Rasti Enron

DriniS

Ecejak
Rasti Enron

Do te doja te lexoja ndonje gje rreth ceshtjes Enron, ndonje informacion te permbledhur qe mund te keni, ose opinionet tuaja. Po lexoja nje artikull dhe permendej dhe Enron, por ne nje menyre sikur lexuesi e dinte se per cfare bente fjale. Por mua s'me ka rene ne vesh. Ndokush qe ka kohe per te me shuajtur kete kuriozitet?
 

jorgji

Primus registratum
Re: Rasti Enron

pak a shume..

Enron eshte nje shoqeri e madhe energjitike ne usa (ne mos gabohem) dhe u akuzua per bilancio te falsifikuar. deklaronte me pak nga çkishte. ne fakt menyra ishte e persosur. kur kjo shoqeri kishte arritur permasa te medha dhe i duhej te paguente detyrime te tjera shtetit, del nje shoqeri tjeter e vogel mbeshtetese, e cila vete ishte e pavarur dhe per sherbimin e saj merrte para nga Enron duke bere qe kapitali i saj te binte ndjeshem. ne fakt gjithçka ishte e rregullt dhe e ligjshme. por loja ishte se presidenti i kesaj shoqerie mbeshtetese ishte nje tip zevendes sekretari i shoqerise se madhe dhe te gjithe dipendentet ne te ishin te gjithe njerez te tijet dhe qe te gjithe ishin njerez te presidences se Enron. pra fitimiet e kesaj shoqerie mbeshtetese (qe ishin te konsiderueshme) shkonin ne xhepat e shefave.
si perfundim Enron kur bente bilancin e vet e bente vetem per Enron dhe linte jashte shoqerine tjeter, pra bilanci ishte fals.
ne te njejten kohe nga ana tjeter ishte edhe mashtrimi per perfitim personal.
 
Top