Re: Flash!
Inaugurohet Spangofon-i
Eshte shtrenjte me telefon. Me mire te bisedojme me spangofon. Kjo ka qene shpikja me e fundit e te rinjve te levizjes Mjaft te cilet kane krijuar nje kordon te vertete nga drejtoria e Albtelekomit deri perpara kryeministrise, ku kane kryer ritin formal te inaugurimit te nje linje telefonike origjinale me baze spangosh e kutish kartoni. Nje gjest ironik ndaj inaugurimeve bombastike por boshe qe Albtelekom ka kryer ne keto vite, pa mundur te permiresoje cilesine e sherbimit dhe duke cuar deri ne rritjen e fundit te kontestuar te cmimit te bisedave.
Frankfurt: Danke Skela!
Gazeta sportive e qytetit e ka quajtur nje artist te vertete shtatshkurtrin shqiptar i cili dalengadale po rikthehet ne formen e tij me te mire. Fantazisti i Eintrahtit te Frankfurtit, Ervin Skela ka qene shenuesi i golit te dyte ne fitoren 3:2 te skuadres se tij javen qe shkoi ndaj Volfsburgut, ne nje perpjekje heroike per te fituar vende ne renditjen e pergjithshme te kampionatit gjerman. Skela i cili ishte shqiptari i vetem ne fushe pasi Cipi ishte skualifikuar dhe Dragusha ndenji rezerve, ka fituar nje penallti te cilen e ka shnderruar vete me pas ne gol.
Kercenim islamik per Tupen
Perkthyesi i njohur dhe publicisti Edmond Tupja ka qene ne qender te vemendjes javen qe shkoi per shkak te nje denoncimi qe ai ka bere ne policine e Tiranes ndaj disa kercenimeve terroriste ne adrese te tij. Tupja, profesor ne Universitetin e Tiranes ka denoncuar disa telefonata qe i jane bere fill pas mbarimit te nje emisioni televiziv ku ai ishte shfaqur si nje mbrojtes i laicitetit te shkolles shqiptare ne kuadrin e debatit per lejimin ose jo te veshjeve fetare ne institucionet arsimore publike.
Cervenkonvski: Pavaresi per Kosoven
Ka gjetur mundesine ne takimin qe ka zhvilluar ne Uashington me drejtuesit e Keshillit Kombetar Shqiptaro- Amerikan dhe perfaqesues te diaspores shqiptare ne SHBA, qe kryeministri maqedonas Cervenkovski ta pranoje: Po Maqedonia do te mbeshtese nje shtet te Kosoves ku do te mbizoteroje ligji dhe marrdheniet e mira me fqinjet. Se fundi, po shihen nje numer reagimesh te zyrtareve te larte maqedonas pro pavaresise kosovare ndersa po afron viti 2005 kohe kur do te percaktohet perfundimisht statusi. Qendrime te moderuara kane mbajtur edhe presidenti Trajkovsi e ministri i mbrojtjes Buckovski.
Kreret e AKSH: Duam azil
Jane shpallur persona non grata ne Shqiperi, por dy kreret e AKSH-se qe po gjykohen ne Tirane, jane te gatshem te kerkojne azil politik ne vendin ame. Procesi ndaj Adilit dhe Islamit, krere te Armates Kombetare Shqiptare qe u arrestuan nga autoritetet dhe u akuzuan per propagande luftenxitese dhe falsifikim dokumentash, eshte ne perfundim, pas nje vendimi per lirimin ne sallen e gjyqit te dy personave qe konsiderohen si heronj nga AKSH, nje organizate qe pretendon bashkimin e Maqedonise perendimore me Shqiperine dhe qe konsiderohet si ekstremiste nga Shtepia e Bardhe.
Kongoli le doganat
Rezultatet e dobeta apo emerimet e pamatura kjo nuk eshte fort e qarte, por Tatjana Kongoli e cila me aq buje u vendos ne krye te doganave shqiptare pas largimit prej andej te Ferdinand Papadhimes, eshte larguar pas nje vendimi te shpejte te qeverise te enjten. Doganat paten nje renie ne realizimin e te ardhurave te cilat kapen vetem shifrat e 92% te parashikimeve dhe kjo duhet te kete qene arsyeja baze. Por jo me bindesja. Vendin e Kongolit e zuri Shpetim Idrizi i cili ne krye te tatimeve kishte pasur edhe ai mosrealizime.
Ceco ngre flamurin
Kane dashur me siguri te bejne shaka kur e kane krahasuar me Ismail Qemalin ketu e 91 vjet me pare, por sidoqofte nenkryetarja labe e Kuvendit, Makbule Ceco ka qene gruaja e pare ne historine e Shqiperise qe ka ngritur flamurin gjate ritualit te pervitshem te 28 Nentorit ne Vlore. Ceco ishte ne krye te nje delegacioni zyrtar nga Tirana i cili sivjet ishte i nje niveli teper te ulet per nje feste kombetare. Kjo solli qe festimet e sivjetshme ne kryeqytetin e pare shqiptar te ishin te vaketa dhe te padenja.
Sport Five blen Shqiperine
Cmimi eshte me shume se 2 milione euro, por behet fjale per disa ndeshje futbolli. Nese ne eleminatoret e shkuara e drejta televizive e ndeshjeve te Shqiperise vleresohej dhe shitej 700 mije dollare dhe te gjithe ishin te kenaqur, kesaj radhe vlera kapi 2,7 milione eurot dhe te gjithe fluturojne nga gezimi. Kompania Sport Five, i bleu pa pritur te hidhej shorti i Frankfurtit te gjitha te drejtat televizive te ndeshjeve te kombetares tashme te fuqizuar shqiptare, ndonese ishim perseri ne vazon e fundit.
OMGJ-te kane hyre me kohe
Paskan qene te kota sirenat e alarmit qe damkosen anijen Liverpool si pruresen nga deti te bajlozit te OMGJ-ve ne forme mielli amerikan soje e fare misri yankee. Produkte te modifikuara gjenetikisht ne Shqiperi kane hyre ne heshtje te plote para pese vjetesh, nepermjet nje ngarkese me vaj ulliri mall kinez te cilin e kemi pire e na eshte bere gjak e dhjame. Organizatat ambientaliste te cilat u bene nismetare nje muaj me pare te debatit publik kunder hyrjes se OMGJ-ve, kane bere te ditur ne menyre te pafuqishme lajmin e mesiperm javen e shkuar.
Moisiu, ditelindje ne heshtje
Pa u marre vesh fare, por presidenti yne i Republikes ka festuar ditelindjen kete jave. Me nje dhjetor, ne qetesi te plote, Alfred Moisiu ka rrumbullakosur 74 vjet jete, nder te cilet ky i fundit, me i lavdishmi, pasi fati i ka percaktuar poltronen e kryetarit te shtetit. Ne kete dite, e cila me e famshme eshte per publikun per shkak te aktiviteteve qe organizohen ne kuadrin e luftes kunder AIDS, i vetmi qe e ka uruar me nje telegram, ka qene kryeministri Nano, i cili nuk ka harruar ti kujtoje me nentekst tek pjesa ku perfshinte ne urim edhe qeverine qe ai drejtonte, se pikerisht ketu qendron problemi: tek qeveria.
Marre nga Revista Klan, http://www.revistaklan.com/lexotext.asp?id=102