REAGIM NDAJ ATYRE QE NDALOJNE FALJEN E NAMAZIT NE

Hamdi

Primus registratum
REAGIM NDAJ ATYRE QE NDALOJNE FALJEN E NAMAZIT NE

http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqflash&LajmID=10138



E drejta jote është deri aty ku nuk cënon të drejtën time




Nga Hamdi Nuhiju


Pjesa me vitale e nje populli eshte rinia. Ajo gjate historisë ka bërë shumë revolucione , ka derdhur shumë gjak dhe ka rifreskuar lavdinë e humbur të një vendi. Rinia është frikë dhe jetë , është gjenerator i vlerave dhe modeleve konstruktive në shoqëri. Rinisë i kushtoi kujdes cdo civilizim , e nga rinia lindën shumë bukuri në shoqërinë njerëzore. Në momentet kur kjo rini kërkon qetësinë e shpirtit dendet dhe vyshket irrealja e padrejtësisë shoqërore. E me rininë fundoset edhe mbreti i xhunglës i emërtuar si soditës statisfaksionesh. Në historinë e popullit tonë mësuan se sa e vlerë është kjo pjesë e shoqërisë saqë sot strategjitë tona ekonomike i ndërtojmë mbi bazë të numrit të tyre. Ishim nën zgjedhën e ujkut të Epirit u futëm dhe u vendosëm në një zjarr që vetëmse po zgjërohet dhe po djeg me miliona zemra të devijuara në shoqëri. Rinia të sjellë lavdinë , krenarinë , modestinë , burrërinë …. Por ajo të sjellë edhe humbjen , dekadencën , frikën , molisjen , nëncmimin dhe mplakjen. Reagimi ynë është i lidhur ngusht me rininë e progresit dhe krenarisë.

Fillojmë nga e para… Ishin disa djemë të rinjë që kishin brengë shkencën , këtë detyrë hyjnore dhe të shenjtë. Pas orëve të mësimit qetësoheshin më thirrjen e ëmbël ejani në shpëtim , ejani në shpëtim…. Kaluan shumë kohë kur luteshin dhe faleshin për fatin e Kosovës dhe për ngritjen e ushqimin shpirtëror. Si rezultalt i sexhdeve të tyre në fakultet arritën të kualifikohen në stadet me të larta të diturisë. Shoqëria kosovare mësoi shumë gjëra nga këto filiza që ndriconin si yje në mesnatën e errët të qytetit të stërmbushur të studentit. Eh , rruga e pastërt sa e ëmbël është sa vet jeta kërkon qetësinë në të.

U falën dhe iu bindën Krijuesit se nuk duhet të veprohet në të kundërtën e njerëzisë. Fituan përkrahjen e qindra vëllezërve dhe motrave që panë mirësinë e tyrë të jetësuar në cdo sekondë të jetës. Fatkeqësisht demoni , ajo qenia e afatizuar deri në Ditën e Llogarisë filloi punën e saj. U kujdesën për qetësinë e objektit dhe me vëmendje të madhe ndjekën instrukcionet e udhëheqësit të lokalit. Por fatkëkeqësia më e madhe ishte ndërrimi i udhëheqësit të këtij lokali kaq frymëzues për mendjet dhe zemrat e mijëra shqiptarëve. Ai moment i kobshëm që shuajti atë dritë hyjnore u bë si një ulurimë që u ndëgjua si deri në qiellin e shtatë. Ata arritën që të lindin brengë në zemrën e besimtarit , por mendjen dhe modestinë nuk arrijnë që të na marrin dotë. Kur në botën e demokracisë cdo ditë ndëgjojmë deklaratën e lirisë dhe barazisë , e vetmja qenie që hudhet në thundrrinat e kohës është muslimani i ri … Ne kërkojmë atë që na takonë si njerëz dhe si shembull i shoqërisë , nuk kërkojmë tepër të drejtës sonë. Në Islam cdo punë ka hakun e vet dhe cdo punë e kërkon atë nuk frikësohet , nuk izolohet e as devijohet. Nuk besoj se ndonjë njeri sado i thjeshtë qoft në Kosovë do të ketë nevojë për logjikën e orientalistit Edvard Said ku thotë për orientin : “ Nuk ekziston kulturë orientale e pastërt , ne jemi ato që i sjellëm civilizimin , mirësinë dhe mencurinë…” e me poshtë thotë :” Duhet ta sjellim në pozitën inferiore orientin po deshtëm që ne të frymojmë ajër të pastërt….” Të sjellesh inferior ndaj vetvetes nuk është mencuri , drejtësi e as vetëdije e lartë. E muslimani është pasqyrë e muslimanit , kështu tha një ditë Muhammedi a.s. Si mund të jesh pasqyrë e popullit kosovar si një vrasës , një ndalës i të drejtës dhe ujitjes së zemrës me besim??? Harruam shumë shpejtë Adem Jasharin dhe sexhdet e tij , Haxhi Zekën dhe mencurinë e tij , Hasan Prishtinën e Ymër Prizrenin , Idriz Gjilanin e Hasan Masuricën. Ata që në shekuj mësuan mentalitetin shqiptar se sa vlerë ka dituria dhe liria , sot shkelet mbi amanetet e tyre. Ndjekësit e rrugës së tyre persekutohen sikur djaj në gjithësi. Thyejnë gurmazin e tyre për liri , pavarsi drejtësi shumica e intelegjencës , në faktë shumicën e intelegjencës e hudhin në margjinat e kohës dhe ua mbyllin gojën me shuplaka dheu…. Kjo është jeta , një solucion i dhimbshëm i realitetit shqiptar në Kosovë.

Ne flasim për këtë se kemi të drejtë dhe mbeshtetemi në këto arsye:
1. Në Itali ku muslimanët janë një pakicë shumë e vogël kanë të drejta më të mëdha po ato musliman sesa shumica muslimane në Kosovë.

2. Në Gjermani vend i ish-diktatorit botëror muslimanët kanë bankat e tyrë dhe ditëve të premte kanë pushim dhe gjatë faljes së namazeve ekzistojnë vende të posacme nëpër fabrika ku falet namazi dhe thirret ezani. Në Prishtinë një vend gati se 95 % musliman , studentat musliman kanë probleme me objektin ku do të falnin namazin.

3. Në Japoni një vend i largët për mendjen dhe zemrat e muslimanëve ekziston një xhami e emërtuar me emrin e një atdhetari shqiptar , ndërsa në Kosovë studentat musliman cenohen kur ato tregojnë identitetin e tyre islam.

4 . Në Amerikë një vendë shumicë krishtere muslimanët posedojnë univerzitetet e veta , senatorët musliman kanë të drejtë të betohen në Kur`an dhe në aeroportet këtij vendi shumica e muslimanëve falin namaz. Në Kosovën tonë të dashur ndodhë e kundërta e kësaj.

Ekzistojnë edhe një numër i madh shembujsh ku liria e muslimanëve është më e theksuar dhe më e dashur. Ne pyetemi pse ato janë më larg nesh , në fakt ato me drejtësinë që bëjnë ndaj muslimanëve edhe arrijnë në majet e kësaj lavdie njerëzore. Poqese deshëm t`i arrijmë popujt që janë para nesh patjetër që do të duhej të rrespektojmë identitetin e cdo njeriu në Kosovë
 

99999

Primus registratum
Re: REAGIM NDAJ ATYRE QE NDALOJNE FALJEN E NAMAZIT NE

Si perkthet ne shqip fjala namaz?
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: REAGIM NDAJ ATYRE QE NDALOJNE FALJEN E NAMAZIT

Falje. Namaz dmth Falje. E kam degjuar dhe here te tjera kete Hamdi Nuhiju. Shkruan dhe neper Gazeta.
 

regele

Forumium maestatis
Re: REAGIM NDAJ ATYRE QE NDALOJNE FALJEN E NAMAZIT

D.m.th titulli i artikullit eshte: Reagim ndaj atyre qe ndalojne faljen e faljes???
 
Top