Re: Fashizmi dhe komunizmi ne Shqiperi!

nike palkola

Primus registratum
Re: Fashizmi dhe komunizmi ne Shqiperi!

Pajtohem me H. Hesse që ka shkruar:- Më mirë i vrarë nga fashistët se të jeshë fashist. Më mirë i vrarë nga komunistët se të jeshë komunist!
Por, shumë më shumë na kanë vrarë, persekutuar, mjeruar e robëruar komunistët se fashistët! Në kohën e fashizmit edhe Kosova ka qenë e bashkuar me Shqipërinë!
 

jula

Primus registratum
Re: Re: Fashizmi dhe komunizmi ne Shqiperi!

Në kohën e fashizmit edhe Kosova ka qenë e bashkuar me Shqipërinë!

Edhe gjate Perandorise turke! /pf/images/graemlins/wink.gif Kendveshtrimet kete te keqe kane: E shohin historine ne pasqyra shformuese...
Tema eshte shume e bukur, po s'ndiej te kem ndonje gje te re per te thene, pervec dy pothuajse-aksiomave banale:
1.Te gjitha sistemet diktatoriale jane ...pushtime dhe ne kete rast vlen edhe e anasjellta.
2.Dihet qe fashizmi dhe socializmi REAL kane te perbashket, nder te tjera, centralizimin ekonomik.

Pashe te jeni cuditur nga fakti se edhe nazistet planifikonin te bonifikonin kenetat dhe prej ketej, duke kujtuar historikun e nderhyrjeve publike te pas '45-es, duket sikur ky eshte nje "argument" per te bere paralelizma(?)
Une mendoj se edhe nje regjim demokratik do te kishte/ duhet te kishte bere bonifikime masive. Jo te gjitha faktet jane argumenta! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

olti

Neo
Re: Re: Fashizmi dhe komunizmi ne Shqiperi!

PER paralelizem kam thene fjalet e para une, ndersa fotot (qe fatkeqsisht nuk funksionojne) i kam vene jo per te bere paralelizim, por vetem per te treguar nje fare heqje maske ndaj pretendimeve pompoze te periudhes se atehershme, te cilat ka raste qe perdoren dhe sot nga ndonje. Pra doja thjesht te tregoja se komunistet nuk kane bere gje tjeter, vec se zbatim te nje plani te gatshem. Nuk eshte se i ka ardhur ndonje ide e madhe ne koke. Besoj se ju kujtohet se sa shkruaj ne librat shkollore dhe jo shkollore, mbi vepren madheshtore te tharjes se kenetave /pf/images/graemlins/smile.gif dhe rrugeve qe ne kohet para komunizmit nuk i kishim.
 
Top