Ramiz Alia: Ju tregoj misterin e "Ligjit të luftës" me Greqinë

Klinton

Primus registratum
Ramiz Alia: Ju tregoj misterin e "Ligjit të luftës" me Greqinë

Ju tregoj misterin e "Ligjit të luftës" me Greqinë


Pyetje: Pas lufte ndaj Shqipërisë u bënë kritika nga ana e Greqisë për qëndrime "diskriminuese" ndaj minoritetit grek.
Këto kritika u mbështetën atëherë edhe nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i PK Greke Nikos Zahariadhis, Ç'mund të thoni për këtë? A u krijuan fërkime midis dy partive në atë kohë?

Pergjigje: Kritika dashakeqëse ndaj autoriteteve shqiptare për çështjen e minoritetit grek në Shqipëri ka pasur menjëherë pas lufte, por ka pasur edhe më vonë, bile edhe në vitet e fundit. Autorë të këtyre akuzave kanë qenë kryesisht qarqetë ndryshme shoviniste, që nuk e donin miqësinë midis Shqipërisë e Greqisë. Për fat të mirë më të shumtë kanë qenë qarqet progresiste dhe personalitetet politike e kulturore në Greqi e Shqipëri, që kanë punuar e punojnë për bashkëpunimin sa më të ngushtë midis dy vendeve tona.
Mbështetja që u dha Zahariadhis qarqeve të djathta ekstremiste ishte e papritur dhe e çuditshme. Padyshim kjo gjë nuk
u prit mirë në Shqipëri dhe sollën një ftohje midis dy partive tona. E. Hoxha ka shkruar që për këtë çështje dhe përgjithësisht për qëndrimin negativ të Zahariadhis ndaj PPSH ka pasur edhe një diskutim sy më sy në prezencë të Stalinit, midis Hoxhës e Zahariadhis. Ky i fundit është justifikuar me "mungesën" e informacionit dhe presionin e madh që qarqet e djathta ushtronin ndaj PK Greke. Dëshiroj të theksoj se "ftohja" midis dy partive, asaj greke e asaj shqiptare, ka vazhduar deri në fund.
Në fund të viteve 80-të z. Floraqis më dërgoi një mesazh që të rivendosen përsëri marrëdheniet ndërmjet dy partive, por nuk u bë asgjë sepse ndodhën ngjarjet e viteve 1989-1990 dhe gjithçka mbeti tek ai mesazh.

Pyetje: Kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Greqinë?

Përgjigje: Midis Shqipërisë e Greqisë qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike. Kjo gjendje vazhdoi derinë vitin 1971, kur të dy qeveritë (në Greqi ishte në fuqi junta ushtarake) ranë dakord të normalizonin marrëdhëniet midis tyre. Por megjithë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe shkëmbirnin e ambasadorëve, qeveria greke mbajti në fuqi të ashtuquajturin "Ligj të Luftës", të vendosur që nga koha e luftës italo-greke të vitit 1940. Padyshirn ky ligj ishte absurd, sepse Shqipëria dhe populli shqiptar asnjëherë nuk kanë qenë në luftë me Greqinë e popullin grek. Në kohën kur Italia fashiste sulmoi Greqinë nga territori shqiptar, vetë Shqipëria ishte e pushtuar nga fashistët italianë. Populli shqiptar, jo vetërn nuk e mbështeti këtë luftë imperialiste, por iu kundërvu asaj. Forcat përparimtare dhe antifashiste ndërmorrën edhe aksione konkrete për të demoralizuar ushtrinë agresore të Musolinit. Mbajtja në fuqi e "Ligjit të Luftës" edhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ka qenë një pengesë serioze për zgjerimin e lidhjeve dhe të bashkëpunirnit miqësor të dy vendeve tona në fushat më të ndryshme të veprimtarisë politike, kulturore dhe ekonomike. Në fakt marrëdhëniet midis Shqipërisë e Greqisë morën hov dhe u zgjeruan më vonë, pas rrëzimit të Juntës në Greqi, dhe në mënyrë të veçantë pas heqjes së "Ligjit të Luftës" nga qeveria e A.Papandreut, në vitin 1987.


Pyetje: A rnund të thuhet se ekzistenca nëShqipëri e minoritetit grek ka diktuar dhe dikton nevojën e 'zhvillimit të
gjithanshëm dhe intensifikimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Greqisë?

Përgjigje: Shqipëria ka qenë e interesuar vazhdimisht për miqësinë dhe bashkëpunirnin sa më të ngushtë me Greqinë.
 

Guest
Re: Ramiz Alia: Ju tregoj misterin e "Ligjit të luftës" me Greqinë

Vdiq ENVER HOXHA qe i paste shku shpirti ne xhenet ishallah se ja tregonte vendin ramizit me shoke....ashtu si ja tregoi sa qe gjalle.
 

GENT

Primus registratum
Re: Ramiz Alia: Ju tregoj misterin e "Ligjit të luftës" me Greqinë

NJERI ME MUT SE TJETRI.
 
Top