Re: Ja si merren votat

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Ja si merren votat

Ne 95-97-en s'ka qene keshtu ne vendin tone.
Shikoni pra ç'fare bene koministet e riardhur ne pushtet, sa mire qe edhe ju po e kuptoni.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Re: Ja si merren votat

Ne 95-97-en s'ka qene keshtu ne vendin tone.
Shikoni pra ç'fare bene koministet e riardhur ne pushtet, sa mire qe edhe ju po e kuptoni.
 

receli

Primus registratum
Re: Re: Ja si merren votat

Tendera elektoralë me fondet publike
(shekulli)


Feti ZENELI

Ka mbi një vit që qeveria “Nano” ka hapur thesin e shpuar të të ardhurave tona buxhetore për investime të ndryshme elektorale, duke filluar me vendimet e datës 30 korrik 2004 për prokurimin e 40 milionë dollarëve për rehabilitime dhe ndërtime segmentesh të ndryshme rrugore për të mbërritur te vendimi më i fundit, “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të fillojë procedurat për objektin “sistemim e asfaltim” të rrugës Shirokë-Zogaj”. I një natyre të tillë, por me simptomat e një helmi me efekt të ngadalshëm, është edhe investimi për trenin elektrik Tiranë-Durrës pa ankand dhe pa efektivitetin e duhur ekonomik, i bazuar mbi një kredi tregtare, që vit pas viti do t’i shterrë fondet tona buxhetore. Ndërsa karakterin e tenderit elektoral këtij projekti ia jep fakti i nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse midis qeverisë shqiptare dhe “General Electric” vetëm 13 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare më 3 kororik 2005. Me fare pak ndryshime, kryesisht në drejtim të zbatimit më korrekt të ligjit për prokurimet publike, e njëjta situatë ka ekzistuar edhe gjatë fushatës së kaluar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, kur socialistët përgatiteshin të merrnin mandatin e dytë “nëntëdhjetë e shtaç” të qeverisjes së vendit. Konkretisht, për të shkuar “duarplot dhe ballin lart” në fushatën elektorale të vitit 2001, vazhdimisht gjatë gjashtëmujorit të parë të atij viti, me vendime të njëpasnjëshme të Këshillit të Ministrave, plani fillestar i investimeve publike u rrit nga 300 milionë lekë në 1,6 miliardë lekë, pra më shumë se 5 herë. Dhe këto të ardhura do të nxirreshin nga një buxhet, i cili për 6-mujorin e parë të vitit 2001 rezultonte deficitar, për t’u përdorur si investime elektorale, kryesisht në infrastrukturën rrugore.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat urbane dhe ato rurale është investimi më i lakmuar në periudha fushatash elektorale, ndoshta edhe nga që ka rendiment të lart pune dhe realizohet në një afat të shkurtër kohe, për shkak të vënies në plan të parë vetëm të sasisë së punimeve dhe shpërblimit korrupitv të militantëve. Por ka edhe investime të tjera elektorale në formë rikonstruksionesh apo ndërimesh të reja të objekteve të vogla publike si shkolla, qendra shëndetësore e ujësjellësa që trajtohen me përparësi gjatë periudhave të ndryshme zgjedhore. Në përgjithësi këto projekte ideohen gjatë gjithë muajve të vitit të fundit qeverisës, por ka edhe ato raste, kur projekte të tilla marrin udhë gjatë takimeve të para elektorale të kryeministrit apo ministrave të ndryshëm të kabinetit qeveritar në zonat ku ata kandidojnë si deputetë, sikundër ishte gjatë kësaj fushate vendimi për ndërtimin e rrugës Shirokë-Zogaj me gjatësi 8,6 km. Nuk ka veçse pak ditë që qeveria shqiptare vendosi për ndërtimin e një segmenti të tillë rrugor në veri të vendit që lidh qytetin e Shkodrës me pikën kufitare Zogaj për në Malin e Zi, duke shkelur si gjithnjë kërkesat e ligjit “për prokurimet publike”. Sipas këtij vendimi, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve lejohet që 52,4 milionë lekë t’i prokurojë në përputhje me procedurën e tenderit të drejtpërdrejtë për ndërtimin, sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Shirokë-Zogaj nëpërmjet firmës “Albtiefbau & Papenburg”, ndërkohë që sipas neneve 22 dhe 40 të ligjit përkatës kjo procedurë mund të aplikohet vetëm nëse fondi i investimit nuk e kalon vlerën e 2 milionë lekëve.
Por shkelja e ligjeve, cilësisë dhe standardeve teknike të punimeve është karakteristikë për të gjitha investimet elektorale me fondet publike, për më tepër që qeveria “Nano” ka vepruar në mënyrë të tillë antiligjore edhe për investime më të hershme në infrastrukturën rrugore apo objekteve të tjera publike, por gjithsesi me pikësynime të caktuara elektorale. Mjafton të kujtojmë se në 30 korrik të vitit të kaluar qeveria shqiptare prokuroi plot 40 milionë dollarë fonde buxhetore të viteve ‘94-‘95’-96 për ndërtime dhe rikonstruksione segmentesh të ndryshme rrugore, po në funksion të fushatës aktuale zgjedhore, duke prekur kështu në kundërshtim me ligjin përkatës edhe buxhetet e dy viteve të ardhshme. Siç shihet, paligjshmëria e vendimeve qeveritare të datës 30 korrik 2004 nuk qëndron vetëm në faktin e mosaplikimit të procedurave të duhura prokuruese, por edhe në shpërfilljen e rregullave për administrimin korrekt të fondeve buxhetore. Bile në këtë rast shkelja ligjore bëhet duke marrë nëpër këmbë edhe autoritetin e Parlamentit dhe inistitucioneve të tjera të rëndësishme të shtetit shqiptar apo dhe atyre ndërkombëtare, që kanë legalizuar apo mbikqyrin mënyrën e duhur për shpenzimin e fondeve publike. Fakti i huajtjes të një pjese të konsiderueshme të këtij fondi nga buxhetet e viteve ’95 dhe ‘96 përbënte një shkelje të rëndë të ligjit “Për buxhetin e shtetit”. Shkelja e ligjit në këtë rast evidentohet lehtësisht, mjafton të arsyetosh faktin se qeveria prokuronte një fond i cili nuk ishte krijuar ende. E njëjta praktikë antiligjore u përdor më vonë edhe për prokurimin e fondit prej 4,7 milionë dollarësh për ndërtimin e rrugës bregdetare Ura e Dajlanit-Plepa në Durrës, që natyrisht ishte një investim me prapavijë elektorale.
Por nëse për këto segmente rrugore që i interesojnë buxhetit personal dhe karrierës politike të kryeministrit, merret hua antiligjore, qoftë kjo e drejtpërdrejtë apo dhe e tërthortë nga buxhetet e viteve të ardhshme, për ndonjë segment tjetër rrugor sikundër është, fjala vjen, rruga Durrës-Kukës–Morinë, fondet e krijuara në mënyrë legale dhe institucionale për 3-4 vite me radhë, duke filluar që nga viti 2002, përdoren për të financuar shpenzimet operative të qeverisë. Sipas disa llogaritjeve të përafërta, deri tani mund të jenë grumbulluar mbi 6 miliardë lekë nga aplikimi i taksës së rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Deri në dhjetor të vitit 2003, kur ishin arkëtuar plot 3,3 miliardë lekë në buxhetin e shtetit, taksa e rrugës në fjalë ka ekzistuar në formën e tarifës 2% mbi mallrat e importit në dogana. Gjatë dy viteve të fundit kjo taksë u zëvendësua me dy elementë të rinj; rritjen e akcizës së karburanteve me 15% dhe vendosjen e taksës së qarkullimit, fillimisht në masën 7 – 15 mijë lekë dhe më vonë 10-20 mijë lekë për çdo automjet. Por pa u zgjatur më tej në shifra të këtij karakteri, mjafton të themi se kontributi fiskal për krijimin e fondit të duhur të investimeve për këtë rrugë me rëndësi të gjithanshme ekonomiko-kombëtare është rritur nga viti në vit, ndërkohë që në kah të kundërt ka ecur vetëm mosinteresimi qeveritar në përdorimin e një fondi të tillë. Për të qenë korrektë, duhet thënë se qeveria “Nano” gjatë vitit 2003 ka prokuruar 250 milionë lekë për fillimin e punimeve si dhe ka parashikuar 650 milionë lekë në buxhetin e vitit të kaluar për vazhdimin e punimeve. Diferenca tjetër e këtij fondi prej rreth 5 miliardë lekë është përdorur për të financuar deficitin buxhetor si dhe aspekte të tjera shpenzimesh operative të administratës qeveritare të pambuluara me fonde për shkak të mosrealizimit të planit të të ardhurave dhe shpërdorimit të tyre gjatë fushatave elektorale.
Faktet e mësipërme tregojnë se qeveritarët socialistë i kanë përdorur dhe vazhdojnë t’i përdorin elektoralisht fondet buxhetore të rrugëve, duke shpërfillur hapur kërkesat ligjore për shpenzimin e buxhetit të shtetit, në pjesën që u takon investimeve publike. Shndërrimi prej partisë në pushtet i fushatave elektorale jo vetëm në tribuna premtimesh bajate, por edhe në periudha aksionesh të rëndomta me goditje të përqedruara për ndërtime veprash të ndryshme sociale, është tashmë një praktikë e njohur prej vitesh. Por në momentin e kërkimit të mandatit të tretë qeverisë prej socialistëve, “veprat”, domosdoshmërisht duhet të jenë më të mëdha sesa dëshirat elektorale. Fjala vjen, të shkosh sot në Sarandë, në zonën elektorale të kryeministrit, do të shohësh që ky qytet i bukur bregdetar është shndërruar në një kantier të madh pune e investimesh të ndryshme. Në rrugë, kanalizime, ujësjellësa, lulishte etj., ku nuk mungojnë edhe fadromat politike për prishjen e objekteve të ndryshme në pronësi të demokratëve. Jo pak punë e prishje të tilla elektorale po kryhen edhe qytetet apo fshatrat e tjera të vendit tonë, natyrisht jo në mënyrë vullnetare si dikur në kohën e Enverit, por kundrejt pagesash të majme dhe të menjëhershme nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër, nuk ka diskutim që sipërmarrësit e këtyre punimeve janë zgjedhur nga kandidatët socialistë për deputetë të zonave përkatëse elektorale mbi bazën e kritereve partiake, kuptohet me “tender të drejtpërdrejtë”, si votues dhe mbështetës politikë të socialistëve. Dhe për të krijuar një ide sado periferike për një çëshje të tillë, mjafton të kujtojmë se ç’ndodhi në fushatën elektorale të vitit 2001, kur brenda dy muajve u zhvilluan plot 154 tendera të drejtpërdrejtë, që shteruan deri në fund buxhetin e shtetit, dhe efekti i një “thatësire” të tillë u ndie edhe për buxhetin e viteve të ardhshme, gjatë rritjes së përvitshme të taksave.
Moszbatimi i procedurave të duhura ligjore në prokurimin e fondeve publike dhe privatizimin e pasurisë kombëtare është një praktikë e njohur korrupsioni e pushtetarëve tanë edhe në kohë normale, jo më gjatë periudhës së fushatave lektorale, kur bëhen të pavëmendshme ndaj në fenomeni të tillë për ta denoncuar edhe media e institucione të ndryshme joqeveritare, që kanë qenë gjithnjë në ballë të kësaj lufte. Gjatë dy-tri viteve të fundit, iniciator dhe udhëheqës i këtyre shkeljeve ligjore në prokurimin e fondeve publike dhe shitjen e pasurisë kombëtare është bërë kryeministri shqiptar, Fatos Nano. Siç e përmendëm dhe pak më lart, një nga aspektet më të shëmtuara të kësaj paligjshmërie ishte prekja e drejtpërdrejtë në vitin 2004 e buxheteve vjetore për vitet 2005 dhe 2006, pa përmendur këtu prekjet e tërthorta të tyre. Në prill të këtij viti, kryeministri Nano tentoi që këtë shkelje ligjore ta transformonte në një amendamant të ligjit për prokurimet publike, duke synuar që të sanksionohej në Parlament mënyra e tenderimit për një periudhë më shumë se një vit e shërbimeve publike. Ndërsa amendimi i dytë kishte të bënte me dhënien e të drejtës Entit Prokurues të çdo niveli që me një vlerësim subjektiv të mund të tenderonte në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa marrë në konsidertaë faktin që firma që ofron shërbimet është firmë e vetme për të krijuar mundësinë që të tërhiqen shqërbime, mallra me kosto më të ulët etj. Por këto ndryshime ligjore ngecën në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, si rezultat i këmbënguljes së përfaqësuesve të opozitës, por më shumë si rezultat i pamundësisë kohore për ta bërë ligj një projekt të tillë. Por kjo besoj se nuk ka penguar “ujkun” e tenderave të bëjë kërdinë në fondet publike të caktuara mbi mundësitë e buxhetit për të financuar veprat e ndritura elekorale të socialistëve në kërkim të mandatit të tretë qeverisës. Militantët, por edhe qytetarët e tjerë që u gëzohen instiktivisht shiritave përurues në kohë fushatash elektorale, nuk e dinë se duartrokitjet e tyre miratuese, sidomos për ndërtime rrugësh apo investime të tjera me temp të shpejtë janë jo vetëm shuplaka shkundëse për buxhetin e shtetit, por edhe gëzime që nuk zgjasin shumë, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Sidoqoftë, ata vazhdojnë të mos nxjerrin mësimet e duhura për të ardhmen dhe ta hanë “sapunin për djathë” çdo prag fushate, saqë luten nën zë: “Ah, sikur të bëheshin fushta elektorale çdo vit që të na rregullohen rrugët!”


22/06/2005
 

receli

Primus registratum
Re: Re: Ja si merren votat

aurel,

partia bojkotimi mund te largoje vertet ca njerez nga votimi por a e ke menduar se cilet?
Te pashpreset, vetem ata i largon kurse Nanoistet nuk largohen. Ata aty i ke nat e dit pran kutive qe te votojne vete , qe te votojne te mashtruarit, qe te pengohen ne votim ata qe duan ta rrezojne PPSH e nanos.
prandaj voto aurel kunder se keqes dhe e keqja nuk eshte nje doktor por nje hajdut.
dhe hajdut ai eshte , nanua.
e kqjame e madhe eshte se ai nuk eshte i vetem. kudo ka lehesit e tije qe vjedhin me te e vrasin me te.
kryetari i shtabit elektoral te PS a e di kush eshte?
Eshte djaloshi Blend Klos i cili ishte se bashku me shefin e tij ne Benzin qe ngiste Nano dhe prezent kur Nanua i dehur godet per vdekje nje udhetar pran Shkkallnurit.
As Blendi as Nanua nuk ndaluan ta ndihmojne plakun. Iken dhe u fshehen e i fshehen gjurmet.
Pikerisht kte bashkfajtor qe do vdesi me friken zbulimit te ketij Krimi e ka ven Nanua kryetar Votimesh.
Sepse vetem ai eshte me shum nga te gjithe i interesuar te fitoje PS e tyre.
Pra eshte Krimi motivi qe i shtyn te votojne Socialistet.

Kjo mafie e eger duhet larguar me Vota jo me bojkotim se me bojkotim vec i rruan b.... Nanos.
Ne se ti nuk shkon te votosh con blendi e Ruci nja katundar tjeter ne vendin tend e hic mos u bej merak se po ja ul votuesin nanos se ata i kan dhe letrat ne dore e gjithcka..
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Re: Ja si merren votat

Aq naiv e bere ti gurin.Ai eshte i paguar nga partia socialiste te beje fushate per bojkotim, ne favor te mafies ne pushtet.
 
Top