Re: ligjet ne Evrope

elona

Primus registratum
Re: ligjet ne Evrope

Une nuk i di tamam ligjet e emigracionit ketu ne Gjermani, megjithate di se nuk te japin "strehim ekonomik", pasi gjermani ka per vete mbi 4 milion te papune. Strehimi politik nuk u jepet shqiptareve te Shqiperise dhe ne raste te vecanta u jepet vetem shqiptareve te Kosoves. Per kete arsye jane regjistruar nje numer i madh i shqiptareve te Shqiperise sikur te vijne nga Kosova.
 

la_morte

Forumium praecox
Re: Re: ligjet ne Evrope

Nqs ti i quan ndryshime ne te keq, atehere mendo qe keto ligje (ne itali) po i afrohen ligjeve europiane. Prandaj kenaqu edhe per kete vit me kete sanatoria. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

elona

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

Dje degjova ne TV se u nenshkrua nje kontrate me Gjermanine qe te gjithe te larguarit nga Shqiperia ne Gjermani do te kthehen perseri ne Shqiperi. Madje edhe n.q.s dikush nga bota e trete (apo evropa lindore) hyn ne evrope nepermjet Shqiperise (Nga rinasi ne EU apo nga Durresi ne EU), personi ne fjale do te kthehet perseri mbrapsh po ne Shqiperi dhe jo ne vendlindjen e tij.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Re: ligjet ne Evrope

U mbyll para 11 ditesh sanatoria ne Itali.
Sipas te dhenave te para te ministrise se puneve te brendeshme italiane, do te jen gati 500.000 te huajt qe do te pajisen me nje leje qendrimi.
Qeveria italiane nuk ka dashur ta quaj kete nje sanatoria, per faktin e thjeshte se programi i saj elektoral u ndertua mbi diskriminimin e te huajve, dhe mbi friken qe popullsia vendase ka nga "ekstrakomunitaret".
Por mjafton te shikojme faktet dhe arrijme ne konkluzionin se kjo ka qene sanatoria me e madhe qe shteti italian ka bere ndonjehere(duke llogaritur se ajo e qeverise Dini arriti shifren 240.000 dhe ajo e ligjit Turco-Napolitano vetem 200.000).
Nga kjo del automatike se shteti italian ka gjithnje e me shume nevoje per te huajt.
Atehere pse fshihet kjo gje??
 

tirana

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

Nuk me duket se fshihet persa Assindustria nuk le okazion pa permendur nevojen per emigrant. Thjesht duhet vene ca rregull, dhe te rrime shtrember e te flasim drejt, duhet me gjithmen.
Qeveria e di qe duhen dhe sa, por kini parasysh qe problemin e kap me pinca sepse brenda saj ka forca politike me pikpamje shume te ndryshme ne kete lende (CDU,CCD - Lega nord, AN) . Cdo posicion i qarte dhe i prere i qeverise mbi problemin e emigracionit do te rrezikonte perplasje midis te siperpermendurve dhe si pasoje do rrezikonte vet ekzistencen e qeverise.
Ne se e quajn sanatorie apo emersione del' lavoro nero, pak rendesi ka. Me kete te fundit, emigrantet ne Itali perbejne pak a shume 2.5 % te popullsise. Eshte akoma nivel i ulet per mesataren europiane, prandaj flukse per vitin apo vitet e ardhshme do ket prap.
Kurse brroçkullat e ligjit Bossi-Fini me kohe do ti riprekin e modifikojne prap. Ligji u ndertua ashtu sepse duhej dhene nje pergjigje e forte elektoratit. Ne fund te fundit disa aspekte te ligjit nuk jane da buttare.
 

Guest
Re: Re: ligjet ne Evrope

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb]do te me interesonte jashte mase te dija diçka per ligjet mbi emigracionin ne vendet e Evropes.
Ketu ne Itali ndryshoji kete vit, dhe per mendimin tim ka ndryshuar per keq.
Ju qe jeni ne vende te tjera?[/qb]
sigurisht qe ka ndryshuar per keq e di arsyen ti pse /pf/images/graemlins/wink.gif
 

DARIO

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

PO SHKRUJ DY LLAFE PER NE TE ANGLIS NE SHQIPTARET E KEMI COP AS LETERA PUNE AS DEKUMENTA ,PREVEQ ATYNE QE RREGJISTROHEN NEN MOSH I KANE DERI SA TE BOJNE 18-VJEQ DHE KUR TI BOJNE 18-KTHEN NE SHQIPERI OSE KOSOVE.TE GJITHE ME LETERA FALLSO PUNE JEMI ,UNE JAM BO ITALIAN PER ZORIT .TE GJITHE ME THONE <TONY>
 

marco

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

sic degjova lajmet para disa ditesh,home office nuk do te pranoje me aplikime nga vendet e europes.kush aplikon do te kthehet mbrapsh nga vjen.oh my gooooooood
 

tirana

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

Me leje Usta Qima..?
Punto Com se shko drejt e mren.

Hudhini nji sy her pas here se ka me ju hy ne pun!
 

grenza

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb]do te me interesonte jashte mase te dija diçka per ligjet mbi emigracionin ne vendet e Evropes.
Ketu ne Itali ndryshoji kete vit, dhe per mendimin tim ka ndryshuar per keq.
Ju qe jeni ne vende te tjera?[/qb]
Ka ndryshuar ne te gjithe Evropen o Issi dhe jo vetem ne Itali. Une jam ne Belgjike dhe them se me mire je atje sesa te marresh rruget kot pa zgjidhje.
 

DARIO

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

NJE TJETER GJE TE RENDESISHME PER ATE QE BONOJNE NE ANGLI ESHTE KJO ADRES
WWW.HOMEOFFISE.COM KETU KENI INFORMACIONE PER EMIGRANTET DHE KENI APLIKESHEN FORME PER TRAVELL DEKUMENT
 

marko

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

Fillimisht postuar nga elona:
[qb]Dje degjova ne TV se u nenshkrua nje kontrate me Gjermanine qe te gjithe te larguarit nga Shqiperia ne Gjermani do te kthehen perseri ne Shqiperi. Madje edhe n.q.s dikush nga bota e trete (apo evropa lindore) hyn ne evrope nepermjet Shqiperise (Nga rinasi ne EU apo nga Durresi ne EU), personi ne fjale do te kthehet perseri mbrapsh po ne Shqiperi dhe jo ne vendlindjen e tij.[/qb]
Elona me sa di un, ai quhej Kinkel Gesetz(ligji Kinkel) i quajtur keshtu sipas ministrit te jashtem te atehershem te RFGJ, dhe ka dale ne Qershir te 93.
Per sa i perket kthimit ne Shqiperi, qeveria eshte e detyruar ti pranoje pasi teorikisht os epraktikisht, nuk dua te hyj ne kete diskutim, ne Shqiperi nuk ka perndjekje politike, pra asnje arsye per dhenie azili politik.
Pune dreqi thuj.
A e di njeri a i kap dhe ata te Korrikut apo vetem kta qe kan ardh me vone?
 

konci

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

te nderuar bashkeatdhetare po ju shkruaj se ne Gjermani rregullat e ardhjes dhe te qendrimit nuk jane aspak te lehta si ato ne Itali,
keshtu nuk keni arsye se per se te ankoheni, mesa di une te gjithe shqiptaret e Italise kane marre me bashkim familiar te gjithe familien e tyre gjyshe e stergjyshe, pasi dhe sistemi social dhe ai shendetesor nuk funksion si ketu. kam lexuar se Berlusconi do ta ndryshoj kete ligj , pastaj mund te qaheni
 

tirana

Primus registratum
Re: Re: ligjet ne Evrope

Berluska e ndyshoi ligjin dhe tani bashkim familje mund te bejne vetem burrre-grua-femije ose prinder qe nuk kane femije tjeter ne Shqiperi dhe nuk kane te ardhura.
Mendoj se ligji i ri, ne via te pergjithshme nuk eshte i keq perveç ndonje pike tek tuk si psh te qenurit ne mardhenie pune ne fazen e rinovimit te lejes se qendrimit. Kjo mund te peshoje mbi ata qe kane kontrata me limit kohe te cilet mund te kushtezohen nga punedhenesit por kapitalizmi i ka keto marifete. Kur duhesh duhesh e kur nuk duhesh nuk duhesh dhe kete duhet ta mesojme mire dhe ta pranojme. Prandaj mendoj qe duhet secili te specializohet mire ne nje fushe te caktuar qe te jete i dobishem dhe jo te nderrojne punet sa andej kendej per 5 €uro me shume dhe mos ti hyje ne pune askujt.
Vallaj ne krahasim me vendet e tjera Juropjane, Italia eshte me liberalja ne lenden e emigracionit, mendimi im!
 

Guest
Re: Re: ligjet ne Evrope

di ndonjeri ndonje info rreth ligjeve te emgricionit ne greqi a jane ato shume te keqija sac thone ? !... /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top