Raporti i fundit i El-Baradeit: Irani nuk ka program bërthamor

Raporti i fundit i El-Baradeit: Irani nuk ka program bërthamor

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Muhamed El-Baradei dha raportin e tij të fundit mbi veprimtaritë bërthamore globale para se të dalë në pension në fund të këtij viti.

Gjatë komenteve të tij para Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dje, zoti El-Baradei foli për pikat e nxehta bërthamore të botës. Në fillim, pyetjet që iu drejtuan kishin të bënin me Iranin dhe dyshimet perëndimore mbi aftësitë e tyre për të prodhuar armë bërthamore.

“Nuk kemi asnjë tregues, apo provë, që Irani ka një program armësh bërthamore. Programi i Iranit është përpjekje për të vënë në pah rolin si fuqi rajonale. Por sipas mendimit tim, programi bërthamor i Iranit është thjesht një mjet për të arritur një qëllim. Irani do që të njihet si fuqi rajonale. Ata mendojnë se njohuritë bërthamore sjellin prestigj dhe fuqi, dhe ata do të donin që Shtetet e Bashkuara t’i angazhonin.”

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike i pranoi shqetësimet izraelite për një Iran me armë bërthamore apo për çfarëdo vendi tjetër armiqësor. Por ai tha se ka gjithmonë dy anë të një historie.

“Nëse e shohim nga pikëpamja arabe, arabët janë po aq të shqetësuar, madje ndoshta edhe më shumë, për programet bërthamore që mendohet se ka Izraeli. Ne nuk mund të presim që pjesa tjetër e botës arabe të jetë e qetë duke lexuar çdo ditë që Izraeli ka 200 armë bërthamore.”

Mbi çështjen e Koresë së Veriut, ElBaradei tha se ka dy çështje kryesore:

“Një nga çështjet është mania e tyre për sigurinë dhe mundësinë e ndryshimit të regjimit nga Shtetet e Bashkuara, dhe kjo kërkon shumë garanci që ne nuk po përpiqemi të ndryshojmë regjimin, pa marrë parasysh natyrën e tij, sepse kjo është çështje tjetër. Problemi i dytë është se e vetmja letër që mund të luajnë ata është karburanti bërthamor dhe ata do të duan ta përdorin këtë sa më shumë për të rritur në maksimum ndihmën humanitare dhe ekonomike.”

Zoti El-Baradei thotë se ka shpresa, por vendet duhet të hyjnë në bisedime, pavarësisht nga rreziqet, nëse duan të arrijnë paqen. Ai tha se beson që bota ka tani një rast unik për t’i vënë këto çështje në tavolinë sa nuk është vonë. (Voa)

23 tetor
Sekretarja Klinton: Duam një botë pa armë bërthamore

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se eliminimi i ambicieve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut është kritik në mbështetje të përpjekjeve për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Në një fjalim në Uashington, ajo tha se një marrëveshje e re me Rusinë për pakësimin e armëve bërthamore do të demonstronte udhëheqjen amerikane për këtë çështje.

Klinton e shfrytëzoi fjalimin në Institutin amerikan të Paqes për të rikonfirmuar angazhimin e administratës ndaj synimit që deklaroi Presidenti Obama në prill në Pragë për një botë pa armë bërthamore.

Ajo tha se përpjekjet për të forcuar regjimin global të mospërhapjes së armëve bërthamore varen të paktën për të ardhmen e afërt tek zgjidhja e shqetësimeve lidhur me programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Por ajo tha se kthimi i Koresë së Veriut tek negociatat që u bllokuan vitin që kaloi, nuk është absolutisht i vetmi hap që Pheniani duhet të ndërmarrë nëse do një marrëdhënie më normale me Uashingtonin.

“Sanksionet aktuale nuk do të zbuten derisa Pheniani të ndërmarrë hapa të verifikueshme, të pakthyeshme drejt çnuklearizimit. Udhëheqësit e tij nuk duhet të ushqejnë iluzione se Shtetet e Bashkuara do të kenë ndonjëherë marrëdhënie normale dhe pa sanksione me Korenë e Veriut nëse ajo ka armë bërthamore”.

Zonja Klinton tha se administrata është gjithashtu e gatshme të angazhohet me Iranin, nëse ky vend tregon seriozitet në marrjen e hapave praktike për t’iu përgjigjur shqetësimeve për programin bërthamor.

Por ajo tha se procesi nuk mund të lejohet që të zvarritet pa një fund të qartë.

“Dera është e hapur për një të ardhme më të mirë për Iranin. Por procesi i angazhimit nuk është me një fund të papërcaktuar. Ne nuk duam të diskutojmë pa hapa praktike”.

Zonja Klinton tha se nevojiten masa të menjëhershme, në veçanti për një plan për vende të tjera që të përpunojnë uranium me gradë të ulët pasurimi për një reaktor që prodhon izotope mjekësore.

Bisedimet mbi këtë temë që u mbajtën këtë javë në Vienë shihen si model i mundshëm për një marrëveshje sipas së cilës Irani mund të vazhdojë një program bërthamor civil ndërkohë që u jep zgjidhje shqetësimeve se përpjekja e tij aktuale ka lidhje me armët bërthamore.

Zonja Klinton bëri një vlerësim pozitiv të bisedimeve me Moskën që synojnë arritjen e një Traktati të Ri për Reduktimin e Armëve Bërthamore kur të skadojë marrëveshja aktuale në dhjetor.

Ajo tha se administrata beson se një traktat i ri do të konsolidojë sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe të jetë shembull për pjesën tjetër të botës.

“Ne nuk kemi iluzione se ky traktat do të bindte Iranin dhe Korenë e Veriut që t’u japin fund aktiviteteve të tyre të paligjshme. Por do të demonstronte se Shtetet e Bashkuara i plotësojnë detyrimet e tyre drejt çarmatimit bërthamor”.

Zonja Klinton bëri gjithashtu thirrje për forcimin e autoritetit dhe burimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Ajo tha se nëse kjo agjenci duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e regjimit të mospërhapjes, duhet të ketë burimet e nevojshme për të bërë punën e vet.(Shekulli)

mZNNCb2G2zg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25706. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25706

Top