Rastet e vdekjes nga mbipesha - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Eshtë thënë edhe më parë, se mbipesha është e keqe për shëndetin. Por a mund të jetë ajo më e keqe sesa mendohet?

Quhet peshë e rëndë, për të mos thënë i dhjamosur. Por mbipesha e tepruar ose obesiteti është problem i madh – vetëm në SHBA, më shumë se 1 në çdo 3 amerikanë është mbi peshë.

Që nuk është mirë, kjo dihet. Por një studim i ri jep shifra befasuese se mbipesha mund të kontribuojë në gati një në pesë vdekje.

Studimi u financua nga fondacioni Robert Wood Johnson. Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 700 mijë personave gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Studiuesit konstatuan se 18 për qind të të gjitha vdekjeve në Amerikë lidheshin me obesitetin. Studimet e mëparëshme kanë treguar se kjo shifër ishte vetëm 8 për qind në meshkuj dhe 12 për qind në femra.

Autorët e studimit shqetësohen se kjo masë të këqiash ndaj shëndetit që sjell mbipesha mund të zbehë përfitimet e arritura prej dekadash në fushën e jetëgjatësisë.

Zgjidhja, është në duart e secilit – ushtrime fizike dhe dietë të shëndetshme – thonë autorët. Humbni peshë; jeta juaj mund të jetë ajo për të cilën ata janë duke folur.

b.gif
 
Top