Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

bengu

Primus registratum
Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Nuk me habiti shume ky lajm te cilin koheve te fundit po e plasojne mediat ne Maqedoni. E verteta eshte se kete ide fillimisht e kishte plasuar akademia e shkencave dhe arteve e Maqedonise qe ne fillim te krizes se vitit 2001. Ideja ishte qe te behet nderrimi i trojeve dhe popullates ndermjet IRJM dhe RSH, pra Shqiperia ti jipte Maqedonise Prespen e vogel (dmth. Liqenin e Ohrit dhe Prespes) kurse Maqedonia ti jipte Shqiperise disa fshatra te Tetoves dhe Dibres, qe perafersisht do te perbente 5% te territorit te banuar me shqiptar ne Maqedoni. Me pastaj maqedonasit do ti shperngulnin me dhune te gjithe shqiptaret ne Shqiperi dhe do te rronin te lumtur pergjithmone. Tashi, nese shqiptaret do e hane kete, atehere duhet te mbillim shume bare se edhe atij do i vije koha se shpejti.
Jam i sigurt se harta te cilen ngjajne ta kene pergatitur Georgievski dhe Xhaferi do te jete pak me e fryer se ajo e akademise maqedonase, por perseri shqiptaret do ti hedhte ne nje disfavor. Sidoqofte, nese flasim nga eksperienca ballkanike, cdohere nje diskutim i tille eshte parapergatitje e terrenit per lufte, e kjo e fundit do te ishte katastrofike per Maqedonine.
 

olti

Neo
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Mua me cudit fakti qe politikanet shqipatare te atjeshem persa kohe jane ne opozite i fryjne kartave te nacionalizmit dhe kur jane ne qeveri behen "konstruktive" Besoj se sllavet jane te bindur tashme se shpjet do ia marrin shqiptaret vendin dhe qeverine me kalimin e kohesh dhe me konsolidimin e demokracise. Prandaj i pararendin situates dhe kerkojne te largojne etnine shqiptare dhe ndajne vendin. Nese shqiptaret do te dine, mund te perfitojne dhe te ndahen pa lufte dhe madje te fitojne. Maqedonet jane para alternatives, o te humbin shumicen e vendit, ose t'u leshojne pak pe shqiptareve /pf/images/graemlins/wink.gif
 

bengu

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

secila ndarje paqesore do t'u sillte humbje teritoriale shqiptareve. mendoj se perspektiva me e mire e shqiptareve eshte integrimi brenda strukturave demokratike te maqedonise. nese sot ndahemi, te dini se do te humbim qytete te cilat do te ishin tonat pas 20 vitesh....
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Fillimisht postuar nga BENG:
[qb] secila ndarje paqesore do t'u sillte humbje teritoriale shqiptareve. mendoj se perspektiva me e mire e shqiptareve eshte integrimi brenda strukturave demokratike te maqedonise. nese sot ndahemi, te dini se do te humbim qytete te cilat do te ishin tonat pas 20 vitesh.... [/qb]
:thumbsup:
dhe c'eshte me e rendesishmja kete shqiptaret kane mundesi ta arrijne me shume lehtesi pasi do te kishin mbeshtetje edhe ne komunitetin nderkombetar qe kerkon te "mbroje qetesine" ne kete shtet pa emer
shqiptaret e maqedonise mendoj se jane popullsia qe kane nivelin me te larte ekonomik nder shqiptaret e ballkanit dhe gjithashtu ndaj popullsive te ndryshme ne maqedoni po ta vinin ne perdorim kete avantazh jo te vogel dhe se bashku me ate te shtimit te popullsise qe e kane disa here me te larte se sllavet e maqedonise per nje kohe te shkurter do arrinin te kishin frytet e shprehjes ......"i duruari i fituari"........
politika e shqiptareve atje me duket se eshte shume e turbullt sot per sot
nejse shpresoj ne te ardhmen te jene ne mendimet dhe vendimet e tyre 100% te ndare nga politika e Tiranes qe do i conte vetem ne shkaterrim

ajo levizja e territoreve eshte "fantastike" si ide maqedonia kerkon te marre psh liqenasin per dibren e madhe ku raporti i sip ne shkembim te jete ne favor te maqedonise dhe njekohesisht te heqi qafe rreth 100,000 shqiptare kur merr vetem 4-5mije sllave

ps nuk e di nese sllavet e maqedonise e meritojne te kene plotesisht emrin "maqedonas" dhe me duket cudi kur e perdorin sot kete emer - sa per vete mendoj se jane bullgare ashtu sic quheshin dikur prej shqiptareve
 

a-alket

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Neo
[qb]Besoj se sllavet jane te bindur tashme se shpjet do ia marrin shqiptaret vendin dhe qeverine me kalimin e kohesh dhe me konsolidimin e demokracise.[/qb]
Nqs sllaveve u paraqitet ne kete menyre demokracia, atehere une nuk shikoj ndonje shprese per te. Demokracia duhet tu premtoje te dy komuniteteve drejtesine, lirine politike, dhe nje ekonomi te lire. Mendoj qe ky hesapi i numrave, ne lindim me shume se ju, nuk do i sjelle ndonje avantazh shqiptareve pasi rendesi ka rritja e numrit te te edukuareve; sa biznesmene do jene shqiptare, sa profesore do jene shqiptare, sa inxhinjere do jene shqiptare. Nqs nuk synohet kjo por thjesht synohet zaptimi i sllaveve atehere diskrimini i sotshem do ndodhe ne kah te kundert ne te ardhmen. Ndarja e Maqedonise ne dy pjese, ndoshta teorikisht e mundur pa lufte, do jete nje shkaterrim i padeshiruar ne nje kohe kur gjithe Ballkani po synon para dhe ka shume shpresa per permiresim te gjendjes ne menyre paqesore.
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Djema une jam nga ajo krahine(Dibra e madhe).
Dhe ju them qe perallat e Xhaferit apo Gjeorgjievskit kane vetem efekt destabilizues per nje cast pasi jane jashte kohes ku jetojme.
Edhe sikur te duam ne apo sllavet nuk mund te ndodh "deportim" me dhune i popullates civile.
E provoi Millosheviqi fshehurazi shume vjet ne Kosove edhe i doli huq.
E ardhmja e ketij "shteti" po te ishte ne duar tona do ishte sqaruar shume kohe me pare por intresesat gjeo-strategjike te fuqive te medha jane qe kjo krijese e 1945 te vazhdon si e tille deri ne integrimin e pergjithsme te rajonit ku do shkrihen barierat e sotme.
Ne na mbetet te punojme nate e dite , te arsimohemi me shume dhe te respektojme lirite e njeri-tjetrit.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Fillimisht postuar nga RReBeLii:
[qb] Djema une jam nga ajo krahine(Dibra e madhe).
Dhe ju them qe perallat e Xhaferit apo Gjeorgjievskit kane vetem efekt destabilizues per nje cast pasi jane jashte kohes ku jetojme.
Edhe sikur te duam ne apo sllavet nuk mund te ndodh "deportim" me dhune i popullates civile.
E provoi Millosheviqi fshehurazi shume vjet ne Kosove edhe i doli huq.
E ardhmja e ketij "shteti" po te ishte ne duar tona do ishte sqaruar shume kohe me pare por intresesat gjeo-strategjike te fuqive te medha jane qe kjo krijese e 1945 te vazhdon si e tille deri ne integrimin e pergjithsme te rajonit ku do shkrihen barierat e sotme.
Ne na mbetet te punojme nate e dite , te arsimohemi me shume dhe te respektojme lirite e njeri-tjetrit. [/qb]
Me sa shof une kjo eshte loje e BE-se dhe NATOs qe jane prezent ne Maqedoni dhe qe qeveria ka vedosur te mos i shtyje mandatin e qendrimit pas tre muajsh. Loja eshte kjo: Solana i con fjale fshehurazi opozites ne Maqedoni qe te destabilizojne situaten politike. Atehere BE i thote qeverise, "a doni qe ta shtyni mandatin e trupave apo doni qe te filloje lufta?". Dhe sigurisht qeveria do thote: "Jo, jo, ne duam qe te rrini kete edhe me tej". E keshtu realizohet qendrim i trupave sic e ka parashikuar Perendimi...perrlla ne lesh dhe shendeti i Perendimit...
 

illyricus

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] ps nuk e di nese sllavet e maqedonise e meritojne te kene plotesisht emrin "maqedonas" dhe me duket cudi kur e perdorin sot kete emer - sa per vete mendoj se jane bullgare ashtu sic quheshin dikur prej shqiptareve [/qb]
... :rolleyes: se po dal jashtë teme pak...

Nuk ka absolutisht asnji lidhje ndërmjet bullgarëve t'Maqedonisë s'sotme e Maqedonisë s'vjetër t'Aleksandrit, përveç faktit se këta t'parët ndodhen në territorin ku dikur shtrihej ai shtet i moçëm. Mu' m'vjen çudi se atyne iu vjen inat t'i quash bullgarë, kur e kanë pothuaj t'njëjtë gjuhë, fe e kulturë. S'kanë faj as grekët që bajnë zhurëm për këtë punë.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

veetem nje sqarim kisha per illyricus
"...s'kane faj as greket...."
emri i maqedonise dhe maqedonas e kane te drejte ta perdorin vetem shqiptaret qe jetojne aty si pasardhes te denje te aleksandrit te maqedonise

sa per greqine gjendjen e veshtire ku ndodhet me sllavet qe banojne ne maqedonine qe eshte brenda greqise kerkon ta zgjidhe ne forma qe i japin te drejten e plote per perdorimin e maqedonise se vjeter flamurit dhe stemave te aleksandrit si nje shtet helen dhe kulture helene


bscm....
ku e di ti qe shqiptaret ne maqedoni jane te pashkolluar dhe te "paedukuar" ????????!!!!!!!!!!!!!!!!!

X
 

illyricus

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Mos m'keqkupto....unë s'iu jap t'drejtë grekëve për kurgjo hiç n'atë drejtim.

Veç desha t'them se kur thojnë se nuk pajtohen me përdorimin e emrit Maqedoni prej bullgarëve t'Maqedonisë kanë t'drejtë, po ajo s'do t'thotë se ata vetë kanë t'drejtë ta përdorin atë emër, për çfarëdo arsye qoftë. N'atë pikëpamje ata jonë ma t'humbun se bullgarët e Maqedonisë.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] bscm....
ku e di ti qe shqiptaret ne maqedoni jane te pashkolluar dhe te "paedukuar" ????????!!!!!!!!!!!!!!!!![/qb]
Ti lexon me syte e imagjinates me duket... Nuk thashe qe jane te pashkolluar, por thashe (mos je gje i retarduar qe nuk e kupton) se gara duhet te jete kush shkollon me shume femije dhe jo kush ben me shume femije. Ne pergjigje te teorise tende qe thote qe ne pjellim me shume, prandaj do fitojme.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Pse numri nuk ka randsi më a? S'po e qes poshtë edukimin e as shkollimin, po nëse je pakicë absolute pak mund t'bësh edhe nëse je më i dituri. Pastaj, ku do t'i gjesh fëmijët për t'i shkolluar nëse s'bën fëmijë? Ma mirë me pasë me zgjedhë sidoqoftë. /pf/images/graemlins/laugh.gif Shkojnë bashkë t'dyjat ësht' ma s'miri me thanë. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

flm per "levdatat" e rradhes i nderuari bsc.....

nuk e di sa e njeh realitetin e maqedonise me lejo te them nja dy fakte:

kane qene dhe jane territoret me emigracionin me te larte nga shqiptaret

kane qene shqiparet me te shpergulur ne numer ne vite (sot ne tirane ka me shume dibrane nga dibra e madhe se sa jane ne diber te madhe po ashtu edhe strugane etj etj) jo vetem drejt shqiperise po edhe ne turqi amerike (dibranet kane lagje ne NY)AUS etj

kane qene shqiptaret qe jane asimiluar me shume prej sllaveve - sot s'ka asnje shqiptar te krishtere pasi te gjithe (sidomos ne zonen oher-manastir) i kane vene nje ....skij mbiemrit dhe e kane mbyllur muhabetin mos te flasim per ata shqiptare qe sipas interesave te shteteve sllave quhen "turq" "muslimane" e dreqi e merr vesh se cfare tjeter

ka dhe me po te duash.....

dhe dije se me ato "pjelljet" ia kane dale te mbijetojne perseri.....dhe sot jane prape rreth 40% e popullsise aty.........

te thashe se sjane te pashkolluar dhe as paedukate se nuk jane aspak ne nivel me poshte se sllavet (i njoh se kush jane bullgaret e maq. dhe ne nivel jane me te dobtit nga sllavet e ballkanit) jane te pasur dhe i kane te gjitha mundesite te bejne politike te pavarur nga tirana - qe s'ka asnje interes ti mbroje sot per sot

gjithe te mirat
X
 

a-alket

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

ximi,

nuk ke pse me atribuon gjera qe nuk i kam thene. Nuk thashe qe shqiptaret ne maqedoni jane te paedukuar, por te them mendimin tim qe nr. i madh i femijve nuk perkthehet ne permiresim te te tashmes apo te te ardhmes.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

....ate jam munduar te te sqaroj me siper se sa e rendesishme ka qene "pjellja" per shqiptaret....
 

a-alket

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

ti je munduar te shpjegosh qe ne momentin kur shqiptaret ndryshuan mbiemrin ne ....skij, e ulen ritmin e PJELLJES?
 

bengu

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Shiko, tashi te dyte keni te drejte ngapak. Per tu shkolluar e arsimuar kane nevoje te gjithe shqiptaret, si ata ne Maqedoni, ne Kosove e ne Shqiperi. Aty ska dyshim, per ate arsye shqiptaret ne Maqedoni kane dy universitete (njeri eshte gjysma anglisht, po nejse). Por nga ana tjeter, te gjithe e dine se vetem shtimi i larte ishte faktori qe i shpetoi shqiptaret ne Maqedoni dhe Kosove. Perderisa gjysma e secilit fshat (dhe qytet) ne rrethet: Shkup, Kumanove, Gjilan, Viti, Tetove, Prizren etj., u shperngulen me dhune per ne Turqi ne vitet '50-'60, shqiptaret e Maqedonise (dhe Kosoves kuptohet) kane mbajtur nje shumice ne vendet e tyre. Tani, nuk them se me lindje do ta pushtojme boten, po edhe nuk eshte faktor qe meriton ne anshkalohet, duke ditur se qytetet me shumice sllave, shtimi eshte negativ...
 

illyricus

Primus registratum
Re: Re: Zhvillimet me te fundit ne IRJM!

Fillimisht postuar nga BENG:
[qb] Shiko, tashi te dyte keni te drejte ngapak. Per tu shkolluar e arsimuar kane nevoje te gjithe shqiptaret, si ata ne Maqedoni, ne Kosove e ne Shqiperi. Aty ska dyshim, per ate arsye shqiptaret ne Maqedoni kane dy universitete (njeri eshte gjysma anglisht, po nejse). Por nga ana tjeter, te gjithe e dine se vetem shtimi i larte ishte faktori qe i shpetoi shqiptaret ne Maqedoni dhe Kosove. Perderisa gjysma e secilit fshat (dhe qytet) ne rrethet: Shkup, Kumanove, Gjilan, Viti, Tetove, Prizren etj., u shperngulen me dhune per ne Turqi ne vitet '50-'60, shqiptaret e Maqedonise (dhe Kosoves kuptohet) kane mbajtur nje shumice ne vendet e tyre. Tani, nuk them se me lindje do ta pushtojme boten, po edhe nuk eshte faktor qe meriton ne anshkalohet, duke ditur se qytetet me shumice sllave, shtimi eshte negativ... [/qb]
Merr shënime, bscemscs.
 
Top