Re: Receta gatimi

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Re: Receta gatimi

Ema Tave dheu o Tironce jo per gjo ju keni Tave Kosi (Elbasani ) ...

Sedano Ema nuk eshte Majdanozi Selino eshte shqip Sedano Precemmolo eshte majdanozi ...
 

tirana

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

Fillimisht postuar nga albana:
[qb]Dua te bej Pate se me pelqen shume po nuk e kam idene si behet.
Mund te me ndihmoni?[/qb]
çao Banka

Un po ta tregoj me melçi pule. Ti masnej boje dhe me melçi Pate, rose, hardhuce ose merimange /pf/images/graemlins/laugh.gif

Masat lal un i bej me sy, nuk perdor peshore, pranej organizou vet.
Pasron fillimisht melçite nga dhjamrat (ato fijet e bardha) dhe e pret copa copa te vockla. Ne tigan do shkrish gjalpe dhe do hedhesh melçite dhe disa gjethe salvia, ne onglisht me duket se i thone "sage". Do i kaursdisesh mire e mire vazhdimisht, duke ju hedhur kripe dhe piper te zi dhe kur te jene skuqur jo fort, do ti sperkasesh me Marsala. Nese nuk ke, jepi me konjak se bohet isoj. Keshtu do ti lesh te shuhen me ket pijen dhe te zijn pak. Nuk duhet te jene shume te longshme. Kur te jene bere, do ti hedhesh ne frulator (ajo makina me helike qe te blu bezhzhzhzhzhzh) Mos e mush plot makinen, pak e nga pak qe te bezhzhzhen mire. Kur ti kesh bluar persmari dhe te kene marre trajte cremoze hidhi ne nje tas. Pastaj hidhi nje veze, nje gote panna "cream" dhe pak djath te grire holle, parmiggiano dhe trazoje fort. Blej ke supermarketi afer shtepise disa vaska alumini ka ato 10-13 cm te gjata dhe shperndaje ket kremin.Vendosi vaskat (pa i mbyll) me nji tave pak te thelle. Hidh uje tek tava....... me pak fjale banjo maria. Zhyte ne furre dhe leje deri deri sa kremi te mpikset mire (provoje duke e tundur). Kur te jete gati nxirre nga furra dhe leje te ftofet. Masnej mbuloi vaskat me at' kapakun prej kartoni dhe futi ne frigorifer.

Kur te çohesh ka gjumi i masdites, ngrof ca feta buk ne furre dhe lyji persiper me ket gjene edhe mos u shkul ka tavolina deri sa ta marosh /pf/images/graemlins/laugh.gif

Te boft mire Banka!!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Re: Receta gatimi

Faleminderit per recetat e fergeses!

Rrapatushe, bera taven me lule laker dhe pati shume sukses! Thx /pf/images/graemlins/smile.gif

Ndonje ide cfare te gatuaj per neser?
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Receta gatimi

Majmuni do e provoj sa me pare dhe bile po u be e mire do u coj edhe pak ketyre bostonsave ne takimin tjeter si dhurate nga ti.
Muahhhhh je si shpirt /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Re: Receta gatimi

Patëllxhanë të mbushur

Për 4-5 persona duhen:
Patëllxhanë 1 kg,
qepë 6-7 kokrra ose salcë një lugë gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz.

Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen domate të qëruara dhe të prere në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të avashëm në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate.
Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.
 

Ema

Goddes
Re: Re: Receta gatimi

Speca te mbushura

c1.jpg


Koha e pergatitjes : 95 min

Ingredientet : Per 4 persona
- 4 speca te bukur dhe te medhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish i skuqur
- 2 gota leng mishi
- Salce nga domate te fresketa
- 2 qepe
- Buqete erezash
- Stafidhe dhe berthame pishe
- Kripe, pipe, vaj ulliri
Pergatitja :
Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me. Hidhini kripe dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.


Skuqni qepet e prera ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysem gote vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper. Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.
Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.
Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.
 

barbilove

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

Doni ta dini si behet sheqer-parja?Kush do le ta lexoi.
Per 4-persona.

Hedhim ne nje tas 1 gote sheqer.Shkrijme 1 got gjalp dhe ja hedhim.Me pas shtojme 2 koqe ve dhe i perziejme te gjitha.Se fundi hedhim 3 gota miell bashke me 1/2 bishti luge maja dhe vanilje.Behet tip brumi dhe i japim forma.I lyejm siper me qumesht dhe i fusim ne furre per nja 20min me 200-250º.Ju befte mire.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Re: Receta gatimi

E bardha e pules

1) E bardha e pules e prere holle si per byftek. (3-4 cop varet per sa persona beni per te ngrene)
2) 1 spec te kuq
3) 1 kokerr qepe te madhe.
4) dy feta ananas
5) 1 kokerr veze
6) dy luge miell
7) vaj ulliri
8) pak krype
9) nje gote vere te bardhe.

Ne nje pjate vendos miellin , ne nje tjeter vendos vezen e rreh pak duke i hedhur edhe nje cik krype.
Merr mishin dhe e lyen me veze nga te dyja anet, pastaj e lyen me miell po nga te dyja anet. Ne feltere hedh icik vaj ulliri dhe vendos mishin te piqet. Duke qene se e bardha e pules eshte mish shume i njome, skuqet shpejt. Nderkohe lan specin dhe e pren shume holle, te njeten gje edhe me qepen. Ndan fetat e ananasit ne pjese te vogla.
Pasi mishi eshte pjekur i vendos ne nje pjate.
Ne nje feltere tjeter hedh icik vaj dhe pastaj qepen e grire. Pasi eshte skuqur pak hedh edhe specat dhe i perzien . I skuqen pak dhe pastaj hedh ananasin. I mbulon me nje kapak dhe pas 3 minutash i hedh nje gote vere lart. I len duke u pjekur deri sa speci te jete pjekur. Sa me te holla te jene prere hiset e specave aq me shpejt gatuhet. (Nuk kam harruar krypen, por krypa ketu s'duhet)
Pasi jane pjekur te gjitha vendos mishin lart gjelles.

Ju befte mire.

pS: Kjo ben mire per ata njerez qe vuajne nga veshkat.
 

Lenci

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

gatim i shpejt


mer nje tepsi fut 1 ose 2 domate pak djath te bardh ene sallam nqs e keni me qejf edhe iku dreka /pf/images/graemlins/smile.gif
 

arbi

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

Fillimisht postuar nga Lenci:
[qb] gatim i shpejt


mer nje tepsi fut 1 ose 2 domate pak djath te bardh ene sallam nqs e keni me qejf edhe iku dreka /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
shtoji edhe buke se per ndrysh s'te mban /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Re: Receta gatimi

omelete remix:

i hudhet vezes se rrafme 2-3 luge te vogla djathi te grire, i fut i te skuqme me veze e i hedh pak limon siper.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

Buka me djathe:

Merret gjysem buke 600-she,hapet frigoriferi,ndoshta dhe nuk hapet,se djathin e rujme te furri i sobes.
Merret qesja e djathit,ndoshta s'ka qese se e kena mshtjelle me leter,ose e kena lone ne tigan.
merret djathi,me thonj(mundesisht te palare se shijo me shume),keputet 1 cope 50-gramshe dhe uola,ja gjella me karakteristike shqiptare ne tryezen tuaj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

:lol: :lol: :lol:
duhet tre kete qene shume e veshtire kjo receta Peshko
po ate salmonin me ullinj, hiç se ma gatove ti mua
 

assassino26

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

Fillimisht postuar nga HELEN OF TROY:
[qb] :lol: :lol: :lol:
duhet tre kete qene shume e veshtire kjo receta Peshko
po ate salmonin me ullinj, hiç se ma gatove ti mua [/qb]
SAlmoni me ullinj,eshte sekret.Kur te vish knej ta gatuj un po deshe.! salmon edhe 2 kokrra ullinj duhen /pf/images/graemlins/laugh.gif TE tjerat jane sekret :wink:
 

enis330

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

Spageti me karkaleca deti dhe scallops
duhen:nje pako makarona te gjata
karkaleca deti(te qeruar) reth 300g
scallops reth 300g
vaj ulliri nje vilxhan kafeje(ose me pak)
pak vere (ca te keni ne shtepi)
2 thelpinj hudhre te shtypur
nje gjethe dafine
nje canace me domate te soptuara (jo salce domate ose reth gjysem kile domate te fresketa te te grira)
kripe dhe djath parmesan te grire
Gatimi
Ve nje tenxhere me uje ne sobe te nxefet ,dhe kur te filloje te zjeje hidh makaronat dhe kripe reth nje lug gjelle.Ne keto qe keto zjejne pergatit salcen.
Ver nje tigan ne zjarr dhe hidh vajin e ullirit kur e shikon qe vaji po nxefet hidh hudhrat e grira atje, trazoje derisa hudhrat te marin nje ngjure te verdhe ,shto gjethen e dafines aty qe te leshohet era ,pastaj shuaje me vere.(nja dy luge gjelle me vere)pastaj shto karkalecat dhe scallops dhe trazoji per nja 7 min deri sa karkalecat te kthehen ne gjyre roze me ne fund shto domatet dhe leri te zjejne per nja 7 min deri sa te marin pak vale dhe lengu te trashet nje cik (mos e le te zjeje per nje kohe te gjat se prodhimrt a detit forcohen.Pasi makaronat kane zjere ,kulloji dhe shperndaji neper pjata (reth kater)dhe siper hidh salcen e bere dhe me ne fund hidh djathin parmesan kur makaronat jane ende te ngrohta
kjo eshte gjeja me e shijshme qe mua me pelqen dhe qe behet shpejt. Provojeni do ta shikoni she shijoni
MMMMMMMMMMM GOOD! :thumbsup:
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Re: Receta gatimi

Ca jane kto skallops MIchele e para dhe e dyta djathi nuk perdoret fare ne prodhimet e detit ...
 

arbi

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

Fillimisht postuar nga TEDI:
[qb] Ca jane kto skallops MIchele e para dhe e dyta djathi nuk perdoret fare ne prodhimet e detit ... [/qb]
skallops duhet te jene Scottish monarch qe ne itali quhen kapesante jane te bardha me nje cope te kuqe dhe kujtojne koken e nje kardinali :lol: :lol: :lol: sa per djathin edhe une e di qe s'perdoret madje edhe picen me fruta deti vetem ne shqiperi e kam pare ta bejne me djathe :rockband: makaronat do merrnin me shije sikur ti hiqje nje cike perpara pjekjes dhe ti lije te perfundonin pjekjen ne salce :thumbsup:
 

edda

Primus registratum
Re: Re: Receta gatimi

Torte me perime
perime (1 kuti bizele,5-6 karrota, qepe, 5-6 kunguj te vegjel, kerpudha etj. dmth ça te keni ne frigo, une e bej 1 here ne 2 jave, para se te bej pazaret)
1 kutize panna
miell 2 grushta
gjalp
piper
borzilok
majdanoz
djath parmigiano
leng mishi
3 kokrra veze
buke e grire

Grijme perimet, i vendosim ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin, i kaurdisim disa here dhe i shtojme lengun e mishit (ose nje dado klasike te shkrire ne uje te ngrohte). I leme perimet te zbuten max. 10 min. Kur lengu te jete shteruar i shtojme miellin dhe pasi ta kemi perzier edhe panen. E heqim nga zjarri tiganin e leme pak te ftohet, i shtojme 3 kokrra veze, djathin gjithashtu edhe erezat. Lyejme nje tave (ne tave balte behet me e mire) me gjalp dhe e sperkatim me buken e grire, i shtojme ato gjonat qe i kemi perzier mire dhe nese dikush e preferon te dhj*** ne telyn mund ti hedhi disa copeza ne sip. te tortes. E veme ne furre per max.15-20 min. dhe para se ta servirim e leme te ftohet pak.
Ju befte mire
 
Top