Re: Re: Si te le kafene
Pershendetje Kopperton dhe urime qe i kalove 12 ditet e para.
Mesa me duket mua ti je me personalitet adiktiv. Nuk ka problem shumica jemi te tille. Per fat te keq eshte vertetuar se mbeshtetja psikologjike apo fiziologjike (addiction) nuk zhduket nga personaliteti. Menyra me e mire eshte qe ta zevendesosh ate me nje zakon te ri te shendetshem. Pra po ta zevendesosh zakonin e kafese me nje te shendetshem jo vetem qe tani ke krijuar nje zakon qe te ndihmon, por dhe nuk ja ke ndaluar vetes kenaqesine psikologjike qe vjen pikerisht nga sjellja adictive.
Sido, qe te jete rasti keshilla me e mire qe mund te jap eshte se nje kafe ne jave nuk te ben keq. Po qe se ti e duron etjen per kafe per nje jave te tere e di qe ne fund te javes mund ta pish nje. Kjo te jep nje fare qellimi per te punuar apo goli per te arritur. Gjithashtu dhe pirja e kafese nje dite ne jave te jep kenaqesi psikologjike dhe i thote trupit qe ti nuk ja ke hequr nga goja dobesite e tij.
Do te them nje shembull nga nje person qe njoh qe pati te njejten problem. Ajo quhet Angie. Angie punon rreth 60-80 ore ne jave dhe fle vetem 4-5 ore ne dite. Mund ta quash workaholic. Ajo pinte rreth 10 kafe ne dite dhe pas nje fare kohe deshi ta linte dhe e ndaloi menjehere. Pastaj ajo fillonte te ndjente zemren sikur i jepte nje fare aritmie. Kur u lidh ne nje monitor EKG dilte qe ajo kishte PVC (premature ventricular contractions). Kjo eshte kontraktim i hershem i ventrikulave te zemres. Nuk eshte ndonje problem i madh por zemra e saj ishte mesuar me kafeine dhe tani nuk po i pershtatej dot mungeses se kafeines. Merre me mend se cfare i rekomandoi doktori. Po qe se mendove kafeine e gjete.
Doktori i rekomandoi te pije nje kafe ne dite cdo dite meqe kishte pire kaq shume kaqe per vite me rradhe. Aritmia e zemres iku dhe Angie piu kafe per nja 2 muaj te tjera dhe pastaj me ngadale e ndaloi. Tani ajo pin vetem nje ne dy apo tre dite.
Kafeja nuk eshte armiku i shendetit dhe po qe se pin nje ne dite apo ne dy dite nuk be dem. Vetem se cdo gje me karar.
Lexo dhe nje artikull qe kam permbledhur per faqen tone ne internet qe tregon per efektin e kafeines ndaj shendetit.
Kafeina dhe Shendeti