Rasmussen, mesazh amerikanëve për luftën në Afganistan

Rasmussen, mesazh amerikanëve për luftën në Afganistan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se amerikanët nuk duhet ta vënë në dyshim përkushtimin e anëtarëve të tjerë të NATO-s në luftën në Afganistan.

Në fjalimin e parë si kreu i Aleancës në Uashington, Z. Rasmussen tha në Institutin Këshilli Atlantik, se fushata në Afganistan bëhet nga nevoja.

NATO, shtoi ai, nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, por ta vazhdonte atë që ka nisur atje.

“Duhet të bëjmë durim, do të na nevojiten burime të tjera dhe fatkeqësisht, do të humbasim ushtarë të tjerë në sulmet terroriste të talibanëve,” tha z. Rasmussen.

Por ai shtoi se ishte “plotësisht dakord me Presidentin Obama kur ai thotë se kjo luftë nuk bëhet nga dëshira, por nga nevoja”.

Solidaritet

Kreu i NATO-s u përpoq të siguronte audiencën se në këtë çështje kishte solidaritet mes të 28 vendeve anëtare.

Ai përmendi faktin se 40 përqind e trupave të NATO-s në Afganistan janë nga vendet e tjera dhe se në Afganistan kanë humbur jetën ushtarë nga mbi 20 vende të ndryshme janë vrarë atje.

Gjatë qëndrimit në Uahsington, z. Rasmussen do të takohet me presidentin Obama dhe me zyrtarë të tjerë të lartë. Vizita e kreut të NATO-s në Amerikë bëhet në një kohë kur amerikanët po debatojnë me zjarr për të dërguar dhjetëra mijëra trupa të reja shtesë në Afganistan.

Përkushtim

“Kreu i NATOs është këtu për t’u kujtuar atyre (amerikanëve) se lufta në Afganistan është përpjekje e përbashkët e koalicionit,” thotë Paul Adams gazetar i BBC-së.

“Nuk do ta pranoj argumentin se evropianët dhe kanadezët nuk po paguajnë çmimin e suksesit në Afganistan”, i tha ai audiencës në Uashington.

Duke theksuar se duhet bërë çka kërkohet për aq kohë sa kërkohet për t’u mundësuar afganëve që të marrin kontrollin për sigurinë e tyre, fjalimi i tij ishte mbështetës ndaj komandantit amerikan në terren, Stanley McChrystal.

Por kreu i NATO-s nuk tha dhe nuk është e qartë nëse mendon që dërgimi i trupave shtesë ishte përgjigja e duhur për situatën aktuale në Afganistan./BBC/

jRXXekwom8M

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23111. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23111

Top