Rama rizgjidhet kryetar me mbi 90% të votave

Rama rizgjidhet kryetar me mbi 90% të votave

edi-ama-300x297.jpg
Edi Rama është kryetari i ri i Partisë Socialiste për katër vitet e ardhshme. Dje, anëtarësia u shpreh përmes parimit “një anëtar, një votë” për të zgjedhur midis Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit. Në orët e vona të darkës u bë e mundur të dilnin të dhënat paraprake nga procesi i numërimit të votave. Për të zgjidhur këtë dilemë u ftuan në kutitë e votimit 82300 anëtarë të PS-së të shpërndarë në 400 qendra votimi. Duke u mbështetur tek argumenti se PS-ja nuk ka humbur, por u mund nga makineria kriminale e pushtetit, Rama u fut sërish në garë dhe me këtë argument për një muaj bëri edhe fushatën e tij në bazë. Kutitë e votimit u hapën që në orën 08.00 të mëngjesit deri në orën 16.00 pasdite, kur është bërë mbyllja e tyre. Nga të dhënat paraprake, të bëra të ditura në rrugë jo zyrtare, në Tiranë kanë marrë pjesë rreth 8 mijë anëtarë, nga të cilët 55-58% kanë marrë pjesë në votim. Nga kutitë e numëruara deri në mesnatë Rama ka arritur të marrë rreth 90% të votave dhe Maqo Lakrori është mjaftuar me 280-300 vota. Anëtarët e PS-së në Qarkun e Shkodrës kanë votuar kryetarin në detyrë të Partisë Socialiste Edi Rama për të qenë sërish në këtë detyrë. Në Bashkinë Shkodër, nga 1982 anëtarë kanë votuar 1094 ose 57% e anëtarëve, nga ku 20 vota kanë dalë të pavlefshme. Edi Rama ka arritur të marrë 1047 vota, ndërsa kandidati tjetër, Maqo Lakrori, ka marrë 27 vota. Në Bashkinë e Pukës, Edi Rama ka arritur të marrë 162 vota, ndërsa rivali i tij, Maqo Lakrori, vetëm 2 vota, ndërsa pjesëmarrja ka qenë në masën 71.7%. Në rrethin e Malësisë së Madhe, Edi Rama ka arritur të marrë 82 vota, ndërsa Maqo Lakrori 11 vota, pjesëmarrja në votim ka qenë në masën 80%. Në rrethin e Korçës, pjesëmarrja në votim në zgjedhjet për kryetarin e PS-së është përllogaritur në 66%, edhe pse pritej që kjo pjesëmarrje të ishte më e lartë. Nga 3720 votues kanë marrë pjesë në këto zgjedhje rreth 2300 anëtarë. Zgjedhjet për kreun e PS-së janë zhvilluar dje edhe në qytetin e Beratit, ku është votuar në 25 qendra votimi të ndara në pesë bashki: Berat, Kuçovë, Skrapar, Urë Vajgurore e Poliçan në 10 komuna të rrethit të Beratit, 2 në rrethin e Kuçovës e 8 në rrethin e Skraparit. Në Kuçovë morën pjesë 639 votues; kandidati Edi Rama ka marrë 578 vota, Maqo Lakrori 53 vota. Në Berat kanë marrë pjesë 2102 votues dhe kandidati Rama ka marrë 1894 vota, ndërsa kandidati Lakrori 167 vota. Në Sarandë kanë marrë pjesë në votim 1771, nga të cilët 1063 kanë votuar për Ramën dhe 74 vota ka marrë Lakrori. Në Vlorë, gjithsej ishin 2515 votues, nga të cilët kanë marrë pjesë në proces 1571 votues. Për Ramën kanë votuar 1359 veta dhe për Lakrorin 197. Në Delvinë kanë qenë në listë 462 zgjedhës, votuan gjithsej 440, nga të cilat 363 vota ka marrë Rama dhe 37 Lakrori. Në Fier ishin 6200 votues dhe kanë votuar 3400 të tillë. 2900 vota janë dhënë për Ramën dhe 280 për Lakrorin. Në Lushnjë, 3145 vota ka marrë Edi Rama dhe 142 Maqo Lakrori. Në Burrel kanë votuar 1100 zgjedhës, nga të cilët 810 kanë votuar gjithsej. Prej këtyre, 740 për Ramën dhe 60 për Lakrorin. Në Bulqizë nga 161 zgjedhës kanë marrë pjesë në proces 131 votues, prej të cilëve 123 votuan Ramën dhe 7 për Lakrorin. Në Durrës, Rama ka marrë 1543 vota, ndërsa Lakrori 95. Në Manëz, Rama ka marrë 87 vota dhe Lakrori 20, në Shijak Rama ka marrë 110 vota, ndërsa Lakrori 1. Në Sukth 201 Rama dhe 3 Lakrori, në Ishëm 118 Rama dhe 7 Lakrori, në Katund i Ri 104 Rama dhe 7 Lakrori. Në Maminas 194 vota Rama dhe 10 Lakrori, në Gjepal 93 vota Rama dhe 8 Lakrori, në Rrashbull 126 vota Rama dhe 9 Lakrori, në Qafzotaj 94 vota Rama dhe 5 Lakrori. Në total në Durrës Rama ka marrë 2670 vota dhe Lakrori 165 vota. Në Elbasan, si qark kanë marrë pjesë në votim 71% e zgjedhësve. Rama ka marrë 1208 vota dhe Lakrori 128 vota.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23144. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23144
 
Top