Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Liberalizmi nuk besoj se eshte ajo cfare i duhet shqiperise
eek.gif
. Jo te gjitha gjerat mund te trajtohen si mallra, psh: arsimi, uji, dritat, mjedisi jane pasuri kombetare dhe nuk mund te konsiderohet si mall. Te djathtet kane me shume tendence te privatizojne gjithshka bashke me ujin dritat e me shkollat
eek.gif
. Duhet me urgjence te behet nje ligj sipas te cilit nuk lejohet monopoli privat ne asnje fushe te jetes
booki.gif
.( Sot jane keto monopole qe mbajne peng zhvillimin e vendit). Sot nese nuk eshte konkurence e eger qe ka mes bizneseve me thoni se cfare eshte.

-----------------------

Mon shiko se je ne kundershtim me fjalet e tua.
ne nje ane thua jam kunder Liberalizmit e ne anen tjeter je kunder monopoleve.
shiko se keto dy gjera nuk hecin paralel.

une jam i mendimit qe , shqiperia ka nevoje per liberalizem te tregut edhe jo monopole , qe e djathta i ka patur gjithmone "zët".
ishte e djathta thecer ajo qe liberalizoj ekonomine ne angli edhe per here te pare ne evrope.
rezultatet shikohen sot ne ate vend , te pranuar jo vetem nga vete laburistet anglez, por edhe nga gjithe evropa, qe po ndjek shembullin e tyre.

monopolet ne shqiperi i ka krijuar zoti Fatos Nano me klanin e tij te partise SOCIALISTE.
pra socialistet i kane qejf monopolet , dikur shteterore , sot te Tyret apo te miqve qe kane prane.

po e shtremberon te verteten , edhe ke filluar edhe shpifje(shkrimi jot eshte plot me te tilla) qe ndoshta i ben nga padituria jote, nga lavazhi i trurit qe te kane bere atje ku punon apo ndoshta edhe per motive te tjera .........
per te mos folur per ......... qe as ne koferencat e PS-se ne rrethe te mbushur plot me cobenj analfabet apo me veteran te luftes te brymosur me mesimet e xhaxhit....:

"E djthta mendon se jane parane duhet ta kene ndermarrjet private sepse gjoja ata do ua shperndajne punetoreve
eek.gif
atehere qe po e shohim fare mire se sa me shume te fitojne ndermarrjet e medha ato parane grumbullojne dhe nuk e investojne per te miren e vendit"

kur e vendos "diskutimin " ne keto nivele , ateher ...................
smash.gif



Vazhdon...

PS: Me falni sepse nuk po e mbaroj dot shkrimin sot por do kthehem sa me shpejt te jete e mundur.(sot ose neser ..... apo ndonje dite tjeter) <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Leopardi faleminderit qe me tregove se mendimi im ishte i paqarte, kam bere nje gabim shprehje, me liberalizem kam dashur te nenkuptoj liberalizmin e keq, ate te skajshem, ku cdo gje eshte e lejuar.
Kam dashur te them liberealizmin, ku ndermarrjet i paguajne punetoret sa per te mbush barkun nderkohe qe pronaret bejne fitime kolosale. Ndryshe po te kundershtoja ekonomine liberale ne pergjithesi, do te thoshte qe une dua diktaturen dhe do ishte krejt e pakuptimte dhe e cmendur nga ana ime. Une kam shume deshire qe shqiperia te kete ndermarrje te medha e te vogla por qe keto ndermarrje te respektojne punetorin, dhe te bejne nje shperndarje sa me te drejte te pasurise qe ajo krijon, pasi qellimi i jetes se nje ndermarrjeje eshte te krijoje pasuri, apo jo? Problemi qendron tek fakti qe ka njerez qe akoma ngaterrojne socializmin e Fatosit me socializmin e Schreder-it. E thashe dhe me pare, secili ka vizionin e vet per drejtimin qe ka perzemer, une te majten sot ne shqiperi nuk e shoh as te fatosi dhe as te meta apo noj tjeter. Te majten apo te djthten e ndertojne militantet e anetaret e secilit kah.
A nuk qendron dallimi mes te majtes e te djathtes tek shperndarja e pasurise ne menyre qe ekonomia te eci perpara.E majta mendon se pasuria duhet te shperndahet ne popull kush me shume ekush me pak ne menyre qe ekonomia te eci, e djathta mendon se pasuria duhet te perqendrohet te disa persona ne menyre qe keto persona te investojne dhe te bejne qe ekonomia te eci perpara duke terhequr dhe te tjeret nga mbrapa. Te pakten deri me sot keshtu e kam ditur dallimin mes se djathtes e te majtes, ju lutem me korrigjoni nese e kam gabim dhe nese ka dallim tjeter.

Dua gjithashtu te te tregoj Leopardii se pse une desha te marr pjese ne kete debat. E para sepse besoj se debati i ben mire demokracise dhe ndihmon cdo pjesemarres te mesoje dicka. Une ketu jam per te gjykuar idete dhe jo personat qe marrin pjese ne debat, as jeten personale timen apo tenden.

Or shok as nuk me njef e as nuk te njof, po deshe hajde bejm muhabet e krahasojme idete po mos me trego mu se kush jam e se ku punoj se nuk pres gjykim prej teje dhe prej asnjeriu. Do me diskutu te djathten e te majten hajde, ne dac me diskutu se une jam djale i mire apo i keq lene fare me mire se nuk me gjykon dot dhe as une nuk e di se ksuh je e nuk te gjykoj dot.
Ndaj zoteri bashkebisedues te kerkoj qe mos te kalosh me ne planin personal, ne menyre qe te mund te vazhdojme me qetesine e duhur kete debat perndryshe me mire ta mbyllim.
 
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Ai qe e ka hapur kete teme ,nuk kishte ndonje alternative te mesme... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
pershendetje teme cunash..
wave.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Moira

Ai qe e ka hapur kete teme ,nuk kishte ndonje alternative te mesme...
pershendetje teme cunash..


---------------------------------

Moira , per te hecur perpara dikush ka thene qe duhen te dyja kembet , si e majta ashtu edhe e djathta, qe te alternohen per te miren e vendit.
po une nuk kam degjuar qe te ecet perpara me alternativen e mesme...... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
shiko se eshte edhe teme gocash kjo , edhe per faktin e .................
shrug.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Mon thote :
" Prape pyetje, cfare mendon e majta per njeriun sipas teje?

nuk po them ca mendon enveri apo tosi. Po flas per te majten moderne jo per klanet e pushtetit me cdo kusht."

personi Mon ne shkrimet e tij te mesiperme te jep peshtypjen se nuk e di se cfare mendon e majta "moderne" per njeriun, por ne te njejten shkruan:
" Te majten apo te djathten e bejne njerezit qe e perkrahin . ka njerez qe mendojne se e majta eshte revolucioni dhe marrja e pushtetit me dhune, ka nga, ata qe mendojne se eshte me socialdemokrate dhe me tolerante. Ketu qendron dhe nuanca mes te majtes kineze, amrikane (nuk e di nese ka), franceze, gjermane, italiane <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> . Psh e majta italiane eshte me djathtas se e majta franceze apo gjermane
eek.gif
. E majta ne pergjithesi ka orientim nderkombetar dhe perkrah njerezit qofshin ato dhe te huaj
shrug.gif
, por e majta gjermane nuk ka menduar te heqe ndonjehere prioritetin per gjermanet ne vendet e punes ne shkolla apo kudo............" etj , etj.

mesa duket e "njihka" mire ky zoteria te majten "moderne" por gjithashtu njeh mire edhe te majten shqiptare, kur shkruan:

" Problemi qendron tek fakti qe ka njerez qe akoma ngaterrojne socializmin e Fatosit me socializmin e Schreder-it <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> . E thashe dhe me pare, secili ka vizionin e vet per drejtimin qe ka perzemer, une te majten sot ne shqiperi nuk e shoh as te fatosi dhe as te meta apo noj tjeter
shrug.gif
."

po te kush e shikon ti te majten e Schreder-it ne shqiperi ti MON , se akoma nuk e kemi kuptuar??
nje here na hiqesh sikur nuk di fare per te majten moderne , e ne te njeten kohe nuk e shikon kete te majte moderne akoma ne shqiperi.
shiko se kur nuk e njeh si mund ta dallosh ?
nuk na e thua mire "gjerat" ti MON , por me e forta eshte fakti se fillon e gjykon te djatheten me shpifje , qe u behet katunarve te tipit kongresmen :
" e djathta mendon se pasuria duhet te perqendrohet te disa persona
smash.gif
ne menyre qe keto persona te investojne dhe te bejne qe ekonomia te eci perpara duke terhequr dhe te tjeret nga mbrapa
booki.gif
"

ne do te korrigjojme si mos te korrigjiojme shoku MOn se ato qe shkruan nuk jane te verteta.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

...Kam dashur te them liberealizmin, ku ndermarrjet i paguajne punetoret sa per te mbush barkun nderkohe qe pronaret bejne fitime kolosale...
----------------------------------------------------------------------------------

Mon, nëse punëtori paguhet sa për të mbushur barkun është një etapë e kaluar tashmë e historisë së njerëzimit. Shpërndarja më e drejtë e parasë është në interes të kompanive të mëdha të cilat bazohen në parimin që sasia e madhe sjell më shumë se fitimi i madh. Pra kompanitë e mëdha e shohin puntorinë si fuqi blerëse pra si konsumator.
Ajo që shkruan ti nuk ndodh më as në Kinë pasi edhe atje niveli i jetës po rritet jashtëzakonisht shpejt!

Për më tepër, shteti, qoftë i majtë apo i djathtë nunk mundet ta mbrojë punëtorin në kuadrin e një ekonomie tregu! Janë sindikatat ato që kanë këtë rol.

Këto ishin plotësuese të atyre që Leopardi ka shkruar më lart!
wave.gif
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Moira, sa shpejt te shkoi menja te mesi mi goc.
lol.gif


Leopardi, nuk e paske marre vesh akoma qe ne te majten ka edhe socialdemokrate, ka komunista, ka maoista, leninista, marksista etj, etj sic ne te djathten perfshihen nacionalistet, monarkistet, liberalet, e djathta ekstreme dhe e djathta tolerante.

Meqe une nuk e ditkam dallimin mes te majtes dhe te djathtes ma trego pak ku qendron ky dallim, ne cilat parime bazohet e djthta dhe ne cilat parime bazohet e majta ne menyre qe te dime te pakten se per ca po flasim. Te kerkoj te lutem te me japesh kenveshtrimin e te majtes dhe ate te se djathtes ne cdo pike qe ti e gjykon se ka dallim idesh e majta nga e djathta. Une nuk shpif, dhe nuk kam ardh ketu per te humb kohen kot.

Dhe nje here plako mos e kalo ne planin personal se pastaj dhihet fare muhabeti e kalon ne grindje mes nesh e behet si ne parlamentin shqiptar, ne rregull? Shpresoj te me kesh kuptu. Ndryshe thuj dhe e myllim fare.

Kondrapedali, kush e ben kodin e punes plako, a e ben qeveria dhe parlamenti, dmth shteti ve bazat ligjore per te rregulluar tregun e punes. Psh shteti mund te vendosi tavan oreve javore te punes se nje punetori, shteti vendos rregullat se si nje punetor mund te shkarkohet nga puna.Ndaj shteti mund te beje shuem gjera qe anojne ne favor te pronarit apo te punetorit. Sa per pagesen sa per te mbush barkun, ne kine qenka rrit niveli i jeteses, heren e fundit ne shqiperi nje punetore kepucesh paguhej nja 100 euro muji per 8 ore pune ne dite. Nuk besoj se keto para dalin per te mbajtur nje familje. Sindikatat kane per rol te ndikojne ne vendim marrje por sindikata dhe pronari ne baze te ligjit veprojne. dhe ligjin e ben mazhoranca ne parlament, dmth ajo parti qe eshte ne pushtet.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Dhe nje here plako mos e kalo ne planin personal se pastaj dhihet fare muhabeti e kalon ne grindje mes nesh e behet si ne parlamentin shqiptar, ne rregull? Shpresoj te me kesh kuptu. Ndryshe thuj dhe e myllim fare.
.............................

MUN mundohu te shkruash ne gjuhen zyrtare ,jo per ndonje gje po ke qene pikerisht ti qe ke shkruar:


moni78
Anëtar
Anetar/e # 8053

Shkruajtur më 22 Korrik, 2004 19:47
-------------------------------------------------ik meso shqip o antono
eek.gif
...............
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

e djathta e Vertet do te bej qe :
1- Prona duhet ti jepet pronarit te ligjshem.
2- Para ligjit të gjithë jemi të Barabartë, pa asnjë dallim.
3 -Ligji eshte i detyrueshëm për zbatim .

4-Përzgjedhjet dhe emërimet në administratë te mos behen mbi ngjyra politike apo krahinore.
5-Traditat e popullit shqiptar te respektohen, dhe trashëgimia kulturore te ruhet e te pasurohet.
6- Feja e besimet te respektohen nga shteti dhe te ushtrohen lirisht. Klerikët nuk do te lejohen të ndërhyjn në punët e shtetit, apo të bëjne propagandë antishtetërore.
Shteti mbikqyr nga afër problemet e feve zyrtare, pa lejuar rënien e tyre nën ndikimet politike të huaja. Pronat e komuniteteve fetare duhet te jene të garantuara.
Kisha ortodokse dhe Xhamia duhet te jene Autoqefale, dhe klerikët te zgjidhen vetëm me gjak shqiptari prej disa brezash. Në objektet e kultit, predikimet te bëhen vetëm në gjuhën shqipe.
7-Në marrëdhëniet midis shtetit shqipetar e shteteve te tjera, interesat mbarëkombëtare do te mbrohen me vendosmeri e fanatizëm.
8-Në qendër të të gjitha politikave të zhvillimit te jete njeriu shqiptar, me interesat, aspiratat dhe dinjitetin e tij. Gjithçka te vihet në funksion të qytetarit, të të drejtave natyrore e shoqërore dhe lirive të tij.
--------------------------------

9 - e djathta e vertet do te bej :
qe shteti te zbatoje nje disipline te vertet ne financat e tij, te kete nje qendrushmeri por edhe nje Pergjegjesi per brezat e ardhshem.
Nje e djathte e vertet nuk do te lejoje shperdorimin e lekeve te taksa-paguesve ashtu sic bejne Socialistet e majte.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

«...po une nuk kam degjuar qe te ecet perpara me alternativen e mesme...... »
--------------------------------------------------------------------------------

Paske dalë i humbur në jetë o Leopard <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ! Alternativa e mesit është ajo që e ka çuar botën përpara. Rreth saj (dhe opozitës) vërtitet çdo gjë!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Moira , per te hecur perpara dikush ka thene qe duhen te dyja kembet , si e majta ashtu edhe e djathta, qe te alternohen per te miren e vendit.
po une nuk kam degjuar qe te ecet perpara me alternativen e mesme...... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

---------
kondra behej fjale per alternative kembesh ,mua per fat te "keq" me pelqejne akoma gjerat tradicionale ,e nuk kam ndryshuar akoma gustot e mia qe te zgjedh kemben e mesme, prandaj........te lutem mos me bej oferta te tilla ne publik. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Ho me paske fillu me kerku te postimet e mija me me gjet noj cen, ku me me kap te biografia eeee. Sikur e kemi kalu kohen e biografise se keqe.

O leopardo keto 8 pikat e para qe thu ti jane parimet baze te nje qeverisjeje legjitime dhe qe mund te beje hajer, ndac te jesh i majte apo i djathte. Problemi yt o shok eshte se ngaterron idete me personat, sala nuk perfaqeson kapitalizmin, sic fatosi nuk perfaqeson socializmin ne shqiperi.

Nejse, me thuaj pak se c'mendon e majta per keto 9 pika sipas teje?
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Leopardo edhe njehere merre vesh plako se nuk kam asgje kunder teje apo kujtdo qofte ne kete forum.
Nese ke deshire te diskutosh hajde flasim si njerez sadopak te qyteteruar, ne qofte se ne fund te ketij diskutimi e shoh se e djathta i duhet me shume shqiperise, une ndryshoj mendim. Le te mesojme nga njeri tjetri dhe te mundohemi te krijojme nje ide duke perfituar nga mendimet e secilit.
Me vjen keq qe ne kete diskutim nuk marrin pjese shume vete te cilet neper tema te tjera hiqen te djathte apo te majte deri ne ekstrem kur flasin per dullen apo per persona te pervecem,(fatos, sale, mete) por kur vjen puna nuk duan te diskutojne rreth nje ceshtjeje kaq te rendesishme sic jane parimet vete te dy drejtimeve kryesore qe kane udhehequr boten qe prej nje shekulli.
 
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] Moira

Ai qe e ka hapur kete teme ,nuk kishte ndonje alternative te mesme...
pershendetje teme cunash..


---------------------------------

Moira , per te hecur perpara dikush ka thene qe duhen te dyja kembet , si e majta ashtu edhe e djathta, qe te alternohen per te miren e vendit.
po une nuk kam degjuar qe te ecet perpara me alternativen e mesme...... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
shiko se eshte edhe teme gocash kjo , edhe per faktin e .................
shrug.gif
[/qb]
Kete kisha parasysh dhe une ,por problemi eshte se edhe po te arihet kjo ,dihet qe e majta me te djathen ecen drejt.. <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
Duhet nje kombinim kepuca e majte ne te djathten dhe anasjelltas
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> per nje ecje te shfrenuar dhe shume demokratike...
Mund t'a vendosni dhe logon e partise keshtu ...
ps . s'duhet te harrojme qe dhe e majta dhe e djathta e te njejtit trup jane..thjesht luajne rolin qe u takon
devil.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Moira, ti thua që njëherë të hypi njëra e një herë tjetra duke e bërë me radhë? Hajde demokraci hajde!

Po kam përshtypjen se njërit do ti pëlqejë të rrijë lart për kohë pak më të gjatë. Si t'ia bëjmë pastaj?
Se besoj e din si i thonë atij muhabeti, apo jo?
Të kalosh sa majtas djathtas lëkundesh shumë moj vajzë e dukesh i dehur!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Mon,i ke ngaterruar aq shume shkrimet e tua(njekohesisht idete tuaja mendoj) sa nuk e di se ku ta filloj!!!!
<span style="font-weight: bold">Jam per te djathtet!!!</span>
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Kondrapedali me duket se moira nuk e ka gabim. Eshte provuar pak a shume shkencerisht qe pushteti i tepert i njeres &quot;kembe &quot; eshte i demshem per demokracine dhe trupin.

Orosho po ta bej dhe ty pytjen, pse je me te djathtet?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Nese ke deshire te diskutosh hajde flasim si njerez sadopak te qyteteruar, ne qofte se ne fund te ketij diskutimi e shoh se e djathta i duhet me shume shqiperise, une ndryshoj mendim
eek.gif

------------------------------------


hihihihi........... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
na duhesh ne kampin socialist ti MON , se atje ka me shume nevoje shqiperia.
duhet ti bejme te dyja kembet te forta qe te ecim drejt evropes.
 

rosen

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

po pastaj, cfare eshte e djathta dhe cfare eshte e majta?! Mos harroni qe ka edhe qender.per vete jam i majte(ne sensin real te fjales-te kuptohemi-nuk i referohem &quot;te majtes&quot; shqiptare),por dhe pragmatist.Tek e fundit gjithcka reduktohet ne ekuilibrimin midis barazise shoqerore dhe lirise individuale. Receta te gatshme ka sa te duash,vend per improvizim edhe. Fjale ne kapitull per ne, asnje. Kto diskutime per realpolitiken,abstrakte sic jane,mbeten qellim i vetvetes. Takohemi ne zgjedhjet e ardhshme! Pushime te mbara!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

leopardii

i paske dhene nje reset trurit ne kete teme me duket
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

vazhdon te perdoresh te njejtat &quot;argumenta&quot; qe kane humbur vleren ne faqen e pare te ketij diskutimi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

habitem me teper me kontrapedalin qe i nenshkruan
shrug.gif
 
Top