonomik, në të cilin ‘është thellë e zhytur’, ta fsheh duke i kthyer sytë e popullatës kah Kondova, Bllaca, Breza dhe fshatrat e tjera. "Në Bllacë, policia maqedonase me urdhër të Cërvenkovskit maltretuan gra dhe fëmijë. Ata madje kanë plaçkitur edhe para, stoli ari dhe gjithçka tjetër me vlerë... Ata janë kriminelë, e jo ne që duam t’i mbrojmë familjet tona, fëmijët tanë...",thotë Imer Guta. "Nuk mund të lejojmë sulm mbi popullatën e pafajshme nga forcat sllavo-maqedonase..." Të mllefosur, këta banorë të Kondovës, ish luftëtarë të UÇK, akuzojnë qeverinë e tanishme. Nuk kursejnë fjalë për të përshkruar në mënyrën e tyre, qeverisjen e Crvenkovskit dhe Ali Ahmetit.

I bijnë grusht tavolinës, dhe kujtojnë të kaluarën e kryetarit të tashëm, Crvenkovskit. "Ai që nga fillimi i karierës së tij politike është duke udhëhequr një kampanjë anti shqiptare. Ai këtë e ka filluar që nga viti 1996, me Gostivarin, Tetovën, Bit-Pazarin...", kujton Guta. Kondova nuk është nën shtetrrethim. Polici patrulluese vërehet gjithandej, ndërsa banorët e heshtur vrojtojnë lëvizjet e tyre. Tym i madh vërehet nga kodra përmbi Kondovë. "Forcat maqedonase djegin pyllin që në rast të aksionit mos të kemi ku të ikim...", është shpjegimi i Fadil Torçit. Edhe pse asgjë e pazakontë, përpos veturave të mbushura me armatim, nuk vërehej në Kondovë, tensioni vërehej edhe në sytë e vetë banorëve të Kondovës. Një qetësi para një stuhie të furishme, do të quhej. Këtë e paralajmërojnë edhe zyrtarët e komunës së Sarajit. Kondova bie nën teritorin e kësaj komune, që gjendet në dalje të Shkupit.

Dhuna lind dhunë. Kjo do të jetë reaksion i natyrshëm.


Nën kryetari i kësaj komune, Bekim Fazliu tërheq vërejtjn për eskalim të mundshëm të gjendjes. Kabineti i kryetarit të Maqedonisë ka qenë decidiv në fjalën e tij. "Me këto grupe nuk ka dialog!", ka thënë ai.
Por, Fazliu është i bindur se nëse qeveria dëshrion zgjidhje për këtë problem atherë duhet që me anë të dialogut të arrihet një marrëveshje. "Nëse këtë mendojnë ta arrijnë me dhunë do të ketë pasoja", thotë ai. "Dhuna lind dhunë. Kjo do të jetë reaksion i natyrshëm i tyre. pasi që e ndiejnë veten të pafajshëm. Detyrohen të vetëmbrohen", është vlerësimi i Fazliut. Me çfarë preteksti kreu shtetëror dëshiron të marrë një aksion të tillë?

"Ne dyshojmë te Branko Cervenkovski. E njohim atë shumë mirë. Ata që se njohin dhe kanë harruar një rikujtim ai është i njëjti i Bit Pazarit, i Gostivarit, Tetovës dhe tash pas konfliktit të 2001, kemi raste të tilla në Bllacë, në Brezë në Rakovec dhe thotë se të njëjtat aksione do të pasojnë edhe në Kondovë. Situata është tepër shqetësuese sepse e dimë të kaluarën dhe të tashmen dhe sa kanë pësuar popullata prej aksioneve të tilla", vlerëson, Fazliu. Shkak konkret për këto paralajmërime askush nuk din. E sa i përket zyrës për informim të kabinetit të Kryetarit, ata janë të qartë: "Presidenti e ka dhënë deklaratën e tij, dhe ne nuk kemi se çfarë të shtojmë". E nga ana tjetër, kondovasit, dita ditës janë duke jetuar në ankthin e pritjes të ndonjë aksioni të policisë maqedonase në fshatin e tyre. Edhe po qese ndodh, ky aksion nuk do të mbetet pa u përgjigjur. A mund të përsëritet pranvera e vitit 2001 në Maqedoni? Mundet, Madje edhe më keq.
 

Rambo

Primus registratum
Re: Realiteti i Kondoves

me njerzit e kondoves do jene te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne bote
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Realiteti i Kondoves

E moret vesht qe problemi i Kondoves nuk ishte kaq "sincerisht shqiptar"??
Nano takohet me Aliun per te diskutuar mbi disa persona me mjekrra dhe fustane te cilet jane pare ne Kondove!
A thu po kthehet Kondovas ne nje marinete ne duart e Wahabisteve?
Agim Krasniqi,udheheqes i kryengritesve,e mohon kete.
Por problemi(i yni sdiskutohet) eshte qe njerez te inteligenteve Evropiane se bashku me CIA-n jane pare ne Shkup dhe kane diskutuar per:ndonje mundesi te ndonje "foleje" islamike ne mesin e popullsise muslimane -shqiptare te Maqedonise!
Pra problemi merr shtrirje me te madhe/gjere,dhe problemeve te shqiptareve u shtohen(a thu se kemi pak)edhe problemi i "damkosjes" si "perkrahes te mundshem te islamizmit Ballkanik".
Une nuk e di te sakte a kane islamistet arabe fole ne Kondove,por di qe shqiptaret e Maqedonise jane bukur perkrahes se linjes se forte islamike!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Realiteti i Kondoves

Nuk e di a jane te sakta keto qe shkruan ti, por sidoqofte shqiptaret e Maqedonise i kane bere me mire se ti hesapet.Ata per kunje te maqedonsave ortodokes perkrahin islamizmin.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Realiteti i Kondoves

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb] Nuk e di a jane te sakta keto qe shkruan ti, por sidoqofte shqiptaret e Maqedonise i kane bere me mire se ti hesapet.Ata per kunje te maqedonsave ortodokes perkrahin islamizmin. [/qb]
yllis-kolopuc....se a i kane ba mire hesapet do e shofim.Historia na ka mesu gjithmone qe sa here kemi marre anen e obskurantizmit aziatik,kane qene pikerisht sllavet qe kane perfitu!
 

NJERIU

Primus registratum
Re: Realiteti i Kondoves

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] E moret vesht qe problemi i Kondoves nuk ishte kaq "sincerisht shqiptar"??
Nano takohet me Aliun per te diskutuar mbi disa persona me mjekrra dhe fustane te cilet jane pare ne Kondove!
A thu po kthehet Kondovas ne nje marinete ne duart e Wahabisteve?
Agim Krasniqi,udheheqes i kryengritesve,e mohon kete.
Por problemi(i yni sdiskutohet) eshte qe njerez te inteligenteve Evropiane se bashku me CIA-n jane pare ne Shkup dhe kane diskutuar per:ndonje mundesi te ndonje "foleje" islamike ne mesin e popullsise muslimane -shqiptare te Maqedonise!
Pra problemi merr shtrirje me te madhe/gjere,dhe problemeve te shqiptareve u shtohen(a thu se kemi pak)edhe problemi i "damkosjes" si "perkrahes te mundshem te islamizmit Ballkanik".
Une nuk e di te sakte a kane islamistet arabe fole ne Kondove,por di qe shqiptaret e Maqedonise jane bukur perkrahes se linjes se forte islamike! [/qb]
--------------------------------------------
TEK EDITORIALI I GAZETES FAKTI SHAQIR ISLAMI AUTORI I TEKSTIT FATOS NANOPULLOS DHE ALI AHMETOSKIN I DEMASKONTE NE MENYRE TE SHKELQYER TE GJITHE ATE QE E KISHIN THENE KETA DY TRADHTARE TE KOMBIT AI ME DY RESHTA UA HODHI POSHTE .DHE NORMALISHT VETE AGIM KRASNIQI E DEMANTOJ ATE QE THOTE AHMETOSKI DHE NANOPOLLUSI SE GJOJA NE KONDOVE NA QENKAN NJE GRUPE ISLAMISTESH.( KU ISHTE AI FAT QE TE ISHIN TE TILLE,POR JA QE NUK JANE).
KURSE TI OROSH EDHE NJEHERE E TREGOVE VETEN TENDE SE BEN PJESE NE TABORIN ANTISHQIPTARE DHE ANTI MUSLIMAN.

KURSE PER ALI AHMETOSKIN DHE PARTINE E TIJ "UDB" ME FAL "BDI" I KANE DITET E NUMRUARA ATA DO TE RESHQESIN SI THIU NE AKULL NE ZGJEDHJET E ARDHESHME.
 
Top