Re: ligjet ne Evrope

filan fisteku

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

o ligjet e europes per shqiptar jane pune m*** mener para jush une kam qene franc, belgjik,holland, luxemburg tani jam ne angli , dhe di te them ska shtet qe na mir pret per letra ske shance me mire rri atje ku je e cur eban ndonje lek se keq e me keq behet per ne se si kemi bere vend vetvetes ne europ me beso se pos qe rrir neper kampe e vuan sa ska por te duhet edhe gjuha te cilen sma merr mendja se e do te duhet shoqeri dhe te duhen shume gjera , ishalla te prihet mare
 

DARIO

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

DJE NE CANAL 4 NE TV NE HEADNEWS U THA LAJMI QE NGA 6 SHKURTI ANGLIA NUK DO PRANOJ ME REFUGJATA NE VENDIN E SAJA. PRA QUNA QE JENI NE SHQIPERI BONI HYZMET SHQIPENIS SE EDHE ANGLIA E PAT /pf/images/graemlins/frown.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: ligjet ne Evrope

Fillimisht postuar nga Z.MARKUS BABEL:
[qb] DJE NE CANAL 4 NE TV NE HEADNEWS U THA LAJMI QE NGA 6 SHKURTI ANGLIA NUK DO PRANOJ ME REFUGJATA NE VENDIN E SAJA. PRA QUNA QE JENI NE SHQIPERI BONI HYZMET SHQIPENIS SE EDHE ANGLIA E PAT /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Anglia e ndryshoi ligjin e sak mbi emigracionin qe ne takimin e radhes se BE qe u zhvillua ne Seville, Spanje kete vere.
Blair deklaroi se nuk do te jepet me statusi i refugjatit per njerezit qe kerkojne azil. Duhet te dine qe marrja e statusit te refugjatit e pajis azil-kerkuesin me dokumenta angleze per per nje periudhe maksimumi 7 vjet i japin nenshtetesi angleze.
Pas ketij ndryshimi ne ligj, e vetmja gje qe mund t'ju ofroje Anglia azil-kerkuesve eshte leje qendrimi per nje vit, qe mund te shkoje deri ne tre vjet, kjo leje njihet si Leave to Remain. kjo do te thote se nese vjen nga nje vend ku po zhvillohet nje konflikt, atehere Anglia te strehon per maksimumi tre vjet, me supozicionin se sot ne bote asnje konflikt nuk zgjat me shume se tre vjet, duke pasur parasysh nderhyrjen e forcave nderkombetare per shuarjen e konflikteve.
 

adani

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

Per GRENZA!
Meqense jeton ne belgjike doja te dija cfar ligjesh ka aty! Une jam i martuar me nje nga hollanda ne shqiperi dhe tani jetoj ne greqi bashke me te!Kam marre ne telefon ambasaden hollandeze per vize,dhe me thon se duhet te keme green card dhe pastaj nje sere procedurash te tjera dhe me ne fund mund te pajisesh me 1 viz shenger!por une nuk jame i interesuar vetem per 1 vize,por se si mund te jetoj dhe te punoj aty!
Ne qofte se ndonjeri jeton ne hollande mund te me thote se c'far rruge ndoqi deri aty
 

alkemisti

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

A di ndonjeri qe eshte ne Gjermani te na japi ndonje info ne lidhje me gjendjen atje. Ç'fare jane kushtet ne perspektive per nje student qe vazhdon studimet atje?
Faleminderit.
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

Ministri i Jashtëm i grekërve kërkon ndjesë, porse dhuna nuk ndalet


Akoma pa u shuar mirë buja e vrasjes së Vullnet Bytyçit nga kufitarët grekë, këto të fundit kanë shkaktuar një tjetër incident. Arian Tarko, 28 vjeç, është rrahur nga policët grekë në postën e doganës greke të Kristolopogjisë. Sherri ka nisur në prani të dhjetra personave të tjerë, të cilët ishin në radhë si Tarko, për të hyrë në tokën greke. Por duke dashur që gjithçka të ngelë brenda për brenda, policët grekë e kanë marrë të riun shqiptar dhe e kanë futur brenda në postë. Aty, ata kanë e rrahur dhe e kanë qëlluar, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në gjendje shoku, me shenja dhune në fytyrë, Arian Tarko, është paraqitur në orët e mbrëmjes në komisariatin e Korçës. Me zërin që i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bërë denoncimin, që tashmë është bërë i zakonshëm: “Më kanë rrahur policët grekë!” Dhe siç ndodh në të tilla raste, policët e komisariatit të Korçës, kanë plotësuar një formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili më pas, është nisur drejt shtëpisë së tij në Gramsh.

Megjithatë, 28-vjeçari u ka shpjeguar grekërve se ai e kishte nxjerrë pasaportën në policinë e Gramshit
e nuk e kishte blerë rrugëve apo ta kishte të falsifikuar. “Në këto momente njëri nga policët më ka goditur me grushta disa herë në fytyrë dhe me shkelma në pjesën e prapme të trupit”, dëshmoi gramshioti. Pasi e kanë rrahur, policët e kanë detyruar atë që të firmoste një formular, të cilën e kanë plotësuar para syve, por ai nuk ka pranuar që të lërë firmën mbi të. Autoritetet greke e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë që të largohej urgjentisht. “Në rast se do të kalosh në Greqi, të duhet një pasaportë e re dhe vizë”, mësohet t´i kenë thënë ata. Grushtat dhe shqelmat e policëve grekë kishin shkaktuar enjtje dhe të çara në fytyrë, ndërkohë që në pjesën e pasme të trupit dukeshin qartë të mavijosurat. Tarko ka qëndruar për disa minuta në policinë e Korçës, e cila i ka premtuar se do
të marrë masa për të sqaruar akoma më tej këtë incident.


VIKTIMAT E TRI JAVËVE TE FUNDIT

Vullnet Bytyçi i vrarë (18 vjeç, nga Hasi)
Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeç, nga Elbasani)
Mili Halili i rrahur (43 vjeç, nga Elbasani)
Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeç, nga Elbasani)
Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeç, nga Pogradeci)
Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeç, nga Devolli)
Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeç, nga Cërriku


KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHËLLIMET PËR EMIGRANTIN E VRARË

Kryeministri F. Nano, ka bërë dje një vizitë në shtëpinë e emigrantit të vrarë nga grekërit, Vullnet Bytyçi. Rreth orës 13.00 të mesditës së djeshme, i shoqëruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushëllimet në familjen e Bytyçëve. Ndonëse dialogu nuk ka qenë shumë intensiv, kryeministri Nano, i është drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyçi: “I kam kërkuar autoriteteve të pushtetit lokal që të bëjnë bilancin e të gjitha nevojave emergjente që ka familja juaj dhe unë angazhohem, se brenda një kohe shumë të shkurtër, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar më tej se ka kontaktuar dhe me palën greke për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur në telefon me ministrin e Jashtëm grek, Papandreu. Ai më ka thënë që të të bëj shumë të fala dhe të kërkon ndjesë për incidentin e ndodhur në kufi”. I zhytur në trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyçi është shprehur se familja e tij kërkon vetëm drejtësi. “Djali im është nisur me një çantë të mbushur me bukë dhe nuk ka pasur armë. Unë dua që kësaj çështje t’i shkohet deri në fund dhe të zbardhet plotësisht”.

7 Tetor 2003
 
Top